Islami politik apo politika islame?


Islami politik apo politika islame?


Beni Kizolli

Fillimisht dëshiroj që të sqaroj një kuptim se Islami te ne është një. ثshtë sistem jete që ofron zgjidhjet me logjike në të gjitha sferat jetësore. Vlerat e islamit janë të qarta, universale dhe gjithëpërfshirëse.


Gjithashtu, duhet të sqarohet përkufizimi i termit “Islami politik”, se si duhet të për
doret dhe si të kuptohet mënyrë të drejtë; kur është fjala për një familje me traditë fetare islame nuk mund të themi, islami familjar, kur është fjala për një shoqëri me traditë fetare islame nuk mund të themi, islami shoqëror.

Pra, përdorimi i drejtë i këtij termi do të ishte “Politika islame”, sepse islami nuk përkufizohet vetëm në politikë, rite, fe, traditë e as kulturë, por është një sistem vlerash, është sistem që ofron zgjidhje ideale. Ky sistem jetësohet vetëm kur ato vlera reflektohen në këto sfera të shoqërisë. Shtjellimin e këtij shkrimi nuk do ta vazhdoj nga këndvështrimi i “islamit politik”, por mbi “politikën islame”.

Politika dhe dinjiteti!

Përse njeriu neveritet aq shumë nga politika? Për atë se politika është e keqe? Sigurisht që jo, por nga njerëzit të cilët veprojnë me paragjykime neveritëse politike.

“… në kushtet e trashëguara, angazhimi i njerëzve labilë në politikat aktuale, nënkupton pezmatimin e tyre nga veset e politikës aktuale… Po të ishte vetëm pezmatimi nga veset, do ishte mirë, mirëpo personi i tillë do të shndërrohet në qendër të përhapjes së të keqes.”
Andaj, gjatë vlerësimit të aftësisë politike, nuk duhet të shikohet vetëm rreshtimi, por edhe karakteri ose nuk duhet të shikohet vetëm arritja e suksesit në politikë, por duhet të shikohet ajo se çfarë ka sakrifikuar, e çfarë jo.

Ai i cili nuk vepron në përputhje me politikën-ideologjinë që e premton, sigurisht nuk jeton me të dhe për të, nuk zbatohet në botën e brendshme të tij dhe çfarë pritet nga ai?!

Farabiu thotë: Shteti i ndershëm bëhet nga politika e ndershme; politika e ndershme, bëhet nga shoqëria e ndershme; ndërkaq shoqëria e ndershme krijohet nga veprat e personaliteteve të ndershëm.

Politika si vepër!
Edhe politika është një vepër. اdo vepër ose është e drejtë, ose e devijuar, e keqe.

Vepra e drejtë ka tri kushte: 1) Nijeti – qëllimi i pastër; 2) Metoda e drejtë dhe 3) Synimi -objektivi i qartë (dhe ligjor). E kundërta e këtyre është vepra e devijuar.

Edhe ato vepra që nuk bëjnë pjesë në këto dy kategori dhe që nuk kanë rezultat (të ligjshëm), nuk sjellin sukses, janë vepra të kota; gjithashtu dhe këto janë vepra përçarëse.

Politika islame ka të bëjë më atë të parën, ajo pranon dhe motivon vetëm për veprat e mira.Përndryshe politika islame është art i bërjes së gjërave të mundura dhe të lejuara.

Në këtë drejtim edhe këto dy tipare, dituria dhe urtësia, kanë dimensionet e veta etike dhe estetike: Politika pa dituri (naive) shkakton injorancën; politika pa urtësi shkakton marrëzinë; politika joetike shkakton poshtërsi dhe politika joestetike shkakton neveri.

Koncepti i Politikës islame: Ata që i janë besnik vullnetit të popullit, duhet të përvetësojnë politikën e padirigjuar, por ajo duhet të mbështetet në këto parime: dëshmia-vërtetësia, drejtësia, mëshira, ndërgjegjja, profesionalizmi dhe konsultimi me një qëllim, t’u shërbejnë krijesave është për hir të Krijuesit (Nuk dallon: racën, përkatësinë etnike dhe as atë fetare). Atyre ju lejohet politikëbërja.

Por, si mund t’i dallojmë ata: duke shikuar rreshtin (safin) e atyre që i janë nënshtruar politikës së dirigjuar; duke shikuar rreshtin (safin) e atyre që janë pranë medieve të kontrolluara; duke shikuar rreshtin (safin) e atyre që njihen si financues politikë.

