12 gabimet që mund të evitojmë tek grimi

*deliza*

VIP
V.I.P
12 gabimet që mund të evitojmë tek grimi

Në një botë ideale do të kishim mundësi të gjenim produkte të ndryshme bukurie, do të gjenim momentin e përshtatshëm për t’i përdorur ato, por edhe në këtë rast do të na duhej patjetër kujdesi i duhur për t’u zbukuruar e jo për t’u bërë qesharake.
Vështirësitë që na dalin përpara janë të paevitueshme ndonjëherë. Grimi është një mënyrë e mrekullueshme për të përmirësuar pamjen tonë, megjithatë duke e përdorur atë në mënyrën e duhur mund të shmangim fallsitetin dhe idenë e një maske që na mbulon. Gabimet që bëjnë femrat kur grimohen janë të shumta, ja cilat janë këshillat për të bërë sa më pak gabime.

1. Përdorimi i tepërt (ose i pakët) i grimit

“Grimi juaj duhet të përshatet me darkën e mrekullueshme nëse po shkoni në një të tillë, duke shmangur grimin e thjeshtë të një dite të zakonshme kur ju duhet të shkoni në supermarket ose në palestër”,- sqaron Libëskind. Në të kundërt, kur e teproni me produktet kozmetike, rrezikoni të dukeni më e lodhur se kurrë. Përpiquni t’i jepni fytyrës pamje më natyrale dhe kjo do t’u bëjë të ndiheni më mirë se kurrë. Këshilla për një grim perfekt është:
kremi pudër për të fshehur njollat apo defektet e lëkurës, korrektor për rrathët nën sy, ktheni qerikët, më pas lyejini ata me rimel, dhe në fund një buzëkuq ose shkëlqyes sa më natyral.

2. Mos i përzjeni kurrë ngjyrat, produktet ose teknikat​

Ende vazhdoni të përdorni të njëjtin grim për sytë, të njëjtën ngjyrë për buzët pasi keni rënë në dashuri me të qëkur keni filluar të kujdeseni për veten? Ashtu siç i kushtoni vëmendjen e dyuhur xhinseve që kanë dalë në modë këtë vit, ndiheni në siklet kur keni veshur xhizme të dala mode, të njëjtën vëmendje duhet t’i kushtoni edhe grimit i cili ka rëndësinë e tij. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të flakni tutje produktet tuaja kozmetike dhe t’i zëvendësoni ato çdo stinë, apo të përdorni buzkuq të ndezur vetëm se ua keni parë atë njerëzve të famshëm në ekranet e televizorit. Ajo që kërkohet është të ecni me kohën dhe të përshtateni sa më mirë me të rejat e fundit ashtu siç përshtateni kur bëhet fjalë për veshjet.

3. Kujdes me ngjyrën e fondotinës (kremit pudër)

Mund të keni lëkurë perfekte dhe të përdorni teknikën e duhur, por nëse përdorni ngjyrën e fondotinës që nuk shkon me ngjyrën tuaj të fytyrës rezultati përfundimtar do të ishte i tmerrshëm. Duke zgjedhur tonalitetin e duhur do të dukeshit mirë edhe pa filluar ende grimin. Për të gjetur të duhurin sygjerohet të provoni më parë tre ngjyra dhe perfektja do të ishte ngjyra më e përafërt me lëkurën tuaj. Por si mund ta kuptojmë këtë? Provoni një ngjyrë të errët dhe një të çelët. I duhuri do të ishte ai që nuk dallon shumë nga pjesa e palyer e fytyrës, duke u bërë pothuajse i padukshëm. Në këtë mënyrë do të ishit në gjendje të bënit dallimin.

4. Mos i holloni shumë vetullat​

Vetullat janë një pjesë e rëndësishme e syrit dhe e gjithë fytyrës. Kur ato janë të trajtuara me kujdes, mund të kenë efektin për të ndryshuar totalisht pamjen tuaj. Nëse forma juaj tashmë nuk është perfekte, përpiquni të merrni ndihmë profesionale për t’i pastruar dhe rregulluar ato. Veprimi që duhet të shmangni patjetër është heqja e shumë qimeve me pretekstin se do të mbijnë prap. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë rrallohen vetullat, ato nuk mund të mbushen më kurrë ashtu siç kanë qenë më parë. Nëse ruani harkun natyral të tyre dhe pastroni vetëm qimet e dala, do të përfitoni formën më të mirë, megjithatë përpiquni që çdo 3 osë 4 muaj të vizitoni një qendër profesionale për të qenë më të sigurta.

