Gjashtë historianë rusë, paraqesin studimet për Skënderbeun

*ena*

*Yll Bote*
Figura dhe vepra e Skënderbeut ishin në qendër të një tryeze të rrumbullakët, të organizuar në Moskë me rastin e 600-vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar. Në këtë veprimtari të organizuar nga ambasada në Moskë me pjesëmarrjen e punonjësve shkencorë të Institutit dhe të Universitetit shtetëror të Moskës “Lomonosov”, merrnin pjesë anëtarë të shoqatës së miqësisë “Rusi – Shqipëri”, shqiptarë me banim në Moskë, dashamirës të Shqipërisë, punonjës nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë,etj. Veprimtaria për Skënderbeun u çel me prezantimin dhe diskutimin e portretit të Skënderbeut, të punuar posaçërisht për këtë jubile nga piktori rus, Danill Dirov. Punimet e “Tavolinës së rrumbullakët” i hapi drejtori i institutit, doktori i shkencave historike, Konstantin Nikiforov, i cili në mënyrë të përmbledhur bëri një vlerësim të veprës së Skënderbeut. Ndër të tjera, ai vuri në dukje rëndësinë e luftës antiosmane të popullit shqiptar, nën udhëheqjen e Skënderbeut për çlirimin edhe të popujve të tjerë ballkanikë. Ambasadori Avni Xhelili mbajti referatin me temë: “Lufta çlirimtare e Popullit shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut dhe rëndësia historike e veprës tij”. Nga punonjës të Institutit dhe të Universitetit “Lomonosov” u mbajtën edhe 5 referate shkencore. Në referatin e vet, doktori i shkencave, Grigori Arsh solli fakte dhe materiale deri më sot të panjohura, të gjetura në arkivat ruse të shek. 16 dhe 17, ndërsa doktorja e shkencave, Julia Ivanova trajtoi çështjen e transformimit të identitetit nga lokal (fisnor),në etnik dhe së fundi, në identitet kombëtar që u arrit në periudhën e Skënderbeut. Autorët e tjerë e vunë theksin në krijimin e një fronti të përbashkët për çlirimin e vendit nga pushtuesit osmanë dhe në formimin e individualitetit kombëtar të tyre. Referimet u shoqëruan edhe me diskutime nga të pranishmit. Aktiviteti përfundoi me koktejin e organizuar nga ambasada në mjediset e Institutit të Studimeve Sllave të Akademisë së Shkencave të Rusisë.
 
REFERATET E MBAJTURA

* 1. “Skënderbeu në dokumentet arkivore ruse”, mbajtur nga doktori i shkencave historike, Grigori Arsh
* 2. Identiteti lokal dhe etnik: shek. 15, vështruar nga shek. 21, mbajtur nga doktorja e shkencave historike, Julia Ivanova
* 3. “Mbi veprën e Skënderbeut” , mbajtur nga doktori i shkencave historike, Sergei Kuleshov, kryetar i shoqatës “Rusi - Shqipëri”;
* 4. “Lufta çlirimtare e popullit shqiptar në kontekstin ballkanik”, mbajtur nga kandidati i shkencave historike, Pjetër Iskanderov
* 5. “Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Lëvizja Kombëtare për اlirim e popullit shqiptar në shek.15”, mbajtur nga kandidati i shkencave historike Grigori Shkundin, pedagog i Universitetit “Lomonosov”
* 6. “Lufta çlirimtare e popullit shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut dhe rëndësia historike e veprës tij”, mbajtur nga ambasadori shqiptar në Moskë, Avni Xhelili
 
Dorëshkrimet origjinale, dhuratë Muzeut Kombëtar

Janë dorëshkrime origjinale dhe rrëfejnë për një jetë të tërë pune. Tani nuk i përkasin më një personi, por janë “pasuri” kombëtare. Ka qenë djali i përkthyesit të njohur, Stefan Prifti, Ilia Prifti, ai që i ka dhuruar dje Muzeut Historik Kombëtar dorëshkrimin në latinisht e shqip të librit të të atit “Apologjia e Skënderbeut” (në latinisht më 1636). 84 faqe dorëshkrim në latinisht dhe 93 faqe në shqip janë dëshmia origjinale dhe shumë e veçantë që tregojnë sesi intelektuali i shquar, Stefan Prifti ka pasur procesin e laboratorit të punës. Sesi duke mos pasur librin origjinal të Frang Bardhit ka kopjuar me dorë në Bibliotekën Kombëtare të gjithë librin në latinisht dhe më pas e ka përkthyer.
اfarë përfaqëson “Apolo-gjia e Skënderbeut”?
Frang Bardhi e ka shkruar librin “Apologjia e Skënderbeut” për 15 ditë. ثshtë vepër gjeniale e formës së polemikës. Kjo polemikë lidhet me origjinën e Skënderbeut. Një autor boshnjak, Johan Tomku Margnoviç kishte botuar një libër ku e nxirrte Skënderbeun me origjinë boshnjake. Atëherë Frang Bardhi që ishte student në kolegjin “Congregacione Fide” shkroi një libër për të mbrojtur origjinën shqiptare të Skënderbeut. “Kjo vepër polemike është e nivelit të lartë shkencor. Përveç dokumenteve të referimit, në këtë vepër ka edhe shpjegime të karakterit etimologjik, por edhe të hamendësisë popullore të shqiptarëve, të cilët e adhuronin Skënderbeun. Kjo vepër është vepër moderne edhe në kohën e sotme”, thotë drejtori i Muzeut Kombëtar, Moikom Zeqo. اka është e rëndësishme është se Frang Bardhi është mbështetur mbi veprën e Marin Barletit për të hartuar veprën e tij.


Burimi: TiranaObserver
 

Attachments

  • Skenderbeu.jpg
    Skenderbeu.jpg
    95.7 KB · Shikime: 56
Keshtu po ka lezet ,me behet qejfi :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top