Censusi: 83% shqiptarë, 0.87% grekë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
INSTAT ka përfunduar përpunimin e të dhënave të mbledhura nga censusi dhe pritet të deklarojë rezultatet më datë 13 dhjetor.

Por Top-Channel nga burime diplomatike në Tiranë, ka mundur të sigurojë përfundimet e Censusit 2011, për dy prej aspekteve të më rëndësishme të tij, që janë kombësia dhe feja.

CENSUSI--16_tn_17.jpg

Pyetjes në formularin e censusit që lidhet me kombësinë i janë përgjigjur si shqiptarë 83% e të pyeturve. Një e dhënë tjetër interesante lidhet edhe me numrin e minoritetit grek në Shqipëri, për të cilin ka patur debate të vazhdueshme.

0.87% është numri i atyre që e kanë deklaruar kombësinë si greke, ndërsa 0.2% janë deklaruar me kombësi maqedonase.

Të dhënat për besimin fetar të shqiptarëve të mbledhura nga Censusi tregojnë se 57.12% janë deklaruar si myslimanë, 10.11% katolikë, ndërsa 6.8% ortodoksë. Ateistë janë deklaruar 2.52%, bektashinj 2.11%, ndërsa evangjelistë 0.11%.

Rezultatet e Censusit, që lidhen me kombësinë pritet të prodhojnë debate të forta, veçanërisht nga shoqatat e minoritetit grek, të cilat janë shprehur kundër Censusit dhe kanë ndërmarrë një regjistrim të tyrin të minoritarëve në jug të vendit.

Një tjetër shifër që bie në sy është ajo e komuniteteve fetare, më saktë atij të krishter, ku për herë të parë zyrtarisht bashkësia katolike sipas shifrave të Censusit është më e madhe se ajo ortodokse.

Disa javë më parë INSTAT publikoi disa të dhëna paraprake nga ku rezultonte se popullsia e Shqipërisë është 2.831.741 banorë. Ndërkohë që numri i popullsisë nga Censusi i vitit 2001 ishte 3.069.275.

Vihet re se numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Supozohet që shkaqet kryesore të zvogëlimit të popullsisë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë.

Për herë të parë në historinë e censuseve të kryera në Shqipëri, popullsia e cila jeton në zonat urbane është më e madhe se ajo në zonat rurale. Kështu, 53.7% e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 46.3% në zonat rurale.

Censusi 2011 në Shqipëri është i 11-ti në historinë e censuseve të kryera në vendin tonë. Ai është pjesë e censuseve të planifikuara nga UNECE/Eurostat në të gjithë botën.

Kombësia:
Shqiptarë 83%
Grekë 0.87%
Romë 0.3%
Aromunë 0.3%
Maqedonas 0.2%
Egjiptianë 0.12%
Malazezë 0.01%
Të tjerë 0.1%
Nuk u përgjigjën 14.07%

Feja:
Myslimanë 57.12%
Katolikë 10.11%
Ortodoksë 6.8%
Bektashijn 2.11%
Evangjelistë 0.11%
Të krishterë të tjerë 0.1%
Ateistë 2.52%
Besimtarë të pa karakterizuar 5.53%
Besime të ndryshme 0.2%
Nuk u përgjigjën 13.89%
topchanel
 
Titulli: Censusi: 83% shqiptarë, 0.87% grekë

Spaska aq shum ateista sic e bejn disa bre !!

sipas ksaj ne trojet shqiptare nese i hym ngjajshmeris se feve ketu qe kan ngjajshmeri me Islam apo krishterizem i bjen qe :

Musliman 57.12 + Bektashijn 2.11 = 59.23 :D
Katolik 10.11 % + Ortodoks 6.8 % + Evangjeliste 0.11 % + Te krishtere te tjere 0.1 % = 17.12 %
Edhe keta Besimtare te pa karakterizuar dmth besojn ne Zot po pa ndonje fe perkatese dmth besimtar jan , gjithashtu besime te ndryshme , apo edhe keta qe nuk jan pergjigj sjan ateista sepse ishin deklaru te tille po te ishin pra per fund ateista paska aq pak sa qe aq shum i rritshin disa e dolen nje minoritet shum i vogel nuk paska ndiku shum komunizmi :D
 
Titulli: Censusi: 83% shqiptarë, 0.87% grekë

Spaska aq shum ateista sic e bejn disa bre !!

