Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
580020_10151524780320255_1184473095_n.jpg

Kryeministri turk, Rexhep Erdogan, pas dy vizitave, ne 2005 dhe 2008, me ne fund arriti qellimin qe shprehu ne Tirane duke rishikuar historine qe shkruajten shqiptaret per kohen sundimit 5 shekullor nga Perandoria Osmane, periudhe qe zgjati nga shek. XV deri ne shek. XX. Duke bashkepunuar me palen turke, qeveria shqiptare, eshte gati qe te ndryshoje tekstet e gjeografise dhe te historise ne shkollat e mesme dhe fillore, gjithmone sipas ideve te pales turke.

Marreveshja per bashkepunimin ne fushat e kultures, arsimit, shkences, artit, rinise e sporteve dhe masmedias, u nenshkrua nen prezencen e Rexhep Taip Erdoganit dhe kryeministrit Berisha ne 26 mars te vitit 2008. Me pas ne 1 maj 2008, marrevshja u kthye ne vendim nga ministri i arsimit te asaj kohe Genc Pollo dhe ministra turke e shtetit, Nimet Cubukcu. Kryeministri Sali Berisha firmosi zyrtarisht vendimin me numer 533, i cili miratonte programin kuader, midis Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Turqise, per nje bashkepunim ne fushat e shkences, arsimit, arteve, kultures medias, rinise dhe sporteve dhe te kontakteve te njerezve me njeri-tjeterin.

Marreveshja e nenshkruar ndermjet ketyre dy shteteve, nga ajo e kultures se lidhur ne Ankara, ne muajin shkurt te 1989, deri te bashkepunimi shkencor ndermjet Akademise se Shkencave te Shqiperise dhe Akademise Turke te Shkencave, po perben si mbeshtetje te ketij programi kuader. Qellimi i kesaj marreveshje ishte shkembimi i publikimeve dhe materialeve te informacionit ne lidhje me programet arsimore, organizimit te arsimit dhe sistemeve arsimore te vendeve te tyre.

Duke iu drejtuar kryeministrit Berisha per rishikimin, sic thuhet ndryshe ne tekst ”perfitimi i korrigjimeve te pasaktesive”, kerkesa zyrtare e kryeministrit turk Erdogan, u materializua ne baze te nenit 2 te vendimit. Ne kete nen mund te lexohet qarte se ne emer te dy Paleve, Ministria e Arsimit dhe Shkences te Shqiperise kundrejt Ministrise se Arsimit Kombetar te Turqise, shkembejne tekstet e gjeografise dhe te historise, si dhe atlaset, komentet dhe verejtjet e tyre me qellimin per te perfituar korrigjimet dhe pasaktesite ne lidhje me te dyja vendet, duke iu permbajtur orientimeve te Keshillit te Europes, UNESCO-s dhe praktikes se vendosur nderkombetare.

Ne vazhdim te pikes dy te nenit dy thuhet se takimet e eksperteve mbi kete qellim zhvillohen sic kerkohen nga rasti, hollesite e te cilave shtjellohen nepermjet rrugeve diplomatike. Ne piken tre veme re se palet mbeshtesin krijimin e marredhenieve te partneritetit midis shkollave te arsimit te mesem te te dy vendeve.

Teksti turk: Osmanët jo pushtues, por administrues miqësorë?!

Per shqiptaret myslimane dhe ata te krishtere, pershkrimi i Perandorise Osmane ne librat e historise perben nje pakenaqesi per ta. Dorina Zhupa pasi filloi te ndiqte disa kurse falas te gjuhes turke vuri re qe leksionet e historise kishin ndryshuar. Gjate studimit te leksioneve te historise 27-vjecarja u cudit kur vuni re se Shqiperia sipas atij libri nuk kishte qene asnjehere e nenshtruar nga Perandoria Osmane. Profesori i saj kishte deklaruar se turqit nuk kishin qene pushtues, por vetem disa administrues paqesore.

Ajo tha se ishin diskutuar per historine e Shqiperise dhe gjate nje pike te studimit ajo kishte thene se Shqiperia ishte cliruar nga pushtimi turk ne vitin 1912. Pas kesa pergjigjeje, profesori Derjaj e kishte korrigjuar duke i shpjeguar se Perandoria Osmane nuk e kishte pushtuar Shqiperine, por e kishte administruar ate. Nje vit me perpara ky profesor, gjate zhvillimit te nje ore mesimi kishte pohuar kete ide. Sipas profesorit te turqishtes moderne te gjuheve te epokes Osmane te Universitetit te Tiranes, Perandoria Osmane ishte nje konglomerat kombesh me mundesi te barabarta dhe 36 personat te cilet kane sunduar perandorine kane qene me gjak shqiptar. Ai mendon gjithashtu se bashkejetesa me Osmanet u prit mire nga shqiptaret.

Nese do t’i benim nje analize gjuhes dhe zakoneve te diteve te sotme, do te arrijme te kuptojme se shqiptaret dhe turqit ishin ne mirekuptim me njeri-tjetrin. Veziret e medhenj ishin nen zbatimin e urdhrave te sulltanit dhe drejtonin perandorine. Vete Sulltani qendronte ne maje te hierarkise. Gjithsesi Zhupa kishte mesuar fare pak mbi keta vezire te lindur ”shqitpare”. Por ajo ka mesuar gjithashtu se Shqiperia ka qene nen sundimin e Perandorise Osmane per gati pese shkekuj me radhe deri ne Luften Ballkanike qe u zhvillua ne vitet 1912-1913.

Nacionalizmi rishtar.

Disa nga idete e profesorit Derjaj bien ne kudnershtim me ato te shqiptareve, por kur ai ngre pikepyetje nese sundimi i Osmaneve ka qene i dhunshem, nuk eshte i vetmi ne kete dileme. Udheheqesit e rinj shqiptare dhe baballaret e kombit, sipas disa historianeve qe besojne ne virgjiljen e renies se Perandorise Osmane ne Evrope, vendosen qe te ndertojne nje identitet te ri, unik perendimor, i cili do te percaktonte te shkuaren osmane si nje aksident tragjik.

