Mrekullia e Krijuesit

Arfenilla

Themelues i Forumit
Agjërimi i merimangës

marimanga-300x223.gif



Në botë ekzistojnë lloje të shumta të merimangave. Merimanga ka tetë këmbë, buzë të cilat shndërrohen në dhëmbë helmuese, dy brirthë dhe pjesa ku janë vendosur ‘tjerrëset’ të cilat prodhojnë mëndafsh që shfrytëzohet për ndërtimin e çerdhes, fshikëzës apo rrjetës për kapjen e insekteve. Merimanga ka gjashtë, apo shtatë sy në anën e pasme të cephalothoraxit, pjesa e epërme e trupit.

Në Kur’anin fisnik ekziston kaptina me emrin “El-Ankebut”, që në përkthim do të thotë “Merimanga”. Në atë Allahu i Madhërishëm, thotë: “Shembulli i atyre, të cilët veç All-llahut morën mbrojtës (zota idhujsh), është si shembulli i merimangës që thur shtëpi, e sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është e shtëpia e merimangës.” (El Ankebut, 41).


Gjatë higjretit të Pejgamberit s.a.v.s. nga Mekka për në Medine. Merimanga luajti një rol të madh gjatë fshehjes së Pejgamberit s.a.v.s. dhe shokut të tij, Ebu Bekrit r.a. kur ishin në shpellë në rrugë për në Medine, merimanga punoi rrjetën e madhe në hyrje të shpellës dhe kjo i hutoi politeistët të cilët e kërkonin Pejgamberin s.a.v.s. dhe shokun e tij. Ata menduan se merimanga e kishte punuar rrjetën e saj shumë kohë më parë.

Merimanga agjëron gjatë periudhës kur i vendos vezët e saj. Gjatë asaj kohe ato nuk kanë kurrfarë lloji të ushqimit. Merimangat e gjinisë femërore i punojnë çerdhet dhe fshikëzat për t’i vendosur vezët e tyre. Atëherë mbesin në ato vende duke ruajtur vezët derisa ato të qelin. Kohëzgjatja e inkubacionit të vezëve varet nga lloji i merimangës. Por, në të gjitha rastet, ajo periudhë kalon pa ushqim, gjë që merimangën e bënë mjaft të dobësuar. Nga gjëndrat e veçanta merimanga lëshon një lloj lëngu i cili nevojitet për të ushqyer merimangat e reja të cilat nuk janë në gjendje të ushqejnë veten e tyre derisa të rriten. Në këtë mënyrë ato marrin lëngjet derisa nuk forcohen dhe të fillojnë të gjejnë ushqimin e tyre në rrethin ku jetojnë.

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi


Agjërimi i ketrave nëntokësor

kitraa.gifNë botë ekzistojnë shumë lloje të ketrave. Disa jetojnë në drurë, ndërsa të tjerat nën tokë. Ketrat nëntokësor agjërojnë disa ditë dimrit.

Ketrat janë kafshë vegjetariane. Gjatë vjeshtës janë aktive dhe mbledhin arra, kokërrza, duke i fshehur për tu ushqyer gjatë dimrit. Gjatë dimrit, ato ndalin aktivitetin.

Zvogëlohet të rrahurit e zemrës së tyre dhe për disa minuta marrin frymë njëherë.

Kur në pranverë fillon koha të nxehet, ketrat zgjohen dhe janë shumë aktive. Me shumë gëzim kërkojnë ushqimin e freskët që ju dhuron Allahu i Plotfuqishëm.


“Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi Mahfudhë).” (Hudë, 6)


Agjërimi i lososit

IMG_0067_Lososi-300x199.gif
Ambienti i ujit paraqet shumë lloje peshqish që agjërojnë. Këtu do të paraqesim agjërimin e lososit të kuq agjërimi i të cilit mendohet një prej mrekullive të Allahut dhe imazh i ndryshimeve të çuditshme biologjike.

Në periudhën e hershme të jetës, ky lloj peshku banon në ujërat e ëmbla, para se të emigrojë në ujëra të njelmët të deteve dhe oqeaneve.

Për lososin e kuq është karakteristike që një pjesë të jetës, diku nga katër deri në shtatë vjet, kalon në detet e mëdhenj. Kur rriten dhe bëhen të gatshëm për reprodukim biologjik, së bashku pas udhëtimit të mundshëm i cili zgjat afër katër deri në pesë mijë kilometra, mblidhen në oqean. Pas kësaj secili lloj drejtohet në vendlindjen e tyre, duke vazhduar rrugën deri te lumenjtë ku kanë lindur.