sipas ksaj ne trojet shqiptare nese i hym ngjajshmeris se feve ketu qe kan ngjajshmeri me Islam apo krishterizem i bjen qe :

Musliman 57.12 + Bektashijn 2.11 = 59.23

Meq ke nis mu marre me atesista e ndarja tjera sa prej ketyre ishin selfinje, hanefinje, sunit, shiit, wehabi, edhe qafira :vetull: (qe po thot loveri ) :p
 
Titulli: Censusi: 83% shqiptarë, 0.87% grekë

Meq ke nis mu marre me atesista e ndarja tjera sa prej ketyre ishin selfinje, hanefinje, sunit, shiit, wehabi, edhe qafira :vetull: (qe po thot loveri ) :p

Spo mirrna me ateistat ! por shum eshte than eshte fry u bo kinse ne shqiperi jan 60-70 % ateista e doli e kunderta !! sa i perket kesaj pyetjes tende nuk e di nuk i kan pyt po qfare do qofshin jan Musliman :D
 
Titulli: Censusi: 83% shqiptarë, 0.87% grekë

Ma merr mendja se ata qe sjan pergjigur kan qen Ateista. :hmm: ....ose ose kan qen ortodoks dhe nuk jan pergjigjur per mos tu etikuar si greke !! nje mister i tere
 
Titulli: Censusi: 83% shqiptarë, 0.87% grekë

Nuk me tingellon i besushem fare ky sondazhi .
Pastaj ku ka shqipe qe i pergjigjet me sinqeritet sondazheve njehere !!
 
Titulli: Censusi: 83% shqiptarë, 0.87% grekë

Vetem 84% Shqipetare? Wow vend multietnik ec aty :p
 
Titulli: Censusi: 83% shqiptarë, 0.87% grekë

uaaa dolen rezultatet? epo mire shyqyr...hajd ti gezojme te gjithe... ah cu zhgenjyen keq disa:(....

Kur u fol ateher reth ketij censusi, isha shume dakort te zhvillohej nuk ka sgje te keqe te kesh disa te dhena statistikore rreth shtetit si te tjeret, ama puna eshte qe te ne shqiptaret ka mar fund cdo gje, dhe besimi tek trasparenca eshte 0.... Shpresoj te jene te verteta kto shifra... dhe sipas kesaj mendjes time te besushme jane deri diku :D
 
Titulli: Censusi: 83% shqiptarë, 0.87% grekë

uaaa dolen rezultatet? epo mire shyqyr...hajd ti gezojme te gjithe... ah cu zhgenjyen keq disa:(....

Po, po greket u zhgenjyen

U befasova rome dhe egjiptian paskan dal shume pak
 
Titulli: Censusi: 83% shqiptarë, 0.87% grekë

Po, po greket u zhgenjyen

U befasova rome dhe egjiptian paskan dal shume pak

Normal dhe greket futen te ata qe jan zhgenjyer, sa per egjiptjan, c'te te them... s'po me han meraku shume per vendet e tjera pervec shqiptarve :) apo valle dole dhe ti i zhgenjyer?:p... hajd mos u merzit per egjiptjant jo, se as ato su merziten per veten e tyre, lol
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Censusi: 83% shqiptarë, 0.87% grekë

:) apo valle dole dhe ti i zhgenjyer?:p... hajd mos u merzit per egjiptjant jo, se as ato su merziten per veten e tyre, lol

dhe pse te jem i zhgenjyer per censusin :kapele:jo, zonje jo, madje jam i lumtur dhe uroje tu rroje shqiptareve besimi fetar ashtu si e praktikojne sot per jet e mot:byepushime:
 
Titulli: Censusi: 83% shqiptarë, 0.87% grekë

Soulmind

23 minuta më parë #26987 po ca te diskutojme, thjesht po bejm nje koment rreth sondazhit kaq, thjesht vashdova ne linjen e ironise qe perdorem te dy... mgjth dhe une se kam problem asnje lloj diskutimi... cfare do te dish? pse kan dal kaq pak egjiptjan apo pse u zhgenjyen greket?

