Ligjin e bejne femrat?

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
Shum her jam perballur ne biseda , ku citohet kjo fjali qe ligjin ne shtepite shqiptare e ben femra dhe jo me mashkulli .


A eshte e vertete qe ne familjet Shqiptare te diteve te sotme, ligjin e bejne femrat?
 
Titulli: Ligjin e bejne femrat?

hm ,,Ligjin nuk eshte se e bejne femrat . Thjesht nje femer ne familje eshte me e prirur per sigurine e familjes te ardhmen e femijeve si gjithashtu manxhimin e parave.

Meshkujt mund te kene nje vizion Bisnes, por pa nje grua te afte qe menaxhon jeten familjare ai eshte i humbur.

Une e shoh ne kete prizem, nese nje femer eshte e kenaqur ...Mashkulli ska nevoje te beje ligjin ajo nen shrohet vete ...

DMTH mashkulli te beje gjithcka cka thote ajo dhe is ok (shaka kjo e fundit) :D
 
Pe: Ligjin e bejne femrat?

Votova JO, por jo në kuptimin e asaj se ligjin nuk e bën
gruaja, por se kjo mënyrë e të menduarit është e s'tërvjetruar.
I përket kohës kur fjala e thënë ka qenë e prerë. Sot jetojmë
në rrethana të tjera, ku si gruaja dhe burri bashkarisht udhëheqin
shtetin më të vogël "familje" dhe çdo gjë bëhet me marrëveshje
e dëshirë, por kurrsesi nga ndonjë lloj frike.

Sinqerisht, kur dëgjoj ende edhe në ditë të sotit, jo po ja ka frikë
burrit, jo po ja ka frikë gruas. Kur diçka është pikë së pari
në interes të familjes, askush nuk duhet ndier i nënçmuar.
Pse cili na qenka ai rregull se thot që dikush i din të gjitha,
apo nuk din asgjë? اdo njeri në fusha të caktuara është më prirur
se tjetri. Nejse, mos ta zgjas...
 
Titulli: Ligjin e bejne femrat?

Burri eshte koka ndersa gruaja qafa, ku deshiron e qon dhe si don en..keshtu qe ne kete rast po e ben si se ben...
 
Titulli: Ligjin e bejne femrat?

Votova Jo.. dhe jam dakort me Ricky që në nje lidhje apo familje nuk ka njeri që komandon, çdo gjë është bashkpunim ..

Ps: Jam kurioze të di kush është ai/ajo që ka votuar Po :vetull:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ligjin e bejne femrat?

Tani nese une them te heqesh kepucet sepse kam lare vendin e ti nuk i heq...
Atehere ik e fle me lesin qe ben ham ham.
 
Titulli: Ligjin e bejne femrat?

Wish-pse do marr kamzhikun une e te jap urdhera?
Dihet qe ne nje raport ku ka dashuri ska njeri qe ben ligje dhe une bera pak ironi
me kete shembull, por ama sbeja shaka :D
 
Pe: Ligjin e bejne femrat?

Sidoqofte s'mund te mohojme se fjala e pare dhe e fundit i bie burrit...
 
Titulli: Pe: Ligjin e bejne femrat?

Sidoqofte s'mund te mohojme se fjala e pare dhe e fundit i bie burrit...

Kjo që thua Aren.. quhet Respekt dhe jo ligj :).. edhe pse pak bashkohem me ty, sepse meshkujt shqipëtar më shumë janë të ligjshëm me gratë sesa të respektueshem ..
 
Pe: Ligjin e bejne femrat?

Ligjin gruaja?Ncuq...Ligjin e ben burri por behet gjithmone ca thote gruaja...
 
Titulli: Ligjin e bejne femrat?

Ligjin e ben bashkpunimi , miresia e dashuria ne familje,,mes burrit e gruas..te dy bashke ashtu te perqafuar se tani eshte dhe dimer..:)
 
Titulli: Ligjin e bejne femrat?

Nuk do doja te pranohej ne k'te lloj koncepti sic eshte pershkruar nga hapesi i temes, por eshte e vertete qe gruaja ben ligjin, dhe s'po flas ne rastet arrogante qe mos i fol motres, mamase, vellait, mos dil me shoket etj etj.... po flas per dicka me thelle dhe me te gjere :)

Kshuqe votova, Po :)
 
Titulli: Ligjin e bejne femrat?

