Arabia Saudite thotë se ka strehuar 2 milion refugjatë nga Siria dhe Jemeni

Arfenilla

Themelues i Forumit
Raid ibn Halid Kurmuli, Ambasadori i Arabisë Saudite në Itali, tha të mërkurën se vendi i tij mirëpriti rreth dy milionë refugjatë nga Jemeni dhe Siria.
Ambasadori tha se njerëzit në vendin e tij nuk konsiderohen si refugjatë, sepse atyre u janë lëshuar viza për të qëndruar dhe për të lejuar atyre të drejtën për punë, arsim falas dhe kujdes shëndetësor,
Ai theksoi se qytetarët e Siri dhe Jemen, të cilët shkuan për në Arabinë Saudite u janë dhënë vendbanime me një vendim të veçantë me të cilin ndaj tyre nuk kërkohet plotësimi i çfarëdo kushti që ndryshe kërkojnë kur aplikoni për një leje qëndrimi.
Ambasadori sauditë theksoi më tej se Arabia Saudite është donatori më i madh i ndihmave humanitare për refugjatët sirianë dhe jemenas.
Këtë deklaratë ambasadori e ka dhënë në Romë si një reagim ndaj kritikave se vendi i tij nuk ka marrë refugjatë sirianë dhe se duhet të sigurojë mbështetje për ta./TetovaSot/
1254-600x330.jpg
715.jpg
 
Titulli: Arabia Saudite thotë se ka strehuar 2 milion refugjatë nga Siria dhe Jemeni

Jo more genjeshter eshte kjo, duhet pyetur zenedhesin e tokave arabe nga forumivirtual lool
 
Titulli: Arabia Saudite thotë se ka strehuar 2 milion refugjatë nga Siria dhe Jemeni

z_1441954612-3119346.jpg
Arabia Saudite i është përgjigjur rritjes së numrit të njerëzve që largohen nga Lindja e Mesme për Evropën Perëndimore - duke ofruar ndërtimin e 200 xhamive në Gjermani.
Gazeta angleze The Independent shkruan se shtetet e pasura të Gjirit janë akuzuar se nuk po kontribuojnë për të zbutur krizën humanitare dhe kanë mbyllur dyert për refugjatët shumica e të cilëve i përkasin të njëjtës fe, asaj islame,

Por sipas gazetës më të besueshme gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, e cila citon gazetën libaneze Al Diyar, Arabia Saudite ka “hapur zemrën” dhe ka ofruar ndërtimin e një xhamie për çdo 100 refugjatë që kanë hyrë në Gjermani fundjavën e kaluar. /b expres
 
Titulli: Arabia Saudite thotë se ka strehuar 2 milion refugjatë nga Siria dhe Jemeni

Paska strehu mjaft Arabia. Shume mire.

Ndersa kjo oferta per ndertimin e xhamive ne gjermani qenka me t'futne. Refugjatet kane nevoje per barna, rroba e ushqim.. jo per xhamia.
 
po ato mund te ja ofroj ai shtet se strehon ....pastaj cdo shtet ka edhe fitimet e veta nga te strehurit .
 
kjo eshte tipike e arabeve ...me nje rruge kryejne 5 pune
kjo faze do kaloj , dhe ajo cka mbetet jane xhamite qe nuk do i marrin refugjatet me vete....
 
Titulli: Arabia Saudite thotë se ka strehuar 2 milion refugjatë nga Siria dhe Jemeni

po ato mund te ja ofroj ai shtet se strehon ....pastaj cdo shtet ka edhe fitimet e veta nga te strehurit .

Eshte oferte qe arabet e dine edhe vet qe do te refuzohet nga gjermanet pa e mendu dy here. Jane trika te lodhur te arabeve keto.

Cfare perfitime ka gjermania nga refugjatet se nuk e di?
 
Titulli: Arabia Saudite thotë se ka strehuar 2 milion refugjatë nga Siria dhe Jemeni

kjo eshte tipike e arabeve ...me nje rruge kryejne 5 pune
kjo faze do kaloj , dhe ajo cka mbetet jane xhamite qe nuk do i marrin refugjatet me vete....

E provojne fatin edhe ata.
 