Sipas historive te vendeve te tjera te Ballkanit, si ajo e Bulgarise dhe Serbise, te ngjashme me te siperpermendurat, pershkruajne te shkuaren e tyre ne llogoret e nje lufte shekullore per t’u cliruar nga sundimi osman. Historia e shqiptareve me shumice myslimane, nderkohe qe keto vende me shumice te krishtere tregojne fare thjesht historine, behet komplekse dhe veshtire per t’u kuptuar se cfare ka ndodhur konkretisht. Deri ne shek. XX, te krishteret shqiptare njiheshin si ‘greke’ dhe myslimanet si turq, dhe identiteti i kombit shqiptar per ta, ishte i ri. Me qellimin per te zgjedhur nje perqendrim drejt nje prerje te lidhjeve me te shkuaren osmane, elitat politike zhvleresuan dallimet fetare, duke synuar per te bashkuar dhe fuqizuar Shqiperine e cila sapo kishte fituar pavaresine.

Veziret e medhenj qe u linden shqiptare dhe sunduan Perandorine Osmane, nk permenden fare ne te dhenat zyrtare te historise se Shqiperise dhe fjalet turke u spastruan nga gjuha shqipe. ”Udheheqesit politike te Shqiperise se re komuniste besuan se nenshtrimi i identiteteve personale ne favor te vetedijes dhe edukimit kombetar do te ndihmonte emancipimin e kombit shqiptar nga fanatizmi, intoleranca, prapambetja dhe ndasite fetare”, deklarate kjo e ripublikuar nga Akademia e Shkencave te Shqiperise.

Disa historiane thone se ky identitet i ri post-osman dhe qellimisht perendimor, u rrenjos ne kurriz te saktesise historike, sepse keta drejtues te rinj, ku disa prej tyre ishin zyrtare te Perandorise Osmane, e pane se fare lehte te mund te frynin rezistencen shqitpare.

Sociologu shqiptar Enis Sulstarova tha se krijimi i identitetit te ri perendimor ka qene nje ceshtje mbijetese ne disa vende te caktuara profesionale per elitat shqiptare gjate shek XIX dhe kjo histori filloi ne fund te ketij shekulli, e cila ishte pjese e nje procesi komb-formues te quajtur ”rilindja kombetare”.

Ky tregim i historise me tone nacionaliste vazhdoi gjate komunizmit deri ne ditet e sotme. Trashegimia Osmane, ne ditet e sotme konsiderohet si pergjegjese per cdo problem ekonomik, politik, kulturor, ndersa e verteta qendron krejt ndryshe.

Pothuajse te gjithe ia faturojne turqve problemet e tanishme, per shkak se ky eshte nje historicizem banal. Sipas Sulstaroves, ndokush mund te mendoje se po te mos ishim pushtuar nga osmanet, do te ishim tani nje vend i zhvilluar perendimor, por ne te vertete, sipas tij, populli shqiptar do te ishte asimiluar.

Propaganda.

Te dhenat historike shqiptare, sipas historianeve, kane qene nen ndikimin e regjimit komunist te gjysmes se shek.XX dhe nga propaganda nacionaliste gjate rilindjes kombetare. Historiani dhe specialisti i periudhes osmane i Universitetit Europian te Tiranes thote se ne historine e shqiptareve gjate komunizmit, sundimi osman pershkruhet si gje negative, duke theksuar nenshtrimin, prapambetjen dhe nje dhune ushtruar ndaj popullit shqitpar duke percaktuar keshtu ate periudhe nepermjet kryengritjeve popullore ndaj sundimit Osman.

Duka tha se kjo pikepamje dominon historigrafine e vendeve te tjera te Ballkanit, por ne nje shtrirje me te kufizuar. Sipas tij ideologjia zyrtare e komunizmit diktonte qe cdo realitet i krijuar nga sundimi i jashtem duhej cilesuar si i erret dhe te urrehej gjithmone. Gjithashtu, jane kritikuar me force te dhena historike te shume vendeve te Ballkanit, per shkak se mbajne pershkrime paragjykuese per osmanet dhe te vendeve fqinje. Qendra per Demokraci dhe Pajtim ne Europen Juglindore ne vitin 1998, caktoi nje grup prej 60 historianesh nga 11 vende te ndryshme te Ballkanit, qe te rishikonin librat e historise.

Sipas historianes dhe redaktores se librave te historise se Serbise, Dubravka Stojanovic, mesuesit e historise ne Ballkan ne shtator te 2010, moren kater libra te rinj, libra te cilet nuk paraqisnin fakte te verteta te reja mbi kundershtite e se kaluares.

Turqia per ne sot shihet si nje vend miqesor dhe mbrojtes kundrejt shteteve sllave dhe Greqise, pavarsisht konflikteve historike qe na ka mesuar sistemi komunist mbi te shkuaren osmane. Kur ven puna te ndikimi i Turqise dhe Greqise kundrejt vendit tone, Ankaraja i quajtur si ‘komb vella’, eshte kombi i perzgjedhur nga ne. Turqia ditet e sotme eshte nje prej investitoreve me te medhenj ne Shqiperi duke patur zoterime ne industrite e finances, telekomunikacionit, ndertimit dhe te arsimit te larte, perfitime keto te cilat kane sherbyer ne tejkalimin e mosbesimit historik.

Rilindja osmane nis nga Ankaraja.

Qeveria e Ankarase ka financuar disa bursa studimi mbi historine osmane dhe ka publikuar libra te rinj ne Shqiperi, duke u perballur keshtu me veshtrimin negativ qe kane shqiptaret mbi osmanet. Ministri i Jashtem turk, Ahmet Davutoglu, zgjodhi me qellimin per te vendosur ne kete kontetekst periudhen e shekujve XVI dhe XVII, si epoka e arte e perandorise, te cilen disa historiane e quajne si ”Pax Ottomana”. Brenda kesaj periudhe sundimi osman u shtri deri ne Hungari, ku udheheqsit e saj ndertuan disa prej puneve me te veshtira te arkitektures otomane, ku mund te permendet Xhamia Sulejmane, Xhamia Blu ne Stamboll e shume vepra te tjera ne Ballkan, ku perfshihet dhe Tirana, i cili u shendrrua ne metropolin e Shqiperise.

