Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

Ebu Hurejra ka thënë: I Dërguari i Allahut ka thënë: “Atij personi që Allahu i do të mirën, e sprovon me fatkeqësi”.[1]
Shpjegimi i hadithit:
Durimi është kurora e muslimanit, ndërsa kërkimi i shpërblimit është arma e besimit, nëpërmjet të cilës ai përballon me sukses fatkeqësitë e jetës. E gjithë çështja e besimtarit, i cili i bën ballë sprovave të ndryshme të jetës është e mirë, sepse ai e di mjaft mirë burimin e sprovës dhe atë ç’ka është caktuar për të. Nëse i vjen një e mirë, falenderon dhe nëse e godet ndonjë e keqe, bën durim.
Në këtë hadith vërejmë, se Profeti (a.s) e konsideron fatkeqësinë si hyrje në mejdanin e veprave të mira. E mira në këtë hadith nuk nënkupton përfitimet materiale të kësaj bote, por Vullnetin e Allahut ndaj robit të Tij durimtar. Allahu i Lartësuar thotë: “Ju me siguri do të sprovoheni në pasurinë e në jetën tuaj dhe do të dëgjoni shumë fyerje nga popujt që iu është dhënë Libri para jush, si dhe nga paganët. Por, nëse duroni dhe ruheni (nga të këqijat), atëherë kjo është vërtet përcaktuese e çështjeve”.[2]
Kur Allahu i do të mirën një personi, e sprovon atë me fatkeqësi. Kur personi në fjalë bën durim ndaj kësaj fatkeqësie, atëherë i fshihen mëkatet. Fshirja e mëkateve nënkupton, se ky person është në një mirësi të madhe. Duke medituar në kohëzgjatjen e fatkeqësisë, mund të themi se: fatkeqësitë që i bien njeriut, largohen me kalimin e kohës. Pra sa më shumë ditë të kalojnë, aq më shumë lehtësohet dhimbja e fatkeqësisë. Ndërsa përsa i përket ndëshkimit në botën tjetër, ai është i përhershëm. Nëse Allahu ia fal robit të Tij mëkatet nëpërmjet fatkeqësive që i kanë rënë, atëherë kjo padyshim është një mirësi për të.
Që ky hadith të kuptohet drejt, duhet të bëjmë një sqarim mëse të nevojshëm. Dijetari i shquar Muhamed ibën Uthejmin thotë: “Nëse njeriu nuk bën durim, mund t’i bien shumë fatkeqësi, por në to nuk ka mirësi dhe Allahu nuk ia do të mirën. Shumë fatkeqësi bien edhe ndaj jobesimtarëve, por ata nuk durojnë ndaj tyre dhe vazhdojnë kështu, derisa ju vjen vdekja dhe vdesin jobesimtarë., nuk ka asnjë dyshim, se Allahu nuk do të mirën për të tillë njerëz”.[3]

Mësimet e nxjerra nga hadithi:
1 – Sprova
2 – Lajmi i mirë

1 – Sprova:
Nëse Allahu i Lartësuar e sprovon robin e Tij me fatkeqësi dhe sprova nga më të ndryshmet, kjo është një shenjë e mirë, që tregon se Allahu i do të mirën dhe është i kënaqur me të. Fatkeqësia, sado që të zgjasë, një ditë ajo do të largohet dhe vendin e saj e ka zënë një mirësi tepër e madhe. Kështu njeriu pas shkujdesjes që e kishte kapluar, kthehet tek Allahu. Ai përgjërohet me lutje tek dyert e mëshirës së Allahut, që janë gjithmonë të hapura. Prandaj sprova konsiderohet e mirë, megjithëse askush nuk e dëshiron. Thënia e Allahut të Lartësuar: “Ndoshta ju e urreni një gjë dhe ajo është e mirë për ju. E ndoshta ju e dëshironi një gjë, mirëpo ajo është e keqe për ju. Allahu e di dhe ju nuk e dini.”[4] është ilaçi dhe kura më e mirë për këtë që po flasim.
Sprova konsiderohet pastrim dhe mëshirë për besimtarin. Këtë fakt e dëshmon edhe ky hadith. Imam Ibën Haxheri, duke komentuar këtë hadith, thotë: “Allahu e sprovon atë me fatkeqësi, që ta shpërblejë”.[5] Po ashtu janë transmetuar edhe hadithe të tjera, që e dëshmojnë një gjë të tillë. Prej këtyre haditheve mund të përmendim: “Gjithçka që e godet muslimanin, qoftë lodhje, sëmundje, gajle, brengë, cënim apo trishtim, madje qoftë edhe në gjemb që e sëmbon, me secilën prej këtyre Allahu ia fal mëkatet.”[6] “اështja e besimtarit është e habitshme dhe, në fakt e gjithë çështja e tij është mirësi. Kjo nuk i ndodh askujt tjetër përveç besimtarit. Nëse i vjen një e mirë, ai falenderon dhe kjo është mirë për të e nëse e godet ndonjë e keqe (fatkeqësi), ai duron dhe kjo është mirë për të”.[7]