Tani rreth ceshtjes se ironise se zhgjenjimeve, pretendimeve munde ta vazhdojme nga te duam por nje gje duhet sqaruar dhe ate pa njeanshmeri. Ceshtja e sondazheve ke ne le shume per te deshiruar si ne aspektin kombtare dhe ne aspektin fetare, madje edhe ne aspektin pyetsore. Tek pyetasori munde ta diskutojme ceshtjen e emertimit musliman dhe ISLAM. Qe te kete musliman ne Shqiperi dhe Kosove kjo eshte ceshtje deshirash qe ka shqiptar te besimit Islam (praktikues dhe jo praktikues), ashtu sikur edhe te besimeve tjera, kete nuk e mohon dot kush. Gjithashtu edhe ceshtja e mbushjes se aplikimeve nga nje anetare per tere familjen apo tere lagjen eshte ceshtje qe duhet diskutuar.

Gjithashtu edhe ceshtja e percaktimit te personave jo madhore mbi ceshtjen fetare eshte ceshtje per tu diskutuar????? Kush vendose se cfare besimi fetar kan personat jo madhore perfshi edhe femijen ketu???????

Ceshtja e te emertuarit shqiptar i besimit Islam, ne trendin e ironise sate dhe te disave ketej, munde te thuhet se eshte ceshtje deshire apo njeanshmerie. Ju, dhe shume tjere perdorni dy ane medaljeje. Kur eshte fjala per nje veper te keqe qofte edyhe individuale, nxjerreni se nuk eshte sipas Islamit ngase libri nuk thote kshu, por kur nxjerremi te ceshtja e numrave pranoni ne gjirin e Islamit edhe ate qe ja fut per shtate pale qejfe gotes se rakise tere diten e lume.

Qe ta nxjerrim ne pahe kete edhe me mire do jape nje shembull konkret:

Qyteza nga vije une, Suhareka, nje qyteze me rreth 80 mije banore (sipas regjistrimit te fundit) na dalka se na qenka e mbushur me besimtare Islam.
Qe ta dime mire e mire, qyteza eshte e njohur ne rajon, madje edhe ne Europe, per pjekjen e rakise dhe veres. Qyteza jone e dashur, hiq me pak e hiq me shume, ka diku 1200 hektare vreshta, pjesa dermuese e tyre, me rrush te llojeve te veres dhe rakise.
Qe ta dime mire e mire, qyteza jone e dashur, si qyteze ka diku 40 mije banore (pa fshatra), dhe per cudin e te gjitheve ka vetem nje xhami. Kete xhamine e cila nuk ze brenda me shume se 100 persona, ta din mire e mire, ju dhe te gjithe, se e ke bosh tere diten e lume perveq te premteve (xhumave) kur mbushet jo me larg se pragu i deres.
Per fshatra mos pyesim????

Tani edhe munde ti quajme te gjithe shqiptare te besimit Islam nese duam?!?! Por varet se cfare quajme besim Islam?????

Sa i perket ceshtjes se romeve une u befasove te them te drejten dhe perseri befasohem duke ditur realitetin qe nuk munde ta shmangesh. Nese nuk ja ke futur lapsin edhe munde te ja fusesh analizes???? Te dalin ne tere Shqiperine (afer tre milionshe) 1000 rome dhe 500 egjiptian kete nuk e ha pazari, por kjo mbetet te diskutohet.

Ceshtja e grekeve munde te diskutohet. Ta shofim me shifrat qe do dali shteti fqinje dhe pastaj diskutojme?!!??

Ky eshte realiteti!
 
Titulli: Censusi: 83% shqiptarë, 0.87% grekë

@ Kitrra,

I kam shkurtuar fjalet e tua qe mos te behej shume i gjate postimi... gjthss them se kuptohet per ca behet fjale

Tani rreth ceshtjes se ironise se zhgjenjimeve,……….. eshte ceshtje qe duhet diskutuar.

Sa I perket lenies per te deshiruar, them se cdo gje tek ne len, pasi e dime si behen punet ne Shqiperi, s’mbajme mend te kemi patur transparence te plote, gjithashtu them se askush nuk pretendon qe keto te dhena jane fikse, ndoshta perqindjet dhe mund(dhe jam e bindur qe po) te luajne si ai kombesis dhe ai I feve..

Gjithashtu edhe ceshtja e percaktimit te personave jo ……….edhe femijen ketu???????

Nuk e di a jan marre ne pyetsor dhe femijet per anen fetare apo jo, por kjo ben fjale per te gjitha fete jo vetem ate musliman apo jo… dhe vend per Error mund te kete.. (se di si quhen andej, por ne sondazhe eshte nje perqindje errori qe nuk evitohet)

Ceshtja e te emertuarit ……….. ,,,,,,,, diten e lume.