Ura e Drinas, ne Bosnje u ndertua pikerisht nga osmanet, e cila u perjetesua nga Lureati jugosllav i cmimit Nobel, shkrimtari Ivo Andric ne romanin e tij te quajtur ”Ura mbi Drina”. Kullat e Sahatit, ne kete periudhe u shfaqen per te paren here ne qytetet e Ballkanit. Ne tetor te 2009, gjate nje vizite zyrtare qe Davutoglu beri ne Tirane tha se vendet e Ballkanit dhe Turqia kane nje histori, fat dhe nje te ardhme te perbashket, duke kujtuar se gjate shek. XVI, qytetet e Ballkanit ishin me te pasura ne krahasim me qytetet e Europes Perendimore.
/RTK
 
Intelektualët, peticion kundër rishikimit të historisë nga autoritetet turke

Intelektualët, peticion kundër rishikimit të historisë nga autoritetet turke

“Faktet historike dhe argumentet shkencore, janë ngjarje dhe momente jetike në historinë e një kombi. Ato s’mund të ndryshohen me ndërhyrje të jashtme, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes një perandorie pushtuese dhe një kombi të pushtuar, pas një qëndrese që përbën një faqe të ndritur jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Evropës.

Pushtimi osman shkaktoi një gropë të zezë në historinë e kombit shqiptar. Ai e ndërpreu procesin normal historik të zhvillimit të kombit tonë. Ky pushtim i shkëputi me dhunë shqiptarët nga Europa dhe shkaktoi tragjedi dhe drama të pashlyeshme në kujtesën historike të kombit. Nuk mund të pajtohemi kurrë dhe dënojmë përpjekjet e disa pseudohistorianëve dhe të segmenteve të caktuara politike, të cilat përpiqen që shekujt e gjatë të pushtimit osman t’i paraqesin si kohë të bashkëjetesës paqësore dhe të suksesshme. Pashallarët, ushtarakët, zyrtarët apo shtetarët e lartë të Perandorisë Osmane, qofshin këta edhe kryeministra që i kanë shërbyer Portës së Madhe, pavarësisht nga origjina e tyre shqiptare nuk kanë vlerë për historinë tonë kombëtare”.

“Ai e ndërpreu procesin normal historik të zhvillimit të kombit tonë. Ky pushtim i shkëputi me dhunë shqiptarët nga Europa dhe shkaktoi tragjedi dhe drama të pashlyeshme në kujtesën historike të kombit. Nuk mund të pajtohemi kurrë dhe dënojmë përpjekjet e disa pseudohistorianëve dhe të segmenteve të caktuara politike, të cilat përpiqen që shekujt e gjatë të pushtimit osman t’i paraqesin si kohë të bashkëjetesës paqësore dhe të suksesshme”, thuhet në peticion.

“Ndryshimi i historisë në formë arbitrare, duke i ardhur rreth oreksit të diplomacisë turke, krijon një precedent të rrezikshëm: pas disa vitesh edhe Serbia mund të kërkojë të shpallet vetëm një administratore në Kosovë dhe ajo të vlerësohet pozitivisht për lirinë, pavarësinë, kulturën dhe identitetin tonë.

Të mos harrojmë faktin se nga të gjitha gjuhët e të gjithë popujve të pushtuar nga osmanët, gjuha shqipe u ndalua në mënyrë të veçantë e me forcë. Mjafton vetëm ky fakt për të treguar gjenocidin e Perandorisë osmane kundër shqiptareve, kundër kulturës dhe identitetit të tyre. Ne nuk mund t’i fshehim te vërtetat historike. Mjafton të kujtojmë përpjekjet dhe sakrificat e panumërta të Rilindësve shqiptarë për të parën shkollë shqipe laike, e cila u arrit të hapej vetëm me 7 mars 1887 në Korçë.

Ndryshimet e historisë me ekspertë turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato janë një fyerje e papranueshme për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen dhe identitetin e tyre. Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar”.

“Ne kemi dëshiruar dhe dëshirojmë që marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe turqve dhe shteteve të tyre respektive të jenë miqësore, të sinqerta dhe në interes të popujve tanë, por siç thoshte Aristoteli i pavdekshëm, “Amicus Plato, sed magis amica veritas”. (“E kam mik Platonin, por e kam më mike të vërtetën).

Në emër të së vërtetës historike, i kërkojmë qeverisë së Kosovës, Kuvendit të Kosovës, institucioneve përgjegjëse kulturore dhe akademike si dhe historianëve, që të mos e tradhtojnë ndërgjegjen e tyre profesionale dhe kombëtare, të rishikojnë këtë vendim arbitrar dhe tërësisht antikombëtar, të anulojnë punën e komisionit të përbashkët ndërshtetëror për rishikimin e historisë së Shqipërisë dhe të lejojnë historianët të bëjnë punën e tyre të pavarur shkencore, sipas parimeve dhe metodologjisë së shkencës historike dhe jo sipas interesave, urdhrave dhe vullneteve politikë të qeverisë së sotme të Turqisë”, përfundon peticioni drejtuar krerëve më të lartë të politikës dhe akademive të shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës.

27 mars 2013

Gazeta Shqip.