2 – Lajmi i mirë:
Lajmin e mirë në këtë hadith na e përcjell vetë Profeti (a.s), duke na treguar se Allahu e shpërblen robin e Tij, kur i bie fatkeqësi. Në fakt, shpërblimi hyjnor vjen si rezultat i durimit, nënshtrimit dhe bindjes ndaj Allahut, sepse në këtë rast njeriu është më i qetë dhe më i sigurt. Modeli dhe shembulli më i mirë për ne është Profeti (a.s), i cili gjithmonë i përgëzonte shokët e tij me shpërblimin e madh të Allahut të Lartësuar. Kur Profeti (a.s) dërgoi Ebu Musën (r.a) dhe Muadhin (r.a) në Jemen, i porositi me fjalët: “Lehtësoni dhe mos vështirësoni, përgëzoni dhe mos largoni.”[8] Njëherë Profeti (a.s) iu drejtua shokëve të tij me këto fjalë: “Ai i cili shpenzon dy dinarë në rrugë të Allahut, do të thirret nga dyert e Xhenetit: O Robi i Allahut! Kjo është një gjë e mirë. Ai i cili falet, do të thirret nga dera e Namazit. Ai i cili është luftëtar, do të thirret nga dera e Luftës. Ai i cili agjëron, do të thirret nga dera e Rejanit. E ai i cili jep sadeka, do të thirret nga dera e Sadekasë”. Ebu Bekri tha: O i Dërguari i Allahut! Për babanë dhe nënën time, nuk ka ndonjë të keqe për atë, i cili thirret nga këto dyer për shkak të cilësisë së mirë që posedon, po a do të ketë ndonjë person, që do të thirret nga të gjitha këto dyer?” “Po – tha i Dërguari i Allahut dhe Unë shpresoj që ti të jesh prej tyre”.[9]
Prandaj, çdo thirrësi në rrugë të Allahut i del për detyrë, që të marrë për shembull të Dërguarin e Allahut, duke i përgëzuar njerëzit me shpërblimin e madh të Allahut për robërit e Tij besimtarë. Dhënia e lajmeve të mira dhe përgëzimi i njerëzve e bën më të pranueshme thirrjen e tyre, depërton më lehtësisht në zemrat e tyre dhe pse jo ata synojnë të fitojnë kënaqësinë e Allahut, duke bërë vepra të mira.

Argumentet dhe dobitë e hadithit:
1 – Muslimani do të sprovohet me fatkeqësi.
2 – Sprova është një shenjë e dashurisë së Allahut për robin e Tij, nëpërmjet të cilës Allahu e ngre atë në gradë të lartë dhe ia shlyen mëkatet.
3 – Kur besimtarit musliman i bie ndonjë fatkeqësi, ai shpërblehet nëse bën durim dhe nëse është i kënaqur me caktimin e Allahut të Lartësuar.
Epilog:
Omer ibën El Hatabi (r.a) ka thënë: “Jetesa më e mirë është kur njeriu bën durim”.
Imam Aliu ka thënë: “Durimi për besimin është si koka për trupin”.
El Muhasebi ka thënë: “Argument i durimit është, që ti të mos i ankohesh akujt për asgjë për të gjitha fatkeqësitë që të bien”.
Hasani ka thënë: “Betohem në Allahun, ose do të bëni durim, ose përndryshe do të shkatërroheni.”[10]

