Katër shqiptarë arrestohen në Kinë për trafikim droge

Kresha

A pretty face can never trick me
(u40u)xinhua_469240346.jpg


Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia kineze si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar për trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore.


Ata u ndaluan në qytetin Xinhua dhe se vepronin në bashkëpunim me një grup trafikantësh nga Nigeria, ku edhe u arrestuan 30 shtetas nigerian. Ky rrjet ndërkombëtar vite me radhë ishte nën hetime dhe në këtë operacion ishte përfshirë edhe policia italiane dhe ajo e Togos, të cilat i ofruan informata shtesë policisë kineze.
Nga informacionet e grumbulluara shpjegohet se shqiptarët nga Shqipëria përmes rrugëve ilegale sillnin në Kinë lëndë narkotike të llojit marijuanë, ndërsa gjatë kthimit ata merrnin refugjatë duke i premtuar tokën italiane. Kinezët paguanin shuma të mëdha parash për të mbërritur në destinacionin e kërkuar evropian.
Sipa informacioneve të policisë kineze, një nga shqiptarët kishte krijuar një rrjet të prostitucionit në këtë qytet detar duke ofruar kinezëve "femra të bardha". Duhet cekur se Kina ka një ligj të fortë për luftimin e drogës ku trafikantët e drogës apo të njerëzve ekzekutohen në vdekje pa ndonjë mundësi për tu mbrojtur me avokat.
Aksioni i arrestimeve u konfirmua edhe nga komandanti i forcave speciale Mario Parente në Romë. //mesazhi
 
Titulli: Katër shqiptarë arrestohen në Kinë për trafikim droge

Ju baft mire po ta hajn bukur :D
 
Titulli: Katër shqiptarë arrestohen në Kinë për trafikim droge

Si perfundim kta do denohen me vdekje?
 
Titulli: Katër shqiptarë arrestohen në Kinë për trafikim droge

Nese jo me vdekje, lirisht le ti gjuajne celesat e shtepise ne det. Nuk do ju duhen me.
 
Titulli: Katër shqiptarë arrestohen në Kinë për trafikim droge

hallall jav bofte zoti se duhet me i pas topet e medhaja me qu droge ne kine
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top