10 gjërat që humbisni çdo ditë duke ndenjur në celular

xqkhf6.jpg

Me siguri smartfonët kanë pushtuar edhe jetën tuaj. Mbase nuk jeni më të aftë që të shijoni shoqërinë e miqve dhe të kaloni më shumë se gjysmë ore pa kontrolluar njoftimet në rrjetet sociale. Në fakt, ju humbni dhjetë gjëra duke qëndruar të lidhur gjatë gjithë kohës me celularin, të cilat i ka renditur portali italian FanPage dhe i sjell suplementi “Ndryshe”. Ja se cilat janë ato

Celularët ose më mirë, smartfonët janë bërë aq shumë pjesë e përditshme e jetës sonë, saqë tashmë është e pamundur të takosh një person që nuk e posedon më një të tillë. Praktikisht është e pamundur që celulari të qëndrojë në çantë për më shumë se gjysmë ore dhe ndonjëherë situatat bëhen vërtet të sikletshme.

Kur dilni për shembull për kafe me miqtë, ju nuk bëni gjë tjetër veçse jepni “lajmin” në Facebook, partneri me siguri shkëmben mesazhe në WhatsApp edhe në momentet intime. Pra me pak falë jeni të fiksuar nga rrjetet sociale, nga mesazhet dhe nga njoftimet që mund të merrni çdo moment. Për rrjedhojë, ju shpesh humbisni një seri eksperiencash dhe momentesh të mrekullueshme, thjesht sepse vazhdoni të qëndroni të lidhur me smartfonin.

Ja të gjitha gjërat që ju humbni duke u fiksuar në celular.


Nuk qëndroni më vetëm me mendimet tuaja

Kohët e fundit, për shkak të pranisë obsesive të smartfonëve në jetët tuaja është gjithnjë e më e vështirë ta gjeni veten vetëm, për të bërë llogari vetjake. Kjo sjellje mund të ketë pasoja negative në zgjedhjet private, duke qenë se momentet e reflektimit janë të nevojshme për t’u çlodhur dhe për të qëndruar racional.

Shoqërinë e miqve

Sa e sa herë, gjatë një natë argëtuese me miqtë, jeni gjendur komplet të “izoluar” për shkak të smartfonëve? Mësohuni që të shijoni shoqërinë dhe të jetoni më shumë raportet reale sesa ato virtuale.

Buzëqeshjen e fëmijëve

Tashmë edhe mamatë nuk mund të bëjnë pa rrjetet sociale. Duke qëndruar gjithnjë me celularin në dorë ju mund të humbni, madje edhe buzëqeshjen, fjalët dhe ndodhitë e të vegjëlve tuaj. Rritja e fëmijëve është më e rëndësishme sesa ato njoftimet qesharake të Facebook.

Një pamje që të lë pa frymë

Në epokën e rrjeteve sociale, fotografojmë gjithçka, që nga pijet, ushqimet e madje edhe pamjet që të lënë pa frymë! Ato bëhen pjesë e fotografimit dhe e shpërndarjes në rrjetet sociale, sikur të ishin një lloj “detyre” morale për t’i treguar se ku gjendeni e çfarë po bëni. Por ndonjëherë imazhet e momenteve të paharrueshme nguliten thellë në kujtesën tonë dhe nuk kanë nevojë për t’u fotografuar.

Njohjet e rastësishme në rrugë

Jeni beqarë dhe nuk e dini se si të njihni personin e duhur? Shkëputuni nga celulari dhe filloni që të shihni përreth. Marrëdhëniet ndërtohen duke u parë në sy dhe jo duke u “fshehur” pas ekranit të kompjuterit. Kushedi se sa raste mund t’ju kenë ikur dhe sa shikime nuk mund të keni shkëmbyer thjesht, sepse duhet t’i përgjigjeshit një mesazhi.

Momentet intime me partnerin

Me smartfonët edhe jeta në çift ka ndryshuar dhe praktikisht është bërë normale që partneri ose partnerja të kontrollojë celularin në një moment intim. Ndaj kur të gjeni një mashkull ose femër i cili/e cila do të jetë i/e aftë të heqë dorë nga mesazhet dhe telefonatat për disa orë, atëherë do të jetë me siguri i duhuri ose e duhura.

Bisedat në autobus

Kur përdoret autobusi ose çfarëdolloj tjetër mjeti transporti publik, të gjithë janë të zhytur në celularin e tyre, për t’i bërë kështu të pamundura bisedat klasike me të panjohurit. Mbase ndonjëherë janë edhe diskutime banale, por në disa raste mund të jenë tepër të habitshme.

