10 këshilla biznesi

*deliza*

VIP
V.I.P
10 këshilla biznesi

1.Kurse sa më shumë para që të mundesh para se të fillosh
Gjithëmonë e më shpesh bizneset e reja po hapen gati pa asnjë lek të kursyer, duke marrë hua në bankë apo tek të njohurit.
Kur hap një biznes të ri optimizmi është i lartë dhe mendohet se borxhet do të paguhen me të ardhurat nga biznesi. Por, zakonisht duhen muaj apo edhe më shumë se një vit për të pasur fitim. Kështu që shpejt mund të fillojnë problemet, sidomos në rastin e një huaje bankare ku duhet të shlyesh këstet periodike.
Këshilla e ekspertëve është që të kurseni sa më shumë para, që të keni mundësi përpara se ti hyni një biznesi. Mundësisht të gjitha shpenzimet për një vit, pasi ka shumë mundësi që të mos nxirrni ndonjë fitim të madh për vitin e parë. Edhe nëse do të keni të ardhura, përsëri do ju duhen për shpenzimet shtesë për të rritur kapacitetin apo detyrime dhe shpenzime të paparashikuara.
2.Bëji llogaritë mirë
Mendo edhe detajet. Mos merr me qira ambiente që nuk të nevojiten dhe mos punëso askënd të cilin nuk ke mundësi që ti japësh punë gjatë të gjithë orarit që do e paguash. Të marrësh punonjës me kohë të pjesshme nuk është ide e keqe.
Nëse mban shpenzimet në nivele të ulëta, atëherë gabimet që mund të bësh nuk do të kenë pasoja të pakthyeshme.
3.Mbro pasurinë personale
Kur hyn në biznes zakonisht mban vetë përgjegjësi për të gjitha detyrimet që mund të lindin, sic mund të jenë taksat, kredia, qiraja, detyrimet për furnitorët dhe gjobat e mundshme. Për të paguar këto detyrime mund të humbësh edhe asetet personale, si makinën apo shtëpinë.
Por për ti shpëtuar rezikut të humbjes së makinës apo shtëpisë është më e mira të krijoni një firmë me përgjegjësi të kufizuar (Sh.p.k.).
4.Kupto si dhe kur do të arrish fitim
Duhet të shprehësh në disa fjali se si planifikon të nxjerrësh fitim. Duhet të llogarisni kostot, inventaret që ju duhen, pagesat për qiranë, pagat e punonjësve dhe një listë me kosto të tjera shtesë.
Pasi të keni bërë llogaritë e shpenzimeve, mund të gjykoni se sa duhet të shisni në muaj dhe me çfarë çmimi për të mbuluar shpenzimet dhe për të pasur fitim.
5.Shkruani një plan biznesi, s’ka rëndësi sesa të shkurtër
Llogaritja e kostove dhe të ardhurave të parashikuara, është hapi i parë në një plan biznesi.
Krijimi i një plani biznesi ju mundëson të përcaktoni se cilat do të jenë kostot e duhura dhe cilat janë strategjitë tuaja të marketingut (pra, si do të arrini të shisni tek klientët).
Nëse nuk arrini ti shkruani dot në letër planet tuaja, do ta keni edhe më të vështirë akoma që ti ktheni në realitet.
6.Kini kujdes konkurrencën dhe jini vetë konkurrentë të ashpër
Të jesh konkurrent është pjesa më e rëndësishme në biznes. Për këtë duhet të njohësh konkurrentët e tu, të bësh një produkt që është e vështirë ose e pamundur të imitohet, të prodhosh dhe shpërndash produktin në mënyrë më efiçente, të gjesh një vendndodhje më të mirë ose të ofrosh një shërbim superior ndaj klientëve.
Një tjetër gjë e rëndësishme është të reagosh shumë shpejt ndaj informacioneve të marra. Sapo të kuptosh se biznesi juaj përballet me ndonjë problem, duhet të bëni një plan për ta zgjidhur menjëherë.
7.Bëjini të gjitha marrëveshjet me shkrim
Kontratat dhe marrëveshjet e tjera është shumë e rëndësishme të bëhen me shkrim dhe sipas ligjit. Kjo pasi marrëveshjet gojore apo më keq akoma, në telefon, është ë vështirë, për të mos thënë e pamundur që të provohen.
Po ashtu është shumë e rëndësishme që të ruani të gjitha faturat, pavarësisht në çfarë shume janë, apo sa i zënë me punë do të jeni.
8.Punësoni dhe mbani në punë njerëz të mirë
Qëllimi juaj duhet të jetë të punësoni dhe mbani në punë punonjës të shkëlqyer dhe jo thjesht që të bëjnë punën e caktuar. Një punonjës konkurrues dhe entuziast punon sa për dy dhe ndonjëherë edhe tre persona.
Për këtë është shumë e rëndësishme që punonjësit të besojnë se po trajtohen në mënyrë të drejtë dhe se biznesi juaj ka një të ardhme të sigurt.
9.Tregoni kujdes për statusin ligjor të punonjësve
Bëj kujdes të regjistrosh në shtet punonjësit dhe të paguash sigurimet. Kështu që punonjësi do të punojë më i kënaqur dhe nuk do të ketë nevojë të lëvizë në një tjetër vend. Nëse bëni edhe një kontratë do të jetë shumë e vështirë për konkurrencën që ta largojë nga ju.
Po ashtu edhe detyrat dhe kushtet e punës duhet të jenë të përcaktuara qartë dhe të pranuara nga të dyja palët.
10.Paguaj faturat dhe taksat në kohë
Në biznes reputacioni është një aset shumë i rëndësishëm dhe për ta ruajtur reputacionin është një strategji shumë e mirë që të paguani faturat në kohë, ose edhe më herët nëse mundeni. Kështu fitoni besim tek klientët, furnitorët dhe bankat.
shekulli.com.al
 
Keshilla te vlefshme per Biznise kur deshiron te hapesh.Me e mira eshte ajo qe te kursesh,sa me shume kursen aq me mire.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top