Peticion kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke

Drejtuar:

Presidentes së Republikës së Kosovës, Znj. Ahtifete Jahjaga
Parlamentit të Republikës së Kosovës
Qeverisë së Republikës së Kosovës
Akademisë së Shkencave të Republikës së Kosovës

Për dijeni:

Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani
Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë

Kohëve të fundit në Kosovë, është hapur debati rreth “ndryshimeve të historisë” dhe nevojës për një histori të mirëfilltë kombëtare, në të cilën ngjarjet dhe personalitet do të trajtoheshin në përkim me faktet historike dhe argumentet e nevojshme multishkencore.
Faktet historike dhe argumentet shkencore, janë ngjarje dhe momente jetike në historinë e një kombi. Ato s’mund të ndryshohen me ndërhyrje të jashtme, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes një perandorie pushtuese dhe një kombi të pushtuar, pas një qëndrese që përbën një faqe të ndritur jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Evropës.
Pushtimi osman shkaktoi një gropë të zezë në historinë e kombit shqiptar. Ai e ndërpreu procesin normal historik të zhvillimit të kombit tonë. Ky pushtim i shkëputi me dhunë shqiptarët nga Europa dhe shkaktoi tragjedi dhe drama të pashlyeshme në kujtesën historike të kombit. Nuk mund të pajtohemi kurrë dhe dënojmë përpjekjet e disa pseudohistorianëve dhe të segmenteve të caktuara politike, të cilat përpiqen që shekujt e gjatë të pushtimit osman t’i paraqesin si kohë të bashkëjetesës paqësore dhe të suksesshme. Pashallarët, ushtarakët, zyrtarët apo shtetarët e lartë të Perandorisë Osmane, qofshin këta edhe kryeministra që i kanë shërbyer Portës së Madhe, pavarësisht nga origjina e tyre shqiptare nuk kanë vlerë për historinë tonë kombëtare
Historia e Shqipërisë nuk është një histori renegatësh dhe as histori shërbëtorësh, por histori qëndrese me në krye Gjergj Kastriotin. ثshtë histori kryengritjesh e luftërash për liri, histori përpjekjesh për ruajtjen e gjuhës, të kulturës e të identitetit. ثshtë histori e përpjekjeve titanike për Rilindje Kombëtare, për shkrimin shqip, histori e përpjekjeve dhe sakrificave të panumërta për liri, pavarësi dhe sovranitet kombëtar. ثshtë histori e përpjekjes së pandalur të shqiptarëve për të jetuar të lirë me shtetin, kulturën dhe identitetin e tyre si të gjithë popujt e tjerë të qytetëruar të Europës.
Përpjekja për të trilluar një histori të paqenë, me pseudohistorianë dhe pseudokomisionerë shtetërorë, të drejtuar sipas një projekti të errët politik, s’i shërben as paqes dhe as miqësisë së vërtetë mes popujve dhe as projektit të një të ardhmeje që sjell paqe, harmoni e mirëkuptim. Përpjekjet që interpretimi i historisë të bëhet në funksion të pushtetit dhe jo në funksion të së vërtetës, janë të rrezikshme dhe vënë në pikëpyetje të ardhmen tonë.
Ndryshimi i historisë në formë arbitrare, duke i ardhur rreth oreksit të diplomacisë turke, krijon një precedent të rrezikshëm: pas disa vitesh edhe Serbia mund të kërkojë të shpallet vetëm një administratore në Kosovë dhe ajo të vlerësohet pozitivisht për lirinë, pavarësinë, kulturën dhe identitetin tonë. Paqja e bazuar në drejtësi është përvojë që i ka ndihmuar shumë popujve të kuptojnë të kaluarën, pa e mohuar atë, pa i fshehur ose shtrembëruar të vërtetat historike. “E vërteta është e padiskutueshme”, pati thënë Winston Churchill-i.
Më të tillë shembuj është e mbushur historia e Europës dhe mbi këto premisa duhet të shkruhet edhe historia jonë. Pikërisht këtë paqe, që bazohet në të vërtetën historike, duhet ta synojmë edhe ne, që populli shqiptar dhe ai turk si popuj liridashës dhe paqësor, të ndërtojnë marrëdhëniet e tyre të miqësisë dhe të bashkëpunimit reciprok.
Pikësynimi i historisë, gjithmonë duhet të jetë e vërteta dhe vendosja e së vërtetës historike në kontekstin e duhur e në përkim me parimet metodologjike që ka shkenca e historisë.
Kërkesa për ndryshimin e historisë s’ka ardhur si rezultat i shtytjeve shkencore, zbulimeve dhe fakteve të reja dhe as i nevojës së interpretimeve të reja të mirëfillta shkencore, por si rezultat i trysnisë së shtetit turk mbi qeverinë e Kosovës dhe mbi disa historianë të manipuluar e të painformuar me punime të mirëfillta shkencore.
E gjithë historia jonë, e shkruar nga shqiptarë dhe të huaj, dëshmon të kundërtën e asaj që ofron komisioni i ministrisë dhe ekspertëve turq për historinë tonë, sipas të cilëve periudha e pushtimit osman s’kishte dhunë, s’kishte shtypje dhe s’kishte gjenocid.
Pushtimi pesëshekullor turk ka qenë i dhunshëm dhe përgjatë asaj periudhe të gjatë, ka pasur vrasje, shfarosje, dhunë të vazhdueshme, ndërkohë që shqiptarët ishin populli më i persekutuar i Perandorisë.
Të mos harrojmë faktin se nga të gjitha gjuhët e të gjithë popujve të pushtuar nga osmanët, gjuha shqipe u ndalua në mënyrë të veçantë e me forcë. Mjafton vetëm ky fakt për të treguar gjenocidin e Perandorisë osmane kundër shqiptareve, kundër kulturës dhe identitetit të tyre.
Ne nuk mund t’i fshehim te vërtetat historike. Mjafton të kujtojmë përpjekjet dhe sakrificat e panumërta të Rilindësve shqiptarë për të parën shkollë shqipe laike, e cila u arrit të hapej vetëm me 7 mars 1887 në Korçë
Për fat, ndryshe ndodhi me shqiptarët jashtë kufijve të Perandorisë osmane dhe arbëreshët e Italisë që prej fundit të shekullit XVI arritën t'i çelnin në diasporë shkollat e para dhe vatrat e tyre të rëndësishme arsimore, që u bënte promotorë të të Rilindjes sonë kulturore dhe të identitetit kombëtar shqiptar.
Ndryshimet e historisë, që synojnë rehabilitimin e pushtimit osman, përbëjnë një lojë të rrezikshme që hap një plagë të thellë në ndërgjegjen tonë kombëtare.
Ndryshimet e historisë me ekspertë turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato janë një fyerje e papranueshëm për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen dhe identitetin e tyre. Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar.
Ne kemi dëshiruar dhe dëshirojmë që marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe turqve dhe shteteve të tyre respektive të jenë miqësore, të sinqerta dhe në interes të popujve tanë, por siç thoshte Aristoteli i pavdekshëm, “Amicus Plato, sed magis amica veritas”. (“E kam mik Platonin, por e kam më mike të vërtetën.)
Në emër të së vërtetës historike, i kërkojmë qeverisë së Kosovës, Kuvendit të Kosovës, institucioneve përgjegjëse kulturore dhe akademike si dhe historianëve, që të mos e tradhtojnë ndërgjegjen e tyre profesionale dhe kombëtare, të rishikojnë këtë vendim arbitrar dhe tërësisht antikombëtar, të anulojnë punën e komisionit të përbashkët ndërshtetëror për rishikimin e historisë së Shqipërisë dhe të lejojnë historianët të bëjnë punën e tyre të pavarur shkencore, sipas parimeve dhe metodologjisë së shkencës historike dhe jo sipas interesave, urdhrave dhe vullneteve politikë të qeverisë së sotme të Turqisë.

