Hoteli në “zemër” të tokës.

Didi

C'est la vie.
f1_05hoteli1373017504.jpg


Stokholm, 5 korrik - Hoteli Sala Silvergruv jo larg Stokholmit gjendet 155 metra nën sipërfaqen e tokës. Ky hotel, i ndërtuar në ish-minierën e argjendit, ka disa dhoma, nga të cilat disa janë në sipërfaqe, kurse të tjera nën sipërfaqen e tokës.

Ky objekt i pazakonshëm hotelier është i pajisur sipas standardeve më të larta, ka edhe apartamente më luksoze, të vendosura në fund të zgafelles së minierës, 155 metra në thellësi, ku nata kushton 500 euro.

Hoteli iu ofron mysafirëve mundësinë të shëtisin nëpër tunelet e braktisura dhe të mësojnë historitë më dramatike të industrializimit.

Një pjesë e minierës është kthyer në hapësira për aktivitete kulturore, festime, ceremoni martesore dhe konferenca.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



-KOHA.net
 
Titulli: Hoteli në “zemër” të tokës.

e pse duhet te hy ne burg kur akoam frymoj!! hotel koti qenka
 
Titulli: Hoteli në “zemër” të tokës.

Aty duhet te vije era toke
 
Titulli: Hoteli në “zemër” të tokës.

e pse duhet te hy ne burg kur akoam frymoj!! hotel koti qenka

ahahhaha ashtu duket oj Arfe..aty dy dhoma tregon
ato me te bukurat jane akoma me poshte ndaj kushtojn
500 euro, Lol.
 
Titulli: Hoteli në “zemër” të tokës.

ahahhaha ashtu duket oj Arfe..aty dy dhoma tregon
ato me te bukurat jane akoma me poshte ndaj kushtojn
500 euro, Lol.

Ama o xhan le te jen dhe falas mu nuk me terheqin aspak,ku shikon ti bukuri aty?ai vend qenka i mir per minatoret qe nuk dalin me ore tera ,e me ja dergu grat e tyre mir kishin ber,se per ne tjert ta fusin friken ne palc si zanes ajo femra me ferexhe:p
 
Titulli: Hoteli në “zemër” të tokës.

Tme japin lek tme pagujn me flejt aty nuk shkoj , jo me qe sbehet lalf te paguj per kte budallallik .Megjithate ka te cmen sa te dush qe do e provojn .
 
Titulli: Hoteli në “zemër” të tokës.

Hmmmm, sdo me pelqente te rija as nje ore atje, jo me tere naten.
Kam zbritur ne saline (mine kripe), edhe prap ishte nje ndjenje tmeri....

I vetmi hotel "nen-toke" qe do vizitoja:
tumblr_m2rf3hlh9C1ru4onko1_500.jpg


tumblr_lorms88C8C1r0351lo1_500.jpg
 

Attachments

  • tumblr_m2rf3hlh9C1ru4onko1_500.jpg
    tumblr_m2rf3hlh9C1ru4onko1_500.jpg
    55.3 KB · Shikime: 0
  • tumblr_lorms88C8C1r0351lo1_500.jpg
    tumblr_lorms88C8C1r0351lo1_500.jpg
    27.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Hoteli në “zemër” të tokës.

Tme japin lek tme pagujn me flejt aty nuk shkoj , jo me qe sbehet lalf te paguj per kte budallallik .Megjithate ka te cmen sa te dush qe do e provojn .


Hmmmm, sdo me pelqente te rija as nje ore atje, jo me tere naten.
Kam zbritur ne saline (mine kripe), edhe prap ishte nje ndjenje tmeri....



Po c'keni ju te dy, pse keni kaq frike? Lol.
Une do shkoja dhe tani, po t'ishte falas:D

Zi, edhe ky hoteli qe ke sjell ti rrezik ka jo per gje
po ja u prish xhami tu fut gjithe uji brenda e byebye. lol
 
Titulli: Hoteli në “zemër” të tokës.

Me duket vend shume interesant dhe do isha kurioz per ta vizituar.

Njerezit kan lloj-lloj ide ku dghe vendet me interesante ti kthejne ne vende atraksioni turistik madje me investimet ndoshta me te vogla. Ne bote kthejne dhe burgjet ne hotele, dhe kishat, dhe vendet e vjetra e shpellat madje nuk ndryshojne shume ne strukturen e tyre pervec qe investojne ne siguri.

Neve shqipeve po se ndertuam hotelin ne mes pllazhe dhe po se prekem ujin nga dritarja me dore nuk na duket gje. :drumepre:Me duket nje traksion i vertete ecja neper shpella te ndryshme apo edhe ne miniera. Veq kur e paramendon se atje poshte kan punuar njerez me vite, dekada per te siguruar familjareve buken e gojes eshte ndjesi e vecante.
 
Titulli: Hoteli në “zemër” të tokës.

Po c'keni ju te dy, pse keni kaq frike? Lol.
Une do shkoja dhe tani, po t'ishte falas:D

Zi, edhe ky hoteli qe ke sjell ti rrezik ka jo per gje
po ja u prish xhami tu fut gjithe uji brenda e byebye. lol

Nuk e di a ke perjetuar ndonjehere "zbritjen ne toke", mua personalisht sme la me nje shije te mire, e here te 2 nuk zbres me.
 
Titulli: Hoteli në “zemër” të tokës.

Uaaa sa bukur, aty afer vdekjes do ik ta bej si varr pastaj :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top