A ishte Ajnshtajni shqiptar?

Love

βeℓℓe â๓e

Nga: Andreas Saurer, Berner Zeitung
Mapo

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri u shpëtuan shumë hebrenj nga deportimi i tyre në kampet e përqendrimit. Mes tyre nuk ishte fituesi i çmimit Nobel për fizikë, Albert Ajnshtajn, edhe pse një thashethem synon të krijojë këtë ide

481915_10151443224630255_72020002_n.jpg


“Në vitin 1935, nga mikpritja shqiptare ka përfituar edhe Albert Ajnshtajn, për të pasur mundësi që të lëvizte nga Evropa për në Shtetet e Bashkuara. Ai qëndroi për tre ditë në Durrës, në rezidencën mbretërore në Adriatik, përpara se të vazhdonte udhëtimin e tij në botën e lirë. E gjithë kjo pasi u pajis me një pasaportë shqiptare”.

Këtë e mëson nga një dokumentar mbresëlënës shqiptar “Rescue in Albania”. Por aty nuk thuhet ndonjë burim dhe asnjë person përgjegjës për këtë deklaratë.

Gjurmë të paplota

Filmi merr kështu një thashethem, që qarkullon prej vitesh në internet me një vrull të konsiderueshëm. Madje ai është cituar edhe nga gazeta serioze ndonjëherë.

Në vitin 2004, Shaban Sinani, profesor i historisë dhe ish- drejtor i Arkivit Shtetëror, në një ese mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri, shkruan: “Nga burime indirekte të asaj periudhe, mësohet se hebreu i famshëm, shkencëtari Albërt Ajnshtajn, ka bërë një ndalesë inkonjito në Shqipëri”.

Kjo fjali është marrë nga historianë të tjerë dhe më vonë është shfaqur në disa gazeta e revista edhe në Berlin.

Raportime të ndryshme

Në vitin 2008, imami Qemal Lami deklaronte për gazetën online “Voicesnews.com” historinë e një shkencëtari të famshëm hebre, që me pasaportë shqiptare u arratis për në SHBA. Lami, një përfaqësues i komunitetit mysliman shqiptaro- amerikan, deklaronte: “Ju me siguri e njihni emrin e profesorit. ثshtë Albert Ajnshtajn”. Fondacioni i njohur ndërkombëtar, Raoul Wallenberg e vendosi këtë citim ne faqen e tij.

Në mënyrë të paqartë dhe revista “Hebrenjtë” në Berlin e boton këtë informacion në vitin 2009.

Nuk ka dyshime

Pa asnjë dyshim u shfaq edhe në vitin 2011 në gazetën “Welt” ky citim: “E vërteta është se Albert Ajnshtajn në vitin 1935 me një pasaportë shqiptare u arratis për në SHBA, pasi qëndroi për pak kohë në mbretërinë e shqiptarëve”.

Ekspertët tundin kokën

Pra, a ishte Ajnshtajni për një kohë të shkurtër shqiptar?

“Kjo është e pamundur,” thotë Barbara Wolff për gazetën. Ai është arkiviste në Arkivat “Albert Ajnshtajn” në Universitetin Hebre në Jeruzalem. Ajo thotë se e ka ekzaminuar me detaje thashethemin që qarkullonte. Dhe ekspertja e Ajnshtajnit është e qartë: “Pas vitit 1933, Ajnshtajn me siguri që nuk e ka prekur tokën shqiptare”. Dhe: “Ajnshtajni nuk ka pasur kurrë pasaportë shqiptare”.

Në vitin 1935, Ajnshtajni kishte kohë që kishte mbërritur në SHBA.

Barbara Wolff tregon rrethanat: “Në tetor të vitit 1933, Ajnshtajn kishte udhëtuar për në SHBA si turist me një pasaportë zvicerane. Në këtë kohë ai e kishte dorëzuar pasaportën e tij gjermane”. Në vitin 1934, Ajnshtajnit iu hoq nënshtetësia e Rajhut gjerman.

Ai nuk u kthye më kurrë

Edhe Hans- Rudolf Ott, president i Shoqatës “Albert Ajnshtajn” në Bernë, e mohon intermexon shqiptare. “Albert Ajnshtajn në tetor të vitit 1933 është larguar nga kontinenti duke udhëtuar nga Sauthempton për në SHBA. Deri në vdekjen e tij, ai nuk u kthye në Europë më”. Përgjatë gjithë udhëtimeve të tij jashtë vendit, ai përdorte pasaportë zvicerane.

Shtatë vite të jetës së tij ai i kaloi në Bernë.

Në vitin 1940 mori nënshtetësinë amerikane.

Përfundim: Albert Ajnshtajn nuk ka qenë kurrë në Shqipëri dhe nuk ka pasur kurrë pasaportë shqiptare. Megjithatë, shqiptarët kanë një arsye për të qenë krenarë pasi kanë shpëtuar shumë hebrenj nga deportimi gjatë Luftës së Dytë Botërore.
 
Pe: A ishte Ajnshtajni shqiptar?

Mire qe ekzistojne lajthitje te tilla atehere kuptojme (une) se sa normal jemi .....
 
Titulli: A ishte Ajnshtajni shqiptar?

Mesiguri e ka nje gjen/ fije gjaku shqiptar, perkundrazi nuk mund te dilte kaq mendje-ndritur:D
 
Titulli: A ishte Ajnshtajni shqiptar?

sa ja bajn qefin vedit Shqiptart e shkret ahahahahahhaha
 
Pe: A ishte Ajnshtajni shqiptar?

Unë nuk do të isha ngutur këtu.

Shikone mirë këtë passaportë: e ka leshuar "ambasada zvicerane"! - Tani shtrohet pyetja: Ku?
Atëherë, çfarë pasaporte posedonte para se të shkonte në Amerikë?