[1] Transmeton imam Buhariu, nr: 5645.
[2] Sure Ali Imran: 186.
[3] Marrë nga libri “Shpjegimi i Rijadus Salihin” i Muhamed ibën Uthejminit, fq: 1/245.
[4] Sure El Bekare: 216
[5] Marrë nga libri “Fet’hul Bari” i imam Ibën Haxher el Askalanit, fq: 10/113.
[6] Transmeton imam Buhariu, nr: 5642. Ky tekst është i transmetuar prej tij. Transmeton imam Muslimi, nr: 2573
[7] Transmeton imam Muslimi.
[8] Transmetojnë imam Buhariu, nr: 3038 dhe imam Muslimi, nr: 1733.
[9] Transmetojnë imam Buhariu, nr: 1897 dhe imam Muslimi, nr: 1027.
[10] Marrë nga artikulli “Edhe në qoftë se lëndohet me gjemb” i Sa’d ibën Abdullah Sebrit.
ardhemriaonline/com
 
Titulli: Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

:) tere jeten me sprova njeriu i shkret edhe kur te vdesim skemi qetesi se do gjykohemi edhe te vdekur :)
 
Titulli: Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

Nje pyetje kam une e di qe sesht as tema per pyetje ktu.....

Po ne qe sbesojm si i bije qe sna e dashka te miren hallau?? :D
 
Titulli: Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

:) tere jeten me sprova njeriu i shkret edhe kur te vdesim skemi qetesi se do gjykohemi edhe te vdekur :)

Per ate duhet te kemi njohuri pse jetojm apo cili eshte qellimi i jetes .
 
Titulli: Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

na vijne kto temat e allahut si lajmet e aktualitetit :p
 
Titulli: Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

Nje pyetje kam une e di qe sesht as tema per pyetje ktu.....

Po ne qe sbesojm si i bije qe sna e dashka te miren hallau?? :D

Tema eshte shtjellim i nje thenje-porosie e Muhamedit a.s, per sprovat dhe kuptimin e tyre .
Rendex po ta spjegoj pyetjen tende mbas nje shembullit :per ta dashur nje vajze ti , per ta martuar ate , nuk mjafton vetem ti ta duash ate , edhe ajo vajza duhet te doj dhe te respektoj . Paramendo ti ate vajzen , ta shajsh , mos ta respektojsh , te shpifesh per te , mos ti respektosh parimet e saj etj etj ., une te pyes ty si mundet ajo te doj ty athere kur ti vepron keshtu ?

Dashurin qe e ka ALLAHU per njerezimin mjafton vetem nje moment te ndalemi dhe ti numrojm te mirat qe i kemi prej Tij .Vallahin duhet te na vij turp neve ta mohojm , dhe mos ta njohim si ZoT.
 
Sikur sme duket shum bindes ky argument mua Deiud... Qe dmth problemi qendron tek dashuria? Une thash qe sbesoj dmth jo kaq bindeshem sa ju zotri jo se nuk e respektoj por thjesht nuk ndjek ritet e fes time dhe nuk jam i dhen kaq i devotshem sa ju Deiud...Problemi qendron se nje vajz esht nje vajz dhe neqs e dua edhe ajo me do dhe nese vendosim per nje te ardhme vendosim te ty ..Deiud pse duhet te na cij turp ? Cdo kush e mendon dhe llogjikon e beson sipas parimeve dhe bindjeve te veta, ti thua te na vij turp nderkoh qe une them jo sepse sot ska me as te krishter as musluman sot feja esht politik cfar thot politika ben feja cfar , cfar thot feja ben politika e kupton qe jan te lidhura ngusht me njera tjeteren vecse ne spo arrim tja bejem qart dallimin mes ksaj..Une kshu e mendoj Diud dhe kshu e llogjikoj per mua kjo qendron.. Por aspak te te bind ty me idet e mia pasi sic e thash e me siper cdo kush llogjikon dhe beson sipas parimeve dhe ideve te tij...:D
 
Pe: Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

Alluahu i do te miren tokes ne radhe te pare dhe ne radhe te dyte kafshes dhe ne radhe te trete njeriut JOhuman (sepse ka pas kurajon ti thote vetit human) qe e ka kthyer planetin ne nje kosh plehrash .......
 
