Tragjedi në Pogradec, vdesin 5 të rinj në minierë, u futën për skrap

POGRADEC – Pesë të rinj nga nje trung familjar kanë humbur jetën në një minierë në fshatin Beragozhd, komuna Dardhas në qytetin e Pogradecit.

Viktimat janë tre vëllezërit Edison, Ledjon dhe Nertil Hamolli, përkatësisht 23, 24 dhe 25 vjeç. Gjithashtu, kanë humbur jetën edhe dy vëllezërit Sazan dhe Arjan Hamolli kushërinj me tre të parët.

Të rinjtë ishin futur në minierë për të nxjerrë skrap. Dyshohet se shkak i vdekjes së të rinjve është bërë një gjenerator, me anë të të cilit vihej në punë një pompë që shërbente për nxjerrjen e ujit jashtë minierës. Tymi i gjeneratorit dyshohet t’i ketë asfiksuar të rinjtë.

Policia dhe shtabi i emergjencave ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa pritet mbërritja e grupit të kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e viktimave të tjerë.

Deri tani është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të Edisonit dhe Nertil Hamollit, 25 vjec.

Nxjerrja e trupave është bërë e vështirë jo për shkak të thellësisë së minierës, por për shkak të pranisë së madhe të gazit në gjatësinë e saj prej më shumës e 300 metrash.
29zd2sk.jpg
Policia
Paraditen e sotme, policia e Korcës zbardhi pjesërisht ngjarjen e tragjike.
“Ditën e djeshme, në minierën e Beragozhdit komuna Dardhas Pogradec, janë futur në galeri për të marrë hekura (Skrap) shtetasit: E.Hamolli, N.Hamolli, L. Hamolli (vellezer) dhe dy djemte e xhaxhait A.Hamolli dhe S. Hamolli (mosha e tyre eshte nga 23-28 vjec. Ka mbërritur dhe grupi i shpëtimit të minierave, po punohet për nxjerrjen e trupave të pa jetë.”

Ngjarja e perseritur
Nxjerrja e hekurit për skrap, e mbetur si e vetmja alternativë për të siguruar jetesën, për pak sa nuk i ka kushtuar jetën me 28 Tetor, një 24-vjeçari nga fshati i Beragozhdës ne Pogradec.

Ardian Hamolli mbeti i bllokuar për afro 12 orë në minierën e Beragozhdës për shkak të rrëshqitjeve të gurëve në zonën ku ai gërmonte.
Moskthimi i tij në shtëpi ka alarmuar familjarët të cilët lajmëruan policinë.
Kjo e fundit së bashku me forcat e kërkim-shpëtimit nisën operacionin për nxjerrjen e të riut, i cili ka mundur të dalë vetë nga miniera.

Reagon ministria
Ministria e Energjitikës dhe Industrisë ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë në Dardhas, ose i njohur ndryshe si fshati Beragozhd i Pogradecit ku 5 të rinj humbën jetën në një minierë duke kërkuar skrap.
Në një njoftim për shtyp nga ky dikaster bëhet e ditur se miniera rezulton pa aktivitet dhe e mbyllur prej 20 vitesh.

Komuna Dardhas shpall 2 ditë zie
Në shenjë nderimi për vdekjen e 5 të rinjve, Komuna Dardhas shpall dy ditë zie. Sot dhe nesër komuna do të mbajë zi për vdekjen e 5 djemve nga i njëjti fis që humbën jetën nga asfiksia në Beragozhd, brenda një miniere.

Komuna Dardhas: Te mbyllen minierat
Komunas Dardhas ka marrë përsipër shpenzimet për varrimin e të rinjve, trupat e të cilëve janë nxjerrë nga miniera. Ndërkaq kjo komunë ka bërë thirrje që të mbyllne minierat e nxjerra jashtë aktivitetit zyrtarisht.
‘Mbyllni minierat përndryshe tragjeditë do të përsëriten”.
/BalkanWeb
 
Titulli: Tragjedi në Pogradec, vdesin 5 të rinj në minierë, u futën për skrap

10 te rinj ne harkun kohore te 1 muaji afersisht... tragjedia vazhdon...

Zoti i meshirofte
 
Titulli: Tragjedi në Pogradec, vdesin 5 të rinj në minierë, u futën për skrap

saaa e tmerrshme ..... U prefshin ne paqe ..
 
Titulli: Tragjedi në Pogradec, vdesin 5 të rinj në minierë, u futën për skrap

Nxjerrja e hekurit për skrap, e mbetur si e vetmja alternativë për të siguruar jetesën

Tani ne seancen e rradhes ne Parlament s'po diskutohet aspak shkaku i vdekjes se ktyre 5 te rinjve,as i atyre qe u "aksidentuan" para 3 javesh ne Shkoder,por per shit-blerje votash,kush bleu dhe sa i bleu. Bile tallen me çdo qytetar duke ber SHOW cirku me 2.000 leksha me foton e Rames...

Sillini armet kimike se ja kemi gjetur vendin!


Ju qoft i lehte dheu!
 
