PS përjashton Doshin: Vendimi nga Meta, urdhëroi vrasjen time

TIRANE - Tom Doshi perjashtohet nga grupi parlamentar i Partise Socialiste, pas luftes se hapur qe i shpalli kryeministrit Edi Rama ne lidhje me kritikat e forta kunder performances se qeverise dhe punes se disa ministrave. Pas perfundimit te mbledhjes Tom Doshi dha deklarata edhe me te forta duke thene se Ilir Meta ka paguar para per vrasjen e tij. Ai tha se ka prova per te gjitha akuzat qe ka artikuluar.

Ora 13:45 Doshi lë mbledhjen: Meta dhe Rama më duan të vdekur
Deputeti socialist Tom Doshi la mbledhjen e grupit menjëherë sapo u hodh në votim përjashtimi ose jo i tij nga grupi. I pritur me interes te jashtezakonshem nga gazetaret, Doshi dha deklarata te forta duke thene se Meta ka paguar nje person per vrasjen e tij dhe te deputetit demokrat Mhill Fufi. Doshi tha se ka video te cilat sipas tij tregojne se vrasesi me pagese eshte takuar me ministrin e Brendshem Saimir Tahiri. Ai shtoi se kete ceshtje jo vetem qe ja ka bere te ditur Rames por ka njoftuar edhe Senatin Amerikan.

“Ja bëra të qartë se kush është mbas tij dhe për çfarë e bën ai këtë punë. Edi Rama sot ka një tutor që quhet Ilir Meta, i cili ka paguar lekë dhe ka urdhëruar për me më vra mua dhe Mhill Fufin. Ka 5 muaj që unë ja kam bërë të qartë dhe vetë Ilirit dhe Edi Ramës dhe kryeprokurorit të Përgjithshëm dhe kryeprokurorit të Krimeve të Rënda. Unë kam informuar edhe Senatin Amerikan për këtë punë. Ja bëra të qartë Edi Ramës edhe për 21 janarin edhe të gjitha gjërat e tjera.

Cfarë provash keni? Prova është se personi që e ka marrë përsipër për me e kry këtë akt është takuar edhe me ministrin Tahiri.

Keni video? Po patjetër që i disponoj.

E ardhmja juaj tashmë që dilni nga PS? Nuk dal prej politikës ja bëra të qartë edhe Edi Ramës, nuk shkoj as te një parti tjetër, jam në gjendje të krijoj parti të re dhe do ti dal me 60 kandidatë në të gjithë Shqipërinë


Ora 13:18 Doshi vjen me vonesë në mbledhje. Përjashtimi? “Duroni, duroni”

Deputeti Tom Doshi mbërriti i fundit në selinë rozë, rreth 20 minuta me vonesë nga mbledhja e grupit e parashikuar për në 13:00.

A1 Report mëson se përpara mbledhje deputeti socialist i Shkodrës ka qenë në kafe në “Hotel Sheraton” me disa miq të tij.

Kritikat e Tom Doshit dhe "lufta" e hapur me Edi Ramen
Deputeti socialist i Shkodrës Tom Doshi u kthye në qendër të vëmendjes mediatike pas gjuhës së ashpër për punën e mazhorancës. Doshi ka argumentuar më herët se nuk është personale, porse kritikat i nën në emër të bashkëqytetarëve të tij. “Nëse flas, do të tronditen themelet e mazhorancës”, ishte deklarata e fortë që Doshi tha të enjten e seancës së shkuar parlamentare. Të shtunën deputeti socialist, zhvilloi një takim me ministrin Tahiri, një nga më të kritikuarit prej tij sa i takon situatës së rendit, e veçanërisht në qytetin e Shkodrës ku Doshi është deputet. Në bisedën e zhvilluar mes toneve të ashpra, A1 Report mësoi se ministri i Brendshëm i ka thënë në sy mendimin e tij deputetit Doshi ku i ka theksuar se sipas tij ai duhet përjashtuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

(c)Shqiptarja
 
Titulli: PS përjashton Doshin: Vendimi nga Meta, urdhëroi vrasjen time

ehh c'ben interesi thuaj

kur do dali nje parti tjeter se edhe kto u bajatosen fare.
 
