sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Stërvitja, mundi, djersa dhe kurorëzimi i një triumfi në lojërat më prestigjioze në botë, ato Olimpike, përfundon në një monedhë të florinjtë të cilën miliona sportistë e kanë ëndërruar dhe mijëra të tjerë e kanë fituar. Prej fund-shekullit të 19-të kur u zhvilluan edhe Lojërat e para Olimpike, “Athinë 1896” e deri në “Athinë 2004”, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka dhënë plot 12 mijë e shtatëqind e një medalje. Nga këto plot 4 mijë 207 kanë qenë medalje të arta, 4 mijë e 168, të argjendta dhe 4 mijë e 326 të bronzta. Shtetet që kanë fituar më shumë medalje, natyrisht janë ato me tradita në të tilla evenimente si SHBA, BS (pas viteve 90-të nën siglën Rusi), Kina, Gjermani, Franca, etj. Ndërsa përsa i përket sportistëve në çatinë e botës për momentin është amerikani i talentuar Majkëll Felps. Ky i fundit me medaljen e tij të shtatë dje në “Pekin 2008” ka arritur edhe rekordin e Mark Spitz me 7 medalje të arta në një Olimpiadë. Por Majkëll Felps qëndron mbi të tjerat për totalin e medaljeve të fituara edhe pse është veçse 23-vjeç. Ai ka marrë medaljen e 13 të artë pas gjashtë të fituara katër vjet më parë në “Athinë 2004” duke u bërë absolutisht sportisti më i mirë i olimpiadave. Felps ka lënë tashmë pas rusen Larisa Latinina (Gjimnastikë) e cila përgjatë viteve 1956-1964 pati sigluar 18 medalje nga ku plot 9 të arta. Në vend të tretë renditet finlandezi Paavo Nurmi. Gjatë viteve 1920–1928 Nurmi bëri të tijat 12 medalje nga ku 9 ishin të arta. Më pas renditja e më të mirëve vazhdon me emra të mëdhenj si: Mark Spitz (SHBA), Karl Luis (SHBA), Bjorn Daehlie (NOR), Birxhit Fisher (GJER), Savao Kato (JAP), etj, por që të gjithë tashmë të lënë pas nga “fenomeni Felps”. Në historikun e medalistëve nuk ka sesi të mungojnë edhe sportistët shqiptarë që në fakt për ironi kanë fituar nën siglën e kombëtares greke (Pirro Dhima, Luan Shabani, Mirela Manjani). Duke iu referuar të dhënave nga historiku i medaljeve në 28-të Lojëra Olimpike, gazeta “Tirana Observer” publikon sot në mënyrë të detajuar të gjitha medaljet e fituara.
Medalistët më të mirë të të gjitha kohërave
Sportisti Disiplina Lojërat AR TOT
Michael Phelps (SHBA) Not 2000-2008 11 13
Larissa Latynina (BS) Gjimnastikë 1956-1964 9 18
Paavo Nurmi (FIN) Atletikë 1920–1928 9 12
Mark Spitz (SHBA) Not 1968–1972 9 11
Carl Leëis (SHBA) Atletikë 1984–1996 9 10
Bjorn Daehlie (NOR) Kros 1992–1998 8 12
Birgit Fischer (GJER) Kanoe 1980–2004 8 12
Savao Kato (JAP) Gjimnastikë 1968–1976 8 12
Jenny Thompson (SHBA) Not 1992–2004 8 12
Matt Biondi (SHBA) Not 1984–1992 8 11
Ray Evry (SHBA) Atletikë 1900–1908 8 8
Nikolai Andrinov (BS) Gjimnastikë 1972–1980 7 15
Boris Shakhlin (BS) Gjimnastikë 1956–1964 7 13
Vera Caslavska (اEK) Gjimnastikë 1960–1968 7 11
Medalistët më të mirë të të gjitha kohërave
Sportisti Disiplina Lojërat AR TOT
Michael Phelps (SHBA) Not 2000-2008 11 13
Larissa Latynina (BS) Gjimnastikë 1956-1964 9 18
Paavo Nurmi (FIN) Atletikë 1920–1928 9 12
Mark Spitz (SHBA) Not 1968–1972 9 11
Carl Leëis (SHBA) Atletikë 1984–1996 9 10
Bjorn Daehlie (NOR) Kros 1992–1998 8 12
Birgit Fischer (GJER) Kanoe 1980–2004 8 12
Savao Kato (JAP) Gjimnastikë 1968–1976 8 12
Jenny Thompson (SHBA) Not 1992–2004 8 12
Matt Biondi (SHBA) Not 1984–1992 8 11
Ray Evry (SHBA) Atletikë 1900–1908 8 8
Nikolai Andrinov (BS) Gjimnastikë 1972–1980 7 15
Boris Shakhlin (BS) Gjimnastikë 1956–1964 7 13
Vera Caslavska (اEK) Gjimnastikë 1960–1968 7 11