Shqiptari i vrarë në Siri, tezja: Besonte në fenë islame, na tha se punonte në Arabi

cent

...Lontano
POGRADEC - 28-vjeçari Bledar Hamza, nga fshati Leshnicë i rrethit të Pogradecit, është shqiptari i vrarë dy ditë më parë në Siri.
eia2yr.jpg
Lajmi i kobshëm ka mbërritur edhe tek familjarët nga bashkëshortja e tij e cila prej 6 muajsh shoqëronte bashkëshortin në Siri, së bashku me vajzën 2-vjeçare ndërsa priste të sillte në jetë edhe një tjetër fëmijë. Familjarët tregojnë se 28-vjeçari, prej kohësh ishte përqëndruar tek feja islame dhe u largua nga Shqipëri 1 vit e gjysmë më parë, ndërsa asnjëherë nuk e tregoi vendndodhjen e tij të vërtetë.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Ata tregojnë se 28-vjeçari u kishte thënë familjarëve se ndodhej në Arabi dhe askush nuk shqetësohej për fatin e tij.

"Iku 1 vit e gjysmë më parë. Na tha se do shkonte në Arabi dhe do të punonte. Në verë mori dhe bashkëshorten me vete, të dy ishin besimtarë. Asnjëherë nuk na treguan të dy për të vërtetën se ku ndodheshin, por Bledi tha se punonte kuzhinier. Sirinë nuk e përmendi kurrë.'- tha tezja e 28-vjeçarit Zeliana Lipo.

Familjarët i bëjnë apel shtetit të sjellë sa më parë trupin në Shqipëri. Vetëm në fshatin Leshnicë janë edhe tre të rinj të tjerë të cilët janë larguar në Siri duke luftuar kundër regjimit të Assad, njëri prej tyre ka humbur kontaktet me familjarët 9 muaj më parë dhe askush nuk di asgjë për fatin e tij.
/BalkanWeb
 
Titulli: Shqiptari i vrarë në Siri, tezja: Besonte në fenë islame, na tha se punonte

Une po degjoja ca qendrime te disa hoxhallareve per shkuarjen en Siri. Ato e ndalonin se atje s'eshte lufte fetare, po jan be lemsh e zihen 100 grupe me njeri tjetrinnn ...
 
Titulli: Shqiptari i vrarë në Siri, tezja: Besonte në fenë islame, na tha se punonte

Edhe une kam 2 shoke besimtar qe kane 9 muaj atje. Ne fakt eshte situate kaotike ne Siri. U mbush youtube me krime, vrasje, tortura njerezore qe ndodhin atje.
 
shqiptar mo ? thuju te kthehen... ka dale fetva thuj qe slejohet me shku :p... me mire eshte te qendrojne me familjet e tyre e tu sigurojne te ardhmen.. (kshu thoshin ato qe ngjova une, dijetaret islam,)
 
Titulli: Shqiptari i vrarë në Siri, tezja: Besonte në fenë islame, na tha se punonte

u prefte ne paqe....
un se kuptoj pse ikin te vriten atje esht nje lufte qe ne snatakon ...
 
Titulli: Shqiptari i vrarë në Siri, tezja: Besonte në fenë islame, na tha se punonte

shqiptar mo ? thuju te kthehen... ka dale fetva thuj qe slejohet me shku :p... me mire eshte te qendrojne me familjet e tyre e tu sigurojne te ardhmen.. (kshu thoshin ato qe ngjova une, dijetaret islam,)

Une me heret kam lexuar fetvan e Jusuf Kardravit , qe eshte e kunderta me keta dijetaret qe ke ndegjuar ti ...!
 
Titulli: Shqiptari i vrarë në Siri, tezja: Besonte në fenë islame, na tha se punonte

Edhe une kam 2 shoke besimtar qe kane 9 muaj atje. Ne fakt eshte situate kaotike ne Siri. U mbush youtube me krime, vrasje, tortura njerezore qe ndodhin atje.

pyeti pak ku hane e pine sa i paguajne?
 