Këtë peticion, sipas rendit alfabetik, e kanë firmosur këta:
Ardian Ndreca (filozof, Universiteti Urbaniana në Rome, Itali)
Anton Berishaj (kritik i letërsisë, poet, Universiteti i Prishtinës)
Akil Koci (Kompozitor, muzikolog)
Adem Gashi (shkrimtar)
Agron Tufa (shkrimtar, Universitetit i Tiranës)
Artan Shkreli (arkitekt)
Agron Gjekmarkaj (kritik i letërsisë, Universiteti i Tiranës)
Anton Gojcaj (shkrimtar)
Arian Krasniqi (dramaturg)
Aleksandër اipa (kryetar i Unionit të Gazetareve, poet, publicist)
Agreta Gashi (mjeke, Universiteti i Prishtinës)
Antonio Gashi (violonçelist, Universiteti i Prishtinës)
Aida Dismondy (poete)
Ardian Haxhaj (shkrimtar)
Afrim Krasniqi (politolog, Universiteti i Tiranës)
Arbana. F. Xharra (publiciste, gazetare)
Avni Zogiani (aktivist i shoqërisë civile, publicist)
Albert P. Nikolla (antropolog, Universiteti i Tiranës)
Aljula Jubani (albanologe, Universiteti i Tiranes)
Angjelin Shtjefni (Universiteti i Tiranës)
Arlind Dobërdolani (student)
Anila Malile (diplomate)
Adnan Mustafa (farmacist)
Alfred Duka, avokat)
Alda Bregasi (kardiologe, Universiteti i Yale)
Asllan Muharremi (përkthyes)
Beqë Cufaj (shkrimtar, publicist)
Brunilda Ternova ( gazetare, përkthyese)
Bujar Kapllani (skulptor)
Begzad Baliu (albanolog, Universiteti i Prishtinës)
Bardhyl Matraxhiu (kritik, Universiteti i Tiranës)
Bardh Frangu (shkrimtar, publicist)
Behar Gjoka (shkrimtar, studiues),
Bardhyl Londo (poet, Mjeshtër i Madh)
Blerina Suta (kritike e letërsisë, Universiteti Aleksander Xhuvani)
Donika Gervalla-Schwarz (veprimtare, publiciste)
Daut Demaku (shkrimtar)
Dorian Koçi (publicist, Universiteti i Tiranës)
Durim اaça (poet)
Eugjen Merlika (publicist, shkrimtar)
Elida Buçpapaj (poete, publiciste)
Edita Kuçi Ukaj (publiciste, përkthyese)
Entela Kasi (shkrimtare, presidente Albanian Pen Center)
Erion Hasanbelliu (inxhinier elektrik)
Franco Altimari (albanolog, zv. Rektor, Universiteti i Kalabrisë, Itali)
Femi Cakolli (kritik letrar)
Flutura Açka (shkrimtare)
Flaka Surroi (publiciste, )
Francesco Marchianٍ (pedagog në Spezzano Albanese Calabri)
Fahri Xharra (publicist)
Fatmir Terziu (shkrimtar, kritik arti)
Flamur Shehu (kompozitor, Mjeshtër i Madh)
Gëzim Gurga (albanolog, Universiteti i Palermos, Itali)
Giuseppina Turano (albanologe)
Gëzim Alpioni (sociolog, Universiti i Birmingham-it)
Gezim Basha (poet, përkthyes)
Gjon Berisha (historian, Instituti i Historisë)
Gjergj Filipaj (gazetar, shkrimtar)
Gjon Keka (publicist)
Gjergj Bajram Kabashi (publicist)
Halil Haxhosaj (shkrimtar, kritik letrar)
Ismail Kadare (shkrimtar)
Iris Elezi (regjisore)
Imer M. Mushkolaj (publicist)
Isak Ahmeti (albanolog, shkrimtar)
Ilire Zajmi-Rugova (shkrimtare, gazetare)
Irena Gjoni (poete)
Ismail Rugova (bibliotekar, përkthyes)
Jahja Drançolli (historian, ligjërues)
Jonila Godole (përkthyese, shkrimtare)
Kujtim M. Shala (kritik i letërsisë, Universiteti i Prishtinës)
Kole M. Berisha (ish kryetar i parlamentit të Kosovës, publicist),
Kolec Traboini (poet, kineast)
Lazer Stani (shkrimtar)
Lucia Nadin (albanologe)
Lush Culaj (historian, Instituti Albanologjik i Prishtinës)
Leonard Seiti poet)
Ledia Dushi (poete, përkthyese)
Lis Bukuroca (Naser Aliu) (publicist)
Lediana Stillo (poete, përkthyese)
Matteo Mandalà (albanolog, Universiteti i Palermos, Itali),
Majlinda Bregasi (albanologe, Universiteti i Prishtinës)
Martin Berishaj (politikolog, Universiteti i Lublanës)
Monica Genesin (albanologe, Universiteti i Salentos – Lecce, Itali)
Maks Velo (piktor)
Mentor Quku (historian i letërsisë)
Migena Kapllani (arsimtare)
Mira Tafani (arsimtare)
Ndue Ukaj (kritik i letërsisë, shkrimtar)
Natasha Lushaj (poete, kritike letrare)
Ndue Gjika (shkrimtar)
Nexhat Latifi (biznismen)
Persida Asllani (kritike e letërsisë, Universiteti i Tiranës)
Pandeli اina (mjek)
Preveza Abrashi (mjeke, Universiteti i Prishtinës)
Prend Buzhala (shkrimtar, kritik i letërsisë),
Petrit Palushi (shkrimtar, kritik letrar)
Peter Tase (përkthyes)
Petrit Ruka (poet, kineast)
Qibrie Demiri- Frangu (poete, Universiteti i Prishtinës)
Qazim Namani (historian)
Romeo Gurakuqi (historian, UET)
Rudolf Marku (shkrimtar)
Romeo اollaku (shkrimtar, përkthyes)
Ragip Syla (shkrimtar)
Rita Salihu (poete, veprimtare)
Rexhep Shahu (poet, publicist).
Sali Bashota (poet, pedagog në Universitetin e Prishtinës)
Skender Zogaj (shkrimtar, publicist)
Skender Buçpapaj (publicist)
Sabit Rrustemi (poet)
Shaban Sinani (studiues dhe historian i letërsisë)
Sadik Bejko (poet)
Shaip Emerllahu (drejtor i Manifestimit “Ditët e Naimit, poet)
Shpend Bengu (Pedagog i historise se artit dhe multimedias)
Shpend Sollaku Noe ( shkrimtar)
Trina Gojani (poete, përkthyese)
Uk Lushi (shkrimtar, publicist)
Visar Zhiti (poet, Mjeshtër i Madh)
Vlora Baruti (muzikante)
Virgjil Kule (publicist, studiues)
Vladimir Beja ( Ish komandat i flotës)
Visar K. Berisha (mjek, Universiteti i Prishtinës)
Zenel Kelmendi (ish rektor i Universitetit të Prishtinës)
Zef Gjeta ( ILB)
Xhavit Beqiri (poet, Universiteti i Prishtinës)
Xhemal Ahmeti (kritik letrar, publicist).
 