Titulli: Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

Allahu (xh.sh) I do te miren te gjitheve por jemi ne ata qe e shperdorojme dashurine e tij. Jemi ne qe largohemi prej tij pikerisht me sjelljet tona me veprimet tona...
 
Titulli: Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

Nje pyetje kam une e di qe sesht as tema per pyetje ktu.....

Po ne qe sbesojm si i bije qe sna e dashka te miren hallau?? :D

Zoti i do te gjithe vllau jem, pa dallim. Nuk eshte cilesi e Zotit te hidherohet tek roberit e Tij, sepse mekatojne. Po te mos i donte Zoti mekataret, keqberesit, zullumqaret etj, do i denonte ne kete bote, akoma pa u ardhur fundi i jetes se tyre. Por Zoti u jep afat, qe t'pendohen, te permiresohen, dhe t'i kthehen rruges se drejte ! Vet fakti qe ti interesohesh nganjehere per Islam, ben pyetje, eshte nder shenjat e dashurise se Zotit ndaj robit te vet, ne kete rast ndaj teje :) Ne te kunderten, s'do ishe futur fare ketu, kishe kapercyer sikur prane varrezave, i shurdher, memec...!
Zemren tende, t'themi zemrat tona, i sheh vetem Zoti. Ndoshta ti je me i dashur tek Zoti se sa une !??? Kush e di ?
Zoti i do te gjithe, edhe ata qe largohen nga rruga e Tij. Mu sikur femiu, i cili e hidheron te atin e vet, dhe me pastaj i kthehet, a gezohet ai baba ? Si nuk gezohet !!! Edhe Zoti gezohet kur robi i Tij kthehet tek Ai. Nuk zbret denimin e tij ndaj roberve te vet, vetem kur e kalojne kufirin, ne kete menyre edhe e spastron nga mekatet, por ne te njejten menyre edhe e denon, ne menyre qe t'ja kujtoje atij robi mekatar, se dikush eshte MBI, SHEH, NDEGJON !

Thote Zoti:

"O robi Im; sikurse t'me takosh me gjynahe,sa siperfaqja e tokes,
dhe nuk me ke bere shirk, do te fali me falje, sa siperfaqja e tokes."

Poashtu:

"Ata te cilet jane te zhytur ne gjynahe,nuk i shkepus nga meshira Ime. Nese pendohen tek Une,atehere le ta dijne roberit e Mi, se une jam i Dashuri i tyre,ngase Une i dua ata,te cilet pendohen dhe pastrohen. E nese nuk pendohen tek Une,atehere le ta dijne,se Une jam Sheruesi i tyre. I sprovoj me fatkeqesi,qe ti pastroje ata nga gjynahet e tyre."

:)
Dhe:

"I jam mirenjohes,atyre te cilet pak punojne.
I fali edhe ata te cilet kan shume gjynahe.
Dijeni se Meshira Ime,ka tejkalu hidherimin Tim.
Butesia Ime,tejkalon hakmarrjen Time.
Falja Ime,tejkalon denimin Tim.
Une jam me i Meshirshem per roberit e Mi,sesa
nenat e tyre,per femijte e vet."

na vijne kto temat e allahut si lajmet e aktualitetit :p

Po pra, freski per roberit e Allahut. Thote Zoti ne Kur'an:

"Përkujtojani besimtareve, sepse prej perkujtimit ka dobi" :)

Besoj se ti nuk mund ndoshta ta kuptosh dobine e ketyre temave, me syrin e besimtareve :)
 
