Franc Nopça rrëfen Shqipërinë e një shekulli më parë

Love

βeℓℓe â๓e
Shënimet e albanologut në një botim të Qendrës Albanologjike.

Lindja, dasma dhe vdekja, traditat e ngjashme në disa vende të Ballkanit e më larg.

Shqip%C3%ABri-Fshatar%C3%ABt-e-Iballes-n%C3%AB-rrethin-e-Puk%C3%ABs-1905.-300x188.jpg

Fshatarët e Iballës në rrethin e Pukës, 1905

Orët, zanat, hijet, gjarpërinjtë, hijet, xhindet, katallanët… Një botë e tërë, të cilën e kemi zbuluar përrallash, por njëherë motit, në mos edhe sot diku-diku, në Shqipërinë e Veriut besohej megjithëmend. Si dëshmi e kësaj jete të pasur besimesh, besëtytnish, zakonesh, dokesh, plot një shekull më pas na vjen një libër me autor baronin Franc Nopça: “Pikëpamje fetare, doket dhe zakonet e Malcisë së Madhe- Me disa veçanti nga krahinat e Zadrimës dhe nga Shkodra”. Një botim i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, përkthyer nga dr. Mihal Zallari, dhe përgatitur për botim nga akad.assoc Marenglen Verli dhe dr. Edmond Malaj. Siç mësojmë, Nopça, si një paleontolog dhe albanolog, ishte pasionuar pas jetës zakonore të vendeve të Ballkanit dhe udhëtoi shpesh në Shqipëri dhe në Jug të Ballkanit si në Bosnje, Kosovë, Maqedoni, Serbi prej vitit 1903 dhe Luftës së Parë Botërore. U përqendrua më së shumti në Shkodër, ku kthehej pas çdo udhëtimi nëpër malësinë e Veriut, ku përveçse mblodhi pasuritë shpirtërore të kësaj zone, na ka sjellë deri ditët tona një koleksion të mrekullueshëm fotografish, publikuar nga studiuesi Robert Elsie. Origjinalët e fotografive prej xhami ndodhen në Muzeun Hungarez të Historisë Natyrore (Magyar Természettudomلnyi Mْzeum) në Budapest. Përmes shënimeve të Nopçës, sot na vjen mënyra se si shqiptarët e shihnin botën një shekull më parë, ku besonin, çfarë i trembeshin, si jetonin, cilat ishin traditat dhe zakonet e tyre me raste lindjesh, dasmash e vdekjesh, si ushqeheshin e mjekoheshin. Por, Nopça nuk është mjaftuar me një mbledhje materialesh. Ai bën edhe një studim krahasimor mes zakoneve shqiptare dhe ato që ai ka hasur në vende të tjera të Ballkanit apo edhe në Europë, që nga Maqedonia, Greqia, Rumania, Bullgaria, deri në Francë, Gjermani e Lituani.

Lindja
.. Kur lind në Malci një djalë, atëherë ia lajmërojnë këtë të tërë fisit me zbrazje pushkësh dhe fqinjët dhe farefisi përgjigjen me pushkë. Lindja e një vajze nuk gëzon njeri. Në Hercegovinë, si edhe në Gjermani dhe në disa vise të Rumanisë (kuçovllahët) besojnë se do të ishte shenjë e mirë sikur fëmija të lindte me këmishë (cipa e vesë)…
Foshnja porsa lind, e lajnë me ujë të vakët dhe e mbështjellin me pelena prej leshi, e vënë në djepin e vogël, i japin të thithi një brumë, që e bëjnë me gjalpë, sheqer e me ujë të ftohtë të mbështjellë me pëlhurë; pastaj e mbulojnë me një pallto, që të mos bëhet llafazan. Nuk kam dëgjuar gjë nëse përdorin magji në ujin e banjës. Foshnjën, që mezi i hap sytë, e forcojnë, duke i fërkuar kokën me të verdhin e vesë; pastaj ia lidhin kokën me një copë pëlhurë. Edhe në Rumani i mjekojnë fëmijët e dobët me të verdhën e vezës.
Si në Bullgari e në Rumani, ashtu edhe në Shqipëri, besojnë se shtrigat mund t’iu bëjnë keq lehtas fëmijëve të porsalindur. Pra, i mbrojnë ata me hajmali dhe me hudhra.

Martesa në Shkodër
Pas fejesës, dhëndri godit banesën e re dhe familja e nuses përgatit pajën e nuses. Në Shkodër e hëna është dita e martesës, kurse në Rumani dhe në Maqedoninë greke të hënën e kanë për keq. Muhamedanët e Shkodrës martohen të dielën ose të enjten, pra si në Rumani. Fejesa në Shkodër, si edhe në Malci, bëhet pa u njojtur djali me vajzën, pa e parë kurrë njëri-tjetrin. Tani ka hyrë zakoni që ia japin dhëndrit fshehtas fotografinë e nuses. Praktikisht, ky gjest nuk ka asnjë rëndësi, edhe sikur në fotografi vajza të jetë e shëmtuar, se djali duhet të marrë për grua atë që i caktojnë prindërit. Duhet martesa të bëhet të hënën, atëherë është zakon, në dasma të mëdha, që mbajnë shumë ditë, të ftohen për të ngrënë drekën në familjen e nuses farefisi më i afërm i dhëndrit që të mërkurën para dasmës; të enjten thirren të gjithë miqtë, të njohurit dhe dy nga farefisi i dhëndrit, në këtë rast dorëzohet dhe dhurata që i bën dhëndri nuses… Dhuratën e sjell gjithmonë një djalë, ky duhet të jetë ogur, që nusja të lindë djem dhe jo vajza…
Të premten mbrëma i lyejnë flokët nuses, duke përdorur si mjet një çorbë të ngatërruar prej goglash, lule shqerrash, gur kali fletë kulpre, dafinë. Me këtë mjet lyejnë flokët të premten dhe i lënë ashtu të tërë ditën e shtunë. Një gjë të këtillë përdorin grekët e Maqedonisë…