5. Mos krijoni ylber ngjyrash në sytë tuaj
Vetëm sepse kutia juaj e tualetit përmban ngjyra të ndryshme, nuk do të thotë që duhet duhet t’i ngjyrosim sytë me të gjitha këto ngjyra përnjëherë. Këshilla për këtë rast është: Përpiquni të mos përdormi më shumë se tre nuanca, një të errët për bishtin e syrit, pak më të celët për pjesën para dhe ngjyra më e hapur për pjesën poshtë vetullave. Pamja që do të përfitonit do të ishte perfekte. Për një aplikim të përditshëm megjithatë mund të mjaftohemi edhe me një nuancë të çelët në gjithë kapakun e syrit.

6. Mos e keqtrajtoni lëkurën e fytyrës
Gjithë grimi i botës nuk mund të kompensojë freskinë e lëkurës, nëse ajo nuk është e trajtuar mirë. Duhet të mendoni për lëkurën tuaj para se të përpiqeni të gjeni fondotinën dhe ngjyrën e duhur të saj. Nëse fytyra nuk është e hidratuar dhe e ushqyer, edhe korrektori do të dukej si një shtresë e ngurtësuar, do të shfaqeshin njolla të kuqe dhe të irrituara. Nëse keni lëkurë të thatë, trajtoheni atë me krem hidratant ose vaj fytyre para se të procedoni me fondotinën. Fytyrat e yndyrshme do të duheshin më mirë nëse para fondotinës do të pastroheshin më parë me një locion që thith yndyrën e tepërt, më pas mund të përdorni një krem pa vaj i cili do të shërbente për hidratimin e lëkurës. Kujdes, përpiquni të mos i jepni fytyrës ndriçmi pasi ai të jep ndjesinë e yndyrës.

7. Zgjedhja e grimit të gabuar për llojin e lëkurës

ثshtë e rëndësishme të jemi të sigurt se grimi që po përdorim ëhstë i duhuri për llojin e lëkurës që kemi. Nëse keni lëkurë të thatë, evitoni pudrën dhe furçat. Locionet kremoze do t’u përshtateshim më shumë, kjo vlen edhe për lëkurën e rrudhosur, kremi do t’i lëmonte ato. Ndërkohë, nëse kemi lëkurë të yndyrshmë, mund të përdorim lehtësisht pudrën por ehde kremin pudër. Përpiquni të ndryshoni herë pas here produktet kozmetike për të pasur kështu mundësi të zgjidhni më të mirat.

8. Mos shkoni në shtrat pa pastruar grimin

Nëse u është dashur shumë kohë për t’a aplikuar në fytyrë, patjetër do t’u duhej edhe pak kohë për t’a pastruar atë. Nëse grimi lihet gjithë natën në lëkurë, ai mund të bllokojë poret. Por ky nuk është problemi kryësor. Nëse grimi nuk pastrohet, ju nuk mund të përdorni kremin e natës dhe si pasojë lëkura juaj nuk do të ushqehet mjaftueshëm. Përdorni një partrues grimi duke filluar më parë me grimin e syve dhe më pas me një pjesë të pastër procedoni me pjesët e tjera të fytyrës.

9. Mos i kushtoni një tipari të fytyrës, më shumë rëndësi se të tjerëve

Ekziston një ndryshim midis përkujdesjes së një tipari që ju keni më përzemër dhe teprimit të vëmendjes ndaj tij. Ju kanë thënë se këni sy të bukur dhe për këtë arsye përpiqeni me cdo kusht të theksoni grimin e syve duke përdorur ngjyra të ndezura dhe duke e tepruar me lapsin. Ndërkohë këni harruar se e gjithë fytyra ka nevojë për përkujdesje maksimale. Këshilla është kjo: Vazhdoni të përkujdeseni për sytë tuaj por në mënyrë më fine dhe pa rënë në sy. Më pas në të njëjtën mënyrë mund të veproni edhe me buzët që për një kohë të gjatë nuk u keni kushtuar vëmendje pasi mendoni se një gjë jo shumë e këndshme, më mirë të mos vihet në dukje, sesa të theksohet pasi kështu mund të vihet re më mirë difekti. Përdorni një buzëkuq natyral rozë pasi në këtë mëyrë ato do të duken më të plota se më parë.

