Vjehrra dhe nusja

Love

βeℓℓe â๓e
Leksionet tradicionale dhe moderne për një marrëdhënie që nuk ka qenë kurrë e lehtë në të gjithë historinë e njerëzimit. Provojini, mund t’ia vlejë

اfarë duhet bërë për të pasur marrëdhënie të mira


Bride-and-Mother-in-Law-150x150.jpg
bride-groom-cake_300-150x150.jpg
mother-and-bride-150x150.jpg
mother-inlaw-150x150.jpg


ثshtë e qartë. Nëna e bashkëshortit tuaj ka më shumë dëshirë të kalojë kohë me djalin e saj, sesa me të dy ju. Por, cili është problemi. Një marrëdhënie e tillë nuk të ndihmon. Gjeni gjuhën e përbashkët dhe mundohuni të mendoni për të mirat që mund të sjellë ajo në marrëdhënien tuaj. Ja disa këshilla për ta bërë të mundur këtë.

Vlerësojeni vjehrrën për tiparet më të mira të bashkëshortit tuaj

Keni rënë në dashuri me sytë e tij dhe buzëqeshjen fantastike. Por, kujtohuni. Gjysma e gjeneve të tij vjen nga mamaja e tij. Edhe nëse e keni të vështirë, lavdërojeni atë për anët e mira që ka bashkëshorti juaj.

Ftojeni për të dalë herë pas here bashkë

E sigurt që vjehrra juaj adhuron të kalojë kohë me djalin e saj. Por, ai jo gjithmonë është i gatshëm për t’ia dhënë këtë hapësirë. Doni të fitoni pikë? Merreni dhe dilni me të për ndonjë kafe apo për të bërë ndonjë pazar.

Përpiquni të kuptoni dëshirat, pasionet e saj

Të tregoni interes për gjërat që ajo pëlqen do t’ju japë ju dhe vjehrrës suaj mundësi për të diskutuar për tema të ndryshme, përveçse për atë çfarë ju keni të përbashkët, bashkëshortin.

Kërkoni këshillat e saj

Nëse është një gjë që vjehrrat e dashurojnë, është ndjenja e të qenët e nevojshme. Kërkojini këshilla për gjëra për të cilat ajo ka përvojë, si për shembull çfarë ëmbëlsire të bësh për ditëlindjen e bashkëshortit apo si t’ia bësh me tapetin që të është prishur pak.

Vishe bluzën që ka blerë për ty, edhe pse është e shëmtuar

Mund të mos jetë bluza e stilit tënd, por të veshësh të paktën një herë bluzën që të ka blerë, e sigurt që nuk do të të vrasë. Dhe kur ta vishni, mos harroni të buzëqeshni.

Bëjini komplimente

Komentoni për stilin e saj të ri të flokëve. Thojini që ju pëlqen çanta që mban. Nëse e bëni të ndihet mirë për veten, ajo do ndihet mirë dhe me ju gjithashtu.

Kërkoni ndihmë në kuzhinë

Ju mund të dini të gatuani makaronat, por pyeteni vjehrrën se si ta përgatisni salcën dhe nëse i keni hedhur kripë sa duhet. Kjo do ta përfshijë dhe do ta bëjë të ndihet superiore në kuzhinë. Kush e di, ndoshta mësoni ndonjë gjë të re?

Përgjigjuni vërejtjeve me një buzëqeshje

Shpresojmë të mos arrijmë këtu, por nëse vjehrra juaj bën një vërejtje të ashpër, pretendoni se nuk e vutë re. Sigurisht nuk është e këndshme dhe e lehtë, por të shqetësohesh për këtë, vetëm sa mund ta inkurajojë për t’ju vënë në dizavantazh. Nëse reagoni siç duhet, ajo do heqë dorë.

Bëjini një dhuratë

Një dhuratë e vogël tregon se ju mendoni për të. Tregohuni e zgjuar, jepjani dhuratën në prani të bashkëshortit.

Kujtojeni për trashëgimtarët

Ta bësh gjyshe vjehrrën është mënyra më e mirë për të hyrë në zemrën e saj, megjithëse jo një arsye e mirë për të pasur fëmijë. Nëse flisni për të ardhmen tuaj dhe për fëmijët që do sillni në jetë, sigurisht që do bëheni më e dashur në sytë e saj.
G.Shqip
 
Titulli: Vjehrra dhe nusja

Gjithmon ne keto natyr temash kam qen e prer dhe vazhdoj te jem:
Nje Nene qe rrit nje vajz qe nuk do dij te kete mardhenje te mira me Nenen e burrit s'ka dit ta rris ate vajz siq duhet dhe ajo vete nuk ka qen nje nuse e mire..ne kohen e saj..:)PErgjethsisht eshte munges e theksuar formimi te mos arrish tu gjesh anen prinderve te burrit.
PS: kujdes gjeni djalin e mire,,po moret cun mamaje hahahahahahahah,,jeni martu me mamin jo me djalin..;p
 