Vdekja
Në disa pika zakonet midis Malcisë dhe qytetit të Shkodrës ndryshojnë. Sa vdes dikush, i mbyllin kapakët e syve dhe i lidhin një shami nën mjekër. Në Malci i lidhin edhe këmbët, që kufoma të mos ikë. Ka të ngjarë që kjo e ka rrënjën te një besim i kotë, se në Lesinë kujtojnë se po të mos i lidhen (i qepen) këmbët, i vdekuri del nga varri dhe sillet si hije. Kjo ndodh edhe në disa vende të Bullgarisë. Në mënyrë simbolike, në disa vise të Rumanisë, në reshinar të Zibenbyngenit, i lidhin këmbët me një pe. Kur i mbeten sytë hapur një të vdekuri, ose kur kufoma nuk ftohet shpejt, atëherë kjo është shenjë që në familje do të vdesë dikush tjetër. Këtë besim e kanë edhe rumunët. Pasi pushojnë ulërimat e para të grave, lajmërojnë me lajmëtarë burrat, të cilët nuk tregojnë asnjë shenjë pikëllimi, fisin, miqtë dhe të njohur të largët të të vdekurit. Në Malcinë e Vogël, si në disa vise të Lituanisë prusiane, shpejt pas vdekjes së dikujt bëjnë kurban për të vdekurin një qengj ose një dash, sipas zakonit të vjetër romak, të cilin e hanë ata që vijnë për varrim. Po të bjerë varrimi në një ditë kreshme, atëherë e shtyjnë për t’u ngrënë të dielën…
Në Malcinë e Veriut, një ditë pas vdekjes ftojnë njerëz për të lëshuar vajin (kujën). Vaji përbëhet nga këngë të improvizuara me “Ku! Ku!” dhe “Le, le!”, ku mburrin virtytet e të vdekurit. Vaji ka qenë dikur i përhapur në tërë Europën e Jugut dhe janë gjetur mbetje në Francën e Jugut dhe në Sicili. Varrimi bëhet kudo të nesërmen, por mund të shtyhet, kur nuk e lejojnë rrethanat, se çdo fis në Shqipërinë e Veriut ka varrezat e tij dhe prandaj farefisi lakmon ta varrosin në varrezat e fisit të vet. Vetëm kelmendasit që vdesin në bjeshkë, nuk i zbresin te varrezat, por i varrosin në bjeshkë…
Në Shqipëri nuk është si në Malin e Zi, nevoja e një varrimi kishtar. Unë vetë jam ndodhur në dy varrime në Malci dhe në fushë, ku ka munguar prifti. Sa më shumë njerëz e shoqërojnë të vdekurin te varrezat, aq më shumë nder i bëhet atij dhe farefisit të tij…

ALMA MILE
 
Titulli: Franc Nopça rrëfen Shqipërinë e një shekulli më parë

Te nje shekulli me pare :p

Ore le te na tregojne te ca shekujve me pare se Lauri e Loveri spo bien ne pajtim se sa per i shekull ma pare ua tregoje une se me ka tregu gjyshja ;)
 
Titulli: Franc Nopça rrëfen Shqipërinë e një shekulli më parë

"....Takimin e parë në Shkodër baroni e bën me Halil beun, kryetarin e xhonturqve në qytet. “Po atë natë – shkruan ai – i paraqita budallallëkun e sjelljes së xhonturqve në formën më të ashpër dhe ia përsërita këtë ditën e nesërme edhe guvernatorit civil në të njëjtën mënyrë…”.

Një ditë më pas, baroni është në çadrën e famëkeqit Shefqet Turgut Pasha në Koplik. Shkon hipur mbi një kalë, me galop, i acaruar nga ato që po ndodhnin ndër malet përballë Shkodrës. “Në Koplik pata një bisedë të gjatë më Turgut Shefqet Pashën – kujtonte baroni – ky më shpalli se synonte shpartallimin e malësorëve dhe në vend të tyre, në kufirin turko-malazez, të sillte për t’u ngulitur emigrantë boshnjakë. Përveç kësaj, plani i qeverisë turke ishte që të shkombëtarizonte shqiptarët, pastaj t’u vërsulej shteteve sllavë të Ballkanit, në mënyrë që të asgjësoheshin njëri pas tjetrit… Kur gdhiu dita, që trupat do të marshonin kundër Shalës, herët në mëngjes u sula i xhindosur te përkthyesi i vilajetit dhe ia përplasa hapur të gjithë poshtërsinë dhe bërtita aq shumë sa dëgjohej dhe kuptohej edhe jashtë në rrugë. ‘Epo, po ju them se ky është fundi i Turqisë’. Këto ishin fjalët e fundit që i përplasa në surrat një nëpunësi turk në Turqi, para shpërthimit të Luftës Ballkanike”. Ndërsa baroni protestonte, malësorët e lodhur, të uritur, të vetmuar e të gjakosur e kishin ndarë mendjen për një paqe të përkohshme me osmanët. Një vit më vonë historia, për fatin tonë të mirë, do të merrte rrjedhë tjetër.

(Udhëtime nëpër Ballkan [Kujtime nga jeta e Franc Baron Nopça)

Baroni austriak Nopça me rroba shqiptare
nopca_zps1c9b9172.png
 

Attachments

  • nopca_zps1c9b9172.png
    nopca_zps1c9b9172.png
    6.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top