Ketu ke gabuar rende, Se pari po flas per veten. Une perderisa kam njohuri mbi fete dhe di cka thote Kurani apo Bibla smundem te mbeshtes nje veprim qe nuk pranohet nga dy libra. Kam mbrojtur islamin kur I mveshen vepra qe s’lejohen, por sigurisht nuk e kam etikuar personin qe ai eshte jo musliman. Perkundrazi, thjesht behet e ditur qe Islami nuk lejon ket gje, kaq. Nqs e kam bere dicka ma sill dhe kerkoj ndjese. Po keshtu kam kritikuar dhe anetar te tjere kur gjykojne krishterimin ne baze te veprave te disa priftave, apo dhe njeriut te thjesht krishter apo me keq akoma te kryqezatave psh. (madje sdi ne c’teme pasi ka sh kohe por me Adon jam kapur per ket pune)

Qe ta nxjerrim ne pahe kete edhe me mire do jape nje shembull konkret:

…………………………………
Absolutisht sh I pranueshem shembulli, e njejta ndodh dhe ne shume fshatra ne Shqiperi. Ama nje pyetje kam per ty, nqs ti duhej te plotsoje ate pyetsor si do u pergjigjje?)( nqs do te pergjigjeshe kuptohet)Degjo Kitrra, duhet te dish dicka.. Musliman eshte cdokush qe beso se ka nje Zot dhe Muhamedi Profet. Te pirit te rakise, (qe per ironi ka njerez qe agjerojne 30 dit falin bajram dhe e festojn me raki, vetem te shqiptart e kam par ket gje) Nuk e nxjerr njeriun nga feja. Pse ai njeri pin apo ha mish derri s’do te thote qe nuk eshte musliman, por ai thyen rregullat e fese. Nje second por cfare pret te pergjigjen ato njerez thua ti? Ne ca grupi ta fusin veten? Apo te behet nje grupim tjeter: Musliman por qe thyen rregullat?... Nqs ne do meremi te analizojme sa e praktikojne fene njerezit I bie qe te gjithe jemi Afetar, pasi ska njeri nket bote mos ta thyej njeher ne jete rregullat e fese. Njejt dhe per krishteret. Ti mendon se tgjith ato qe kan thene jemi ortodoks apo katolik kryejn tgjitha urdherat e fese? Asnjeher. Une kam komshij lloj lloj. Ka musliman qe as se dine bazene fese e skan shkel ne xhami ashtu sikurse katolik qe sja kan haberin se c’thote bibla e skan shkel kishe. Ama kur I pyet thone: jam musliman, jam katolik.

Sa i perket ceshtjes se romeve une u befasove te them te drejten dhe perseri befasohem duke ditur realitetin qe nuk munde ta shmangesh. Nese nuk ja ke futur lapsin edhe munde te ja fusesh analizes???? Te dalin ne tere Shqiperine (afer tre milionshe) 1000 rome dhe 500 egjiptian kete nuk e ha pazari, por kjo mbetet te diskutohet.

Sipas llogaritjeve tmia, Mua mduket relativisht I besueshem lajmi rreth egjiptjanve. Nqs ky sondazh do behej 10 vjet me pare dhe ka mundesi t’ishte % me e madhe, ama me vone mos te them pa frike 90% e aktiviteteve te shoqatave arabe u mbyllen komplet. Me kete absolutisht qe u reduktua dhe numri I egjiptjanve ne Shqiperi.

Ceshtja e grekeve munde te diskutohet. Ta shofim me shifrat qe do dali shteti fqinje dhe pastaj diskutojme?!!??

Ky eshte realiteti!

NUk vuri njeri ne diskutim realitetin. Por ne fund te fundit cdo shtet qe ben nje sondazh te tille nuk eviton 100% gabimet. Normal ne shqiperi dhe mund te jene dhe jan me shume. Mgjth them se te rreme apo te verteta keto do meren si baze. Deri dje plasen politikane te analistet shqiptar qe te beheshin regjitrimet dhe me aq sa kam ndjekur une debatet me se shumti hallin e kishin te % fese. Nuk e pranonin dot qe jemi 70% musliman ne mes te Europes, gje e cila s’ben asnje problem se nfund te fundit c’i hyn ne xhep tjetrit c’fe kam une, por doli qe serish perqindja me e madhe e kan mbajt ate fe. ME zemer a me emer, s’eshte puna ime... dhe mos mendo se ne shtetet europjane ku jane shtet sekular por em perqindje me te madhe katolike apo ortodokse e praktikojne fene e tyre komplet... te lutem tashi,....
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Censusi: 83% shqiptarë, 0.87% grekë

Shqiptaret kan novoj per "FE UNIKE DHE NORMALE",,,ate .."NJERZORE"...aTE.."POLITIKE,,SEPSE PO I SHAKTERRON PUPULLSIN,,PO U NGELIN FEMIJET PA BUKE..
Pastaj se ku shkojn ne kishe apo xhami,..S'ka rendesi,,Shqiptaret kan novoj te mos luten,strehve dhe rrugve,,per nje mbijetes ekzistente fizike,,neper rruget e papunsis.
 