Titulli: Shqiptari i vrarë në Siri, tezja: Besonte në fenë islame, na tha se punonte

28-vjeçari, prej kohësh ishte përqëndruar tek feja islame

Sikur te ishe perqendruar mir tek feja islame sot do ishte gjall.Mekat te ikin ne ket mosh e kur ishe puna per luften ne kosova , ne numer ishin keta'' trima''
 
Titulli: Shqiptari i vrarë në Siri, tezja: Besonte në fenë islame, na tha se punonte

Shqiptari i cili eshte ne rradhet e ushtrise se Basharit ne Siri Dhe eshte nje Shi'it i Shqipërisë...Pse nuk flasin Mediat noj here per ket njeri per mire apo per keq...???
Quhet K.Mustafarai !

Titulli: Shqiptari i vrarë në Siri, tezja: Besonte në fenë islame, na tha se punonte

Muslimane sunite ngado qe jeni, shkoni e luftoni ne Siri kunder shijave qe te shikojme se kush do fitoje!

Siria eshte nje nga ato konflikte, ndryshe nga te gjitha konfliktet e tjera ne bote, ku po del ne pah perplasja e shijave dhe suniteve. Sunitet kane frike Iranin dhe shtrirjen e hegjemonise se Iranit ne gjithe Gadishullin Arabik, sidomos tani qe Irani ka shtrire sferen e vete te influences edhe ne Irak, edhe ne Afganistan, fale nderhyrjes ushtarake amerikane. 30 vjet me pare sunitet e shiajt vriteshin e priteshin ne Irak, sot vriten e priten ne Siri. Irani ka nen sferen e vete te influences edhe Sirine e Libanin. Arabeve u ka hyre frika ne palce jo vetem se shiajt jane duke u pushtuar Gadishullin Arabik, por i tremben akoma me shume nje Irani me arme nukleare. E kush do ta mbroje Meken dhe Medinen nga marshimi i shiajve iraniane?

Amerikanet e Ruset i shikojne e qeshin me ta, duke i furnizuar edhe me arme qe te hane me shume koken e njeri-tjetrit.

Kemi edhe xhihadistat e Shqiperise dhe Kosoves qe jane "dru me pre". Sic do te shprehej nje miku im nga Kosova: "Une nuk shqetesohem hic per kete gje. Gezohem ne fakt!" Kur e pyeta se cfare ka ketu per tu gezuar, ai u pergjigj: "Nje muxhahedin me pak ne Shqiperi dhe Kosove! Duhet te kuptosh qe per keta njerez, jeta nuk ka kuptim pa lufte. Paqja i hidheron e lufta i gezon. Le te shkojne e luftojne e lene koken e tyre ne Siri, e te na lene ne te qete ne Kosove dhe Shqiperi!"

hajduti
 
Titulli: Shqiptari i vrarë në Siri, tezja: Besonte në fenë islame, na tha se punonte

Muslimane sunite ngado qe jeni, shkoni e luftoni ne Siri kunder shijave qe te shikojme se kush do fitoje!

Le t'largohen nga Kosova dhe Shqiperia t'gjithe komunistet dhe ateistet, le t'vritet me njeri-tjetrin. Ta lene te qete Kosoven dhe Shqiperine
 
Titulli: Shqiptari i vrarë në Siri, tezja: Besonte në fenë islame, na tha se punonte

A e kupton se cfare demi po i beni shqiptareve me kete radikalizem!

Ne po humbim perkrahjen perendimore pak nga pak ndersa fqinjet tane ngadale po fitojne kete perkrahje. Kjo po behet nga armiqe te popullit shqiptar qe duke instrumentalizuar fene per qellime politike t'u behet dem shqiptareve ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni. Kur mediat boterore po deshmojne se si vriten qytetare myslimane ne Siri thjesht se nuk jane sunite ju madje perkrahni qe djemte dhe burrat shqiptare te na kthehen ne arkivole per interesa te grupeve te caktuara fetare ne Arabi Saudite e gjetiu.

Sa Sirian ka pasur ne luften e Kosoves dhe Maqedonise?

hajduti
 
Titulli: Shqiptari i vrarë në Siri, tezja: Besonte në fenë islame, na tha se punonte

Nuk jam nga ata qe duhet lepire b*** perendimoreve. Ishin po keta perendimore qe ti i con ne pyka, t'cilet na ndane pike e pese. Mos bir pre e mediave !
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top