E rreh gruaja, burri kërkon ndihmë në policinë e Lezhës

Ka qenë dhuna e vazhdueshme e ushtruar nga bashkëshortja e tij, ajo që e ka detyruar një burrë në qytetin e Lezhës ti drejtohet policisë, për të kërkuar mbrojtje e ndihmë.

52 vjeçari P.N., ka trokitur në policinë e Lezhës ditën e djeshme rreth orës 12:00, ku ka deklaruar se prej kohësh, në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshortja e tij, M.N., ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.

Dy bashkëshortët janë banues në Shëngjin të Lezhës. Policia ka dokumentuar rastin dhe është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit Mbrojtjes së Menjëhershme për 52 vjeçarin.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes. /a.s/noa.al
 
Titulli: E rreh gruaja, burri kërkon ndihmë në policinë e Lezhës

sa keq me vjen :hihi:
 
Titulli: E rreh gruaja, burri kërkon ndihmë në policinë e Lezhës

shife ne Lezh ky muhebt ?! pak cuditshem..:p
Shume mire ka bere qe ka dencuar ,njerzit e dhunshem duhen denoncuar..
 
Titulli: E rreh gruaja, burri kërkon ndihmë në policinë e Lezhës

Te hengert mortja ty ishalla burr koti :p
 
Te hengert mortja ty ishalla burr koti :p [/QUOTE

Po sikur te kishte ndodh e kunderta cfar kishe then!
 
Burg per mashkullin. Un jam kunder dhunes ne familje por eshte pak e rend qe nje burr dhunohet nga gruaja pasi fuqia e femres eshte e dobet, ndersa mashkulli ka fuqi dhe te mbrohet.
 
Titulli: E rreh gruaja, burri kërkon ndihmë në policinë e Lezhës

Te hengert mortja ty ishalla burr koti :p

hahahaah Cent sje fare tolerant e per barazi mes gjinive..:p tashi sa here jan rraf grat nga burrat,mos u bej maskilist :p
 
Titulli: E rreh gruaja, burri kërkon ndihmë në policinë e Lezhës

Burg per mashkullin. Un jam kunder dhunes ne familje por eshte pak e rend qe nje burr dhunohet nga gruaja pasi fuqia e femres eshte e dobet, ndersa mashkulli ka fuqi dhe te mbrohet.
cdo njeri me mendje te shendosh duhet te jet kunder dhunes kjo kuptohet.....Por fuqin mashkulli e kam marr pikerisht nga keso mendime... se eshte burr dhe duhet te jet me i fort...Jo jo fuqia eshte te mendja..
 
Titulli: E rreh gruaja, burri kërkon ndihmë në policinë e Lezhës

Shume gjynaf...quote neven une :D
 
Titulli: E rreh gruaja, burri kërkon ndihmë në policinë e Lezhës

Koheve te fundit shume eshte kah shtohet dhuna nda burave (me nje R), prandaj o vendosni dy RR ose mos u martoni fare.
 
Titulli: E rreh gruaja, burri kërkon ndihmë në policinë e Lezhës

Ku ta gjej 1 burr si ky un ???
Pres pergjigje:p :p
 
Titulli: E rreh gruaja, burri kërkon ndihmë në policinë e Lezhës

nqoft se je burr me trraf po
apo nqoft se je burr gangsterii, ta kam friken

Ke te drejte te me rrahesh tre here ne dite nga tre here per vakt, para buke, mes buke dhe pas buke.
Si te dukem?
 
Titulli: E rreh gruaja, burri kërkon ndihmë në policinë e Lezhës

Dhe me buke ne goje :p

Gjynah ,dhunaeshte gjithmone dhune e ushtruar nga kushdoqofte.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top