Kosova: Beteja e Koshares - Thyerja e Kufirit Shqiptaro-Shqiptarë

xhebrail1

INTERIST
Ne kete teme do te mundohem te japim fakte mbi thyerjen e kufirt shqiptaro shqiptar
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Kosova: Beteja e Koshares - Thyerja e Kufirit Shqiptaro-Shqiptarë

Katërmbëdhjetë vjet nga beteja e Koshares

(I plotësuar) - Forcat profesionale ushtarake shqiptare së bashku me zemrat liridashëse të qindra të rinjve treguan edhe njëherë aftësitë për të përmbysur armikun shekullor.
Bota sot
Sa më shumë që po kalon koha, vetëm njëra prej betejave po duket gjithnjë më madhështore gjatë luftës me Serbinë okupatore. Ajo është beteja e Koshares, së cilës për herë të parë iu kushtua edhe nga Kuvendi i Kosovës një seancë solemne të hënën, ndërsa të martën ka filluar manifestimi “Ditët e Shqipes” në kodrinat e Koshares, aty ku prehen sot 114 dëshmorët e kombit, dhe dy kryeheronjtë Agim Ramadani dhe Sali اekaj, të cilët ia kthyen edhe njëherë zulmën shqiptarëve se edhe të armatosur keq mund ta thyejnë çfarëdo armiku, se nuk i nënshtrohen asnjëlloj superioriteti deri në frymën e fundit.
Pas betejës së Loxhes forcat profesionale ushtarake shqiptare së bashku me zemrat liridashëse të qindra të rinjve treguan edhe njëherë aftësitë për të përmbysur armikun shekullor, duke thyer kufirin ndarës të shqiptarëve.
Në këtë betejë, disa kritikë të operacioneve luftarake thonë se edhe është vendosur se cila armatë është në gjendje të bëjë më shumë për atë territor.
Pas një beteje të ashpër për çdo metër katror forcat ushtarake të Kosovës, arritën që jo vetëm ta thyejnë kufirin, por në një gjatësi prej 22 kilometrash dhe 20 thellësi ta mbanin nën kontroll dhe të përgatisnin avancimin më tej, sikur lufta të zgjaste edhe më.
Për 70 ditë radhazi në luftimet e përditshme Brigada 131 “Agim Ramadani”, nga radhët e veta i kishte humbur 114 luftëtarë.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi në emër të Qeverisë tha se kur populli shqiptar bëhet bashkë dhe kur ka partneritetin ndërkombëtar, edhe liria është e afërt. “Një betejë që ka dhënë 3 heronj të kombit dhe 114 dëshmorë është një prej betejave që duhet të kujtohet me lavdi, me respekt, por edhe një prej betejave që duhet të jetë gur themel i vendimeve tona, qoftë politike, qoftë institucionale apo një jete që do të vijë”, tha Hajredin Kuçi në hapjen e manifestimit përkujtimor “Ditët e Shqipes”, që po mbahen nën përkujdesjen e Kryeministrit Hashim Thaçi, për nder të 14 vjetorit të Betejës së Koshares. Ai theksoi 2 karakteristika kryesore që ka Beteja e Koshares: e para ka të bëjë me unitetin politik dhe ushtarak që ka arritur Beteja e Koshares, dhe e dyta ka të bëjë simbolikën e kufirit.
Kuçi tha se kjo betejë bashkoi përkrahësit e Rugovës dhe ata që kishin pasur ide të tjera. “Në Betejën e Koshares u pa si askund më mirë se mund të punojmë dhe mund të luftojmë bashkë. Ata që respektuan urdhëratë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, të Zonës Operative të Dukagjinit të UاK-së dhe ata që në mend i kishin idetë e Ibrahim Rugovës. Dhe, në këtë drejtim u pa që ka një unitet politik dhe ushtarak dhe ky unitet duhet të tregohet qytetarëve të Kosovës sa herë që është nevoja. Natyrisht që ky unitet i theksuar politik dhe ushtarak edhe me linjën komandues të brendshme, por edhe me koordinim të plotë edhe me faktorin ndërkombëtar. Natyrisht, ne duhet të jemi gjithmonë mirënjohës për angazhimet e luftëtarëve tonë dhe punën e qytetarëve tanë dhe të angazhimit të forcave të NATO-s, që ishin krahë ato ditë e që janë krahë edhe sot e kësaj dite”, tha Kuçi.
Zv.kryeministri Kuçi tha se falënderim të veçantë meriton jo vetëm Shqipëria, por edhe familjet shqiptare përtej apo këndej kufirit që aq shumë sakrifikuan me angazhimin e djemve, vajzave me sigurimin e bukës dhe me angazhimet tjera. Mendoj se këtu simbolika më e mirë është në faktin se kur populli shqiptar bëhet bashkë dhe kur ka partneritetin ndërkombëtar, edhe liria është e afërt, tha ai.
“Natyrisht se edhe luftëtarët por edhe qytetarët tanë e theksojnë rëndësinë dhe simbolikën e thyerjes së kufirit. Të gjithë ne dimë se kufijtë në Ballkan janë më të rëndësishëm se çka do tjetër. Prishja e kufirit me Shqipërinë atë ditë ka edhe një simbolikë tjetër, sepse duke prishë këtë kufij, ne në të njëjtin kohë vendosëm një kufij tjetër, atë me Serbinë. Në fakt nuk ekziston kufiri me Shqipërinë, por vetëm ai me Serbinë”, tha Kuçi.