اka mund të na sigurojë Politika islame?

Politika islame siguron një shoqëri që mbështetet në besim në Zot, në dashuri për atdhe, familje, shtet dhe liri.

Besimi në Zot– Garanton të drejtën e besimit dhe praktikimit të tij: “Ju keni fenë tuaj, e unë kam fenë time!” El-Kafirun, 6.
Dashuria për atdhe – Na mëson i Dërguari a.s., se : “ Dashuria për atdheun është nga besimi dhe kjo dashuri ka një çmim sikurse që është të biesh dëshmor” .

Familja – Sikurse që gruaja konsiderohet si shtyllë e familjes edhe familja konsiderohet shtyllë e shoqërisë. Për këtë familja duhet të jetë nën kujdesin e institucioneve që të sigurohet një shoqëri e emancipuar, e shëndoshë dhe e lumtur.

Shteti – Shteti i vërtetë mbështetet në dituri dhe në ndërgjegje, dhe si përfundim ka prioritet zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e shoqërisë.
Liria – Një jomusliman kur shpreh besimin e tij, shumë herë mund t’i kundërshtojë parimet e Islamit, por kjo nuk duhet të pengohet përderisa ajo nuk ka për qëllim ofendimin por shprehjen e besimit të tij. Ky vendim është marrë nga gjyqtarët besimtar në një shtet islam. Pra: “Ekziston liria e të menduarit, liria e arsimimit, , liria e shprehjes dhe e kritikës, liria e besimit dhe fesë, liria e lëvizjes dhe veprimit, liria e pronës, etj. Por: “Jo dëmtimi i vetes dhe i të tjerëve”. Nisur nga ky parim, çdo lloj lirie e cila i shkakton dëm vetes së tij apo dikujt tjetër, është përjashtuese dhe duhet kufizuar. Liria ime përfundon aty, ku fillon liria e dikujt tjetër.

Si përfundim, Politika islame do të sigurojë këto standarde: në vend të hakmarrjes – paqe; në vend të konfliktit – mirëkuptim; në vend të standardeve të dyfishta – drejtësi; në vend të shfrytëzimit – bashkëpunim; në vend të diskriminimit – barazi; në vend të shtypjes – demokraci.
Kemi shumë burime për të kuptuar atë të vërtetën, por na duhet guxim dhe sinqeritet që të pranojmë të vërtetën. Pa dyshim se e vërteta do të ngadhënjejë mbi të pavërtetën!