ثshtë mahnitëse që këta peshq fillojnë agjërimin posa t’i lënë ujërat e njelmët duke notuar kah ujërat e ëmbël. Ky udhëtim zgjat disa muaj. ثshtë e qartë që shërbehen me instinkte shqisore të cilat zhvillohen nga agjërimi i gjatë kohor për të njohur lokalizimin përkatës. Secili peshk noton në të kundërtën e rrjedhës së lumit. Kur arrin në vend të përshtatshëm, lososi fillon të gropojë zgavra për vezë. Të dy prindërit marrin pjesë në këtë punë. Femra i bën vezët, e më pas meshkujt i mbulojnë me spermë për t’i fekonduar nga jashtë. Ata presin derisa lososët e rinj të dalin nga vezët, e vështrojnë për herë të fundit, duke kryer me sukses misionin e tyre.

Pas kësaj duke agjëruar shkojnë në të njëjtin lokacion, duke lënë pas vetes gjeneratën e re e cila përgatitet për rrethin e dytë të mundimit që e kanë përjetuar të gjitha krijesat. Kur peshqit e rinj rriten dhe aftësohen seksualisht, do të fillojnë agjërimin e tyre, sikur të prindërve të tyre.

Mrekullitë e Allahut janë pafund: “Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin! I cili krijoi dhe përsosi, Dhe i cili përcaktoi e orientoi.” (El – A’ëla, 1 – 3)


Agjërimi i pinguinëve


pinguin-300x222.gif
Pinguini është lloj shpendi detar i cili jeton në vende të ftohta. Në tërë botën ekzistojnë shtatëmbëdhjetë lloje të këtyre shpendëve. Vetëm një lloj banon në territorin e polit të Veriut, ndërsa llojet e tjera janë të shpërndara përgjatë hemisferës jugore, në Australi, Afrikë dhe Amerikë.

Ky lloj tërësisht dallon për mënyrën e vendosjes së vezëve. Me ardhjen e pranverës, ata në grupe kthehen në vendlindje në polin e Veriut, duke kaluar me mijëra milje përderisa nuk arrijnë në destinacionin e dëshiruar dhe në lokacionin e përshtatshëm për reprodukim. Posa arrijnë aty, menjëherë fillojnë ndërtimin e çerdheve të tyre larg pjesëve shkëmbore. Pas tre javësh nga ardhja, ata përfundojnë ndërtimin e çerdheve si dhe procesin e lindjes. Femrat bëjnë dy vezë të bardha me nuanca të kaltra. Meshkujt marrin detyrën e vendosjes në vezë, në vend të femrave pinguin e cila është e preokupuar me kërkimin e ushqimit në ujëra të thellë detar. Në anën tjetër mashkulli agjëron dy javë përderisa të vegjlit nuk rriten. Kur kjo ndodh, mashkulli me shpejtësi të madhe vërsulet në det për të pirë ujë dhe për tu ushqyer me furnizim të Allahut. Ky me gëzim konsumon ushqimin përderisa femra pinguin (tani nënë) kthehet për të ushqyer pinguinët e vegjël.

Përkundër të gjithë llojeve të pinguinëve, ekziston një lloj i quajtur “Imperator” i cili nuk ndërton çerdhe për fëmijë. Ky lloj kalon dimrin në zonat e akullta të Veriut kur i bën vezët, por jo në borë, por në këmbët e pasme. Ndonjëherë mashkulli pinguin (babai) e liron nënën nga detyra dhe duke agjëruar mbesin gjatë tërë dimrit.

Me ardhjen e pranverës, akulli shkrihet, zogjtë e vegjël lindin. Në këtë lloj agjërimi fshehtësia qëndron në atë që vezëve të pinguinit u nevojitet një shkallë e caktuar e ftohtësisë. Praktikisht, kur pinguinët e vegjël rriten, fillojnë të agjërojnë, duke abstenuar nga ushqimi përderisa puplat e tyre nuk bijnë, dhe trupi mbulohet me pupla të reja. Në këtë moment, ata vërsulen në ujë duke përfunduar agjërimin e tyre.