10. Mos vizatoni buzë fallco

Mbase këni dëgjuar këshillat e grimierit tuaj se do të dukeshit mirë nëse lapsi do të aplikohej edhe jashtë buzës suaj me qëlim që ato të duken më të plota dhe patjetër më joshëse. Kjo jo se është një këshillë e keqe, por shumë femra kanë provuar t’a zbatojnë këtë teknikë dhe rezultati ka qenë i tmerrshëm, një gojë e ngjashme me kllounat. Këshilla është: Vendosni me kujdes buzëkuqin dhe më pas me një laps me majë të hollë, theksoni pjesën më të skajshme të buzëve. Qëllimi nuk është pamja e buzëve me silikon, por përfitimi i pamjes më të mirë që mund të keni.

11. Mos tentoni të krijoni konture që nuk ekzistojnë​

Keni dëgjuar që edhe defektet më të dukshme mund të mbuohen me pak fantazi duke aplikuar aty ngjyra më të errëta. Kujdes! Lerini që këtë ta bëjnë vetëm profesinistët pasi jo çdokush mund të ketë aftësinë të përmirësojë pamjen. Fokusohoni në gjërat më të thjeshta pasi edhe rreziku për t’a pësuar mund të ishte më i vogël. Luani me ngjyrat por në mënyrën e duhur.

12. Mos ngatërroni korrektorin me fondotinën

Mund të duket se bëhet fjalë për të njëjtin produkt por ekziston një ndryshim i madh mes tyre. Korrektori përdoret për të fshehur rrathët poshtë syve dhe patjetër duhet të jetë dy nuanca më i çelët se fondotina. Ndërkohë fondotina përdoret për të fshehur njollat e fytyrës puçrat dhe defekte të tjera.

forumishqiptar
 
اfarë s’duhet të bëjë një estetiste e mirë

اfarë s’duhet të bëjë një estetiste e mirë

Që të jetë e zonja, nuk mjafton. Ka disa rregulla që duhen respektuar nga çdo qendër estetike.

Ekspertët shpjegojnë si mund të arrijmë të kemi siguri të plotë tek ata që kujdesen për pamjen tonë

Si ta kuptojmë kur estetistja gabon. Ekspertët kanë bërë bashkë gabimet më të zakonshme. Dhe i kanë renditur në një miniguidë të gabimeve që duken të vogla, por që kushtojnë shumë.

stil_650.png

Nuk sterilizon sipas normave

Të gjitha pajisjet për manikyr dhe pedikyr sterilizohen në autokllavë, e njëjta aparaturë që përdoret edhe nga dentistët. Më pas do të ishte një zakon i mirë – por jo i detyrueshëm – nëse klientëve u tregohen veglat ende të paketuara. Mos kini besim as te ata që përdorin para jush sterilizues me kristal apo me rreze UV, të cilat, duke u konsideruar jo shumë të sigurta, sot nuk përdoren më. Pyesni fillimisht estetistin nëse qendra është e pajisur me autoklavë.


Nuk përdor doreza

Dorezat duhen mbajtur për manikyr dhe pedikyr, sidomos në ato raste kur përdoren pajisje të mprehta.


Nuk zgjedh objekte njëpërdorimëshe

Nuk mjafton që të shihni të paketuara vetëm tangat e masazhit dhe kremin zbutës… por edhe rripi i flokëve, skufja e dushit dhe pantoflat duhet të jenë të paketuara. Pastaj, kini kujdes vasketën e përdorur për zbutje para pedikyrit: duhet të jetë e mbrojtur në një paketim njëpërdorimësh, sepse rreziku i mukozës është shumë i lartë.


Nuk propozon trajtime edhe nëse nuk ju njeh

Para aplikimit të substancave kozmetike që mund të shkaktojnë reaksione në lëkurë, estetisti duhet të informohet nëse merrni ilaçe, nëse jeni alergjik apo keni sëmundje të tjera. Ndërkohë që ka masazhe, si për shembull ai limfodrenues apo me gurë, që nuk sugjerohen në raste kur klientët janë të sëmurë me zemër.


Ofron masazhe të pjesshme

Masazhet e lokalizuara, për shembull ato në këmbë, në rast se klienti ka celulit, nuk shërbejnë për gjë: për të pasur një oksigjenim sa më të plotë të indeve dhe qarkullimit, domethënë për të çliruar qarkullimin e ujërave të mbetura në qelizë, duhet punuar në të gjitha pjesët e trupit.


Jep këshilla mjekësorë

Estetisti nuk është i diplomuar për mjekësi, prandaj nuk duhet të këshillojë dieta apo kura dermatologjike. Në rast se paraqitet një rast me akne, që mjekët janë duke e kuruar me ilaçe, duhet evituar çdo lloj trajtimi. ثshtë më mirë që estetisti t’i kërkojë klientes një recetë me përshkrimin e kurave dhe të efekteve anësore.


Ta marrësh në shtëpi? Po apo jo?