Pe: Titulli: Vjehrra dhe nusja

Gjithmon ne keto natyr temash kam qen e prer dhe vazhdoj te jem:
Nje Nene qe rrit nje vajz qe nuk do dij te kete mardhenje te mira me Nenen e burrit s'ka dit ta rris ate vajz siq duhet dhe ajo vete nuk ka qen nje nuse e mire..ne kohen e saj..:)PErgjethsisht eshte munges e theksuar formimi te mos arrish tu gjesh anen prinderve te burrit.
PS: kujdes gjeni djalin e mire,,po moret cun mamaje hahahahahahahah,,jeni martu me mamin jo me djalin..;p

Nevertiti,po ne ato raste kur goca eshte shume njeri i bute,si prish qejf as vjehrres e askujt,por si per ironi te fatit vjehrres nuk i duket se nusja ben me te miren per djalin e saj,e ne ato raste kur vjehrra eshte zevzeke,thua prap ka faj mami i goces??Jo per gje por ne realitetin shqiptar pa futur akoma kemben ne shpi nusja ke shume vjehrra qe shprehen : Do me vije ajo bija e huaj tani,do me beje ligjin ne shpi,do me sjelle shpine mrapsht...Per te mos kaluar ne ate extremin me te fundit qe degjova : Te bijen e filanit sa te jem une gjalle sdo fuse kemben ne kete shpi(pavaresisht se djali mund ta doje,e ndoshta eshte shume mire me ate goce,e vjehrra akoma se ka njohur)...Thua ka faj nena e goces qe vjehrra ka dreqin ne bark pa u fut e pa njohur nusen??...
Kur thuhet a mendojne ato nuse qe dikur do behen vjehrra vete,atehere po keta vjehrra sa shpejt harruan qe dikur ishin nuse vete:)
 
Titulli: Vjehrra dhe nusja

Jo moj jo, skan nerva te rejat e sotit te mendojn per vjerren ato nuk i kushtojn vemendje te mjaftueshme burrit, e mos flasim per vjerren.. Te ishte pak e kunderta nuk do te perfundonin vjerat ne shtepi pleqesh ose vet ne shtepi se nusja sdon te jeoj me te...
 
Pe: Titulli: Vjehrra dhe nusja

Mua keto tema me kujtojne ate filmin me Jennifer Lopez :p


Me nje ndryshim,qe vjehrra e qepi gojen ne fund e pranoi nusen,kurse ketu plas sherri lol
 
Titulli: Vjehrra dhe nusja

Bëjini një dhuratë

Një dhuratë e vogël tregon se ju mendoni për të. Tregohuni e zgjuar, jepjani dhuratën në prani të bashkëshortit.

Hahhaha do thot duhet te aktroni para burrit,e kur te ik burri ik thuaj 100 te zeza.:boxing:

ato femra se nuk e durojn VJEHRREN te martohen me ata meshkuj se kan mbiemrin DOMI.
 
Pe: Vjehrra dhe nusja

rregulli eshte qe jane armike te lindura nga ky rregull ka edhe perjashtime .....
 
Titulli: Vjehrra dhe nusja

Vishe bluzën që ka blerë për ty, edhe pse është e shëmtuar

Mund të mos jetë bluza e stilit tënd, por të veshësh të paktën një herë bluzën që të ka blerë, e sigurt që nuk do të të vrasë. Dhe kur ta vishni, mos harroni të buzëqeshni.
Kete keshille do ma jepte dhe mami "nuk behet qameti, nqs ja ben qejfin njehere!".
Tani, shpresoj qe mos jete nevoja qe vjehrra ime te kenaqet me nje bluze te veshur, ose perndryshe ti ngeli hatri.
Vlersimi ndaj prinderve te tij, duhet te duket ne lidhjen qe kemi, jo nga dhurata qe mbase nuk pershtaten. Ashtu sic une i pershtatem atyre dhe djalit tyre, ashtu duhet te me pershtaten dhe ata mua, eshte nje familje ku secili duhet te pranoj tjetrin.
Nqs une e kam mendjen me ekstravagante, dhe i blej vjehrres nje pale taka 10cm roz-fuksia, pres ti veshi qe te me bej qejfin?:p

Keshilla standard per lidhjet ska, sepse cdo njeri eshte ndryshe, dhe duhet te dish te sillesh me cdo lloj tipi:)
Pse sflasin ketu ato nuset me vjehrra te mira, sepse ka dhe te tilla, su mbush bota me femra te liga dhe shtriga:)
 