Titulli: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë

histori_zps7425d697.png

Une nuk kuptoj paradoksin e "shqiptarve" qe me hiqen patriot dhe me fryhen si gjela detit nga nje ane, dhe nga ana tjeter kundershtojne kete peticion dhe brohorasin pro turqise duke e quajtur si shpetimtarja e shqiptarve ne 5 shekuj.

.....
Dëshmi të shkruara nga Tursun Beu, kronikani i Sulltan Mehmetit II, dhe të botuari së voni në gjuhën shqipe në librin “Kronikat e Tursun Beut”

"Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë nga të pafetë. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasoni si të ishin kodra...
Ushtria u lëshua mbi krahinën e Shqipërisë si vërshimi i një armate të stërmadhe. Një vërshim që mbuloi majat e maleve, luginat e kodrat dhe hapësirat me pluhur, si të bëhej fjalë për përmbytjen e përbotshme, duke mbuluar krejtësisht
atë vend të mbushur plot me njerëz të ligj...
Me ta u morën gazinjtë të cilët vranë aq shumë sa qe e pamundur të numëroheshin.
Djelmoshat, vajzat dhe gratë e tyre u zunë robër. Kalorësia - strehë e fitores - shtiu në dorë edhe plot lugina e skuta të tjera si kjo, aq sa po të zë t’i rrëfej me hollësi. Kjo përmbledhje do të dilte mjaft e zgjatur. Në këtë mënyrë. Sulltani e pushtoi të gjithë
vendin e Shqipërisë."
(Kastriot Myftaraj Faqja Zyrtare)
 
Attachments

  • histori_zps7425d697.png
    histori_zps7425d697.png
    6.9 KB · Shikime: 0

E tash ne te besojme qa thot Kastriot Myftaraj apo ?
 
Attachments

  • histori_zps7425d697.png
    histori_zps7425d697.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë

Nuk e thote Kastriot Myftaraj, e thote Tursun Beu!! Vellaj yt, nga qe po te djeg..;)
 
Titulli: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë

Nuk e thote Kastriot Myftaraj, e thote Tursun Beu!! Vellaj yt, nga qe po te djeg..;)

Po Kadareja e deshironte historin pa Ismalilin?? e kuptova mir.
.
 
Titulli: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë

Nuk e thote Kastriot Myftaraj, e thote Tursun Beu!! Vellaj yt, nga qe po te djeg..;)

Ku eshte fakti ! edhe librat qe i shkruajn te historis sone krishtert e komunistat po deshirojme te i ndryshojme :D Pra nuk dmth qe eshte e vertete edhe po te vriteshin aq shum sic shkruan aty tash sdo kishte asnje shqiptare ne keto troje :D
 
Titulli: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë

Fakti gjithmon varet se sa dit rri :D
 
Titulli: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë

Ku eshte fakti ! edhe librat qe i shkruajn te historis sone krishtert e komunistat po deshirojme te i ndryshojme :D Pra nuk dmth qe eshte e vertete edhe po te vriteshin aq shum sic shkruan aty tash sdo kishte asnje shqiptare ne keto troje :D

Ju e konsideroni faktin e kundershitmit te fytjes se hundeve turke ne historine tone, qe eshte qeshtje feje!?! Prandaj prefreoni te beheni vella me turqit dhe armiq me vellane tuaj shqiptar. Nuk e pranoni po kjo eshte logjika qe po perdorni!
ps. ndoshta eshte me mire te kerkosh kete liber ne bibloteke dhe ti hellesh nje sy, eshte i perkthyer edhe ne shqip.
 
