10 makinat më të përshtatshme për femrat

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Femrat shprehen se do t’u pëlqente një makinë e shpejtë, e bukur dhe e thjeshtë për të ecur me të. Një pjesë e tyre dëshirojnë makina e tyre të ketë hapësirë të madhe dhe çmim të ulët. Hapësira për familjet e mëdha në numër është thelbësore në shumë raste dhe siguria po ashtu vlerësohet tepër. 10 makinat e radhitura më poshtë janë cilësuar si më të përshtatshmet për femrat duke pasur parasysh preferencat, stilin e jetesës dhe të ardhurat. Focus Ford

Fokus Ford shquhet për karakterin e veçantë dhe ky produkt është shitur maksimalisht në SHBA dhe Kanada. Kohët e fundit kjo makinë ka arritur me sukses edhe tregun europian duke u preferuar si për cilësinë ashtu edhe për pamjen e saj. Kabina e gjatë, pozicioni i timonit, ambjenti i brendshëm dhe gjenerata e re e shpejtësisë vijnë në Ford Focus me një simbol dallues pasi ajo nuk paguhet si një ëndërr europiane.

Honda Civil

Civil gjendet kudo dhe kjo për një arsye të mirë: janë ekonomike, të thjeshta për t’a ngarë dhe fluturojnë me shpejtësinë e erës. Këto lloj makinash mund të gjenden fare lehtë të përdorura me një çmim të ulët, krahasuar me çmimin që kanë realisht. Invovacioni ka të bëjë me gomat e ulta të cilat bëjnë që Civil të konsiderohet i rehatshëm dhe praktik. Versionet e motorit me benzinë janë perfekte dhe me kosto të ulët. Pa asnjë mëdyshje, kjo është makina më elegante e përdorur nga femrat. 10 milion të tilla janë shitur që në vitin 1973 dhe ajo është vlerësuar maksimalisht edhe nga kompanitë e tjera të automjeteve.

Honda Fit

Prodhuesit e saj janë të vetëdijshëm se kanë krijuar një automjet të përmasave të vogla dhe jo shumë të thjeshtë për të ngarë. Gjerësisht ajo është shpërndarë në tregun amerikan dhe atë kanadez. Fit është ideuar për rrugë urbane pasi në sajë të përmasave të vogla ajo mund të çajë lehtësisht trafikun e rënduar dhe të parkohet midis hapësirës së makinave të mëdha. Honda fit është e përbërë nga një motor 1.5 dhe konsiderohet si automjet ekonomik.

Mazda 3

Mazda e re sjell kombinimin e stilit, hapësirës dhe kënaqësisë së komoditetit që nuk gjendet shpesh tek Mazda. Ajo është e përbërë nga 4 dyer dhe fillimisht ka kosto të ulët por ajo që rekomandohet për cilësinë më të lartë është automjeti me 5 dyer. Përveç cilësisë, Mazda me 5 dyer është mjaft praktike, pa përmendur pastaj një shtesë të vogël të kabinës për familjet me numër të madh personash. E paraqitur në vitin 2004, Mazda 3 u njoh si makina më elegante që të jepte kënaqësinë e shpejtësisë. Në vitin 2007 ajo u ridizenjua për t’u paraqitur sërish me satandarte të reja dhe një çmim prej 14,390 dollarë dhe 18,980 dollarë. Mangësia e këtij automjeti është se nuk mund të kthehet menjëherë në kthesa të forta.

Mazda MX-5 Miata

Miata është makina e përkryer për femrat që nuk kanë familje dhe që kanë njëkohësisht një makinë të dytë. Ato janë ekonomike dhe megjithëse portbagazhi është i ngushtë, Miata ofron hapësirë të mjaftueshme për një fundjavë romantike për dy persona. Për ditët tuaja të zakonshme ajo do t’i jepte pak shkëlqim edhe pamjes suaj. MX-5 Miata është ende e vogël por në krahasime me modelet e vjetra ajo është pak më e madhe. Përsa i përket shpejtësisë, kur ajo nuk ecën shpejt, të jep idenë se po qëndron pa lëvizur pasi nuk dëgjohet asnjë zhurmë bezdisëse.

Mercedes-Benz, E-class

Keni punuar shumë. Tani shijoni gjithçka! Mercedes E-class ofron më shumë prestigj në automjetin me 5 yje. Ajo ka një fomrë perfekte, e madhe për një familje normale, por e vogël kur bëhet fjalë për t’u parkuar një një qytet me trafik të ngarkuar. E-class është mënyra më e mirë për t’i dhënë vetes kënaqësinë maksimale. Mercedes-Benz, E-Class në vite është konsideruar si fortesa e luksit, sigurisë deh imazhit perfekt. Automjeti me të cilin mund të krahasohej me krenari është Audi, Lexus etj. Luksi i pamjes së brendshme nuk ndryshon shumë nga modeli i vitit të kaluar dhe modelet sportive kanë ngjyrë më të errët në ambjentet e brendshme dhe kontrasti i ngjyrave të dyerve me ndenjëset.