Titulli: Arabia Saudite thotë se ka strehuar 2 milion refugjatë nga Siria dhe Jemeni

Ah, sikur mos te egzistonte asnje e dheen tjeter pos gojes se Ambasadorit!

Ne fakt: UNCHR, UN, OKB dhe te gjitha shenimet boterore e thone te kunderten, madje keni shenime dhe sa koke refugjati ka pranuar cdo vend e bilem edhe sa koke refugjati per koke banori.

Pafshim.
 
Titulli: Arabia Saudite thotë se ka strehuar 2 milion refugjatë nga Siria dhe Jemeni

Tani per te shtrenguar pak rrethin e ekzagjerimeve, jam kurojz ne shume pika.
Psh, si mund te kaloje ne heshtje spostimi i 2milion refugjat nga Siria ne Arabi pa u vene re nga mediat. Keta dy shtete nuk kane as nje kufi te perbashket, pra duhet te kalojne me pare nga Iraku o Jardani o Izraeli. Na sidhini ndonje lajm qe flet per kete eksod masiv prej 2 milion refugjateve.

Pastaj kam nje tjeter pike.
Me cilat viza i ka paisur sirianet Arabia, kur amasada arabe zyrtarisht eshte larguar bashke me ate italiane ne mars te 2012. Kush leshon viza pervec se nje konsullate diplomatike. Mos valle i bene vizat ne kufirin arab? As kjo nuk eshte e mundur sepse doganat kufitare nuk jane konsulata qe leshojne viza, por kontrollojne pasaportat me viza kalimi.

14/03/2012
Terheqja e amasades arabe nga Siria per akuzat ndja Arabise per bashkepunim me terroristet
Ticinonline - Siria: Arabia Saudita chiude ambasciata a Damasco

A mund te me ndriqoni pak mbi keta pika se jam ne errsire.
 
Titulli: Arabia Saudite thotë se ka strehuar 2 milion refugjatë nga Siria dhe Jemeni

Me perlqen te mbush koken time me gjera te verteta dhe zyrtate mundesisht.
Kush me mire ne bote i mbane rregjistrin e refugjateve se Amnesty internatinal ku numri i sirianve refugjat aty eshte = 0.
Arabet e kane per kulture mashtrimin dhe disinformacionin. Po nuk ju shkon me te gjithe..

https://www.amnesty.org/en/latest/n...ia-refugee-crisis-international-resettlement/

refug_zpsiv4j91wf.png
 
Attachments

  • refug_zpsiv4j91wf.png
    refug_zpsiv4j91wf.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • refug_zpsiv4j91wf.png
    refug_zpsiv4j91wf.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Arabia Saudite thotë se ka strehuar 2 milion refugjatë nga Siria dhe Jemeni

Se harrova. Ky ne foto poshte eshte Salman, mbreti i Arabise Saudite, nuk eshte refugjat sirian lol
 
Titulli: Arabia Saudite thotë se ka strehuar 2 milion refugjatë nga Siria dhe Jemeni

Kete eshte pak e veshtire te kaperdihet :stelle:

Funksionari Saudit thote qe: " ne po e injorojme enkas refugjatet sirian per te shtire islamin ne ovest"

Atehere kjo konfermon arsyen pse nuk pranojne asnje kembe siriani ne Arabi, dhe motivin e ndertimit te 200 xhamia ne gjermani.
Ky funksionari saudit mos valle lexoj laurin ne fv kur thote qe ky eksod eshte nje invazion islam ne UE, dhe nuk ka te beje me nje emigrim te sforcuar lufte, por te nje loje te kurdisur. E ndjej pak veten nje profet :bravo:

Nuk merret per baze asnje lloj lajmi sot per sot. Le te hyne ne histori dhe ti lexojme disa dekada me vone, mbase nepermjet nje dossier do arrmime te mesojme "profetin" e ketyre ngajrjeve te ketyre viteve te fundit.

https://khabaristantimes.com/world/...allow-spread-of-islam-in-west-saudi-official/
 
Titulli: Arabia Saudite thotë se ka strehuar 2 milion refugjatë nga Siria dhe Jemeni

Ne njeren ane poston lajme nga webfaqe te ndryshme, ne anen tjeter kur te tjeret postojne, kerkon dicka ekstra plus, lajm shtese. Eh, sot njerezit nderrojne fytyrat me shpesh se corapat :D
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top