10 letrat më të bukura të dashurisë të të gjitha kohërave

PiNkY

Anëtar i Nderuar
1290_495742973847122_103284465_n.jpg


1. Ernest Hemingway — Marlene Dietrich
“Nuk di të them se pse sa herë të rrethoja me krahët e mi, ndihesha sikur isha në shtëpi.”

2. Napoleon —Josephine
“Që kur u largova nga ti, kam qenë vazhdimisht i brengosur. Lumturia ime është të jem pranë teje. Shpesh jetoj me kujtimin e përkëdheljeve të tua, lotët e tu, përkujdesjen tënde të dashur. Bukuria e të pakrahasueshmes Jozefinë ndez vazhdimisht një pasion të zjarrtë e përvëlues në zemrën time. Nëse do të jem pa çdo përkujdesje, çdo vëmendje të shqetësuar a do të mundem ta kaloj gjithë kohën me ty, duke të të dashur ty dhe duke menduar për lumturinë e thënë kështu, dhe duke të ta provuar atë ty?”

3. Frida Khalo —Diego Riveira
“Asgjë nuk krahasohet me duart e tua, me jeshilen në ar të syve të tu. Trupi im është i mbushur me ty për ditë të tëra. Ti je pasqyra e natës. Flakërima e fuqishme e vetëtimës. Lagështia e tokës. Hullia nën shpatullën tënde është streha ime. Gishtat e mi prekin gjakun tënd. I gjithë gëzimi im është të ndiej pranverën e jetës nga lulet e burimeve të tua, që mbushin shtigjet e nervave të mia të cilat janë të tuat.”

4. Georgia O’Keffee – Alfred Stieglitz
“I dashur—trupi im thjesht po çmendet duke të dëshiruar ty, nëse nuk vjen nesër, nuk e di si do të mundem të të pres. Pyes veten nëse trupi yt e dëshiron timin, sikurse imi dëshiron trupin tënd: puthjet, ngrohtësia, lagështia, të shkrira bashkë—të lidhura shtrënguar aq sa dhemb, do ta mbysnin edhe luftën.”

5. Beethoven —“më të dashurës së pavdekshme”
“Edhe pse në shtrat, mendimet e mia janë jashtë tek ti, më e dashura ime e pavdekshme. Rri e qetë, më duaj, sot , dje, ç’mall i përlotshëm për ty, ty, ty, jeta ime, e gjithë lamtumira ime. Oh, vazhdo të më duash, mos e gjyko kurrë zemrën më besnike të më të dashurit tënd. Gjithmonë jotja. Gjithmonë imja. Gjithmonë jona.”

6. George H.Bush – Barbara Bush
“Kjo duhet të jetë një letër shumë e thjeshtë për t’u shkruar, fjalët duhet të vijnë lehtë dhe me pak fjalë duhet të jetë e thjeshtë për mua të të tregoj se u ndjeva dëshpërimisht i lumtur kur hapa letrën dhe pashë shpalljen e fejesës sonë, por ndoshta nuk mund të të them në letër gjithçka që do të doja të të thoja. Të dua, e shtrejntë me gjithë shpirt dhe të di që edhe ti më do, do të thotë “jeta” për mua. Sa shpesh kam menduar për gëzimin e pafund që do të jetë yni një ditë. Sa me fat do të jenë fëmijët tanë që do të kenë një nënë si ti!”

7. Ronald Regan—Nancy Regan
“Gjëja më e rëndësishme është se unë nuk dua të jem me ty për 20 vitet e ardhshme, ose 40, ose sado qofshin. Dua vetëm të jem i lumtur dhe të të dua shumë.”

8. Oscar Wilde – Lord Alfred Douglas
“Të gjithë janë të zemëruar me mua që u ktheva tek ti, por ata nuk na kuptojnë. Ndiej se vetëm me ty mund të eci përpara. E rindërtoj jetën time të shkatërruar dhe atje, miqësia dhe dashuria jonë marrin tjetër kuptim. Do të doja që kur të takoheshim në Roëen të mos ndaheshim asnjëherë. Janë disa humnera të gjera në hapësirën midis tokës dhe ajrit. Por ne duhemi.”