Titulli: Vjehrra dhe nusja

Pse sflasin ketu ato nuset me vjehrra te mira, sepse ka dhe te tilla, su mbush bota me femra te liga dhe shtriga:)


Hahaha, sa kam qeshur... aman se aq sh her kemi diskutuar sa i bie te perserisim fjalet prap. Me pelqeu kur the qe s'ka rregulla te caktuara per mardhenjet pasi njerezit kane tipe e karaktere te ndryshme. Psh nqs une do u nisja nga vetja ime do thoja:
1- Fliti me sinqeritet dhe pa kunja, (si nusja si vjerra). Mua me ka ndihmuar shuuume... I flas si mamit tim, ashtu dhe ajo. Madje njeher kur po me thoshte dicka larg e larg une e nderpreva dhe i thash: mos i bjer nga Kina sme ngel hatri :p, haha.... dhe ajo qe mputh: a te vdes sa e mir je, Lol...

Une them se si nusja si vjerra duhet te jene ne gjendje te perdorin llogjiken, ka raste kur nusja eshte e merzitur me nerva ka probleme, pse ngren zerin su be nami, pse mund dhe te shaj djalin su be nami, pasi nje vjerr e lllogjikshme arrin ta kuptoj situaten, dhe e kunderta. MArrdhenjen vjerre nuse mereni me sportivitet ... ja se po flas per veten se kshu ne teori i dime te gjitha ne :D... Une jam rrit me gjyshe ne fakt, dhe si te thuash jam msuar me 100 njerez ne shpi :p, dhe te bashkshorti kur shkova nuk u merzita pse vjerra rrin me mua. Thjesht mendova prinderit e mi qe do rrine me vllain. Si do u ndjeja une t'mos ma donte nenen kunata? Plus nqs sillesh mire vjerra te kthhet ne shoqe moter nene. Madje kur e ke mire me te, fiton perher :p, haha.... sa her doja ndonje gje une i thoja vjerres/vjerrit , Gati ato te dy, Lol... Leqe une vjerren e kam qe ecen me kohen, haha... ajo eshte me goc se une per ate pune... as tradita s'njofin asgje, as nuk u bie mendja ku shkoj, kur ngrihem, etj.... nje vjerre e tille normal qe duhet :)...


e nejse nejse.... se ke dhe vjerra jo te mira qe fusin fundet kudo, do t'besh sic don ajo, te xhelozon se kujto se i more cunin, por me takt i thua se cdo njeri ka menyrat e veta, dhe te mbaj vendin qe i takon :)... e pastaj edhe pse tjetri mund te te hedhe gure, nqs ti ja kthen me buke, normal do vij nje dite qe do e kuptoj dhe ajo, ama njera plumb tjetra bomb, normalisht qe lufta e trete ka me ndodh :p....



ama une pranoj dhe realitetin qe permend princesha... Fatkeqesisht sot ka humbur ajo tradita familjare shqiptare. Edhe pse se di a ka qene vlere apo jo, se dikur nga halli e benin xhanem. Sot ashtu si cdo gje tjeter eshte adoptuar modeli i jashtem, ku femijet duan te jene te pavarur dhe secili ne shpi te vet. Une tek e djela shqiptare po shikoja nje emisjon ku debatonin 2 vllezer kush ta mbante babin dhe se donin ta conin ne azil... Eshte e vertete qe kur je i ri do te jesh i ndare, do te rrish ne shpi si ta doj qejfi, sidomos vajzat pasi cuni prap ka prindin e vet dhe e ka me te lehte, ama kjo ndodh se ne mendojme dhe jetojme per te tashmen vetem, nqs do mundoheshim ta hidhnim shikimin pak me larg do na kujtohej se pas disa vitesh do jesh ne vendin e prinderve te tu...


p.s. Zinna, ka fol nevi moj pse thua nuk flet njeri :p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pe: Vjehrra dhe nusja

rregulli eshte qe jane armike te lindura nga ky rregull ka edhe perjashtime .....

haha... dakort dhe me kte konstatim ne fakt :D... Me kujtove nje bisede me drejtoreshen, ktu eshte zakon qe cifti o jeton i ndare ose jetojn me familjen e goces, ske asnje familje qe jeton me djalin. kur i tregoj per zakonet thona thote: ooo ska menyre qe nusja me vjerren te kalojn mire, jane armike te lindura, haha...
 
Titulli: Vjehrra dhe nusja

Rruga me e mire ne kete mardhenie mendoj se mund te jete mirekuptimi...toleranca dhe miresjellja... ishnshalla sme bie cun mamaje :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top