Titulli: Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

Sikur sme duket shum bindes ky argument mua Deiud... Qe dmth problemi qendron tek dashuria? Une thash qe sbesoj dmth jo kaq bindeshem sa ju zotri jo se nuk e respektoj por thjesht nuk ndjek ritet e fes time dhe nuk jam i dhen kaq i devotshem sa ju Deiud...Problemi qendron se nje vajz esht nje vajz dhe neqs e dua edhe ajo me do dhe nese vendosim per nje te ardhme vendosim te ty ..Deiud pse duhet te na cij turp ? Cdo kush e mendon dhe llogjikon e beson sipas parimeve dhe bindjeve te veta, ti thua te na vij turp nderkoh qe une them jo sepse sot ska me as te krishter as musluman sot feja esht politik cfar thot politika ben feja cfar , cfar thot feja ben politika e kupton qe jan te lidhura ngusht me njera tjeteren vecse ne spo arrim tja bejem qart dallimin mes ksaj..Une kshu e mendoj Diud dhe kshu e llogjikoj per mua kjo qendron.. Por aspak te te bind ty me idet e mia pasi sic e thash e me siper cdo kush llogjikon dhe beson sipas parimeve dhe ideve te tij...:D

Nuk me ke kuptuar Rendex . Sic e dijm ne Zoti i Lartesuar , te gjitha te mirat qe na ka dhuruar , nuk na ka obliguar per asnje taks . Te gjitha te mirat qe i shijojm ne si njerez pa dallim , besimtare dhe jobesimtare , i kemi nga meshira e Zotit . Pra fale dashuris dhe meshires se Tij .
Qellimi i vetem i krijimit te Zotit eshte falenderimi-adhurimi i Tij . E njerzit sot ne bote , sa e adhurojn Zotin sic ka kerkuar Ai , sa e mohojn Ate ? Sa bejn vepra te shemtuara kriminale ? Zoti keta njerez thua ti doj si besimtaret , te cilet e adhurojn dhe bejn vepra te mira ?
Eshte e vertete se cdo njeriu i cakton parimet e veta per jeten e tij . Por , po ti shihesh argumentet te cilat i kam pare une , besoj se do te ishe ne poziten time te imanit-besimit , ndoshta do te ma kalojshe . Po ky gjykimi i juaji ne forum per besimin tim , eshte i thekesuar thuasje se vetem une kam besimin te kesaj natyre . Por ka besimtare shume te tjere si une ...., por ata nuk gjinden neper forume !
 
Titulli: Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

Kisha idene qe i don te gjithe njelloj, pa dallim feje :S

rracist ,
 
Titulli: Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

Kisha idene qe i don te gjithe njelloj, pa dallim feje :S

rracist

Pse nena natyre i do ata qe e shkaterrojne natyren ? lool
 
Titulli: Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

Pse nena natyre i do ata qe e shkaterrojne natyren ? lool

nena natyre nuk krijon propagande, eshte mister ate qe shikon ate ke, ka te papritura.

Ato qe shkaterrojne natyren po shkaterrojne planetin, e kshu i hapin prb vetes.

Po k'to propagandad qe beni ju , jane pa lidhje dhe pa baza, tani na doli qe don vetem besimtaret e tij. Ta kam bere te qarte dhe vazhdoj ta bej te qarte se nuk kam prb se ku dhe ne c'fare beson ti apo te tjeret, por duke bere propaganda te tilla e shemtoni realitetin dhe shkaktojme prb dhe luftera,
 
Titulli: Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

Ti se pari shko mesoje mire e mire cfare do t'thote fjala PROPAGANDE !

Sa per info, je ne nenforumin musliman. Per muslimanet, s'ka propagande. Ne hapim tem per t'i informuar muslimanet. Nqfs ty s'te pelqen, vizito tema tjera, shume e thjeshte.
 
