Shuhet ylli i muzikës shqiptare, Vaçe Zela

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare këngëtarja e madhe shqiptare, Vaçe Zela.

183.jpg


Bilbili i këngës sonë u shua në orën 01:00 të mëngjesit të së enjtes, në një spital në Basel të Zvicrës, pas një sëmundjeje të gjatë.

Trupi i këngëtares së madhe do të vijë të premten në Shqipëri, ku do t'i kryhen edhe nderimet e fundit.


Me zërin e saj mahnitës e të papërsëritshëm, Vaçe Zela për më shumë se 40 vjet krijoi mitin e saj të pavdekësisë duke hyrë në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë Atdheut. Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara edhe sot nga publiku. Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992.

Vaçe Zela është kthyer në idhullin e shumë brezave.
Vaçe Zela i dhuroi publikut shqiptar si edhe historisë së muzikës shqiptare zërin e saj të artë.

Vaçe Zela ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës në Radio dhe më vonë në Radiotelevizion që prej organizimit të parë të tyre, duke fituar plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur deri më sot. Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të Parë.

Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj.
Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.
Prej disa vitesh jeton në Zvicër.
Ajo është e vetmja grua shqiptare e nderuar me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor.”

Për nder të këngëtares, viti 2009 është shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Së fundi, edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj.
/ Top Channel
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Shuhet ylli i muzikës shqiptare, Vaçe Zela

OOoo :(
U prefsh ne paqe e madhja Vace Zela ...
 
Titulli: Shuhet ylli i muzikës shqiptare, Vaçe Zela

Sa me erdhi keq per lajmin, megjithese nje kohe te gjate vuan nga semundja...mirepo nder shqiptare veshtire te lind edhe nje ze si i Vaçes se madhe!
Ngushellime familjareve dhe te gjithe artedashesve shqiptare.
 
Titulli: Shuhet ylli i muzikës shqiptare, Vaçe Zela

U prehte ne paqe!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Shuhet ylli i muzikës shqiptare, Vaçe Zela

Kisha 1 verrejtje per moderatoren qe ka postuar temen, zakonisht kur ndahet ikush nga jeta i vihet fotografi e casteve te tij me te bukura ose ne kete rast me kulminante, jo foto pleqerie.

Gjithsesi, Vacja eshte 1 nga idhujt e mi megjithese nuk jam brez i kultivuar nga zeri i saj...

Kam nje urim per VACEN :

TE KENDOFTE SHPIRTI ZONJA E PARE E KENGES SHQIPE, BREZ PAS BREZI NEPER SHEKUJ, ASHTU SI ZERI YT RENQETHES , QE KUR E DEGJON TE NGRE PESHE PORET E LEKURES.


ME ADHURIM ,

POETI
 
Titulli: Shuhet ylli i muzikës shqiptare, Vaçe Zela

Shpirti iu prehte ne paqe dhe ngushellime familjes per humbjen e madhe te DIVES se muzikes Shqiptare.
 
Titulli: Shuhet ylli i muzikës shqiptare, Vaçe Zela

U prehte ne paqe..!!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



PS: E drejt poeto,por e mora siq e gjeta tek faqia artikullin.
Gjithesesi s"kam te drejte editimi tek kjo kadegori,por uroj ta bejn modet zevendsimin e fotos qe kan akses editimi tek tema.
 
Titulli: Shuhet ylli i muzikës shqiptare, Vaçe Zela

Me gjurmet qe ka lene pas, nuk do te harrohet kurre!
Semundja e lodhi shume....ju prehte shpirti ne paqe.
 
Titulli: Shuhet ylli i muzikës shqiptare, Vaçe Zela

Yjet nuk shuhen. U prehte ne paqe!
 
Titulli: Shuhet ylli i muzikës shqiptare, Vaçe Zela

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Shuhet ylli i muzikës shqiptare, Vaçe Zela

Ajo kurr nuk shuhet
 
Titulli: Shuhet ylli i muzikës shqiptare, Vaçe Zela

[video=youtube;2gTR7d-yZME]https://www.youtube.com/watch?v=2gTR7d-yZME[/video]
 
Titulli: Shuhet ylli i muzikës shqiptare, Vaçe Zela

Nick nuk ka njeri qe nuk do e shijoj vdekjen...

U prehte ne paqe e i lehte qofte dheu mbi te...
 
Titulli: Shuhet ylli i muzikës shqiptare, Vaçe Zela

1795555_598019063600597_1273675349_n.jpg
 
Titulli: Shuhet ylli i muzikës shqiptare, Vaçe Zela

te gjitheve do na vije nje dite
asnje nuk ben perashtim
por disa do te mbahen mend ......... u prehte ne paqe
 
Titulli: Shuhet ylli i muzikës shqiptare, Vaçe Zela

Thesarë i këngës dhe muzikës sonë, ngushëllime
 
Titulli: Shuhet ylli i muzikës shqiptare, Vaçe Zela

Te medhenjte vdesin fizikisht por jetojne perjetesisht :)

U prehte ne paqe.

Jemi rritur me kenget e saj. nje ikone e kenges shqiptare, e pavdekshme.
 
Titulli: Shuhet ylli i muzikës shqiptare, Vaçe Zela

Njeriu vdes por arti nuk vdes, permes kengeve ajo e la shpirtin si trashigimi gjithe kombit, zeri i saj do rroje perjetesisht brez pas brezi. Nderi i Kombit Vaçe Zela ka fituar perjetesine ... Lavdi !

I perjetshem do te jete kujtimi per kengetaren tone me te madhe te muzikes se lehte Vaçe Zelen.

Ngushellime familjes, Vaçe Zela ishte dhe do te mbetet ikona e kenges...
 
Titulli: Shuhet ylli i muzikës shqiptare, Vaçe Zela

Dy fjale nderimi i meriton ky personazh kaq i famshme dhe kaq i pa arritshme. I paharruar qofte kujtimi saj dhe do te jet pa asnje dyshim :).
 
Titulli: Shuhet ylli i muzikës shqiptare, Vaçe Zela

Kemi humbur njeriun i cili i dedikoi jeten profesionit te saj!
Por muzika e saj rron ende!
I qoft dheu i leht..
 
Titulli: Shuhet ylli i muzikës shqiptare, Vaçe Zela

Zoti e meshirofte falte dhe qofte prej banoreve te XHennetit!
 
Titulli: Shuhet ylli i muzikës shqiptare, Vaçe Zela

U prehte ne paqe , thesar i muzikes shqiptare!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top