Beni Kizolli ,kandidat i PK per prizrenShkruan:Beni Kizolli
Fillimisht dëshiroj që të sqaroj një kuptim se Islami te ne është një. ثshtë sistem jete që ofron zgjidhjet me logjike në të gjitha sferat jetësore. Vlerat e islamit janë të qarta, universale dhe gjithëpërfshirëse. Gjithashtu, duhet të sqarohet përkufizimi i termit “Islami politik”, se si duhet të përdoret dhe si të kuptohet mënyrë të drejtë; kur është fjala për një familje me traditë fetare islame nuk mund të themi, islami familjar, kur është fjala për një shoqëri me traditë fetare islame nuk mund të themi, islami shoqëror.
Pra, përdorimi i drejtë i këtij termi do të ishte “Politika islame”, sepse islami nuk përkufizohet vetëm në politikë, rite, fe, traditë e as kulturë, por është një sistem vlerash, është sistem që ofron zgjidhje ideale. Ky sistem jetësohet vetëm kur ato vlera reflektohen në këto sfera të shoqërisë. Shtjellimin e këtij shkrimi nuk do ta vazhdoj nga këndvështrimi i “islamit politik”, por mbi “politikën islame”.
Politika dhe dinjiteti!
Përse njeriu neveritet aq shumë nga politika? Për atë se politika është e keqe? Sigurisht që jo, por nga njerëzit të cilët veprojnë me paragjykime neveritëse politike.
“… në kushtet e trashëguara, angazhimi i njerëzve labilë në politikat aktuale, nënkupton pezmatimin e tyre nga veset e politikës aktuale… Po të ishte vetëm pezmatimi nga veset, do ishte mirë, mirëpo personi i tillë do të shndërrohet në qendër të përhapjes së të keqes.”
Andaj, gjatë vlerësimit të aftësisë politike, nuk duhet të shikohet vetëm rreshtimi, por edhe karakteri ose nuk duhet të shikohet vetëm arritja e suksesit në politikë, por duhet të shikohet ajo se çfarë ka sakrifikuar, e çfarë jo.
Ai i cili nuk vepron në përputhje me politikën-ideologjinë që e premton, sigurisht nuk jeton me të dhe për të, nuk zbatohet në botën e brendshme të tij dhe çfarë pritet nga ai?!
Farabiu thotë: Shteti i ndershëm bëhet nga politika e ndershme; politika e ndershme, bëhet nga shoqëria e ndershme; ndërkaq shoqëria e ndershme krijohet nga veprat e personaliteteve të ndershëm.
Politika si vepër!
Edhe politika është një vepër. اdo vepër ose është e drejtë, ose e devijuar, e keqe.
Vepra e drejtë ka tri kushte: 1) Nijeti – qëllimi i pastër; 2) Metoda e drejtë dhe 3) Synimi -objektivi i qartë (dhe ligjor). E kundërta e këtyre është vepra e devijuar.
Edhe ato vepra që nuk bëjnë pjesë në këto dy kategori dhe që nuk kanë rezultat (të ligjshëm), nuk sjellin sukses, janë vepra të kota; gjithashtu dhe këto janë vepra përçarëse.
Politika islame ka të bëjë më atë të parën, ajo pranon dhe motivon vetëm për veprat e mira.Përndryshe politika islame është art i bërjes së gjërave të mundura dhe të lejuara.
Në këtë drejtim edhe këto dy tipare, dituria dhe urtësia, kanë dimensionet e veta etike dhe estetike: Politika pa dituri (naive) shkakton injorancën; politika pa urtësi shkakton marrëzinë; politika joetike shkakton poshtërsi dhe politika joestetike shkakton neveri.
Koncepti i Politikës islame: Ata që i janë besnik vullnetit të popullit, duhet të përvetësojnë politikën e padirigjuar, por ajo duhet të mbështetet në këto parime: dëshmia-vërtetësia, drejtësia, mëshira, ndërgjegjja, profesionalizmi dhe konsultimi me një qëllim, t’u shërbejnë krijesave është për hir të Krijuesit (Nuk dallon: racën, përkatësinë etnike dhe as atë fetare). Atyre ju lejohet politikëbërja.
Por, si mund t’i dallojmë ata: duke shikuar rreshtin (safin) e atyre që i janë nënshtruar politikës së dirigjuar; duke shikuar rreshtin (safin) e atyre që janë pranë medieve të kontrolluara; duke shikuar rreshtin (safin) e atyre që njihen si financues politikë.
اka mund të na sigurojë Politika islame?
Politika islame siguron një shoqëri që mbështetet në besim në Zot, në dashuri për atdhe, familje, shtet dhe liri.
Besimi në Zot– Garanton të drejtën e besimit dhe praktikimit të tij: “Ju keni fenë tuaj, e unë kam fenë time!” El-Kafirun, 6.
Dashuria për atdhe – Na mëson i Dërguari a.s., se : “ Dashuria për atdheun është nga besimi dhe kjo dashuri ka një çmim sikurse që është të biesh dëshmor” .
Familja – Sikurse që gruaja konsiderohet si shtyllë e familjes edhe familja konsiderohet shtyllë e shoqërisë. Për këtë familja duhet të jetë nën kujdesin e institucioneve që të sigurohet një shoqëri e emancipuar, e shëndoshë dhe e lumtur.
Shteti – Shteti i vërtetë mbështetet në dituri dhe në ndërgjegje, dhe si përfundim ka prioritet zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e shoqërisë.
Liria – Një jomusliman kur shpreh besimin e tij, shumë herë mund t’i kundërshtojë parimet e Islamit, por kjo nuk duhet të pengohet përderisa ajo nuk ka për qëllim ofendimin por shprehjen e besimit të tij. Ky vendim është marrë nga gjyqtarët besimtar në një shtet islam. Pra: “Ekziston liria e të menduarit, liria e arsimimit, , liria e shprehjes dhe e kritikës, liria e besimit dhe fesë, liria e lëvizjes dhe veprimit, liria e pronës, etj. Por: “Jo dëmtimi i vetes dhe i të tjerëve”. Nisur nga ky parim, çdo lloj lirie e cila i shkakton dëm vetes së tij apo dikujt tjetër, është përjashtuese dhe duhet kufizuar. Liria ime përfundon aty, ku fillon liria e dikujt tjetër.
Si përfundim, Politika islame do të sigurojë këto standarde: në vend të hakmarrjes – paqe; në vend të konfliktit – mirëkuptim; në vend të standardeve të dyfishta – drejtësi; në vend të shfrytëzimit – bashkëpunim; në vend të diskriminimit – barazi; në vend të shtypjes – demokraci.
Kemi shumë burime për të kuptuar atë të vërtetën, por na duhet guxim dhe sinqeritet që të pranojmë të vërtetën. Pa dyshim se e vërteta do të ngadhënjejë mbi të pavërtetën!
Zeriislam/com
 
Titulli: Islami politik apo politika islame?