Titulli: Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

:) tere jeten me sprova njeriu i shkret edhe kur te vdesim skemi qetesi se do gjykohemi edhe te vdekur :)

Haha.. me pelqeu komenty yt o Bella. KEte e kam menduar shpesh, madje dhe nga te tjere e kam degjuar. Eh kur erdhem se kishim ne dore ne fakt. Dhe per sprovat qe na vijne prap skemi cte bejme. Ama per punen e gjykimit pas vdekjes, kjo po qe eshte ne doren tone!Dhe ato sprova nxjerin ne pah se a po punojme tamam apo jo :)
 
Titulli: Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

Nuk deshiroj te keqkuptohet prania ime ne kte teme,

edhe une kur shkoja ne xhami ata qe ma donin te miren,,shoket dhe miqt qe me rrethonin,,pa te keq me quanin abdullah,
gjithmon pa te keq dhe duke menduar se po bejn mir e po shkojn sipas porosive te muhametit kur thot,,qe luftetari thiret nga dera e luftes,,paqsori nga dera e paqes etj etj,,qe te len te kuptosh se c´do kush ka emrin e vet aty ku dhe c´do gje bjen ne vendin e duhur,,

Un mendoj se roberia juaj nese lihet e qet ne rrugen e saj,, ka te bej me shum me roberin ndaj ketyre nicknameve si abdullah xh L sh etj etj te kesaj natyre,,ne nje far mynyre ju jeni rob te nje strukture te formuar nga nje mesazh paqsor,,dhe jo rob te nje mesazhi paqsor te formuar nga nje struktur e shpifur,,fjala bjen.
ne jemi natyrshem struktura te ndryshme,,dhe ushqimi qe na rrit ne kete drejtim,,jan mesazhet e pastra qe vijn nga shum lloje popujsh miq,,ne thenje mynyra dhe vepra te ndryshme,,dhe ideja esht qe ne keto rromuja,,,secili duhet te rritet per vete,,dhe te mos e harroj per asje moment emrin e vet.
 
Titulli: Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

Kisha idene qe i don te gjithe njelloj, pa dallim feje :S

rracist ,

Nuk e di pse i kuptoni gjerat prap ju !
Tema po flete per sprovat e njerezve , dhe qellimin e tyre pse ndodhin ato . Kur te hapet tema per dashurin e Zotit ndaj njerezve jeni te mirepritur ne ate tem te debatoni . Ju po beni pyetje jasht teme . Edhe pyetjen , e kuptoni vete ju edhe pa u pergjigj na fare . Sepse pyetja e juaj eshte , pyetje ndaj realitetit qe e jetoni ju . Ti si jo besimtare e shef kete dashuri te Zotit vetem te besimtaret ?! Apo kjo dashuri i ka perfshir te gjitha krijesat qe jetojn ne gjithesi si njerzit , kafshet etj etj . Meshira dhe dashuria e Allahut te ka pruar ne gendjen te cilen je .Por per te gjitha te mirat qe i perjetojm duhet te jemi falenderues dhe jo perbuzes dhe mohues i te mirave . Sepse nese ndodhe kjo gje , njeriu shenderrohet ne nje krijes te pameshireshme , dhe johumane .Po sido qe te jete kjo bote eshte e shkurte ,kalon shpejt , ndoshta meshiren e Zotit mund ta perjetojn me ne besimtaret bashke edhe jobesimtaret , por ne boten tjeter te cilen e mohoni ju , atje dashuri dhe meshire do te kete vetem per besimtaret te cilet e kane besuar Zotin dhe Profetin e Tij te Fundit dhe te cilet kane ber vepra te mira .
 
Titulli: Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

por ne boten tjeter te cilen e mohoni ju , atje dashuri dhe meshire do te kete vetem per besimtaret te cilet e kane besuar Zotin dhe Profetin e Tij te Fundit dhe te cilet kane ber vepra te mira .

