“Fiks Fare”: Kandidatët e PD-së kërkojnë votën në këmbim të ushqimeve

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
gazmendii.jpg

215.jpg

315.jpg

Dy javë para votimeve, “Fiks Fare” sjell fakte nga mënyra sesi kandidatët e Partisë Demokratike kërkojnë votën e banorëve të Tiranës në këmbim të një pakoje ushqimesh.

“Fiks Fare” solli me pamje momente nga shpërndarja e ushqimeve prej stafit të kandidatit të PD-së në Tiranë, z. Gazmend Dibra.

Qeset me ushqime janë ndarë gjatë fundjavës së kaluar në një dyqan që tregton bojëra në rrugën “Myslym Shyri”.

Gazetarët e këtij emisioni kanë mundur të filmojnë edhe kandidatin për deputet Dibrën, brenda ambienteve të dyqanit ku shiteshin bojërat, si dhe ndihmat e paketuara, gati për t’ua dhënë banorëve të rrugës “Myslym Shyri”, të cilët i kishin garantuar votën Dibrës. Edhe pse ndihmat ndaheshin në një mënyrë tepër të sigurt, ku ishin të aktivizuar të paktën pesë persona, gazetarët kanë mundur të kontaktojnë me disa banorë që kishin marrë ndihmën.

Kundrejt premtimit për votën me nr.44 në fletën e votimit, banorëve të “Myslym Shyrit” u janë shpërndarë nga dy litra vaj, tre kg miell, tre kg oriz, tri pako makarona.

Gjatë bisedës që gazetarët kanë mundur të bëjnë me një nga banorët e kësaj lagjeje, e cila sapo kishte marrë ndihmat, kanë mësuar se “për marrjen e ndihmave duhet të votosh për Sali Berishën. Po kështu, duhet të jesh i regjistruar si votues i PD-së për të marrë ndihmat”.

Edhe pse nevojtarë, këta banorë ndihen të fyer për mënyrën sesi po u jepen ushqime për votën. Jetojnë në mjerim dhe një herë në katër vjet u sjellin nga një qese me ushqime, brenda së cilës ndodhet një letër me numrin 44, numër të cilin nuk duhet ta harrojnë ditën kur do të drejtohen në kutitë e votimit.

Biseda e plotë me qytetarët

Fiksi – ثshtë një vend që ndahen ndihma këtu për zgjedhjet?

Qytetarja – Po, a e ke emrin?

Fiksi – Duhet me emër ë?

Qytetarja – Dhe të votosh për Sali Berishën. ا’na gjeti ne?

Fiksi – Ju ashtu e kishit ë?

Qytetarja – Po.

Qytetari – Në çfarë vendi është kjo zyra?

Qytetarja – Te kjo ku shiten bojërat.

Qytetari – ثhë te اimi.

Fiksi – E çfarë të jepnin, të jepnin shumë?

Qytetarja – Tre sheqer, tre miell, dy vaj, tre pako makarona, një nga ato supat, tre oriz.

Fiksi – Për kaq gjë, shumë pak. Për kaq gjë do votën ai?

Qytetarja – I llogarita unë, i llogarita dhe në shtëpi unë, 20 mijë lekë bëjnë.

Qytetari – Këto duhej të ishin ndarë ndihma për njerëzit, po meqë ai është kryetar shteti i ndan për nevojat e tij personale, për zgjedhje.

Qytetarja – Edhe një pulë.

Fiksi – Do votat e dy pleqve të mi ai ë? Dy pleq.

Qytetari – Po çfarë kujtove ti?!

Qytetarja – Si kujton ti, e shikon se ç’bëhet?

Qytetari – Kaq gjë duam ne.

Fiksi – Me kaq gjë ë?

Qytetarja – Ajo më tha çfarë numri e ka votën Saliu? Unë ia futa 29, ku e mbaj mend unë? 29 i thashë unë. Jo, jo, tha, 44-a. Ma futi letrën tek ushqimet. Kishte fol ai komshiu im.

Fiksi – Kush është ai që fut emrat këtu?

Qytetarja – Një اimi, اimi.

Fiksi – Po të marrë plaka ca lekë?

Qytetarja – Po ik e merr plakën, çoje! Jo ti, merr plakën!

Fiksi – Jo unë.