Kjo politika islame mua me sjell ne mendje komunizimin. Ideal i bukur por utopi :)
 
Titulli: Islami politik apo politika islame?

Marla, ja ke bere pyetjen vetes ndonje here pse koministet jane te gjtihe pro islam??
 
Titulli: Islami politik apo politika islame?

Allahu tshperblefte per artikullin !
 
Titulli: Islami politik apo politika islame?

Liria – Një jomusliman kur shpreh besimin e tij, shumë herë mund t’i kundërshtojë parimet e Islamit, por kjo nuk duhet të pengohet përderisa ajo nuk ka për qëllim ofendimin por shprehjen e besimit të tij. Ky vendim është marrë nga gjyqtarët besimtar në një shtet islam. Pra: “Ekziston liria e të menduarit, liria e arsimimit, , liria e shprehjes dhe e kritikës, liria e besimit dhe fesë, liria e lëvizjes dhe veprimit, liria e pronës, etj. Por: “Jo dëmtimi i vetes dhe i të tjerëve”. Nisur nga ky parim, çdo lloj lirie e cila i shkakton dëm vetes së tij apo dikujt tjetër, është përjashtuese dhe duhet kufizuar. Liria ime përfundon aty, ku fillon liria e dikujt tjetër.

sa e vertete
 
Titulli: Islami politik apo politika islame?

@Princesha
- cfare thote verseti 85 dhe 89 liri i thua ti?

- cfare thote verseti 216, liri i tha ti??

-cfare thote Sura IV verseti 74, liri i tha ti??

- cfare thote Sura II verseti 191, liri i thua ti??

-cfate thote Sura IV verseti 84, liri i thua ti??

-cfare thote Sura V verseti 33, liri i thua ti??

....njesoj si komunistet, vetem se keta ne vend te Allahut kane vene fjalen komunizem.
 
Titulli: Islami politik apo politika islame?

Laur do te lutesha dicka....Nese ke nje pike respekti,nese jo per mua por per veten tende..Ather te lutem mos me trego per fen time...aq sa une nuk lodhem te mesoj ty,per ateizmin,apo nese beson ne dicka...
Kjo lutje vjen sincerisht per te miren e te gjitheve...secili le te praktikoj fen qe mendon se eshte me mire per te...nese eshte gabim,le te besoj gabim,e ti beso drejt...mos qesh me besimin e dikujt,se ai ose ajo jete mund te kete ndertuar jeten mbi kete besim...dhe mos ofendo askend...se nuk eshte e drejt....
 
Titulli: Islami politik apo politika islame?

Nqs nuk do te zgjerosh bisede mbyllet ketu. Nuk po qesh njeri, por po te citoj per temen, apo nuk i lexove surat qe ti solla?
Ju e keni frike debatin, po ashtu si komunistet qe arrestonin ata qe kundreshtonin rregjimin. Sapo e konfermove edhe ti si islame qe je!!
/tung
 
Titulli: Islami politik apo politika islame?

une nuk jam islame,por muslimane...te lutem mos i kthe gjithe fjalet,si te konvenojn ty....flit qart,dhe respekto tjeret..sdua me shume bised,se ne kosh do shkojn
 
Titulli: Islami politik apo politika islame?

Jo ne fakt. Pse?

Po ti referohemi komunizmit ne Shqiperi ai zhduku dhe kisha dhe xhamia.

Eshte pikerisht fakti qe komunizmi eshte kunder fese, do te thote qe perdorte te njejten formule..! A nuk eshte Nje Zot?? ..:)
 
Titulli: Islami politik apo politika islame?

Ne komunizem zot ishte njeriu. Ne komunizem parajsa/xheneti ishte ne toke por ce do qe u kthy ne ferr u dogjen njerezit u dogjen te njome e te thate.

"Feja opium i popullit"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top