Deiud boten tjeter nese smund ta mohosh,,smund as te pohosh. keshtu qe nese esht fjala per te debatuar,,me perralla smund te argumentosh.
ti je pikrisht nnje nga ata njerzit qe un i mora si shembull,,ju jeni rob te nicknameve,,ju me shum e doni Allahun si emer,,sesa si qenje! prandaj esht e qarte qe ju keni besim,,
por ju u besoni verbalisht gjerave pa patur nevoj per argumenta,
dhe si pasoj e ksaj,,njerzit sot jan te shperndar dhe nuk pajtohen te gjith,,pasi mungojn faktet dhe argumentat,,sepse pjesa qe egziston nuk esht e mjaftueshme,,perndryshej sot do te kishin pranuar te gjith njerzit dhe do te ishin te nje mendimi,,sepse ne thelb dhe ne llogjike kjo esht ajo qe deshiron Zoti,,dhe duke qen se jemi ne nje situate te till,,sigurisht qe edhe porosite e Zotit nuk kan te ndalur per njerzimin,,deri sa njerzimi te pajtohet me zgjidhjen e tij,,
por edhe nese e shikon nga krahu tjeter,,Muhameti ka qen profeti i par dhe i fundit,,sepse ai erdhi fillimisht me kete ide.pra ideja qe Jezus ka qen Profet lindi ne kuran se pari.
dhe sigurisht qe pohimi i Muhametit si profet i fundit nuk bie ne kundershtim me realitetin,,
por me realitetin bie ne kundershtim mosmarrveshja qe eshte aktuale ne bote,,dhe nevoja per zgjidhje perfundimtare!
 
Shume interesant eshte puna e juaj , qe vetem ju e argumentoni , dhe argumentet vetem ju i ofroni per mohimin e Zotit . Cfare argumeneti me ofron ti mua se nuk ekziston Zoti . Nese nuk ke asnje argument te vetem shkencore qe nuk ekziston Zoti , athere ne nuk jemi ata qe mirremi me perralla . KenI parasysh kete !

Zoti eshte shume i urte . Ne boten te cilen ne jetojm jo te gjitha ceshtjet mund ti besojm ne baz te argumenete te drejteperdrejta . Ne e dim se njeriu eshte i perber prej dy materieve : trupit dhe shpirtit . Shkenca ka arritur qe trupin ta vertetoj dhe ta studijoj kogja mire . Po shkenca cfare na thote per ekzistimin e shpirtit ? AsgjE ama asgje fare nuk na jep shkenca per shpirtin ! Shume intresant ky fakt i nderuar , edhe pse njeriu ka arrit te shkoi ne hene me teknologjit shkencore . Shpirti i njeriut ekziston , por ti a mund ta mohojsh qe njeriu nuk ka shpirt ? Natyrisht qe s'mund ta mohojsh kete , edhe pse s'ke fakte shkencore te argumentuara ta vertetosh qe ekziston shpirti . Shpirtin s'mund ta mohojsh , sepse ai ekziston , dhe duhet te dijm qe eshte Ligje i Zotit qe njeriu ne shume gjera te mos kete dije . Po e njejta gje eshte ekzistimi i Zotit , dhe botes tjeter , sikur me njohurin rreth shpirtit . Shpresoj , se nga ky fakte qe ta permenda ti dhe shume te tjere s'do ta shoshiteni ne kokat e juve ! Sic ndodhe me njerezit e pandegjueshem dhe kokefort . Te cilet epshin e tyre e marrin si Zot , e per cdo fakt qe i vjen si agument per te verteten e mohojn ate .

Shpresoj prap se une si fetare , mundem ta argumentoj dhe jam duke ta argumentuar besimin -bindjen time ne baze te argumenteve . Argument me bindes , per ta besuar Zotin eshte Libri-Fjala e Tij e Fundit - Kurani . Pra Kurani eshte deshmia me e madhe qe e verteton ekzistimin e Zotit , e Kuranin per ta kuptuar duhet Studijuar . Argument tjeter i kemi Profetet e ZOtit , te cilet na ka komentuar njohurit per Zotin . Ata veprimtaria e tyre me se miri deshmon ekzistimin e Zotit . Argument sot ne shek 21 eshte shkenca me fakte te argumentuara . Po kete dije vetem te Zotet e mendjes e kuptojn .