Qytetarja – A të keqen nëna, t’u bëftë nëna, unë për Saliun do të votoj, t’u bëftë nëna kurban! Po pse të gjithë këta që marrin ushqime, mos vallë do të votojnë për Saliun?! Kanë pas hall sa të marrin ushqimet. Kur vajta unë më tha, erdhi Gëzimi ai komshiu yt dhe tha që ti je me Edin Ramën. I thashë mua më vjen keq. Unë nuk dua me ia thënë Gëzimit, edhe për t’ia thënë do t’ia them. Po pse të gjithë që marrin ndihma për Saliun do të votojnë? Ti vajte e më raportove mua? Se vetë burrë, vetë grua, i kam rritur kalamajtë me halle? Po marrin ata që janë zengjinë, jo unë që jam fukareshë. Vajti ky me një këmbë, Mersini i shkretë, ku po ndahen, i thashë ndahen këtu.

Qytetari – Dëgjo…

Qytetarja – Dua të bëj nder, se gjynah!

Qytetari – Nuk kam shkuar për këtë punë fare. Absolutisht asnjë herë nuk kam shkuar.

Qytetarja – Dëgjo, a e di ku është muhabeti, të vjen inat se po marrin… Ti çfarë fitove si komshi që vajte ti për mu, që do e hedh (votën) për Edi Ramën. Ku e di ti mendjen time se për kë do ta hedh unë!? Si vajte e ia the tjetrës? Unë për t’ia thënë do t’ia them, por do t’ia them mbrapa, pasi të mbarojnë votimet.

Qytetari – Edhe këto ndihmat, po çfarë injorance është që ndajnë kështu?! Po pse, një herë në katër vjet më jep 20 mijë lekë ti, e do votën ti? Kush je ti mor!? Po katër vjet çfarë do bëj unë? Me se të jetoj unë katër vjet?

Qytetarja – Po shikoj që marrin zengjinët. Ky vajti e dha emrin tim, maskarai, zagari! Eh këta po vjedhin votat, po mjerë populli i shkretë, ne jemi na (godet divanin), po rri! // Top Channel
 
Titulli: “Fiks Fare”: Kandidatët e PD-së kërkojnë votën në këmbim të ushqimeve

ej po aman akoma ti pse mendon se vec demotratet i bejne kto ?? Dhe njerezit qe genjehen se nuk e dine vleren e votes !
 
Last edited by a moderator:
Titulli: “Fiks Fare”: Kandidatët e PD-së kërkojnë votën në këmbim të ushqimeve

Perfundimisht PD esht e mbaruar me keto skandale dita dites lol lol
 
Titulli: “Fiks Fare”: Kandidatët e PD-së kërkojnë votën në këmbim të ushqimeve

Vjeni cdo natee neeee endrrat tonaa na prekni nga dallllll ,me zemerrrrr juvee na thoni mos ikni nga pushtetiiii se ne socjalistet jemi zagareee .. ( kush e din kengen e florit me sy mbyllur ta mendoje me muziken e saj kete qe thash aa sa bukur del :D )
 
Titulli: “Fiks Fare”: Kandidatët e PD-së kërkojnë votën në këmbim të ushqimeve

Pse Ps eshte me e ndershme e ahahahahhaha hajde shikoni ne Shkoder sa kan shku 4 vota 500 mij lek ;)
 
Titulli: “Fiks Fare”: Kandidatët e PD-së kërkojnë votën në këmbim të ushqimeve

Eh kot nuk thon:-Do te nenshtrosh nje popull goditi atij kulturen dhe traditen,,por mbi te gjitha varferoje nga ana ekonomike.
KEtu kafkeqsia eshte se s"na ka verferuar armiku pushtues i jashtem ne kete rast...por politikanet derra tanet nga brenda familjes dhe brenda sofres se popullit,,qe vjedhin i kan shkaterruar,sakatepsur,, popullin dhe tani ata,,normal qe do jen preh i leht,,per nje kg shqerer,,i kg vaj e cop buke thate..sepse kur ske asgje ne frigorifer per te gatuar per femijet (e burr e gru pa pune e pa shpres per pune),,normal s"do merresh me te drejten se kush meriton voten,,por kush jep nje kafshat "momentale te turshme" buke.
 