Katërmbëdhjetë vjet nga beteja e Koshares

Beteja e Koshares është një ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë së RF të Jugosllavisë. Palët në këtë betejë kanë qenë të pabarabarta, por UاK, ka pasur përparësi strategjike, pasiqë beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë.

Furnizimi ka qenë në nivel, e gjithashtu edhe morali i luftëtarëve ka qenë i lartë. Ushtria jugosllave ka qenë e ndihmuar edhe nga mercenarët e vullnetarët rus e sllavë të tjerë, si dhe nga "gabimet" e NATO-s.

Në këtë betejë, disa kritikë të operacioneve luftarake thonë se edhe është vendosur se cila armatë është në gjendje të bëjë më shumë për atë territor.

Pas një beteje të ashpër për çdo metër katror UاK, arriti që me guxim e vendosmëri, të krijojë avantazhe dhe të dëbojë e zmbraps ushtrinë jugosllave.

Për 70 ditë radhazi në luftimet e përditshme Brigada 131 “Agim Ramadani”, nga radhët e veta i kishte humbur 114 luftëtarë.

Ndryshe, dje është mbajtur një seancë në Kuvendin e Kosovës kushtuar kësaj beteje, në të cilën ishte thyer kufiri Kosovë-Shqipëri, gjë që sipas ish-luftëtarëve ishte një korridor i rëndësishëm për Ushtrinë اlirimtare të Kosovës

Në 14 vjetorin e Betejës së Koshares, nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi organizohet manifestimi Ditët e Shqipes ku bëhen homazhe dhe vendosja e kurorave si dhe programi qendror i manifestimit "Ditët e Shqipes" në Koshare.
 
Titulli: Kosova: Beteja e Koshares - Thyerja e Kufirit Shqiptaro-Shqiptarë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Kosova: Beteja e Koshares - Thyerja e Kufirit Shqiptaro-Shqiptarë