Fjalimet me miqtë

اdo person që posedon një celular jeton në një botë më vete. Jo rrallëherë ju është dashur që të përsërisni diçka vetëm e vetëm, sepse një shoqe ose një shok nuk e kishte mendjen te biseda juaj, por edhe e kundërta. Duhet të kuptoni se jeta reale është shumë më e rëndësishme!

Bukurinë e udhëtimeve në tren

Treni, që mund të merret për një udhëtim ose për punë, është i aftë që të na dhurojë eksperienca të paharrueshme. Vendet, personat dhe historitë janë disa nga gjërat që humbisni vetëm, sepse qëndroni të lidhur me celularët.

Një ditë me diell

اfarë mund të jetë më mirë sesa një ditë me diell e kaluar buzë detit, duke shijuar qetësinë dhe pamjen e mrekullueshme? Shumë shpesh këtë gjë nuk e bëni, sepse jeni shumë të zënë duke shkrepur selfie dhe duke mbyllur një diskutim të rëndësishëm nëpërmjet një mesazhi. Lëreni smartphon-in në shtëpi ndonjëherë, pasi vetëm në këtë mënyrë do ta kuptoni se lumturia gjendet në gjërat e vogla të çdo dite.

noa.al
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Titulli: 10 gjërat që humbisni çdo ditë duke ndenjur në celular

Personalisht, telefonin e perdor me shumë kur jam n'shpi dhe vetëm dhe s'kam ça bëj. Kur kam dal dhe jam e rrethuar nga njerezit e harroj fare. S'jam nga ata tipat qe ulen dhe darkojne me dike dhe ne vend te bisedojne me njeri-tjetrin, rrijne merren me telefonat.
 
Titulli: 10 gjërat që humbisni çdo ditë duke ndenjur në celular

Ne autobuz? Une e quaj mungese edukate :p
Te degjoj nje te huaj qe me llomototis hallet e veta nahhh jo flm.
 
Titulli: 10 gjërat që humbisni çdo ditë duke ndenjur në celular

Ne autobuz? Une e quaj mungese edukate :p
Te degjoj nje te huaj qe me llomototis hallet e veta nahhh jo flm.

Nga nje ane te mban me muhabet dhe nga ana tjeter, taak te fut doren tek çanta dhe te vjedh portofolin.--> Skifterat ne autobuzat shqiptar! lol
 
Titulli: 10 gjërat që humbisni çdo ditë duke ndenjur në celular

11. sensin/vleren e kohes.
 
Titulli: 10 gjërat që humbisni çdo ditë duke ndenjur në celular

Kete shkrim e lexova me cel. Sh flm. Po i bej log of urgjentisht. Naten! :D
 
Titulli: 10 gjërat që humbisni çdo ditë duke ndenjur në celular

Gjumi pak ore zgjate. Serish te cel do kthehesh :p

You can run but you can't hide... muhabeti :D
 
Titulli: 10 gjërat që humbisni çdo ditë duke ndenjur në celular

Une nukqenkam e infektuar fare nga kjo semundje.
Kam nje celular qe kam blere saktesisht 19 euro e 99 cent :)).
Gjysmen e kohes kur skam djalin ne shkolle ,se di as ku gjendet neper shtepi ,pa le me ti kushtoj kohe dhe te kete opsione neti ne te :p
 
Titulli: 10 gjërat që humbisni çdo ditë duke ndenjur në celular

Nga nje ane te mban me muhabet dhe nga ana tjeter, taak te fut doren tek çanta dhe te vjedh portofolin.--> Skifterat ne autobuzat shqiptar! lol

Haha. Le se behesh me fiksime se ske as cf denoncon se sben efekt asgje atje :(

Persa i takon kesaj temes une kam filluar tr adoptoj nje politike...fik internetin dhe kshu i kushtohem te tj :D
 
Titulli: 10 gjërat që humbisni çdo ditë duke ndenjur në celular

Un nuk humb asnje gje kur flas me Nicktjeter.

hqdefault.jpg
 

Attachments

  • hqdefault.jpg
    hqdefault.jpg
    10.6 KB · Shikime: 0
  • hqdefault.jpg
    hqdefault.jpg
    10.6 KB · Shikime: 0
Titulli: 10 gjërat që humbisni çdo ditë duke ndenjur në celular

Jo po ta thuash me shkronja kapitale qe ta marre vesh noa :p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: 10 gjërat që humbisni çdo ditë duke ndenjur në celular

Jo po ta thuash me shkronka kapitale qe ta marre vesh noa :p

Ku marrin vesh keta te noas mi Nicktjeter. Ata rrin gjith diten ne kompjuter duke shkrujt artikuj qe nuk i kuptojne.
 
Titulli: 10 gjërat që humbisni çdo ditë duke ndenjur në celular

Një pamje që të lë pa frymë
P,s sa shikimet e cunave te bukur kam humb nga kjo dreq celi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top