Titulli: “Fiks Fare”: Kandidatët e PD-së kërkojnë votën në këmbim të ushqimeve

e kam pa qe kta te top channel ne gjdo menyre po mundohen qe PD-n ta demtojne sincerisht edhe shum diqka e keqe ! sepse si ne lajme ne gjana te tilla gjithashtu edhe tek humori ne portokalli vetem kunder PD-s ! pse edi rama nuk jep "ndihma" ne kete menyre ! apo nuk i blen votat ? se ai na qenka i ndershmi i dynjas.. po thjesht kta i mbulojn ato te edi rames.
 
Sepse top channel ja mori shpirtin PD-ja me gjoba dhe kercenime me pelqen se nuk gjunjezohet nga eproret Por te shesesh bojra dhe te japesh miell per vota eshte krimb per ato qe stgjerojne nje gje tille Por eshte me krimb tallja qe behet me popullin ne kete menyre.......,,.,kjo verteton qe kur je poshte asnje nuk te ngre Por mundohet te te shfrytezoje ne maksimum per interesa tij/Saj pa kuptuar qe po kthehesh ne monster qudia me vjen sepse keto lloj monstrash po Kane jetegjatesi
 
Po tash nese ja merr shpirtin PD-ja top channel sdon te thot qe duhet te anosh ka PS-ja ? nese je i drejt i tregon edhe per te tjeret.
 
Nuk mund te jesh I drejte ne shoqeri te pa drejte sepse ska kush te financon pastaj!!! Por kur nano ishte ne pushtet saliu e financonte top channel keshtu gjithmone oppozita e ka mbajtur
 
Titulli: “Fiks Fare”: Kandidatët e PD-së kërkojnë votën në këmbim të ushqimeve

Ju rafte kolera ishalla.
Mjere populli shkrete.
 
Titulli: “Fiks Fare”: Kandidatët e PD-së kërkojnë votën në këmbim të ushqimeve

Po kta t gjith Njesoj jane . se mos jan me te mire ata te tjeret :/ mjer ne qe na kan ren per pjese keta lloj politikanesh
 
Titulli: “Fiks Fare”: Kandidatët e PD-së kërkojnë votën në këmbim të ushqimeve

Ju rafte kolera ishalla.
Mjere populli shkrete.

Mjere populli shkrete qe han buke 1 jave me shitjen e votes dhe pastaj ankohet 1450 ditet tjera?
Ato qe kercenohen me vendin e punes mund ti "justifikojm" por kto qe shiten per 1 qese ushqime?

Une kuptoj qe keto Politikane do vazhdojn ta len popullin ne mjerim qe ne dite zgjedhjesh te luftojn me njera tjetren (partite) kush blen me shum!
 
Titulli: “Fiks Fare”: Kandidatët e PD-së kërkojnë votën në këmbim të ushqimeve

Eh c'te thuash, historia perseritet, ai qe e peson eshte populli, te lare dalin vetem ata qe jane dhe vazhdojne te merren me politike, kur ne fakt s'eshte politike por vjedhje.
 
Titulli: “Fiks Fare”: Kandidatët e PD-së kërkojnë votën në këmbim të ushqimeve

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: “Fiks Fare”: Kandidatët e PD-së kërkojnë votën në këmbim të ushqimeve

Ky esht dhe Drejtor i Pergjithshem i Burgjeve por ne Shqiperi lejohet te jesh njekohesisht dhe Kandidat per Deputet.
Kishte filluar dhe marrveshje me te burgosur duke shkembyer favore ne kembim te votes.

PERPARA apo RILINDJA?

Populli e ka vendosur... bravo i qofte! Si bagtit ne kullota shkojn te kutite! (po votoj ndonje dhe ketej nuk e perjashtoj nga tufa)
 
Titulli: “Fiks Fare”: Kandidatët e PD-së kërkojnë votën në këmbim të ushqimeve

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Tani kjo zonja kam pershtypjen se beri shaka me veten njejte sikur ajo puna e embelsires se pavaresise. Kjo dinte numrat shume mire te dy partive madje. A mos do thote qe po merrte per te dyten here kjo???

Tani se kandidatet blejne vota jam i sigurt se do blejne nga te dy anet. Kjo eshte mese e sigurt. Ketu ske puth thu veq mjere fukarralleku.

Sa i perket asaj ceshtjes se drejtori ka kandiduar per deputet duhet shiquar rregullativen ligjore ngase ajo percakton menyren. Keshtu eshte edhe te ne.
 