Legjendarit
Agim Ramadanit
~~~~~~~~~~~~~~~~
Gjemoin malet e Koshares
q'po luftojn djemT e Kosoves

Bini trima heu t'shqipetarise
n'fyt ti prejm qent, e serbise

Kercet pushka ushtoin malet
pushka e trimit JO nuk ndalet

Jo nuk ndalet pushka e trimit
Heu,ishte pushka e Agimit

Hapi rrugen per kufi
me i bashkuar Kosove&Shqiperi

Aty jeten e flijoi
me shoke t'vet pa ndare luftoi

Sa shum shkie, per tok paloi
i qarmatosi i likuidoi

Shokve t'vet ju tregoi
qe me sot lufta mbaroi,

E dhashte zoti lirin ta gezoim
por e shkurt i qe jeta,

S'ju dhims trimit,per troje t'veta
me ni mendje luftoi qebesa

Ne flamur ishte betuar
Atedheut jeten per t'ia kushtuar

Dhe nese un,bi deshmore
mbi gjakun tim betou Kosove....LAVDI

Autorja
Hajla Rugovase
 
Titulli: Kosova: Beteja e Koshares - Thyerja e Kufirit Shqiptaro-Shqiptarë

Gjithmonë kur vjen prilli të kujtohët diçka që nuk të le të bësh gjumë të rehat. sikur ndjen në vete ato ditë të ftohta edhe sikur ta keshë ngroht si në gusht. Ndjen ato ditë që mërdhin dhe të rrënqethët trupi.
اfar ishte ajo maxhi tërheqëse që të bënte aq të fortë e aq të palëkundshëm ato ditë, اfar i shtynte ata djelmosha që sapo kishin nisur ti bien brisk fytyrës, e që në brendi u ndizej zjarrë vullkani, për ta parë kosovën e lir. Pa qoft edhe për një ditë!
E gjatë do të bëhej lista për ti numruar të gjithë ata trima që i dhuruan më të shtrenjëtën Atdheut. E gjatë shumë e gjatë, dhe e dhimbëshme mbi të gjitha.
Sa vinin e vinin nga të gjithë bota Shqipet në prillin e '99-shit, dukeshin shumë të thjesht, e gjitha çfar kishin me vete ishin ca rroba të mbrendshme, sepse ditë më parë ishin përshëndetur me të afërmit, e askush se besonte që do të kthehej i gjallë.
 
Titulli: Kosova: Beteja e Koshares - Thyerja e Kufirit Shqiptaro-Shqiptarë

Emrat e atyre qe e lagen me gjak gurin e kufirit qe ndau shqiptaret per shume vjetL:
EMRAT E DESHMOREVE TE RENE NE KOSHARE:

A Gj.Gashi,lindi me 15.06.1969 ne Hajvali.Ra deshmor me 19.05.1999 ne Koshare.
Xhafer H. Lipkovci,lindi me 2.10.1974 ne Hajvali.Ra deshmore me 19.05.1999 ne Koshare
Haxhi Sh Kajolli,lindi me 20.04.1961 ne Shkup.Ra me 05 05 1999 ne Koshare.
Adu Ubejde,lindi me 20 04 1961 ne Algjeri.Ra me 5 5 1999 ne Koshare.
Murat Muhamed Ali,lindi me 1968 ne Algjeri.Ra me 5 5 1999 ne Koshare.
Françesko Xh.Bilder,lindi me 1 01 1961,ne France.Ra me 7 05 1,me 1999 ne Koshare.