Edhe pinguinët e vjetër gjithashtu agjërojnë. Agjërimi i tyre ndodh kur ndërrojnë puplat e vjetra me të reja të dendura dhe të shndritshme. Atëherë me gëzim hudhen në det, sikur imitojnë njerëzit që veshin petkat e reja për Bajram i cili vjen pas agjërimit të muajit të Ramazanit.

Por, mund të themi se edhe njerëzit imitojnë këto krijesa të bukura. Më mirë me thënë, ky është ligj i dukshëm në krijesat e Allahut, ndërsa Ai është Krijuesi më i bukur dhe më madhështor.
“I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!” (El – Mu’minun, 14)

Agjërimi i krimbit të mëndafshit
somhnay944351-300x225.gif
Bota e insekteve na njofton me lloje të ndryshme të agjërimit, që janë tregues i fuqisë së Allahut të madhërishëm dhe mahnitje në krijesa.

ثshtë e njohur mirë që ushqimi është faktor kryesor i zhvillimit të organizmave të gjallë.

Krimbi i mëndafshit na tregon që agjërimi dhe apstinimi nga ushqimi dhe pija nuk e dëmton organizmin. Më mirë me thënë, agjërimi në mënyrë çuditëse dhe pushtuese përmison gjendjen e këtyre krijesave. Për të njohur fshehtësinë e këtij agjërimi, së pari duhet hulumtuar disa fakte lidhur me rrethin jetësor të këtyre krijesave.

Kjo mund të përshkruhet kështu:

Në fillim të pranverës, nga vezët dalin larvat të cilat ushqehen me gjethet e manit, e kjo zgjat pesë ditë. Trupi i tyre rritet shumë shpejtë dhe arrin madhësinë të cilën lëkura e tyre nuk mund ta tolerojë, për këtë e ndërrojnë me tjetër, më të gjërë. Për të arritur këtë duhet të agjërojnë një ose dy ditë, në mënyrë që trupi i tyre të jetë i gatshëm fiziologjikisht për të ndërruar lëkurën e vjetër.Ky proces përsëritet pesë herë gjatë etapës më të hershme, para përfundimit të metamorfozës e cila zgjat tridhjetë ditë. Atëherë e përfundojnë etapën e zhvillimit dhe fitojnë madhësi të dukshme.

Kur larva arrin këtë madhësi, ajo patjetër fillon agjërimin e dytë i cili zgjat gjashtë ditë. Në këtë mënyrë ajo do të gjejë një çerdhe të qetë, ku do të thurrë një mbështjellës për trupin e saj të ri. ثshtë interesant të dijmë që larva e thurrë vetëm një pe të bukur, të fortë dhe fije të shëndritshme, gjatësia e së cilës arrin prej 400 deri në 1200 metra. Ky mbështjellës quhet “kokon” dhe ky është burim i mëndafshit komercial, materialin e të cilit njerëzit e përdorin për rroba, por Allahu i madhërishëm meshkujve u ka ndaluar, ndërsa femrave u ka lejuar. Njëkohësisht mund të themi se buba hyn në etapën e privimit nga ushqimi (në mes larvës dhe pjekurisë së plotë, në transformimin në insekte holometaboloze), gjatë të cilit zakonisht kalon nëpër procesin e përfundimit të transformimit brenda kokonit mbrojtës.

Faza e hershme kërkon qetësi të plotë për bubën, por kjo nuk është periudhë e zhvillimit ose dimërimit siç duket në shikim të parë.

Më mirë me thënë, kjo ngjan në etapën e rëndësishme të jetës së këtij insekti të çuditshëm i cili është subjekt i llojeve të ndryshme të transformimit të shpejtë. Këto etapa e përgatitin insektin që të kalojë në etapën tjetër.

Më në fund buba e përgjumur e cila agjëron kalon në kryenngritës të madh i cili copton prangat për të dalë në botën e gjërë. Ajo tajon një lëng i cili zbërthen pjesët e kokonit për të krijuar rrobat duke prodhuar një organizëm tejet të bukur i cili quhet flutur e bubës së mëndafshit, i cili bën vezët e saja pas mbarësimit. Ajo kalon pesë ditë të jetës së saj duke agjëruar, pasi që vendoset në vezët e mbarësuara të cilat në pranverën tjetër do të ripërtërijnë rrethin interesant të jetës së tyre.

Qoftë lavdëruar Allahu, Krijuesi më i bukur!

