Ushqimi pas skadimit të afatit

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Ushqimi në frigoriferin tuaj duket mirë dhe ka aromë normale, mirëpo i ka dalë afati i skadimit. A do ta hidhni? Shumica e njerëzve do ta bëjnë këtë. Kjo sindromë madje ka edhe emër: “Përdorimi para paranojës”.

33xd7b5.jpg

Data e cila është e shënuar, si “të përdoret deri më” nënkupton kohën deri kur garantohet kualiteti maksimal. Mund të jetë e shënuar vetëm në formatin muaj-vit. Pas kësaj date, ushqimi mund të përdoret edhe një kohë pa kurrfarë pasojash në shëndet. Gjëja primare është që thjeshtë ta shikoni dhe t’i merrni erë ushqimit, në mënyrë që të shmangni rrezikun nga helmimi.

Duhet të kihet kujdes nga paketimi i fileve të peshkut në vakum. Duke qenë se është shumë vështirë të largohen bakteret nga peshku, rekomandohet që të respektoni datën e caktuar dhe ta përdorni produktin para datës së skadimit. Ngjashëm duhet vepruar edhe me ushqimin tjetër të detit.

Nuk duhet marrë parasysh datën e skadimit kur bëhet fjalë për pemë dhe perime. Sepse prishja tyre shihet qartë. Përjashtim bën patatja që mund të sjellë deri te helmimi pa u vërejtur.

Xhemi i paçelur mund të qëndrojë qindra vite. Nëse hapet, mund të konsumohet vetëm deri kur të ngritët. Asnjëherë mos konsumoni ushqim nga konservat e shpuara, sepse përmbajnë baktere shumë të rrezikshme.

Në disa vende jogurti shfrytëzohet për ruajtjen e mishit, sepse me anë të aciditetit të tij pengon zhvillimin e baktereve. Mënyra e vetme për t’u prishur është nëse kontaminohet, p.sh. me gishta. I pa kontaminuar mund të përdoret disa javë.

Edhe pse thuhet se buka ka afat tre ditë, ajo mund të hahet edhe pas një jave. Buka bajate është e shkëlqyer për pjekje të ndryshme ose tost. Sheqeri dhe konservansët që përmban e pengojnë prishjen e shpejtë të saj.

Ushqimi i thatë, siç është sheqeri, kripa, mielli etj., mund të përdoren gjatë gjithë vitit, edhe pas skadimit të afatit, por me kusht që të ruhen siç duhet, në fakt, nëse nuk kanë kontakt me lagështinë.

Qumështi derisa duket i freskët dhe ka aromë të tillë, nuk ka problem. Nëse e ruani në temperaturë nën pesë gradë celsius në frigorifer, mund të përdoret disa ditë pas skadimit të afatit.

Vezët nuk duhen konsumuar më shumë se tri javë pasi të jenë prodhuar, sepse salmonela shumohet shumë shpejtë në to. Vendoseni vezën në një gotë me ujë, nëse nuk zhytet, kjo është shenjë e sigurt se është e prishur. Po ashtu prishjen e saj mund ta vërtetoni edhe nga aroma pas thyerjes së mbështjellësit. /femina.al
 
Pe: Ushqimi pas skadimit të afatit

Më shumë i besoj hundës edhe syve të mij, datës nuk ia vë mendën fort.
Zakonisht kujdes të veçantë kam tek mishi dhe vezët..., si dhe ruana Zot prej mykut!
 
Titulli: Ushqimi pas skadimit të afatit

Une nuk e pres me i ardh koha e dates se skadimit hiq e ha shum me heret haha :D
 
Pe: Ushqimi pas skadimit të afatit

Une ha vetem gjane te skadume ...ok perfundoj ne spital por rris edhe imunitetin :sherrxhi:
 
Titulli: Ushqimi pas skadimit të afatit

Ne fakt dhe une jam e fiksuar pak teper pas datave te skadences,por eshte normale besoj une, se ushqimet,qe na serviren jan te konsevuara,pra skemi te bejm me nje botanik e biologji te paster,por te renduar dei ne ate pik,sa lutemi te mos na helmojn e te mos na japin efekte ansore ne shendet,(flas per shumicen e tryezes,ushqimore qe konsumojm ne perditshmeri.
Nuk eshte se na serviren te fresketa fare,,apo nga ferma apo bacja jon,pjesa e popullsis qe jeton ne fshat qe kan mundesi te prodhojn gjerat vete ato po qe jan produkte ushqimore biologjike,,e skadenca tyre dallohet me shije e me sy..:)
Gjithesesi mua qumsht vertet me bjen te hedh shpesh,pasi e marre dy ditor,,gjoja per me i fresket,e shpesh nuk konsumohet,dhe pastaj normalisht e hedh.
 
Titulli: Ushqimi pas skadimit të afatit

Mua me bie gjithmone qe buken ta ha edhe 3/4 diten mbas skadences...ngaqe e ble pakon kastile per vete, se ha askush tjeter se su pelqen dhe s'arrij ta mbaroj gjate javes.
 
Titulli: Ushqimi pas skadimit të afatit

Cdo te Thote date skadimi?!! Nje numer qe shume thjesht mund te ndryshojet sipas deshires keshtu qe Po nuk I erdhe era jo kendshme konsumoje
 
Titulli: Ushqimi pas skadimit të afatit

Ka disa ushqime qe dhe pas nje jave ose maksimumi 15 dite mund te konsumohen dhe qe nuk kane rrezik per shendetin pervec ushqimeve si psh peshku apo ato qe permbajne qumesht.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top