Në fakt fjala është se Ajnshtajni ka udhëtuar në Shqipëri në vitin 1931!
Në vitin 1933 viziton Europën për herë të fundit!

Për mendimin tim, do të kisha thënë se e vërteta qëndron
në faktin se këtë s'mund ta gëlltisë Zvicrra dhe ca
vende të tjera ani shqipëtare, sepse Ajnshtajni ishte një
dele e zezë për ta!


Një artikull interesant më poshtë:

Si rilindi Ajnshtajni në Shqipëri? | Berati Millennium
 
Titulli: A ishte Ajnshtajni shqiptar?

Te rrosh a te mos rrosh kjo eshte ceshtja!
Deri tani une e dija qe po , tani del jo, pas 2 vjetesh serish po..smerret vesh kjo pune.
 
Titulli: A ishte Ajnshtajni shqiptar?

Apo sjemi te sakte ne formimin e historise sone...Ne akoma veme ne dyshim roline e Skenderbeut e te nene Terezes, biles nuk pranojme as faktet e vertetuara nga vendet e tjera e jo me te dalim ne kesi konkluzionesh pa taban......

Si ka thene ky: eshte me mire fantazija se tek e fundit kjo ska fund ...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: A ishte Ajnshtajni shqiptar?

po pse kaq te zgjut paske qen ne shqiptaret ? te gjith kokat e medha shqiptare dolen .. kushedi dhe obama ndoshta eshte jevg shqiperie ku i dihet!!!!
 
Titulli: A ishte Ajnshtajni shqiptar?

Slan njeri te famshem pa ja bo lidhjen me shqiprin , ky ska dit as ku bje shqipria ne hart jo mo tket kalu ktej .
 
Titulli: A ishte Ajnshtajni shqiptar?

Po !

Ka pasur edhe nje kerr me kali.
 
Titulli: A ishte Ajnshtajni shqiptar?

mua ne foton e passoshit me duket si turk :D :p
 
Titulli: A ishte Ajnshtajni shqiptar?

Sigurisht qe po ...shtepin e vjeter e ka pas te currilat :lol:
 
Pe: A ishte Ajnshtajni shqiptar?

Nje gje eshte e sigurte:permes Shqiperise kane shpetuar mjaft hebrenj gjate luftes se dyte boterore.Ekzistojne fakte dhe doreshkrime ku mbreti zog ka urdheruar qe ata te pajisen me dokumenta shqiptare.Nese nder keta ka qene edhe Ajnshtajni apo jo, pak rendesi ka per mua.Rendesi ka fakti qr shqiptaret kane qene i vetmi komb ne Europe qe ka strehuar e ndihmuar hebrenjte gjate luftes.Ka te beje shume me teper me te qenit krenar per mikpritjen tone se sa per faktin qe Ajnshtajni ka qene shqiptar(Natyrisht qe nuk ka qene shqiptar dhe nuk besoj se dikush dyshon ne kete fakt)
 
Titulli: A ishte Ajnshtajni shqiptar?

e besoj shqiptar ka qene
biles shoket i therisnin Bert shejtani(nga ajnshtajni)se qe shejtan i madh dhe e luante sikur smund te fliste
 
Titulli: A ishte Ajnshtajni shqiptar?

E supozojme qe paska merr pashaort shqiptare ky i zgjuari i botes dhe paska ikur mle te ne Amerike .
E çfare pastaj !!!!!! Mos valle na ndihmon gje kjo ne zgjidhjen e problemeve tona !!! Qe apo sqe e vertet , ky eshte nje
detaj i parendesishem qe nuk ja vlen te diskutohet gjate .
 
Titulli: A ishte Ajnshtajni shqiptar?

kshu i bie qe te gjithe shkencetart te jen me origjine shqiptare :p
 
Pe: A ishte Ajnshtajni shqiptar?

Ejjjjj dini gjo nga o Berisha aman vetem amerikan mos ma nxirrni se nuk ngjason nga theksi jo per gjo hahahha
 
Titulli: A ishte Ajnshtajni shqiptar?

Une mendoj se po ... lol
Ndoshta ka qen ndonje emigrant shqipetar andej,edhe pa dashur e jema e ketij eshte dashuruar me bukurine e shqipetareve (qe shquhemi per kete lol) e cila pa dashje ka ngelur pak me ''barre'' edhe doli ky gjeniu lol
Cfare jane keto lajthitje lajmesh te tilla lol
Si nuk u bem nje her serioz ne ...
 
Titulli: A ishte Ajnshtajni shqiptar?

Edhe Obama shqiptar eshte :D
 
Pe: A ishte Ajnshtajni shqiptar?

Po shqiptaret jane te zgjut kshu qe s'do ishte noi cudi e madhe qe dhe ky te ishte Shqiptar :p
 
Titulli: A ishte Ajnshtajni shqiptar?

Nuk jam shume i sigurt por diku,emision televiziv apo ne net kam pare dhe mbaj mend qe pasaporta shqiptare e Ajnshtain ka qene e leshuar ne Pogradec dhe kam pare edhe kopje te ketij mjeti identifikimi.Gjithsesi me aq sa me kujtohet ky mjet ka shkuar tek i famshmi nepermjet ambasadave.Gjithsesi nuk ka shume rendesi,ne qofte e vertete nder per ne ,nese jo si gjithmone ne duam te bejme tonen nje pjese te historise qe nuk e kemi dhe injorojme turpshem ate qe kemi.Meqense ra fjala,dje kishte diten e vdekjes Mihal Grameno,shtepia e tij eshte sot nje kafene ne Korce,ndersa varri as qe i dihet.Histori shqiptaresh sidoqofte...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top