Besimi - Bindja ime per Zotin mbeshtetet ne argumenetet-shenjat qe mi ka mundesuar Zoti ti shohe . Ndjehem krenar qe jam prej atyre njerezve qe besoj ne baze te shenjave , qe jo cdo njeriu ju mundesohet ti njehe keto shenja .

Profeti Muhamed a.s , ka qene Profeti i fundit i Zotit , kurse shume intresant eshte kjo ceshtje e Profetit Isa as-Jezusit , se te gjithe Profetet ka qene Profet qe kane thirre te adhurohet nje Zot i vetem , vetem Profeti i Krishtereve , u be Zot po ashtu edhe ne te njejten kohe njeri-Profet . Por ajo qe i habit dhe i hudhe poshte shpifjet e kesaj feje per Zotin , qe pretenduan qe me fene e tyre te perfundohet misioni Qiellor . Nuk kaluan as 2000 vite , nje Fe madheshtore si ISLAMI , po e thote te kunderten , dhe kete po e verteton me argumenete njerezish , me afro 1.5 miliard besimatar , dhe mbrenda gjysme shek , do te jete feja me besimtare me se shumti ne bote . Keto jane fakte i nderuar . E Kurani qe flet per profetin e Fundit dhe Librin e Fundit Kuranin , kaluan 14 shekuj , nuk u vertetua e kunderta . Me vjen mire qe e ke pranuar kete fakte te fese sime .

E tani e pyes veten a jemi ne qe besojm ne baz te argumeneteve , apo jeni ju jobesimtaret qe mohoni ne baze te argumenteve !
 
Titulli: Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

Deiud,,ti mund ta argumentosh shpirtin per sa kohe te rreh zemra. por per boten tjeter ti mund vetem te imagjinosh dhe te sjellesh teori! prandaj spo i futem shum gjat ksaj here duke qen se 80% te postimit tend e ke bazuar mbi kete argument dhe pjesen tjeter mbi argumente te tipit-- keto jan vetem per te zotet e mendjes,,sepse esht shum e vertete qe jan ofenduese,,
nderkoh qe interesi im ndaj teje,,ska te bej me ate se sa i madh do behet apo jo islami,
sepse nuk eshte madhesia e gjerave qe duhet ti frigohesh,,me gjith ata un nuk kam patur as nje her deshire te zgjatem me ushtare,,sepse nuk kam hedhur as nje her gje ne drit!
 
Titulli: Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

nena natyre nuk krijon propagande, eshte mister ate qe shikon ate ke, ka te papritura.

Ato qe shkaterrojne natyren po shkaterrojne planetin, e kshu i hapin prb vetes.

Po k'to propagandad qe beni ju , jane pa lidhje dhe pa baza, tani na doli qe don vetem besimtaret e tij. Ta kam bere te qarte dhe vazhdoj ta bej te qarte se nuk kam prb se ku dhe ne c'fare beson ti apo te tjeret, por duke bere propaganda te tilla e shemtoni realitetin dhe shkaktojme prb dhe luftera,

Ajo puna e Gjirit persik si shkoi me qe ra fjala se qenke e informuar dhe rreth lufterave "klasike", pervec dashurive atomike Lol

Ps: C`do njeri eshte i sprovuar ne nje menyre apo ne tjetren, miresia e ketyre problemeve apo sikleteve qe has njeriu ne jete qendron ne thelbin e menyres se te menduarit per zgjidhjen e tyre dhe mbeshtetjen tek Allahu i Madherueshem :)
 
Titulli: Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

e po po ,

e vertete eshte sy kemi por jo te gjithe shikojme njelloj, mendje kemi dhe jo te gjithe mendojne njelloj :)

C'do dite humbje per ne eshte , per ate qe i ka kembet dhe mendjen ne toke,
 
Shum Probleme nuk zgjidhen nga ajo qe krijohen,, duhet te kesh shum shum fat dhe esht rast teper i rralle qe te shpetosh!
 
Titulli: Allahu i do të mirën robit të Tij besimtar

e pra , Sigurisht
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top