Titulli: Censusi: 83% shqiptarë, 0.87% grekë

@ Kitrra,
Qe ta nxjerrim ne pahe kete edhe me mire do jape nje shembull konkret:

Absolutisht sh I pranueshem shembulli, e njejta ndodh dhe ne shume fshatra ne Shqiperi. Ama nje pyetje kam per ty, nqs ti duhej te plotsoje ate pyetsor si do u pergjigjje?)( nqs do te pergjigjeshe kuptohet)Degjo Kitrra, duhet te dish dicka.. Musliman eshte cdokush qe beso se ka nje Zot dhe Muhamedi Profet. Te pirit te rakise, (qe per ironi ka njerez qe agjerojne 30 dit falin bajram dhe e festojn me raki, vetem te shqiptart e kam par ket gje) Nuk e nxjerr njeriun nga feja. Pse ai njeri pin apo ha mish derri s’do te thote qe nuk eshte musliman, por ai thyen rregullat e fese. Nje second por cfare pret te pergjigjen ato njerez thua ti? Ne ca grupi ta fusin veten? Apo te behet nje grupim tjeter: Musliman por qe thyen rregullat?... Nqs ne do meremi te analizojme sa e praktikojne fene njerezit I bie qe te gjithe jemi Afetar, pasi ska njeri nket bote mos ta thyej njeher ne jete rregullat e fese. Njejt dhe per krishteret. Ti mendon se tgjith ato qe kan thene jemi ortodoks apo katolik kryejn tgjitha urdherat e fese? Asnjeher. Une kam komshij lloj lloj. Ka musliman qe as se dine bazene fese e skan shkel ne xhami ashtu sikurse katolik qe sja kan haberin se c’thote bibla e skan shkel kishe. Ama kur I pyet thone: jam musliman, jam katolik.

Ceshtja nuk eshte aq e lehte4 sa mundohesh ta paraqesish perkunder se ne ca rasrte ke te drejte.

Primarja dhe e rendesishmja eshte se nuk ka shqiptare ( apo munde te kete fare pak qe e ndjejne veten) shqiptare musliman. Musliman eshte term global percaktimi sikur te themi une jam qytetar internacional i botes. Ka shqiptar te besimit Islam por kam pershtypjen se ke ngaterruar termin musliman dhe Islam, kur eshte rasti te shqiptaret. Edhe ne flet regjistimet (po flas ne Kosove) nuk kishte emertim musliman por kishte Besim Islam.
Termi musliman eshte konotacion shume i gjere zonje ku une kam vella pakistakezin, afganistanezin, tjetrin e tjetrin ndersa termi shqiptar i Besimit Islam ndryshon komplet qasjen dhe ketu qendron i tere problematika e ngjarjes.

Se cfare e bene nje njeri besimtar Islam apo Katolik, kete munde ta diskutojme sa te duash dhe munde ta sjellim edhe si ceshtje relative ( nga + infinit deri ne - infinit) por ne Kuran (qe ti thua se e di cfare thote) kam pershtypjen se eshte pak me ndryshe nese i referohemi.

Besimi eshte ceshtje shpirterore por ka edhe pikat reference dhe mbeshtetese. Nuk eshte ceshtje deshire dhe vullneti momental. Pra na rezultoka se keta cunat e gocat qe u deklaruan se jane bhesimtar islam apo krishter neser munde te thuan se jam beduin. Po pra sipas kesaj logjike i bie se une munde te deklarohem Afrikan! Une nuk thashe asigje qe te futem ne vullnetin dhe deshirat e njerezve, as qe i kontestoje ato. Une thjeshte solla dhe munde te sjelle edhe realitete tjera. Ky eshte realitet qe se mohon askush dhe kjo ishte pergjigja ndaje kenaqesive dhe eprgjigjeve ironike.