9. Henry VII – Ane Bolen
“Nëse ti dëshiron të jesh një dashnore dhe mike vërtet besnike dhe ta dorëzosh trupin dhe shpirtin tënd tek unë, i cili do të jem dhe kam qenë shërbyesi yt më besnik (nëse sertësia jote nuk më ndalon), unë premtoj se nuk do të të jepet vetëm emri im, por do të të mbaj si miken time të vetme, duke hedhur pas krahëve të gjitha mendimet, ndjenjat dhe duke të të shërbyer vetëm ty. Unë lutem që ju t’i jepni një përgjigje të plotë letrës sime të thjeshtë, që të mund të di në çfarë dhe deri ku mund të gjej mbështetje. Dhe nëse nuk të pëlqen të më përgjigjesh me shkrim, cakto një vend ku do të më përgjigjesh me fjalët e gojës dhe do të shkoj atje me gjithë zemrën time. Kaq, nga frika se mos ju lodh.”

10. Vita Sackville West – Virginia Woolf
“Por, oh, e dashur unë nuk mund të tregohem e zgjuar dhe e rezervuar me ty—të dua shumë për të bërë këtë. Vërtet shumë. Ti se ke idenë sa e rezervuar mund të qëndroj unë me njerëzit që nuk i dua. E kam kthyer në një art fin. Por ti i ke thyer të gjitha barrierat e mia. Dhe vërtet nuk e kam bezdi këtë.”
 
Last edited by a moderator:
Titulli: 10 letrat më të bukura të dashurisë të të gjitha kohërave

Une di edhe me mire ti shkruaj :p
 
Titulli: 10 letrat më të bukura të dashurisë të të gjitha kohërave

Une di edhe me mire ti shkruaj :p

Ateher shkruaje nje :) te bukur :D
 
Titulli: 10 letrat më të bukura të dashurisë të të gjitha kohërave

Ka kohe qe s'kam shkruar, ato qe i kam shkruar i kam ruajtur dhe nuk i publikoj, me duket me e arsyeshme. Me shume i preferoj poezite, nder to e vecoj kete, t'cilen e pata postuar ketu ne forum por nuk e gjeta linkun qe ta publikoj:

Ti je ajri qe e thithi
Aroma qe e nuhas
Ti je prekja qe e ndjej
Ti je cdo gje qe eshte e vertete


Ti me je me shume se gjithqka
Jeton ne shpirtin tim
Ti je rrahja e zemres sime
Qe rrah me shume se sa qe duhet


Ti je dielli qe shkelqen
Hena qe rrezon
Ti je bari qe rritet
Nje perrua qe rrjedh



Ti je shpirti i brendshem
Syte qe ndriqojne
E vetmja qe e dua
Paqja e mendjes sime

Ti je dhe gjithnone do jesh
Ajo me e mira per mua
 
Titulli: 10 letrat më të bukura të dashurisë të të gjitha kohërave

Ah, titulli i poezise eshte : Vetem deshta te te them...!
 
Titulli: 10 letrat më të bukura të dashurisë të të gjitha kohërave

Eshte shume e bukur
 
Titulli: 10 letrat më të bukura të dashurisë të të gjitha kohërave

Poezit... fjale fjale fjale dhe vetem fjale qe cdo kush mund te shkruaj...
faktet jo ;)
 
Titulli: 10 letrat më të bukura të dashurisë të të gjitha kohërave

Me sa mbaj mend une Kati, ka pas sjell versonin e ketyre me te gjate akoma.
 
Titulli: 10 letrat më të bukura të dashurisë të të gjitha kohërave

Nese i ka dikush letrat e presidentave regan edhe bush kisha preferu me i lexu ,ta shohim anen sentimentale e njerezve me te fuqishem ne bote se shlrimtar e muzikant keta e kan ne natyre te jen sentimental
 
Titulli: 10 letrat më të bukura të dashurisë të të gjitha kohërave

eh si si bie kujt nmendje tme shkruaj nje te till letre mua :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top