Nissan Sentra

Ndonjëherë mendohet se femrat janë më praktike se meshkujt dhe Sentra është një nga automjetet më praktike dhe të bollshme në tregun botëror. Automjeti automatik përcjell në mënyrë perfekte shpejtësinë dhe kursen karburant. E dizenjuar sërish në vitin 2007 Sentra vjen më e bollshme në ambjentin e brendshëm, krahasuar me rivalët e saj. Kur duam të blejmë një automjet shpesh synojmë të gjejmë një me përmasa mesatare pasi mendojmë se nuk do të na hyjë në punë hapësira e brendshme. Kjo do të ishte fatale në rastet kur kemi për të transportuar diçka dhe Sentra në këtë rast do të na kursente mjaft. Në të janë ndërthurur mjaft mirë inovacioni me tradicionalen.

Subaru Forester

Forester vjen natyrshëm si makinë luksi dhe modelit sportiv. Në rrugë ajo dallon për gjallërinë dhe performancën magjike. Ky automjet është përshtatur për ndryshimet e shpeshta të motit si borë dhe shi duke na bërë të ndihemi më të sigurt. Samaru do të ishte perfekt edhe në rrethanat që një makinë e zakonshme nuk mund të rezistonte si në rrigët e ngrira duke shmangur aksidentet. Siguria është pika e fortë e Forester ndërkohë që shumë automjete të vogla sportive janë të rrezikshme në rrugë me probleme dhe shpejtësia e madhe i çon ato në përplasje dhe devijim.

Toyota Camry

Ekziston një arsye pse Camry rezulton makina më e shitur në Amerikë dhe kjo ndodh prej kohësh. Ajo është e gjerë, e qetë, e rehatshme si një shtëpi e ndërtuar me beton. Me modelin e ri të viti 2007, Camry ofron më shumë zgjedhje se kurrë më parë. Shumë blerës do ta zgjidhnin për çmimin e arsyeshëm por edhe për sasinë e pakët të karburantit që harxhon. Toyota Camry e vitit 2007 bën pjesë në gjeneratën e gjashtë të automjeteve Camry. 10 milion të tilla janë shitur që në prezantimin e parë të saj dhe rreth 458,000 janë shitur vetëm në SHBA vetëm në vitin 2005.

Volkswagen Jetta

Pa fat në dashuri, me fat në makina. Automjeti i vogël Volkswagen është i duhuri për një femër të pavarur me një pozitë të veçantë në shoqëri. Por ajo do të ishte perfekte edhe për për një familje të madhe. E gjitha e përshtatur në ngjyrën e zezë dhe gri, e madhe dhe e thjeshtë duket makina që po ndryshon botën. Ndryshe nga llojet e tjera Jetta është automjeti tipik europiane e shpejtësisë por jo vetëm. Volkswagen Jetta shquhet edhe për sigurinë në rrugë ashtu si edhe modelet e tjera të kësaj kompanie.

G Albania
 
fiat panda dhe me ate jane te rrezikshme
 
Pse nuk jan permendur ktu:

PORCHE - CAYENNE TURBO, AUDI - Q7, NISSAN - QASHQAI etj etj etj ???

:D :kercejme:
 
Po ku eshte OPEL Tigra? E kam fiksim. Do jete e imja nje dite. edhe pike
 
O luci po mos e bej kaq tragjike femren ne timon se nuk eshte!
 
mua do me pelqente nje PORCHE fuoristrade

pashe nje sot e ma hoqi zarin :p
 
Makina e pershtatshme per femrat esht makina qepse LOL se ne te tjerat rrezik kostant jan :D
 
O sweetzzinna, po pajtonin ( me kali) te plakushit e ke harruar fare moj ti. Ai eshte i pari dhe qe ta dishe me mire me ka ngelur hatri ne ty qe se ke permendur :ciaoo:
 
Po prisja ta permendje ti....
Cudi si ska thene asnjeri qe femra te heci me BICIKLET:p

Ama kur beheni ju tap...eshte mire te di femra te ngasi makinen aaa? Mos e nenvlersoni aq shume femren;)
 
Po prisja ta permendje ti....
Cudi si ska thene asnjeri qe femra te heci me BICIKLET:p

Ama kur beheni ju tap...eshte mire te di femra te ngasi makinen aaa? Mos e nenvlersoni aq shume femren;)

JO me jo e vlersojm :p dhe shum madje :D sidmos kur esht sexy njeher LOL
 
femnat me keto kerre nuk ka shanca : sepse as nuk vrehen ne to :