Titulli: “Fiks Fare”: Kandidatët e PD-së kërkojnë votën në këmbim të ushqimeve

Me shume keto "videot" e fiksit jane alibia per humbjen e Rames sesa kane te vertete dicka brenda. Jane gjera te montuara ose te shtuara ose te hequra, pasi edhe mund te kete ndonje percapje aty ketu per blerje vote, por jo kshu si e jep ky emison famekeq per montime.

Nese ka fakte se dikush ofron para ose gjera te tjera ne kembim te votes keto fakte fiksi duhet ti coje ne prokurori. Ky emision ka nje rekord negativ per montime videosh, per shantazh te zyrtareve, per stisje skandalesh.
 
Titulli: “Fiks Fare”: Kandidatët e PD-së kërkojnë votën në këmbim të ushqimeve

Foli Ilir Meta 2 (ky lart) .

epo si tha dritani , ky tha esht mafioz . e vetmja arme per tu mbrojtur esht te akuzoj ata te cilet po idrejtojn gishtin. ore ajat hajdutellëku, hapi syt e mos na shit prralla palaço njeri , ste vjen turp qe vjen e shkruan ketu , kerkon me cdo kusht te pergenjeshtrosh te vertetn.

po mir o derzi , na thuaj pak . kush t esht ai pusht-etar . i cili nuk e perdor varferine ne te mire te tij? ( ne kuader te ksaj qe kjo video eshte montim ) ste vje zor . palaço je...
 
Titulli: “Fiks Fare”: Kandidatët e PD-së kërkojnë votën në këmbim të ushqimeve

:)

C'te bej qe kemi shoqe midis nesh dhe nuk dua qe te mbyllin syte :p , se e kisha nje pergjigje per ty.
 
Titulli: “Fiks Fare”: Kandidatët e PD-së kërkojnë votën në këmbim të ushqimeve

he tani , mos plas perbrenda

nxirre , te ta shohin shoqet , se mos ndoshta dhe kenaqen . ku i dihet , risko nje her . dmth te thuash te vertetn.
 
Titulli: “Fiks Fare”: Kandidatët e PD-së kërkojnë votën në këmbim të ushqimeve

leri shoqet dhe shoket se nuk jane aq .... sikur je ti qe e merr kallep ate paçavure te Fiksit...
 
Titulli: “Fiks Fare”: Kandidatët e PD-së kërkojnë votën në këmbim të ushqimeve

te besh lojra fjalesh , esht njesoj sikur un te tall b gjith kohen me ty , ndaj leri keto batuta apo shprehje qe nuk te kan hije ty si nje njeri "diplomatik". Ti po thua qe nje argument medioker si i yti hedh posht nje FAKT?

do , s'do do bejm lojen e budallait , po te themi po. apo jo?

Fillimisht njeriu beson ne bindje (qofte e gabuar , qoft jo) po kur kemi fakte? do i quajme montime , sigurisht ashtu tha dhe i madhi per Ilirin , beje nje her me referundum dhe meso realisht sa sa eshte perqindja qe mendojne qe iliri eshte i pafajshem ne ato marifetet e talljes se bythes me ne popullin (PERFSHIRE DHE TY) .

a e di qe ne jemi per turp? po , parimisht . por ti je nje pjese e atyre therrimeve te cilat i mbledh me fanatizem dhe i bie gjoksit ne kohe fushatash ore viktime e 97-s .

po çte diskutosh , e ti flasesh nje qorri per nje peisazh te mjeruar , apo ti thuash nje shurdhi te nigjoj sinan hoxhen . ky je ti . jo ti si person , sepse mund te jesh nje person i mrekullueshem . por eshte ndergjegjsimi i cili nuk arrihet tek ne dhe qe i ben te dukshem hallet , te cilat genjejm veten se mund ti zgjidhim me parti , sepse ne komunizem "o spiun i vogel" , keshtu i mesonin .

dhe ne pos-komunizem , keshtu gjejm akoma.
 
Titulli: “Fiks Fare”: Kandidatët e PD-së kërkojnë votën në këmbim të ushqimeve

... sa inat, se ajo kenga e Sinan Hoxhes Gili Gili, kisha filluar ta pelqeja :muzike:
 
Titulli: “Fiks Fare”: Kandidatët e PD-së kërkojnë votën në këmbim të ushqimeve

ai kurdisje e radhes sikurse e gjebres pffff na shpifen
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top