Përjetimi i jetës së shkuar

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1431970112HIPNOTERAPI-RREFIMI_2.jpg


“Kolltuku hipnotik është bërë një vend i pëlqyer për mua. Ulem dhe trupi fillon të shkarkojë çdo tension. E tërheq trupin prapa dhe gjithçka fillon nga kjo pikë. Dëgjoj një zë të sigurt, që më udhëheq në çdo çast të këtij udhëtimi mbresëlënës”.

“Sytë e mi, të përqendruar diku fillojnë e turbullohen në shikim dhe vetëm pas pak minutash qepallat mbyllen pa hezitim. Trupi im çtendoset gjithnjë e më shumë, deri në një pikë sa unë humbas kontrollin e vetëdijshëm mbi të. Zëri, që më shoqëron gjithmonë, më thotë të futem gjithnjë dhe më thellë në gjendjen shlodhëse, bashkë me numërimin mbrapsht nga 1-10. Kjo “zbritje” bëhet me një “shkallë lëvizëse” dhe unë shkoj bashkë me numërimin”.

“Në çast, zëri më udhëzon drejt një vendi përrallor, të ngjashëm me konceptin tim për parajsën: një kopësht i madh me bimë, kryesisht lule, por ku nuk mungojnë as pemët e larta, si lisat dhe palmat. Kopshti është i ndriçuar nga një dritë e vaktë e bardhë, duke krijuar një ndjesi misteri. Ajri ndihet që është i freskët dhe i mbushur me aroma lulesh, ndoshta trëndafilash. Dëgjoj cicërima zogjsh tepër melodiozë dhe harmoni, që më japin një ndjesi edhe më të thellë relaksi. Eci i qetë në një rrugicë të këtij kopshti, ku fijet e holla të barit të njomë, nga të dyja anët janë disi të përkulura mbi të”.

“Tani, zëri më thotë se aty në kopësht është një ndërtesë madhështore, ndoshta një tempull dhe vërtet në rrugën time gjej një tempull shumë të madh, në formën e një piramide të shkallëzuar, si ato që ndërtonin inaksit dhe astekët për adhurimin e perëndive. Shoh, që në majë të piramidës ndodhet një vajzë jo njerëzore shumë e bukur, me flokë të argjendta, sy blu shumë të errët, ndoshta nga nuancat më të errëta të kësaj ngjyre, fytyrë e rrumbullakët, e plotë dhe e ndritshme, buzëqeshje tejet rrëzëllitëse. Kishte edhe dy krahë të bardhë në shpinën e saj, njësoj si një ëngjëll, veçse aureolën nuk e kishte vetëm mbi kokë, por si vello të shpërndarë në të gjithë trupin”.

“Ajo më pret me ngrohtësi për në majë të piramidës, duke më zgjatur dorën për të më ndihmuar të ngjitem. Pastaj, kjo qenie më shoqëron për në brendësi të këtij tempulli. Aty shikoj që ka dhe qenie të tjera, si ajo që më shoqëron. Edhe ato më pritën sikur të më njihnin prej kohësh”.

“Pastaj zëri më pëshpëriti se, aty brenda unë do të takoja njerëzit që i kam përzemër dhe fill pas kësaj unë vura re, sesi u shfaqën përpara meje dy gjyshërit dhe tezja, që nuk janë më në këtë jetë. Ata dukeshin kaq të lumtur që më takuan, saqë këtë gjë e kuptova nga buzëqeshja e përqafimi i tyre, jo nga fjalët. Qëndruam ashtu për pak momente dhe kuptova sesa shumë më kishin munguar gjithë kësaj kohe”.

“Pas kësaj, zëri përsëri shfaqet e më thotë të dal tanimë nga tempulli... e unë i bindem. Duke kundruar përsëri bukuritë natyrore të pashoqe të kopshtit, zëri butësisht më thotë se këto janë çastet e fundit, që unë qëndroj aty, pasi do të më duhet të kthehem përsëri sipër, në botën e vërtetë. Tani shkallët lëvizëse më presin që unë të ngjitem sipër, por zemra nuk ma bën që ta lë atë vend, ku rigjeta qetësinë”.

“Ndërkohë, numërimi përsëri ka filluar dhe unë hezitoj të largohem. Në momentin e fundit rend rrëmbimthi për në shkallët e botës së sipërme dhe lë prapa krahëve oazin më relaksues, që kam parë. Numërimi mbaron dhe hap sytë i shlodhur. Kthej kokën dhe... zëri udhëheqës është aty, me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë”.

/ Top Channel
 
Titulli: Përjetimi i jetës së shkuar

Rimishërimi, drejt përsosjes “udhëtimi” i shpirtit nëpër shumë jetë

1431966824SHENJAT-RIMISHERIMIT_10.jpg


Shumë prej nesh mendojnë se të jetuarit është përvojë unike. Disa besojnë se, përtej kësaj jete, energjia jonë vijon të jetojë në forma të tjera. Ndërsa për disa të tjerë, këtu përfshihen edhe budistët, hindutë, por jo vetëm: ne rimishërohemi shumë herë.

ثshtë si një proces maturimi ose evolucion i energjisë shpirtërore, çka nënkupton se intuitivisht ne kemi përjetuar gjëra të ndryshme, në jetët që kemi pasur. Zakonisht besohet se, shumë nga karakteristikat, eksperiencat dhe aftësitë tona reflektohen në jetën pasardhëse. Por, sa më shumë maturohet energjia jonë, aq më shumë këto veti përforcohen dhe aq më shumë veti të reja përfitojmë.