Sali B. Ceku,lindi me 22 06 1956 ne Cermjan.Ra me 19 04 1999 ne Koshare ne vijen e frontit ,me detyren komandant Agim J. Ramadani,lindi me 3 01 1963 ne Zheger.Ra me 11.04.1999 ne Koshare,me detyre Komandant.
Ali M Hasli,lindi me 25 12 1951 ne Has.Ra me 11 05 1999 ne Koshare.
Abaz J. Thaçi,lindi me 14 09 1964 ne skenderja.Ra me 16 05 1999 ne Koshare.
Xhemal M. Fetahaj,lindi me 27 05 1964 ne Raushiq.Ra me 31 05 1999 ne Koshare.
Bashkim R, Jasiqi,lindi me 8 05 1977 ,Ra me 9 04 1999 ne Koshare.
Fadil H. Maloku,lindi me 23 05 1977.Ra me 16 04 1999 ne Koshare.
Ramiz B. Krasniqi,lindi me 3 12 1974 ne Peje.Ra me 9 04 1999 ne Koshare.
Xhevat Caushe Nitaj,lindi me 15 08 1978 ne Vaksince.Ra me 18 04 1999 ne Koshare.
Shptim Idriz Bojku,lindi me 31 12 1979 ne Peje.Ra me 28 04 1999 ne Koshare.
Fisnik B. Saliu,lindi me 6 12 1978 ne Gjakove.Ra me 14 04 1999 ne Koshare.
Hafiz H.Thaçi,lindi me 5 06 1963 ne Xerxe.Ra me 21 04 1999 ne Koshare.
Hasan N.Beka,lindi me 3 06 1954 ne Gushnice.Ra me 9 04 1999 ne Koshare.
Arben S.Jusufi,lindi me 24 05 1976 ne Cernice.Ra me 9 04 1999 ne Koshare.
Afrim B. Selmani,lindi me 3 05 1973 ne Sarvove.Ra me 15 04 1999 ne Koshare.
Aziz B.Gashi,lindi me 16 08 1975 ne Balice.Ra me 19 04 1999 ne Koshare.
Haziz R Tolaj,lindi me 11 05 1999 ne Potoçan.Ra me 10 06 1999 ne Koshare.
Ernez I.Zeqiri,lindi me 21 08 1961 ne Prishtine.Ra me 2 06 1999 ne Koshare.
Xhemshit Z.Asallni,lindi me 18 03 1973 ne Prishtin.Ra me 21 05 1999 ne Koshare.
Xhafer H.Lipovci,lindi me 2 10 1974 ne Gjakove.Ra me 19 05 1999 ne Koshare.
Afrim Gj.Gashi,lindi me 15 06 1964 ne Hajvali.Ra me 19 05 1999 ne Koshare.
Hamdi B.Sheremeti,lindi me 3 07 1964 ne Shipol.Ra me 24 05 1999 ne Koshare.
Lulzim N.Veselaj,lindi me 5 02 1976 ne Raqan.Ra 18 05 1999 ne Koshare.
Driton G.Veliu,lindi me 14 08 1971 ne Polac.Ra me 11 04 1999 ne Koshare.
Faik B.Qahiati,lindi me 1 01 1982 ne Planej.Ra me 12 05 1999 ne Koshare.
Imer I.Kryeziu,lindi me 25 07 1955 ne Pagarushe.Ra me 28 05 1999 ne Koshare.
Gazmend Z.Berisha,lind me 10 10 1968 ne Peje.Ra me 13 06 1999 ne Koshare.
Arsim R.Rexhepi,lindi me 10 08 1975 ne Sazli.Ra me 13 06 1999 ne Koshare.
Flurim M. Baliqi,lind me 6 12 1977 ne Ladovin.Ra me 5 05 1999 ne Koshare.
Bejt A. Kodomaqiqi,lindi me 3 03 1963 ne Dedaj.Ra me 14 04 1999 ne Koshare.
Emin N. Kryeziu,lindi me 31 07 1973 ne Rogaçic.Ra me 11 05 1999 ne Koshare.
Sinan S.Thaçi ,lindi me 1 10 1962 ne Zoje.Ra me 29 04 1999 ne Koshare.
Shaban T.Hajzeraj,lindi me 15 03 1979 ne Verqi.Ra me 29 04 1999 ne Koshare.
Bekim L.Thaçi,lindi me 1 01 1974 ne Pojat.Ra me 27 09 1999 ne Koshare.