Une jam vlla me turkun ne aspekti nfetare :D por jo vetem me turkun por me gjdo musliman :D qoft ai edhe kinez apo japan :D

turkia don me rishiku historin jo me ndryshu historin :D pasi qe gjdo gje ne historin tone sipas asaj historie fllase te miret jan krishteret qe nfakt jan me tradhtaret sepse gjithmon kur ka pasur ndonje pushtues krishtero-ortodoks ata kan bashkupunu me ta per ne te keq te shqiptareve une se besoj at histori :D
une smundem ta kem vella nje shqiptare qe me ofendon ne nje gje timen ! sepse ai s'eshte vllau im por eshte armiku im sikur shkau sikur nje "shqiptare" qe me ofendon ne diqka timen qoft ajo fetare apo kombetare apo familjare :D
te thash une nuk i besoj ato libra :D
thjesht me ja fut logjiken po te mbyteshin nga 3-4 mije shqiptare sic po shkruajka ne ate liber sot sdo ishte asnje shqiptare ne keto troje shumica do shpernguleshin e te tjeret do ishin masakruar ! por perkundrazi nga ajo kohe eshte rritur dukshem popullsia :D
 
Titulli: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë

Ku eshte fakti ! edhe librat qe i shkruajn te historis sone krishtert e komunistat po deshirojme te i ndryshojme :D Pra nuk dmth qe eshte e vertete edhe po te vriteshin aq shum sic shkruan aty tash sdo kishte asnje shqiptare ne keto troje :D

Ej Ado ...te keshilloj te pyesesh Arment se ckane bere turqit me kete popull, te cilit kane qene gjithmone autoktone.

Dmth sa e llogjikshme tingellon ky argumenti jot po ti veme perballe me faktet? X 0=0 :)
 
Titulli: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë

Prandaj prefreoni te beheni vella me turqit dhe armiq me vellane tuaj shqiptar.

Ne jemi vllezer me gjithe muslimanet . Ne vllezer me serrbet dhe greket nuk jemi i nderuar . Nuk na bashkon asgje me ta !
Kam nje pyetje per juve ! Ne fene e krishtere thuhet se vetem te krishteret shkojne ne parajs ! Kjo i bjen qe ju keni me shku ne parajs me serrbet e greket te cilet i kane maskaruar shqiptaret muslimane . E shiheni kend e keni vllezer ju ?
 
Titulli: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë

Une jam vlla me turkun ne aspekti nfetare :D por jo vetem me turkun por me gjdo musliman :D qoft ai edhe kinez apo japan :D

turkia don me rishiku historin jo me ndryshu historin :D pasi qe gjdo gje ne historin tone sipas asaj historie fllase te miret jan krishteret qe nfakt jan me tradhtaret sepse gjithmon kur ka pasur ndonje pushtues krishtero-ortodoks ata kan bashkupunu me ta per ne te keq te shqiptareve une se besoj at histori :D
une smundem ta kem vella nje shqiptare qe me ofendon ne nje gje timen ! sepse ai s'eshte vllau im por eshte armiku im sikur shkau sikur nje "shqiptare" qe me ofendon ne diqka timen qoft ajo fetare apo kombetare apo familjare :D

te thash une nuk i besoj ato libra :D
thjesht me ja fut logjiken po te mbyteshin nga 3-4 mije shqiptare sic po shkruajka ne ate liber sot sdo ishte asnje shqiptare ne keto troje shumica do shpernguleshin e te tjeret do ishin masakruar ! por perkundrazi nga ajo kohe eshte rritur dukshem popullsia :D

Ado na the mjaft, je shprehur si ma mire s'ka. Ti banu vella per hire te fese me ata turqit qe te "perkrahen" ne 5 shekuj, dhe jo me muaqe nuk i perkas asaj fese tende. "I joti te ha mishin por te ruan kockat" perdoret nje fjale nga malet e mia. I joti jam une edhe pse nuk jam i fese tende, dhe jo turku o njeri!!

Do nje tjeter?
"Keta gjarperinj torturues (shqiptaret) te njerezve, qe kishin mbire ne ate vend te felliqur (Arberi)"
kronisti turk Kemal Pashazade, 1468-1534, fq, 237
 
Titulli: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë

Ne fene e krishtere thuhet se vetem te krishteret shkojne ne parajs ! Kjo i bjen qe ju keni me shku ne parajs me serrbet e greket te cilet i kane maskaruar shqiptaret muslimane
Ne parajse shkojne te gjith ata qe nuk kane bere keq, pra ka ca norma kush pranohet ne parajse. E nese nje grek eshte njeri i mire apo nje serb, cndryshim ka me ate Turkun njeri te mire apo anasjelltas . ?
 
Titulli: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë

Ado na the mjaft, je shprehur si ma mire s'ka. Ti banu vella per hire te fese me ata turqit qe te "perkrahen" ne 5 shekuj, dhe jo me muaqe nuk i perkas asaj fese tende. "I joti te ha mishin por te ruan kockat" perdoret nje fjale nga malet e mia. I joti jam une edhe pse nuk jam i fese tende, dhe jo turku o njeri!!

