“اingitë” njihen si "geishat" shqiptare

PiNkY

Anëtar i Nderuar
geishat_shqiptare.jpg

Për një shekull në Shqipëri kanë ekzistuar “اingitë” shqiptare, që ndryshe njihen edhe si geishat shqiptare. Me këtë emër u quajtën femrat më të bukura të Elbasanit që demostronin kostumin popullor të këtij qyteti, ndërsa hamamet ishin skenat orgjinale të çingijave. Nga viti 1840 deri në vitet 1940.

Etnologu Thanas Meksi, thotë se “Hamami i Shabanajve, në qendër të qytetit, mund të quhet si “ monument kulture i çingijeve”.

Hamamet ishin objekte kurimi dhe mesazhuese, por gjatë viteve 1840 -1940, ato u kthyen edhe në objekte argëtimi, duke ofruar femra të bukura të qytetit, për t’i shërbyer klientëve me këngë dhe me valle, të veshura me kostume të shtrenjta popullore të Elbasanit, por shpesh të dala edhe gjysmë lakuriq.

Shpesh në hamame shkonin burrat të cilët argëtoheshin me çingijet, kërcimet e tyre, veshjet e tyre të bukura, madje deri tek ledhatimet. “Elbasani kishte një grup çingijesh, vajza me të vërtetë të bukura, madje dhe konkurente me njëra-tjetrën. Në vitet në vijim, ato preferoheshin edhe në dasma, festa të ndryshme, dhe nuk gjykoheshin apo pengoheshin nga askush”, thotë Meksi.

Me kostumet e tyre popullore plot shkëlqim ato admiroheshin për nga mënyra se si kërcenin me veshjet e tyre aq të bukura. Të moshuarit vite më parë shpreheshin se bukuri si të kërcimeve të çingijeve zor se gjeje, thotë Meksi.

Por kjo bukuri i bënte këto femra që ta mbyllnin jetën e tyre beqare. “Ato nuk krijonin familje, jo se quheshin të përdala”, por gjatë kohës që kryenin aktivitetin e tyre, ato lidheshin në heshtje me një xhanan (të dashur), që nuk i lëshonte deri në vdekje, ashtu si Geishat, paçka se xhanami ishte i martuar. Ndërsa të tjerat rrinin pa martuar, ose martoheshin në një qytet tjetër apo jetonin me të ardhurat e punës së tyre.

اingitë i zbukuronte shumë edhe veshja e tyre popullore nga më të shtrenjtat, ato mbanin bizhuteri nga më të bukurat, ndërsa grimi bëhej me solucione të përziera me zhivë.

“اingija që të quhej si më e mira, duhej të realizonte kërcimin fantastik në tepsi, e cila vihej në mes të tavolinës, dhe në kulmin e haresë, ajo demostronte vallen. Karakteristikë e këtyre valleve ishte luajtja e belit, tregimi i pjesës së barkut jashtë dhe harkimet trupore në harmoni me një lëvizje elegante të këmbëve”, thotë Meksi për "Shqiptarja".

Meloditë e këngëve; “Ulu mal të dali hëna”, apo “Lujma lujma belin”, kanë bazë folklorike, këngë të cilat në vitin 1983 kanë marrë pjesë në festivalin Kombëtar Folklorik të Gjirokastrës, grupi i vajzave në Elbasan arriti të realizojë një pjesë të artit të të kërcyerit të çingijes në këtë festival”, përfundon Meksi.

Të harruara me kohën, çingitë nuk njihen nga të rinjtë e sotëm, e as që nuk e kuptojnë emrin që ato mbajnë, por vlerat e tyre nxjerrin në pah artin muzikor dhe koreografik të kohës. /albeu.com/
 
Titulli: “اingitë” njihen si "geishat" shqiptare

Interesante,as qe ja kisha haberin e dickaje te tille,e sidomos ne Elbasan.
Mu kujtua filmi qe kam pare me te njejtin titull "GEISHA"..pak shume te njejten permbajtje me kte artikull mesiper.
 
