10 aksidentet bërthamore më të rënda në histori.

The Game©

Antar Aktiv
Dhjetë aksidentet bërthamore më të rënda në histori

Katastrofa e اernobilit është aksidenti më i madh në një impiant bërthamor në histori. Ai shkaktoi një numër të madh lëndësh bërthamore në mjedis. Dy njerëz humbën jetën në momentin e shpërthimit, por shumë vdekje të mëvonshme i janë atribuuar rrezatimit. Më 26 prill 1986, reaktori numër katër në impiantin e اernobilit, Ukrainë, që në atë kohë ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, shpërtheu. Shpërthime të tjera pasuan duke lëshuar në atmosferë dhe në një zonë të madhe gjeografike mbetje të mëdha bërthamore. Katërqind herë më shumë mbetje se në bombën e Hiroshimës janë çliruar gjatë aksidentit të اernobilit. Shtëllungat e tymit u endën në pjesë të mëdha të Bashkimit Evropian, Evropës Lindore, Perëndimore dhe Veriorë, si dhe në lindje të Amerikës së Veriut, me shi të lehtë bërthamor që ra deri në Irlandë. Zona të mëdha në Ukrainë, Bjellorusi dhe Rusi u helmuan, duke rezultuar në evakuimin e mbi 336 mijë njerëzve. Por aksidenti i اernobilit s’është i vetmi që ka ndodhur. Shkrirja e pjesshme e impiantit bërthamor “Three Miles Island Unit 2” ishte aksidenti më serioz në historinë e SHBA, si dhe në historinë e funksionimit të impianteve bërthamore, pavarësisht faktit se nuk shkaktoi vdekje apo viktima. Një avion bombardues amerikan “B52” u përplas me një anije cisternë “KC-135” teksa po furnizohej me karburant në brigjet e Spanjës. Nga avioni shpërthyen katër bomba hidrogjeni dhe armët jo bërthamore shpërthyen duke ndotur një pjesë të madhe sipërfaqeje me pluton radioaktiv. Kabina e një avioni “B-52” e detyroi ekuipazhin e bombarduesit amerikan të lënë bordin përpara se të mund të bëhej një ulje emergjence. Bombarduesi u përplas në akullin e detit në Groenlandë, duke bërë që ngarkesa radioaktive të shpërthente. Më shumë se 240 njerëz u ekspozuan ndaj radioaktivitetit, kur një tregtar droge në Brazil hapi një makineri të braktisur radioaktiviteti dhe e lëvizi një pjesë të vogël klorid ceziumi me radioaktivitet të lartë. Si pasojë e rrezatimit disa blloqe banesash u desh të shembeshin. Aksidenti në qytetin siberian, Tomsk, u zhvillua pasi një çisternë shpërtheu teksa po pastrohej me acid nitrik. Shpërthimi shkaktoi çlirimin e një reje me gaz radioaktiv që qëndronte mbi kompleksin “Tomsk-7”. Gjatë një furnizimi me karburant në Vladivostok, Rusi, nëndetësja “Echo II” shpërtheu duke çliruar një re radioaktive në ajër. Dhjetë detarë u vranë në incident dhe 49 persona pësuan dëme nga rrezatimi. Aksidenti më i rëndë bërthamor në historinë e Japonisë ka ndodhur në ndërtesën riprocesimit të uraniumit, në Tokaimura, në verilindje të Tokios. Incidenti ndodhi teksa punëtorët po përzienin uraniumin e lëngshëm. Pas testit “Baneberry” që përfshinte shpërthimin e dhjetë kilotonë pajisjesh bërthamore nën “Yuça Flat” në Nevada, SHBA, kanxha që mbyllte pusin me sipërfaqen nuk mbajti dhe mbetjet bërthamore u përhapën në atmosferë. 86 punëtorë u ekspozuan ndaj rrezatimit.


Centralet bërthamore më të rëndësishme në botë

Centrali bërthamor "Darlington"
Vendndodhja: Kanada
"Darlington" konsiderohet një prej centralëve bërthamorë më të avancuar në botë.
Ai mund të prodhojë energji për një qytet me 2 milionë banorë.

Centrali bërthamor "Gentilly"
Vendndodhja: Kanada
"Gentilly" është i pozicionuar 100 kilometra në verilindje të Montrealit.
Ai ka dy reaktorë bërthamorë, njëri prej të cilëve është në prag të mbylljes.

Centrali bërthamor "Daya Bay"
Vendndodhja: Kinë
"Daya Bay" ka dy reaktorë dhe i pari ka filluar të funksionojë në vitin 1992, ndërsa reaktori i dytë më 1994.
Ky central bërthamor pajis me energji një pjesë të madhe të Hong Kongut.

Centrali bërthamor "Atucha I"
Vendndodhja: Argjentinë
Ndërtimi i "Atucha I" ka filluar në vitin 1968 dhe në vitin 1974 ka filluar të funksionojë.
"Atucha I" punon me uranium natyror dhe të pasuruar dhe prodhon 2.5 përqind të prodhimit të energjisë në vend.

