Familja Asllani, në kushte të mjerueshme

Arfenilla

Themelues i Forumit
Kushtet johigjienike brenda shtëpisë, rrezikojnë jetën e familjes Asllani nga Janjeva. E sidomos të fëmijëve të tyre, të cilët janë ende të vegjël.

familja-asllani-n-euml-kushte-t-euml-mjerueshme-video_2_hd.jpg


Shtëpia, të cilën e kishte ndërtuar KFOR-i katër vjet më parë, tashti është në gjendje të mjerueshme, e krejt kjo nga pakujdesia e prindërve të cilët e kanë lënë që e tërë shtëpia,të mbulohet nga balta dhe mbeturinat, raporton KTV.

Vendi ku hanë dhe flenë, nuk i ngjan një ambienti të tillë. E uji që gjendet kudo brenda shtëpisë, ka kontakte me elektricitetin, që mund të shkaktojë edhe ndonjë fatkeqësi më të madhe. Ndërkaq, fqinjët kanë thënë se kjo familje çdo herë kishte jetuar në këtë mënyrë.

Sevdije Asllani, nëna e tre fëmijëve, tregon se kësaj familjeje i është ndalur edhe ndihma sociale pasi nuk kanë dokumente të nevojshme. Valmiri 12-vjeçar dhe Bleona 6-vjeçe, kanë harruar kur kanë qenë në shkollë për herë të fundit.

I zoti i shtëpisë, Hazreti, nuk ndodhej në shtëpi bashkë më fëmijën tjetër, pasi kishin dalë për të mbledhur hekura për t’i shitur. Ndërsa, fëmijët që nuk i dinin emrat e qenve të tyre, jetojnë me shpresën se një ditë do të bëhet mirë dhe të jenë të barabartë me moshatarët e tyre. /KTV

[video=youtube;MeU_-NOkJ9Y]http://www.youtube.com/watch?v=MeU_-NOkJ9Y[/video]
 
Titulli: Familja Asllani, në kushte të mjerueshme

boo me vjen keq...
 
Titulli: Familja Asllani, në kushte të mjerueshme

Eshte per te ardhur keq sesa te tjerr ka si familja Asllani :(
 
Titulli: Familja Asllani, në kushte të mjerueshme

Asht gjynah me ju a lan fmit ktyne me i marr n'qaf.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top