Vetëm nëse klientja është e sëmurë ose do të bëjë trukun. Përndryshe rregullat janë shumë të qarta. Estetistët nuk mund të shkojnë në shtëpinë e klientëve. Nuk garantohet sterilizimi i pajisjeve dhe as ruajtja e mirë e substancave kozmetike, sidomos në verë, kur mbahen në makinë, pësojnë luhatje të temperaturave dhe mund të prishen.

Cdodite
 

Attachments

  • stil_650.png
    stil_650.png
    6.9 KB · Shikime: 0
estetistet duhet te mesojne dermatologji njehere, se ka dermatologji estetike dhe dermatologji klinike.
te mesojne kete njehere e pastaj te marrin guximin te behetn estetiste. se ato ne shqiperi jane bere te tille duke thene qe kemi bere kurs ne itali.
perralla me mbret.
 
5 Gabime në Makiazh

5 Gabime në Makiazh

gabime20tualet1.jpg
Ju ka ndodhur ndonjëherë që teksa bëni tualetin tuaj, teksa cdo gjë po shkonte mirë, befas bëni një gabim I cili ju prish gjithë mundimin tuaj. Sigurisht që ju ka ndodhur; fundja fundit na ndodh të gjithëve.

Në këtë artikull do keni mundësinë të lexoni pesë prej gabimeve më të përbashkëta të fermave, dhe disa këshilla si ti rrregulloni ato pa qenë nevoja të fshini gjithë tualetin tuaj.

” Kam vënë shumë fondatintë”​

Ky është një gabim I cili ndodh shpesh e të cilin e bëjmë të gjithë kur vëmë tualet. Nëse keni përfunduar komplet dhe dëshironi të hiqni një pjesë të kësaj fondatinte atëherë veproni si më poshtë:

Njomeni një sfungjer të pastër me ujë(sfungjeri duhet të jetë shumë pak I lagur gati I tharë dhe pa ndonjë shenjë tualeti) dhe bëjeni me sfungjer gjithë fytyrën tuaj në drejtim për poshtë.

KESHILLE: Mos harroni që është shumë e rëndësishmë, mbi të gjitha të shmangni korrektorin dhe fondatintën e tepërt rreth syve tuaj. Për të eleminuar teprica në këto zona, kryeni të njëjtin hap si më sipër me sfungjer, por më pas me gishtërinjtë tuaj zbuteni këto zona në mënyrë të njëtrajtshme lehtë, pa krijuar irritim të fytyrës tuaj.

“Toni I syve është shumë I errët”

Nëse keni vënë shumë ton sysh, ose nëse ngjan shumë I errët, ndiqni këto hapa që të zgjidhni këtë problem menjëherë.

Nëse është për pjesën tuaj të lartë të syve pra mbi kapakun zbuteni me një furcë të pastër që të zvogloni ngjyrën. Nëse akoma duket shumë e errët, aplikoni pak ton sysh ngjyrë kremi me një furcë, dhe zbuteni ngjyrën.

Nëse ju ka ndodhur në pjesën e poshtme të syrit, përdorni një furcë pastruese për ta zbutur, ose përdorni një nga ato shkopat me pambuk nga të dyja anët.

” Kam vënë shumë ngjyrë tek faqet”

Lëmojini faqet tuaja me një furcë e cila duhet të jetë e pastër. Nëse akoma ju ka mbetur shumë ngjyrë në faqet tuaja atëherë aplikoni ngjyre të shndritshme, gjysëm të tejdukshme tek faqet. Në këtë mënyrë dy pudrat përzjehen, duke qartësuar ngjyrën origjinale.

“Kam vënë shumë tualet te vetullat”

Kur vëmë shumë tualet në vetulla dukemi të ashpër aq sa nuk e njihni veten kur shiheni në pasqyrë. Ndiqni këshillat e mëposhtme për ta zgjidhur këtë:

Thjesht pastrojeni vetullën me një shkop me pambuk të pastër.Do ta shikoni se sa shpejt do të zhduket ngjyra qe keni aplikuar në fillim.

“Më ka ngelur njollë nga rimeli tek kapaku syrit”

Nuk ka asnjë problem. Thjesht ndiqni këto hapa dhe do të shini sa shpejt do ta zgjidhni këtë problem:

Lëreni rimelin të thahet,aplikoni një shkop me pambuk sipër.Do ta shikoni dhe vetë se sa shpejt zhduket njolla dhe as nuk keni nevojë të hiqni komplet tualetin e syrit tuaj.

beauty.al​
 

Attachments

  • gabime20tualet1.jpg
    gabime20tualet1.jpg
    8.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top