Agjërimi i thnegëlngrënësit gjembor
iriqi.gif
Thnegëlngrënësi gjembor, ose echidna, është një lloj gjitari i natës i cili hap tokën dhe vendos vezët. Jetojnë në Australi, Tasmani dhe Guinenë e Re.

Nuk ka dhëmbë dhe është i mbuluar me gjemba. Ka gjuhë të gjatë dhe ngjitëse me të cilën rrëmben insektet si thneglat dhe termitet.

Thnegëlngrënësi gjembor kryesisht jeton në kodra dhe vende mbi 200 m lartësi mbidetare.

Ka dëshirë të banojë në vende të pabanuara dhe male të errëta. Ky është shkas i ushqimit të tij karakteristik me thnegla. Kur thnegëlngrënësi gjembor hap gjuhën e tij të gjatë dhe ngjitëse brenda tunelit të thneglave, me qindra thnegla ngjiten në gjuhën e tij, duke krijuar ushqim të këndshëm thnegëlngrënësit.

Një prej shenjave të urtësisë së Allahut e cila manifestohet në krijesat e Tij është që thnegëlngrënësi (echidna) ka lëkurë të trashë e cila mbron nga pickimi i thneglave. ثshtë edhe një fenomen interesant që thnegëlngrënësi përzien insektet me pluhur, rërë dhe bimë të thata, që i ndihmon në tretjen e insekteve.

Thnegëlngrënësi mund të apstenojë nga ushqimi në periudhë e cila kalon një muaj pa asnjë efekt në vitalitetin e tij.
Mungesa e ushqimit nuk e dobëson, për shkak të rezervave që i merr më parë. Kur zvogëlohet ushqimi, ata agjërojnë
.

Edhe kjo është manifestim i fuqisë së Allahut dhe urtësisë së Tij në krijesa.

Prim.dr.Ali F. Iljazi
 
Pe: Mrekullia e Krijuesit

Paska harruar Ariun. Mesuesja na thoshte se gjate dimrit agjeron ne shpelle :hi:
 
Pe: Mrekullia e Krijuesit

@kitrra, vallaj je i tmerrshem lol

Sa per temen: C'lidhje ka Krijuesi i Gjithsise-natyres, me Allahun?
 
Pe: Mrekullia e Krijuesit

Artikull interesant, Allahu te shperblefte
 
Pe: Mrekullia e Krijuesit



to1O6ziFWAhmmD1OLAEV7DpCz3ISenCDQovuWWw0TZGltg60FA.jpg
Kërmijtë janë butakë të vegjël gastronomik. Disa jetojnë në ujë e disa në tokë. Kanë trup të zgjatur ngadalë lëvizës me guaskën (shtëpinë) e cila i mbron nga rreziku. Kërmijtë e tokës i dëshirojnë terrenet me lagështi. Gjatë ditës me diell futen nën sipërfaqen e tokës dhe bëhen aktiv gjatë natës.

Kërmijtë ushqimin e marrin nga bimët dhe kripërat organike. Janë tepër lakmues, dhe përderisa hanë, trupat e tyre fitojnë ekstra trashësi.

Kur vie dimri i ftohtë, kërmijtë, sikurse edhe shumë kafshë tjera, agjërojnë. Agjërimi tyre zgjat përderisa zgjat koha e ftohtë. Por kërmijtë gjithashtu agjërojnë edhe kur është koha e nxehtë.

Allahu i madhërishëm këto krijesa i ka furnizuar me aftësi të tajojnë mbështjellës (mikusi) i cili i mbron trupat e tyre nga tharja.

Gjatë periudhave të nxehta e të thata, kërmijtë janë të rrezikuar nga dehidrimi. Ata mbyllen në pergament që është i ngjajshëm me membranën dhe ngjiten për drunjë, mure, etj.

Gjatë kësaj kohe, ata agjërojnë. Kur ftohet koha, përfundojnë agjërimin, dalin nga vendet e fshehta për të kërkuar ushqimin.

Atëherë humbin në peshë duke kthyer vitalitetin e tyre.

Allahu i madhërishëm u sjell robërve të Tij shumë shembuj të jetës së llojllojshme si dhe eksperimente të shumta të Krijuesit.
 

Attachments

  • to1O6ziFWAhmmD1OLAEV7DpCz3ISenCDQovuWWw0TZGltg60FA.jpg
    to1O6ziFWAhmmD1OLAEV7DpCz3ISenCDQovuWWw0TZGltg60FA.jpg
    7.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top