Gezim S.Sahiti,lindi me 1 01 1974 ne Pojat.Ra me 9 04 1999 ne Koshare.
Rifat S.Celaj,lindi me 05 05 1975 ne Beqin.Ra me 9 04 1999 ne Koshare.
Ilir A.Hoxha,lindi me 14 04 1975 ne Arban.Ra me 19 04 1999 ne Koshare.
Zeqirja M.Dardhishta,lindi me 2 08 1970 ne Kerblice te Shkupit.Ra 16 04 1999 ne Koshare.
Zeki Xh.Shylejma,lindi me 27 04 1974 ne Prishtine.Ra me 16 04 1999 ne Koshare.
Gezim H.Morina,lindi me 16 05 1976 ne Arllat.Ra me 16 04 199 ne Koshare.
Milazim S.Mavraj,lindi me 29 02 Stodrav.Ra me 28 04 199 ne koshare.
Tafil V.Osmani,lindi me 4 01 1971 ne Krajçe te Ulet.Ra me 6 05 1999 ne koshare.
Ramush J. Shatrolli,lindi me 12 05 1963 ne Leshine.Ra me 5 05 1999 ne Koshare.
Ali A. Ivaja,lindi me 1 08 1962 ne Cernille.Ra me 11 05 ne Koshare.
Urim G.Mehmeti ,lindi me 8 04 1975 ne Cernille.Ra me 11 05 1999 ne Koshare.
Naim Sh. Orllati,lindi me 4 04 1972 ne Orllat.Ra me 10 05 1999 ne Koshare.
Izet Zeqiraj,lindi me 1 01 1977 ne Baballoq.Ra me 11 05 1999 ne Koshare.
Muharrem F Mehemeti,lindi me 3 02 1981 ne Pakashtice.Ra me 15 05 1999 ne Koshare.
Nikoll M.Dodaj,lindi me 24 11 1966 ne Dujak.Ra me 11 05 1999 ne Koshare.
Liman A.Mekaj,lindi me 23 11 1973 ne Muhagjer.Ra me 6 05 1999 ne Koshare.
Milazim Q.Shala,lindi me 8 09 1965 ne Baballoc.Ra me 31 05 1999 ne Koshare.
Fatmir H.Kerqeli,lindi me 26 09 1969 ne Softaj.Ra me 10 06 1999 ne Koshare.
Ramadan G.Salihi,lindi me 24 09 1976 ne Zazbil.Ra me 30 05 1999 ne Koshare.
Jonuz M.Krasniqi,lindi me 14 07 1971 ne Dushanove.Ra me 21 05 1999 ne Koshare.
Nazmi M.Buduri,lindi me 16 11 1973 ne Hoqe.Ra me 21 05 1999 ne Koshare.
Sulejman A Shala,lindi me 23 02 1970 ne Shale.Ra me 12 04 1999 ne Koshare.
Sokol Ganijali,lindi me 1 07 1979.Ra me 3 06 1999 ne Koshare.
Luan R.Gashi,Poliari Arnaut Pierre,lind me 4 09 1971 ne France.Ra me 7 05 1999 ne Koshare.
Nazmi Lushaj,lindi me 30 11 1976 ne Strozub.Ra me me 13 04 1999 ne Koshare.
Safet Y. Gjinovci,lindi me 20 01 1966 ne Mekeinal.Ra me 18 05 1999 ne Koshare.
Fitush Sukaj,lindi me 16 03 1955 ne Prishtin.Ra me 18 04 1999 ne Koshare.
Burim A.Griçeci,lindi me 1 11 1980 ne Prishtine.Ra me 8 05 1999 ne Koshare.
Fatos M. Ademaj,lindi me 10 06 1980 ne Katund te Ri.Ra me 11 05 1999 ne Koshare.
Hasan Z. Qerkini,lindi me 10 02 1975 ne Zaskos.Ra me 16 05 1999 ne Koshare.
Besim S.Rexhepi,lindi me 11 12 1974 ne Ferizaj.Ra me 2 05 1999 ne Koshare.

LAVDI DESHMOREVE TE KOMBIT.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top