Do nje tjeter?
"Keta gjarperinj torturues (shqiptaret) te njerezve, qe kishin mbire ne ate vend te felliqur (Arberi)"
kronisti turk Kemal Pashazade, 1468-1534, fq, 237

Feja ime nuk eshte vetem e turqve por e gjdo kujte ne bote :D pastaj turqit nuk e kan pru kete fe ne bote :D une te thash jam kunder ose armik e kam gjdo person qe eshte kunder njeres prei atyre qe permenda me larte ose diqka qe eshte e imja :D Ti nese je kunder turqve nuk ke pse te jesh kunder muslimanve ! sepse turqit nuk e kan pru Islamin ne bote :D

Po ti je kunder muslimanve pastaj turqve sepse shum here del kunder arabve qe ste kan ba asgje ! ti je kunder sepse ti je katolik terrorist ti nuk je kombtare ! kot shites falls ktu se ste besoj sepse thjesht je nje terrorist i krishter ekstremist asgje me shum do te doje te ishte shqiperia ose greqi ose serbi ose vatikan :D
 
Titulli: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë

Sipas ekspertizes se formes Turke,,Europjanet nuk duhet te integrohen fillimisht ne Shqiperin e te madhit ne vend,,
ne mynyr qe Shqiptaret te presin ne Europe.
 
Titulli: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë

Jo mo ata na prune akullore por meq ne nuk e dinim se cfare ishin nuk i pranuam
 
Titulli: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë

Ej Ado ...te keshilloj te pyesesh Arment se ckane bere turqit me kete popull, te cilit kane qene gjithmone autoktone.

Dmth sa e llogjikshme tingellon ky argumenti jot po ti veme perballe me faktet? X 0=0 :)

O xhan cfar ka ber turku per 5 shekuj ka ber serbi per 1 shekull! duke fillu nga asimilimi ndrrim emer e shum faktor tjer se te esht impunu o te pranoshe o te ikeshe nga vendi.....Tani ne asnje nuk kemi jetu ne ate koh te dim sakt se cfar ka ndodh me te vertet ? meqe historia duhet te rishikohet, me mir te jemi pak me te permbajtur ne ate cfar flasimi.
Ngajher them me vete, un si shqiptar qe kam lind ne kosove , sikur te kish ber gjenocid sikur se serbet NE KOSOVE si ka mundesi te kishim mbijetu shqiptare per 5 shekuj radhas nga perandoria osmane ?! nuk them se kan ardhe me lule sepse edhe tjert popull ja kan mesy te pushtojn shqiperin ,pra cdo popull lufton per te rrit territorine vete ,, edhe amerika fare mir e dim cfar ka ber ne luftrat qe ka ber per egon e vete ....por nuk besoj se ka ber aqe shum gjenocid turku te shqiptaret sepse sot nuk do ishim sipa WIKIPEDIAS ne anglisht afer 13 miljon ne gjith boten
 
mire xhan mire ...ska problem.:)
 
Titulli: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë

Une jam qe te formojme nje komision ekspertesh dhe te shofim se cfare mesojne turqit per historine tone. Din dikush se cfare mesojne ata ne historin e tyre per neve meq shof shume avokati ketej?
 
Titulli: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë

U pren linjat ktej?? Turku e ka shortuar nje pjes te madhe te trungut,,pas ka ardh serbi dhe e ka keputur fare.
 
Titulli: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë

Histori e komunizmit, padyshim se duhet rishikuar !

"Rishkrimi i historisë së kësaj periudhe (të perandorisë osmane) është shumë i nevojshëm, sepse pamja e kësaj historie është e deformuar jashtë mase nga pjesa ideologjike dhe islamofobe e historiografisë dhe e kulturologjisë shqiptare. Natyrisht, rishkrimi duhet të mbështetet në metodat më të avancuara të studimeve historiografike dhe interdisiplinare dhe veçmas në konceptin poperian për pluralizmin kritik dhe për evitimin e autoritarizmit/arbitraritetit shkencor. Mund të shkruhen disa histori e jo vetëm një histori zyrtare e autoritare. Mund t’u bëhen lexime dhe interpretime të ndryshme të dokumenteve e fakteve të njëjta, varësisht nga metoda dhe nga aftësia e gjykimit kritik. Vetëm spekulimet dhe deformimet e qëllimta duhet të evitohen."

- Milazim Krasniqi
 
Titulli: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë

Perderisa edhe ne Histori ka politike dhe korrupsion , le te nderrohet njerez i shkruajne edhe k'to, :)

Gjithmone e riperseris keq per brezat , pasardhes, pasi nuk rriten me , me ate frymen e patriotizmit jane mesuar qe tani me interes, do cuditemi edhe vete sa keq do katandiset Shqiperia ne 5-vitet e ardhshme.
 
Titulli: Qeveria ka firmosur me Turqinë ndryshimin e ‘Historisë

Histori e komunizmit, padyshim se duhet rishikuar !

"Rishkrimi i historisë së kësaj periudhe (të perandorisë osmane) është shumë i nevojshëm, sepse pamja e kësaj historie është e deformuar jashtë mase nga pjesa ideologjike dhe islamofobe e historiografisë dhe e kulturologjisë shqiptare. Natyrisht, rishkrimi duhet të mbështetet në metodat më të avancuara të studimeve historiografike dhe interdisiplinare dhe veçmas në konceptin poperian për pluralizmin kritik dhe për evitimin e autoritarizmit/arbitraritetit shkencor. Mund të shkruhen disa histori e jo vetëm një histori zyrtare e autoritare. Mund t’u bëhen lexime dhe interpretime të ndryshme të dokumenteve e fakteve të njëjta, varësisht nga metoda dhe nga aftësia e gjykimit kritik. Vetëm spekulimet dhe deformimet e qëllimta duhet të evitohen."

- Milazim Krasniqi

ky kerkon rishkrimin e historis shqiptare me turqit si komb,,dhe jo me osmanet si truq,,

Ketu ndahen gjerat,,sepse pikerisht ne kete histori,,perandoria osmane mori goditjen me vdekjeprurse te saj..dhe ajo tani esht e vdekur edhe ne turqi: Ceshtja Osmanet,, eshte si nje dyll i shkapur ne gjethet e nje peme,,qe dalin c´do vit te reja.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top