Centrali bërthamor "The Embalse"
Vendodhja: Argjentinë
Ndërtimi ka filluar në vitin 1974 ndërsa puna ka filluar në vitin 1984.
Ky central punon me uranium natyror dhe prodhon rreth 4.5 përqind të elektricitetit në vend.

Centrali bërthamor "Metsamor"
Vendndodhja: Armeni
"Metsamor" është ndërtuar gjatë viteve '70 dhe teknologjia e përdorur në atë kohë nuk është më e pranueshëm sipas standardeve moderne.
"Metsamor" prodhon rreth 40 përqind të elektricitetit të Armenisë.

Centrali bërthamor"Angra"
Vendndodhja: Brazil
"Angra" përbëhet nga dy reaktorë, ndërkohë që po punohet për t'i bashkangjitur dhe një të tretë.
Kompleksi është prekur në mënyrë periodike nga çrregullimet, më i madhi në vitin 2001, kur u derdhën 150 litra lëndë radioaktive në oqean.

Centrali bërthamor "Kozloduy"
Vendndodhja: Bullgari
Centrali i vetëm bërthamor në vend, ndodhet pranë lumit Danub, pranë kufirit me Rumaninë.
I përbërë fillimisht prej gjashtë reaktorëve, katër prej tyre janë hequr para pranimit të Bullgarisë në Bashkimin Evropian.

Centrali bërthamor "Bruce"
Vendndodhja: Kanada
"Bruce" është ndërtuar nga vitit 1970-'87 dhe është kompleksi më i madh bërthamor në Amerikën e Veriut për sa i përket prodhimit.
Aktualisht ai punon me tetë reaktorë.


“Three Mile Island”
28 mars 1979
SHBA
Shkrirja e pjesshme e impiantit bërthamor “Three Miles Island Unit 2” ishte aksidenti më serioz në historinë e SHBA, si dhe në historinë e funksionimit të impianteve bërthamore, pavarësisht faktit se nuk shkaktoi vdekje apo viktima.

“Palomares”
17 janar 1966
Spanjë
Një avion bombardues amerikan “B52” u përplas me një anije cisternë “KC-135” teksa po furnizohej me karburant në brigjet e Spanjës. Nga avioni shpërthyen katër bomba hidrogjeni dhe armët jo bërthamore shpërthyen duke ndotur një pjesë të madhe sipërfaqeje me pluton radioaktiv.
“اernobili”
26 prill 1986
Ukrainë
Katastrofa e اernobilit konsiderohet si fatkeqësia më e madhe bërthamore në histori. Në prill të vitit 1986, reaktori numër dy në impiantin e اernobilit shpërtheu. Shpërthime të tjera pasuan duke përhapur mbetje radioaktivë në atmosferë.

“Thule”
21 janar 1968
Groenlandë
Kabina e një avioni “B-52” e detyroi ekuipazhin e bombarduesit amerikan të lënë bordin përpara se të mund të bëhej një ulje emergjence. Bombarduesi u përplas në akullin e detit në Groenlandë, duke bërë që ngarkesa radioaktive të shpërthente.

“Windscale”
10 tetor 1957
Angli
Incidenti ndodhi kur bërthama e grafitit të një reaktori bërthamor britanik mori zjarr pranë Kumberlandit. Zjarri rezultoi në çlirimin e një sasie të madhe lëndësh radioaktive. Ai u bë i njohur si aksidenti më i madh reaktor pas atij të “Three Mile Island”.

“Goiania”
13 shtator 1987
Brazil
Më shumë se 240 njerëz u ekspozuan ndaj radioaktivitetit, kur një tregtar droge në Brazil hapi një makineri të braktisur radioaktiviteti dhe e lëvizi një pjesë të vogël klorid ceziumi me radioaktivitet të lartë. Si pasojë e rrezatimit disa blloqe banesash u desh të shembeshin.

“Tomsk-7”
6 prill 1993]
Siberi
Aksidenti në qytetin siberian, Tomsk, u zhvillua pasi një çisternë shpërtheu teksa po pastrohej me acid nitrik. Shpërthimi shkaktoi çlirimin e një reje me gaz radioaktiv që qëndronte mbi kompleksin “Tomsk-7”.


“K-431 Chazhma”
10 gusht 1985
Rusi
Gjatë një furnizimi me karburant në Vladivostok, Rusi, nëndetësja “Echo II” shpërtheu duke çliruar një re radioaktive në ajër. Dhjetë detarë u vranë në incident dhe 49 persona pësuan dëme nga rrezatimi.

“Tokaimura”
30 shtator 1999
Japoni
Aksidenti më i rëndë bërthamor në historinë e Japonisë ka ndodhur në ndërtesën riprocesimit të uraniumit, në Tokaimura, në verilindje të Tokios. Incidenti ndodhi teksa punëtorët po përzienin uraniumin e lëngshëm.

“Yucca Flat”
18 dhjetor 1970
SHBA
Pas testit “Baneberry” që përfshinte shpërthimin e dhjetë kilotonë pajisjesh bërthamore nën “Yucca Flat” në Nevada, SHBA, kanxha që mbyllte pusin me sipërfaqen nuk mbajti dhe mbetjet bërthamore u përhapën në atmosferë. 86 punëtorë u ekspozuan ndaj rrezatimit!​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top