Titulli: PS përjashton Doshin: Vendimi nga Meta, urdhëroi vrasjen time

Mua mu duk fashiste perjashtimi i tij. Brenda partise do kete dhe zera kunder do kete dhe debate por tju mbyllesh gojen njerezve keshtu do te thote o komunizem o fashizem.
 
Titulli: PS përjashton Doshin: Vendimi nga Meta, urdhëroi vrasjen time

Nuk iken aq lehte Toma jo :p
 
Titulli: PS përjashton Doshin: Vendimi nga Meta, urdhëroi vrasjen time

Mua mu duk fashiste perjashtimi i tij. Brenda partise do kete dhe zera kunder do kete dhe debate por tju mbyllesh gojen njerezve keshtu do te thote o komunizem o fashizem.

eshte konflikt interesi , toma do tenderin per ilacet ne QSUT (duke qene se ka profarmen) , nderkohe qe konflikti o me baben e tahirit....aman mhb qensh
nuk ka lidhje fare bindjet politike, kta harrojne per cfare dreqin jane aty ...halet e dreqit
 
Titulli: PS përjashton Doshin: Vendimi nga Meta, urdhëroi vrasjen time

Un e konceptoj si termet brenda PS-së, dicka jo e mire ne prag zgjedhjesh
 
Titulli: PS përjashton Doshin: Vendimi nga Meta, urdhëroi vrasjen time

Une mendoja kur i vune tritolin babait te Tahirit mos ka ndonje konflikt me Anijet qe kontrabandohen ne Durres me ilacet me Tomin... Ky paska pas hapur biznes vezesh me Dritan Priftin,dhe me duket se Iliri eshte merzitur me kete gje dhe ja ka mbyll disa burime parash Tomit.
Prifti e kish mesuar dhe te regjistronte bisede... ky eshte sinjal i forte!

Tani presim doreheqjen e Metes,procesin ndaj tij... pafajsine me ´La Manita´ (5-0) dhe populli qe ben thashetheme kafeneve.


Shijoni biseden... Iliri paska ul pazarin,e ka pas 700 mij me Berishen,paska ra me Ramen!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



P.D:VIDEO E PLOTE ESHTE 37 MINUTA,E KENI NE PROFILIN E FB E TOM DOSHIT
 
Titulli: PS përjashton Doshin: Vendimi nga Meta, urdhëroi vrasjen time

Krimi i organizuar dhe shantazhet jane sporti me i preferuar ne politiken shqiptare. Paj, dhe cdo here ka qene kshu!
 
Titulli: PS përjashton Doshin: Vendimi nga Meta, urdhëroi vrasjen time

Doshi publikon foto në “Facebook” dhe shkruan : Ky është organi i akuzës në Shqipëri

1425512599doshi01.jpg


Menjëherë pas publikimit të videos, deputeti Tom Doshi ka publikuar edhe disa foto, që sipas tij, vërtetojnë implikimin e organit të akuzës në dijeninë për ngjarjen.

Në tre foto që Doshi ka bërë publike në profilin e tij, shihet Eugen Beci, që deri dje ka mbajtur postin e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në shoqërinë e dy personave të tjerë.

Sipas deputetit, ata janë Fatjon Skënderi dhe Ylli Xhaxhollari. I pari sipas pohimeve të Doshit, që u cituan nga ministri Tahiri, ishte porositësi i atentatit ndaj tij. Ndërsa Xhaxhollari është pronari i lokalit që Doshi thotë se janë bërë takimet dhe bisedimet për organizimin e planit për eleminimin e tij dhe deputetit Fufi.

“Ky është organi i akuzës në Shqipëri!”, shkruan Doshi në shoqërim të publikimit të këtyre fotove. / Top Channel

doshi02.jpg
 
Titulli: PS përjashton Doshin: Vendimi nga Meta, urdhëroi vrasjen time

Sa here e lexoj emrin e Metes me del perpara kjo...

ilir-meta-humor.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top