Titulli: Tragjedi në Pogradec, vdesin 5 të rinj në minierë, u futën për skrap

Ja ky esht shteti jon si merret akoma me diskutime votos ne parlament e nuk merret me ceshtjet ne pergjithsi per shqiperine. Por shofin interesat e tyre personale .Ishalla i jep Zoti forc prinderve te ketyre familje Sepse nuk ka fjale qe mund ta lehtesoje dhimbjen
 
Titulli: Tragjedi në Pogradec, vdesin 5 të rinj në minierë, u futën për skrap

10 te rinj ne harkun kohore te 1 muaji afersisht... tragjedia vazhdon...

Zoti i meshirofte

Por ne kushte te ndryshme 5 nga mendja e kres 5 nga buka gojs ;)
 
Titulli: Tragjedi në Pogradec, vdesin 5 të rinj në minierë, u futën për skrap

Quk, nuk kisha per qellim te analizoj situatat e ngjarjeve, megjithese ajo qe the ti eshte nje e vertete po aq e madhe sa dhe genjeshtra e levizjes se menjehereshme se qeverise per krijimin e vendeve te reja te punes, dhe forcimin e shtetit ligjore. Vetem dicka te dishe, me minierat ne shqiperi eshte bere kerdia... Ne nje gjygj qe kam marre pjese une, behej fjale per perfitime e vjedhje mbi 2.5 milion Euro, e ketu po flasim vetem per nje rast...
Gjithesesi te tilla gropa vrasese sic jan minierat, duhet te mbyllen patjeter sa jane jasht c`do lloj rregulli e sigurimi teknik, me pare duhen bere keto se sa kazinot.
 
Titulli: Tragjedi në Pogradec, vdesin 5 të rinj në minierë, u futën për skrap

Quk, nuk kisha per qellim te analizoj situatat e ngjarjeve, megjithese ajo qe the ti eshte nje e vertete po aq e madhe sa dhe genjeshtra e levizjes se menjehereshme se qeverise per krijimin e vendeve te reja te punes, dhe forcimin e shtetit ligjore. Vetem dicka te dishe, me minierat ne shqiperi eshte bere kerdia... Ne nje gjygj qe kam marre pjese une, behej fjale per perfitime e vjedhje mbi 2.5 milion Euro, e ketu po flasim vetem per nje rast...
Gjithesesi te tilla gropa vrasese sic jan minierat, duhet te mbyllen patjeter sa jane jasht c`do lloj rregulli e sigurimi teknik, me pare duhen bere keto se sa kazinot.
Me ato gropa qeveria do paguaje borxhet qe ka marr per te bler votat :D
 
Titulli: Tragjedi në Pogradec, vdesin 5 të rinj në minierë, u futën për skrap

Gjynah :( ........
 
Ditë tragjike në miniera, 7 të vdekur në Pogradec e Librazhd.....

Ditë tragjike në miniera, 7 të vdekur në Pogradec e Librazhd, 5 të rinj nga i njëjti fis

miniera.jpg


Dita e sotme ka shënuar një bilanc tragjik në jetë njerëzish të cilët janë shuar duke kërkuar bukën e gojës në kushtet e varfërisë së skajshme.

7 persona humbën jetën brenda pak orësh në dy ish-miniera të braktisura në Pogradec dhe në Librazhd, ku kishin hyrë për të mbledhur skrap por që fatkeqësisht nuk arritën të dilnin të gjallë.

Tragjedia e parë u shënua në Dardhas të Pogradecit, ku pesë të rinj nga i njëjti trung familjar kanë humbur jetën të asfiksuar në një minierë, ku kishin hyrë për të nxjerrë skrap. Sipas burimeve policore lokale ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe viktimat janë tre vëllezërit Edison, Ledjon dhe Nertil Hamolli, përkatësisht 23, 24 dhe 25 vjeç. Ndërkohë që kanë humbur jetën edhe dy vëllezërit Sazan dhe Arjan Hamolli kushërinj me tre të parët.

Dyshohet se shkak i vdekjes së të rinjve është bërë një gjenerator, me anë të të cilit vihej në punë një pompë që shërbente për nxjerrjen e ujit jashtë minierës. Tymi i gjeneratorit dyshohet t’i ketë asfiksuar të rinjtë.

Policia dhe shtabi i emergjencave ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa pritet mbërritja e grupit të kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e viktimave të tjerë.

Deri tani është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të Edisonit dhe Nertil Hamolli. Nxjerrja e trupave është bërë e vështirë për shkak të pranisë së madhe të gazit në gjatësinë e saj prej më shumës e 300 metrash.

Librazhd, shpërthen gazi në minierë, vdesin dy persona

Vetëm pak orë pas tragjedisë së Dardhasit, në Pogradec, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në një minierë në Librazhd. Dy minatorë kanë humbur jetën në një aksident në minierën e hekur-nikelit në fshatin Gurrë. Paraprakisht mësohet se Drini Bogdani, inxhinier dhe Haki Danga, minator, kanë ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit të gazit në minierë.