Kurre ska egzistu kjo ...Te burrat qe pretendojne se jan burra joo te mashkujt qe veq emri i mashkull i bene te jen mashkull aty femra bon ligjin...Une per vete jam per nje kooordinim te berjes se ligjit se bashku po ama dihet meshkujt e kan statusin e tyre vendim marres ne familje
 
Titulli: Pe: Ligjin e bejne femrat?

Ligjin gruaja?Ncuq...Ligjin e ben burri por behet gjithmone ca thote gruaja...


Jam dakord me Gloomin qe ne fund behet c'thote gruaja.
Njoh shume raste te tilla.. prandaj votova Po.
 
Titulli: Ligjin e bejne femrat?

NJof raste kur grat kan fillu duke bo ligjin
dhe si pasoje ligji e kapi nga floket
dhe e hodhi nga ballkoni:)
 
Titulli: Ligjin e bejne femrat?

O grate bajn leshin ashu lishin ooo ligjiin more :p
 
Titulli: Ligjin e bejne femrat?

Tradicionalisht ekziston nje fare dobesie e mashkullit ndaj femres. E keqja ne situaten faktike ne Shqiperi (ndoshta edhe ne bote), eshte se dashuria, respekti dhe vleresimi i mashkullit ndaj femres, merren nga kjo e fundit si dobesi e mashkullit dhe shfrytezohen prej saj ne te gjitha format.

Tek femra ekziston koncepti se dikush duhet "te sundoje" (sidomos tek femrat shqiptare te "civilizuara"). Kjo ndodh ne qytete ku ka nje lloj "civilizimi", ne fshatra eshte e kunderta.
Nuk po pergjithesoj ketu dhe jo se ndodh keshtu ne te gjitha rastet, por teoria e "terheqjes prej hunde" eshte shume prezente dhe une e kam hasur shume here kete ne shume cifte, me aq sa kam eksperience personale.

Megjithate, mendoj se nuk duhet qe tek mashkulli, per rrjedhoje, te linde koncepti i kundert i "kapedanit", se "gruaja merre vesh me dru", etj. Nje dashuri e vertete i perjashton prapamendimet, por ceshtja eshte se c`mund te quajme "dashuri te vertete" dhe a eshte kjo ne te gjitha ciftet.
 
Titulli: Ligjin e bejne femrat?

me duket sikur ti Hajdut flet per ate kategori femrash qe shikojn S.EX and the CITY ketu ne shqiperi . kjo si fryme , vjen si pasoj e nje fryme pertej kufive dhe qe sot , jetojn brenda tyre . duke imponuar apo le te themi dhe interpretuar rolin e femres paksa autoritare .

dihet qe shqiptari ka nevoje per dashni si natyr naive qe esht dhe jo per pak autoritet. kshuqe more SESO, more FELICITA. keshillohet pa racion e para.


Tani nese une them te heqesh kepucet sepse kam lare vendin e ti nuk i heq...
Atehere ik e fle me lesin qe ben ham ham.

ah , te keqen. bo kot si hunleshe...te qelloi burri qe ti lash e ti shplash komet , te shkosh ta puthesh tjetrin masnej , qe nuk i heq fare kpucet :p
 
Titulli: Ligjin e bejne femrat?

lol
Po po Zhig :p
Nejse se kjo e imja ish gjysem me shaka por edhe nese une sdi e bej si hunleshe
ta dish qe burrave u thua dicka e bejne e kujtone se ideja ka qene e tyre :)

A me kapish :p
 
Titulli: Ligjin e bejne femrat?

mos u cudisni
ka nga ato familje nditet e sotsme ku gruaja esht thjesht sherbetorja, ku gatuan, lan e pastron kurse burri zen dashnoren hyn e del kur ti teket qefi as nuk pyet ka gru apo familje
jan tpakta rastet ku ka bashkpunim midis burrit e gruas
 
Titulli: Ligjin e bejne femrat?

NJof raste kur grat kan fillu duke bo ligjin
dhe si pasoje ligji e kapi nga floket
dhe e hodhi nga ballkoni:)

hahahahahahahahah dhe ligji kaloj ne fuqi perseri :p
 
Nuk eshte ceshtje ligji apo komandimi besoj.
Femra i ka planet afatgjate, kurse ne na mjafton veza sot ama neser femra ka pulen ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top