E vërteta është se, në këtë proces rimishërimi, disa prej nesh e kanë përjetuar këtë eksperiencë më shumë se sa të tjerët dhe janë disa shenja që tregojnë për lidhjen tonë me të shkuarën e përtejme.


- ثndrrat e ripërsëritura janë refleksione të pavetëdijes, të cilat në mënyrë të vazhdueshme tregojnë për trauma, frikëra dhe pasigurira, të cilat pretendohen se ruhen në kujtesën tonë nga eksperiencat e jetëve të shkuara. Shumë njerëz përjetojnë në ëndrra takime, apo vizitojnë vende të cilat u duken shumë të njohura, edhe pse nuk i kanë vizituar kurrë.

- Tjetër tregues, se mund të keni jetuar më parë, është intuita e fortë. Ajo konsiderohet si aftësi për të krijuar balancën midis vetëdijes dhe pavetëdijes, e cila na lidh me thellësinë e mençurisë që në krijim dhe me dijet e lindura. Thuhet se, sa më i moçëm të jetë një shpirt, aq më shumë ai ka prirje të kthehet te burimi i tij. Kjo njihet si procesi Nirvana, prirje për të njohur veten dhe përjetësinë.

- “Déjà vu”-të duket se janë një tjetër lloj përjetimesh, të cilat na lidhin me momente dhe ndjesi përtej kësaj jete. Thuajse të gjithëve na ka ndodhur, së paku një herë në jetë, të përjetojmë atë momentin “vetëtimë”, sikur një ngjarje na vjen e jetuar edhe më parë. Disa shpjegojnë se “déjà vu”-ja është papajtueshmëri neurologjike; të tjerë thonë se është refleksion i mundshëm i përmasave të tjera, universeve paralele; dhe një pjesë tjetër besojnë se ato janë referenca të eksperiencës së jetës së mëparshme.

- Mbindjeshmëria duket se është një tjetër element përcaktues për moshën e vjetër të shpirtit. Konsiderohet se, një person me mbindjeshmëri, i cili percepton dhe përjeton dhimbjen dhe ndjesitë e personave të tjerë përreth, është tregues i një shpirti, i cili ka kaluar shumë rimishërime dhe ka arritur në pikën, që po tejkalon problemet e vetes, duke u shtrirë te të tjerët.

- Frikërat e pashpjegueshme dhe fobitë, gjithashtu konsiderohen se janë tregues, që keni jetuar të tjera jetë. Ka nga ata, që besojnë se disa kujtime dhe eksperienca të së shkuarës lënë pasoja në fëmijëri ose dhe në jetën e mëvonshme. Por, disa frikëra janë vërtet të pashpjegueshme. Për shembull, frika për t’i dhënë makinës, frika nga disa kafshë që nuk na kanë lënduar kurrë, frika nga të shkuarit në disa vende etj. Të gjitha këto mund të lidhen edhe me një traumë në të shkuarën tonë të përtejme.

- E fundit dhe më e forta është ndjesia, që mund të përjetosh se toka nuk është shtëpia jote. Shpesh pushtohemi nga malli për të gjetur shtëpinë, dhe kjo mund të merret si një refleksion i dëshirës për t’u rikthyer në burim, tek uni, ndërgjegjja, hyjnorja. Shumë njerëz ndiejnë këtë mall, si një atlet që vrapon mundimshëm për të arritur vijën e “finish”-it. I njëjti shembull vlen edhe për shpirtrat e rimishëruar disa herë, të cilët ndiejnë nevojën bazike për të finalizuar ciklin e për të shkuar në shtëpi. Shpesh, duke përjetuar këtë ndienjë, personat janë të shoqëruar nga ndjesi të përsëritura, si lodhja e vazhdueshme dhe kujdesi për jetën në tokë.
topchanel
 
Titulli: Përjetimi i jetës së shkuar

Une ne nje nga jetet e mëparshme kam qenë Tigër :-D
 
Titulli: Përjetimi i jetës së shkuar

Kjo quhet ndryshe dhe "Deja-Vu" dhe skencerisht shpjegohet me egzistencen e dimensioneve te tjera qe per rrethana qe jan tani per tani te pashpjegueshme ... njerezit i ndjejne (ose perjetojne) rastesisht me shqisat qe kemi.
 
Titulli: Përjetimi i jetës së shkuar

bera nje test ca lloji kam qene para kesaj jete dhe s'u habita hic qe isha kjo me poshte :


An Alien

1096177448.jpg

You are a mysterious alien. Your soul was born in another galaxy and you were born among the stars and among the planets. Looking and the stars bring you peace and memories. You possibly have stars that shine in the dark, pasted on the walls of your room. You have two sides, like all creatures, Light and dark. You are walking in the middle of those two. You are very funny and intelligent at the same time. You love science fiction or comedy (is very rare an alien having a passion for comedy, but you never know…).


Ehhh ja kshu kshu
 

Attachments

  • 1096177448.jpg
    1096177448.jpg
    33.3 KB · Shikime: 0
  • 1096177448.jpg
    1096177448.jpg
    27.7 KB · Shikime: 0
pita.jpg
1FAKT.al: Ju ishit një pirat/e në jetën e shkuar! Kujtimet tuaja tregojnë se ju kaluat jetën në det të hapur, duke kërkuar aventura dhe thesare! Ju dashuroni detin, eksperiencat e reja, udhëtimet dhe disa ulje e ngritje në jetën tuaj tregojnë pikërisht të shkuarën tuaj si pirat/e. Ju jeni eksplorues në shpirt dhe bota ju thërrret. Ju jeni të papërballueshëm!
Bera,1..loj
Me siguri kam qene mace;).
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top