Policia bën me dije se vijojnë kërkimet për nxjerrjen e trupit nga miniera të minatorit Danga.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë të cilët po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Ministria e energjetikës: Miniera e Pogradecit ishte e bllokuar për 20 vjet

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike në minierën e Pogradecit. Përmes një deklarate zyrtare mësohet se miniera ishte e mbyllur prej 20 vitesh dhe viktimat kanë hyrë në mënyrë ilegale për të marrë materiale.

“Reparti i Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave është informuar rreth orës 23:00 të së mërkurës se disa persona kanë mbetur të bllokuar në ish minierën e qymyrit në Dardhas të Pogradecit. Menjëherë është ngritur grupi i posaçëm me specialistë të cilët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. ثshtë konstatuar se në minierën e cila rezulton të jetë pa aktivitet dhe e mbyllur prej 20 vitesh, disa persona kanë hyrë në mënyrë ilegale për të marrë materiale ndërsa kanë marrë me vete edhe një gjenerator me benzinë. Gjatë punës së gjeneratorit është prodhuar sasi e konsiderueshme oksid karboni e cila është përhapur brenda galerive. Zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Ilir Bejtja, Prefekti i Qarkut, drejtuesit e RISHM-it dhe forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa po punohet edhe për të sqaruar rrethanat e plota” thuhet në deklaratën e ministrisë.

Ndërkohë një ekskavator po gërmon në hyrje të minierës për të bërë të mundur hapjen e saj. Më pas grupet e kërkim shpëtimit do të futen brenda në galerë për të nxjerrë trupat e pajetë”, thuhet në njoftim.

Komuna Dardhas dy ditë zie për 5 të rinjtë

Komuna Dardhas ka shpallur dy ditë zie ndërsa do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për varrimin e 5 të rinjve. Vendimi është marrë nga këshilli i komunës ndërsa është vendosur që për dy ditë nuk do të zhvillohen aktivitete dhe flamuri do të ulet në gjysmështizë.

Kryetari i komunës Dardhas Genci Hamollari ka bërë thirrje ministrisë të marrë masa për mbylljen e minierave. “Kemi bërë kërkesë për mbylljen e minierës por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Këto miniera duhet të mbyllen që të shmangen tragjedi të tjera” është shprehur ai.

Avokati i Popullit: Të merren masa për shmangien e tragjedive të tilla

Avokati i Popullit po përcjell me shqetësim ngjarjen e rëndë të ndodhur në një minierë në fshatin Beragozhd, në qytetin e Pogradecit, ku humbën jetën 5 të rinj.

“Ngjarje të tilla prekin dhe trondisin thellë, jo vetëm familjarët e viktimave, por gjithë shoqërinë dhe opinionin publik. Niveli i varfërisë në vend ka bërë që shumë bashkëqytetarë tanët të kërkojnë mjetet e mbijetesës në mënyra të rrezikshme për jetën.

Duke marrë shkas nga ngjarja e ndodhur, institucioni i Avokatit të Popullit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe ju bën thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse të pushtetit vendor dhe qendror të marrin masa të menjëhershme, për të shmangur ngjarje të tilla tragjike”,
thuhet në një deklaratë të institucionit.
G.Shqip

********************************


Ngushëllime familjeve të viktimave .. vërtet dicka tragjike akoma dhe akoma për vendin tonë.. Duket sikur tragjeditë në Shqipëri nuk paskan të mbaruar :(.. Vërtet një trishtim i madh.. U qoftë dheu i lehtë..
 
Titulli: Ditë tragjike në miniera, 7 të vdekur në Pogradec e Librazhd.....

Ne mengjes ndegjova lajmet,sa keq me erdhi .
 
Titulli: Ditë tragjike në miniera, 7 të vdekur në Pogradec e Librazhd.....

C" tarxhedi ,,:( ,..perendi po ne jemi bere me keq ne ne afganistan,asgje nuk funksionon,,dhe varferia po u bren kockat e shpirtit popullit,,,
 
Titulli: Tragjedi në Pogradec, vdesin 5 të rinj në minierë, u futën për skrap

Duhen hapur burgje te medhej, per te futur ne burg ata qe po i shfrytezojne keto varre galeri... dhe per ata qe ne dijeni i kane lejuar dhe i lejojne te shfrytezohen pa marre asnje mase per ruajtjen... !

C'fare tragjedie, te te ikin tre femije pernjehere. Ngushellime familjeve!

hajduti
 
Titulli: Tragjedi në Pogradec, vdesin 5 të rinj në minierë, u futën për skrap

Ngushëllime familjarëve , tragjedi e rëndë...
 
Titulli: Tragjedi në Pogradec, vdesin 5 të rinj në minierë, u futën për skrap

se pari te gjithe juve miqe te nderuar ngushllime per keto vdekje te pa pritura te pese luleve,pese yjeve te shuar qe ne prag te nismes ne jeten e tyre te re,un pash vetem ne mediat elektronike per tragjedin e ndodhur u ndjeva shum keq. vet njeriu eshte nje fryt qe vjen ne ket bote per te shijuar at por njeriu eshte ai i cili ben qe tjetri te vuaj e qfare barazie eshte kjo.
lus zotin qe te jen te fundit kto ngjarje qe trishton ke do ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top