Titulli: “اingitë” njihen si "geishat" shqiptare

Hera e pare qe po e degjoj

E Motra Tone keshtu ish?
 
Titulli: “اingitë” njihen si "geishat" shqiptare

Tash duhet me dalë dikush edhe me e shkru 1 liber "Kujtimet e një اingie" :p. Jeta për elbasanasit paska qenë.
 
Titulli: “اingitë” njihen si "geishat" shqiptare

O Bella moj,,, ca paskeni qene ju elbasanllijet moj lol
 
Titulli: “اingitë” njihen si "geishat" shqiptare

Me e marr vesh geishat se me ke i kane krahasu do bojshin direkt harakiri :p
 
Titulli: “اingitë” njihen si "geishat" shqiptare

Po keto sa e kishin pazarin per nje Mizague?
 
Titulli: “اingitë” njihen si "geishat" shqiptare

Keto paskan qene laviret e bordellove te at'hershit me keto qe kemi sot !
 
Titulli: “اingitë” njihen si "geishat" shqiptare

Tash duhet me dalë dikush edhe me e shkru 1 liber "Kujtimet e një اingie" :p. Jeta për elbasanasit paska qenë.

kush e di mbase akoma e kan ne gjen vallzimin:vap:
 
Titulli: “اingitë” njihen si "geishat" shqiptare

kush e di mbase akoma e kan ne gjen vallzimin:vap:

Me gjithë qejf isha ba xhanan :ski::ski:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: “اingitë” njihen si "geishat" shqiptare

Me gjithë qejf isha ba xhanam :ski::ski:

ani elbasani eshte edhe sot e kesaj dite hahahahah veq kerko nje ''geish '' hahahaha

mu me duket si me ken cigane keto ?
 
Titulli: “اingitë” njihen si "geishat" shqiptare

ani elbasani eshte edhe sot e kesaj dite hahahahah veq kerko nje ''geish '' hahahaha

mu me duket si me ken cigane keto ?

“Ato nuk krijonin familje, jo se quheshin të përdala”, por gjatë kohës që kryenin aktivitetin e tyre, ato lidheshin në heshtje me një xhanan (të dashur), që nuk i lëshonte deri në vdekje

Pse jo :yeke: , besnik deri në vdekje kisha me qenë edhe unë :robinhud:
 
Titulli: “اingitë” njihen si "geishat" shqiptare

keto e paskan pasur ne terezi
 
Titulli: “اingitë” njihen si "geishat" shqiptare

geishat_shqiptare.jpg

/albeu.com/

Ska pas faj ai rapsodi qe ja thojke kanges nen bli: Po t'rrezon gjoksi mu sikur hana :kapele:
 
Titulli: “اingitë” njihen si "geishat" shqiptare

Interessante ....bravo Elbasani ,se kuptoj pse disa nga ju ktu jaoin gjykime sikur kan qen prostituta ,kercimi allegria te organizuara nga komuniteti quhet kulture .
 
Titulli: “اingitë” njihen si "geishat" shqiptare

Po historine e Zogut te Zi (adrese ne tirane) e di njeri ??!
 
Jo se i marrim si tilla ida,por duke u bazu ne ate koh se si ka qen jeta , veshja apo dhe liria e femres te len te kuptosh shum gjera, me ndryshe ida! ja dhe foto e thot pak a shum.
 
Titulli: “اingitë” njihen si "geishat" shqiptare

Po historine e Zogut te Zi (adrese ne tirane) e di njeri ??!
Duhet pyetur ndonje historian per kte pune :p

Jo se i marrim si tilla ida,por duke u bazu ne ate koh se si ka qen jeta , veshja apo dhe liria e femres te len te kuptosh shum gjera, me ndryshe ida! ja dhe foto e thot pak a shum.

Arfe po cik gjoksin ka nxjerr :D :p
 
Titulli: “اingitë” njihen si "geishat" shqiptare

Duhet pyetur ndonje historian per kte pune :p

Arfe po cik gjoksin ka nxjerr :D :p

hahahhahah un thash se nuk e vrejt moj hahahahah dhe yll e hene lart ne koke e shikon?
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top