Mercedes-Benz, E-class
Subaru Forester
Toyota Camry

por ka edhe disa nga ato makinat qe per femnat jon shum t'shpejta :D ./..

per femnat eshte kjo makin .. :p

mini_cooper_jcw_1_x.jpg

ose

small_car.jpg

ska tjeter makin per femnat poss ktyne 3jav :p hahaha sepse me kto e kan me let te mos bejn 1 or te parkojn kerrin ose te kthejn mbrapa kerrin :p sepse na murren ne qaf kur po i kan disa kerre te mdhaja :p hahaha
 
Last edited by a moderator:
femnat me keto kerre nuk ka shanca : sepse as nuk vrehen ne to :

Mercedes-Benz, E-class
Subaru Forester
Toyota Camry

Pse more, ka ndonje problem nese nje femer mban Mercedes???????? Me cfare paramendimi nisesh qe femrat as nuk shikohen ne ato lloje?
 
Volkswagen Jetta

Pa fat në dashuri, me fat në makina. Automjeti i vogël Volkswagen është i duhuri për një femër të pavarur me një pozitë të veçantë në shoqëri. Por ajo do të ishte perfekte edhe për për një familje të madhe. E gjitha e përshtatur në ngjyrën e zezë dhe gri, e madhe dhe e thjeshtë duket makina që po ndryshon botën. Ndryshe nga llojet e tjera Jetta është automjeti tipik europiane e shpejtësisë por jo vetëm. Volkswagen Jetta shquhet edhe për sigurinë në rrugë ashtu si edhe modelet e tjera të kësaj kompanie.

Une e kam gri... Eshte "my baby" :bum
 
citroen e kam per tani...............pastaj shofim e bejme........:)
 
Femrat jane shume shume te mira ne timon por vetem kur ke nje timon te dyte se per te parin aha e vrane ariun

ps : Nje zgjidhje per to eshte dhe kjo fotoja....makine me stil , 6x4 ,cfare doni me shume aaa mos harroj ka dhe shofer automatik keni kohe te rregulloheni ne pasqyre :D LOL LOL LOL
gas1.jpg
 
Attachments

  • honda-civicsi-mugen-01.jpg
    honda-civicsi-mugen-01.jpg
    40.4 KB · Shikime: 0
honda civil eshte shume e bukur..........

Honda civic, jo civil.

Une nuk di sa e pershtatshme eshte per femrat, po fiksim kam nje si kjo maggiolino ketu :skuq:

new-beetle.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Femrat shprehen se do t’u pëlqente një makinë e Focus Ford

Fokus Ford shquhet për karakterin e veçantë dhe ky produkt është shitur maksimalisht në SHBA dhe Kanada. Kohët e fundit kjo makinë ka arritur me sukses edhe tregun europian duke u preferuar si për cilësinë ashtu edhe për pamjen e saj. Kabina e gjatë, pozicioni i timonit, ambjenti i brendshëm dhe gjenerata e re e shpejtësisë vijnë në Ford Focus me një simbol dallues pasi ajo nuk paguhet si një ëndërr europiane.

E kam pare nje makine te tille,ne ngjyre gri me ka pelqyer
 
Ju nuk shkruani as sakte emrin CIVIC e ka dashkeni dhe makine :p

Honda civic, jo civil.

Une nuk di sa e pershtatshme eshte per femrat, po fiksim kam nje si kjo maggiolino ketu :skuq:

new-beetle.jpg

Honda Civil

Civil gjendet kudo dhe kjo për një arsye të mirë: janë ekonomike, të thjeshta për t’a ngarë dhe fluturojnë me shpejtësinë e erës. Këto lloj makinash mund të gjenden fare lehtë të përdorura me një çmim të ulët, krahasuar me çmimin që kanë realisht. Invovacioni ka të bëjë me gomat e ulta të cilat bëjnë që Civil të konsiderohet i rehatshëm dhe praktik. Versionet e motorit me benzinë janë perfekte dhe me kosto të ulët. Pa asnjë mëdyshje, kjo është makina më elegante e përdorur nga femrat. 10 milion të tilla janë shitur që në vitin 1973 dhe ajo është vlerësuar maksimalisht edhe nga kompanitë e tjera të automjeteve.

Artikulli ashtu thoshte..kur bera search ne google me kete emer e bera dhe dolen rezultatet.........keshtu qe sjam une gabim
 
Kush e ka bere kete pershkrim o ishte femer o ishte president i Honda Motors pfffff

ps : Civic dhe jo Civil
 
deri ne fund eshte civil apo civik??

mua per vete do me pelqente nje Mazda
mazda_mx5_roadster-coupe-L.jpg
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top