Aren
Anëtar i Respektuar
Mbi 33 milionë njerëz besojnë në ekzistencën e jashtëtokësorëve, ndërsa 27 milionë prej tyre besojnë në Zot, thotë një sondazh i kryer në Britani të Madhe.
Zbulimet e reja po ashtu janë në favor të faktit se ne nuk jemi vetëm në gjithësi, ndaj njerëzit besojnë në këtë, thotë një anëtarë i Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe.
Studimi i realizuar dha këto rezultate:
- 52% e njerëzve besojnë se jashtëtokësorët ekzistojnë, por se fshihen faktet reale që të mos rrezikohet stabiliteti i qeverive.
- 44% e të anketuarve besojnë në Zot.
- 1/10 të anketuar thotë se ka parë UFO.
- 20% e të anketuarve besojnë se alienët kanë zbritur në Tokë.
- Më shumë se pesë milionë njerëz besojnë se zbritja e amerikanëve në Hënë është gënjeshtër.
“Ky është një studim i pavarur i kryer nga një ekip i njerëzve të dëshmuar. Ky lloj i studimit mund të kryhet drejtpërdrejtë me telefon apo përmes internetit. Kjo është mënyra më e shpejtë, por nuk e cilësojnë si më pak të vlefshëm”, ka thënë Karen Brooks nga agjencia “Opinion Matters”.arenashqip.