Sa i perket egjiptianeve kam pershtypjen se e ke ngaterru komplet ceshtjen???? Ajo eshte ceshtje e ndarjeve mes (rome, ashkalinje, egjiptian) qe ne i quanim gabel (magjup). Ky numer qe eshte dhene ne statistika eshte shume i dyshimt. Ne duhet ta pranojme si realitet.
 
Titulli: Censusi: 83% shqiptarë, 0.87% grekë

Ceshtja nuk eshte aq e lehte4 sa mundohesh ta paraqesish perkunder se ne ca rasrte ke te drejte.

Primarja dhe e rendesishmja eshte se nuk ka shqiptare ( apo munde te kete fare pak qe e ndjejne veten) shqiptare musliman. Musliman eshte term global percaktimi sikur te themi une jam qytetar internacional i botes. Ka shqiptar te besimit Islam por kam pershtypjen se ke ngaterruar termin musliman dhe Islam, kur eshte rasti te shqiptaret. Edhe ne flet regjistimet (po flas ne Kosove) nuk kishte emertim musliman por kishte Besim Islam.
Termi musliman eshte konotacion shume i gjere zonje ku une kam vella pakistakezin, afganistanezin, tjetrin e tjetrin ndersa termi shqiptar i Besimit Islam ndryshon komplet qasjen dhe ketu qendron i tere problematika e ngjarjes.

Se cfare e bene nje njeri besimtar Islam apo Katolik, kete munde ta diskutojme sa te duash dhe munde ta sjellim edhe si ceshtje relative ( nga + infinit deri ne - infinit) por ne Kuran (qe ti thua se e di cfare thote) kam pershtypjen se eshte pak me ndryshe nese i referohemi.

Besimi eshte ceshtje shpirterore por ka edhe pikat reference dhe mbeshtetese. Nuk eshte ceshtje deshire dhe vullneti momental. Pra na rezultoka se keta cunat e gocat qe u deklaruan se jane besimtar islam apo krishter neser munde te thuan se jam beduin. Po pra sipas kesaj logjike i bie se une munde te deklarohem Afrikan! Une nuk thashe asigje qe te futem ne vullnetin dhe deshirat e njerezve, as qe i kontestoje ato. Une thjeshte solla dhe munde te sjelle edhe realitete tjera. Ky eshte realitet qe se mohon askush dhe kjo ishte pergjigja ndaje kenaqesive dhe eprgjigjeve ironike.

Sa i perket egjiptianeve kam pershtypjen se e ke ngaterru komplet ceshtjen???? Ajo eshte ceshtje e ndarjeve mes (rome, ashkalinje, egjiptian) qe ne i quanim gabel (magjup). Ky numer qe eshte dhene ne statistika eshte shume i dyshimt. Ne duhet ta pranojme si realitet.

o Kitrra e ke koklavitur sh diskutimin saqe humbas fillin e asaj ku do te dalesh.. spo te kuptoj hic.a jam une e paafte apo jeni ju qe s'jeni sqaruar se di..... gjthss se jam me te shpejt tani:

feja: Islam, njerezit quhen MUSLIMAN
feja KRishter, njerezit quhen KATOLIK, ORtodoks ...

Kto jane terma global dhe si te thuash i perkas fese islame si me thone musliman njesoj eshte, s'besoj te ket alternativ tjeter per ket pune. Ato cunat e gocat qe than se kan besim islam apo krishter nuk thone dot jam beduin nqs pyeten per fene.. por mund te thone jam ateist, jam musliman, krishter, bektashi etj,ndersa fjala beduin nuk perdoret me tregu perkatesine fetare... Apo do te thuash qe ti pergjigjesh pyetjes qe jam i besimit islam s'do te thote qe jane Musliman???? NEjse, te kjo pjese mduket se po ben loje fjalesh kitrra :p, shpresoj mos tkem pershtypje tgabuar...

Sa per romet egjiptjant etj.. Ou? po nqs flitet per gabelt apo jevgjit ato s'berbejen kombesi te ndryshme .... Apo i kan ndare mqs nisen nga origjina e tyre e larget??? NQs keshtu ateher kerkoj ndjese per ket pike... jam keqkuptuar...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Censusi: 83% shqiptarë, 0.87% grekë

Kiterr : ktu behet fjal per shqiperin rezultati jo per kosove !

sidoqoft njoh une jo qytetza por QYTETE si Prizreni qe i ka 170,000 banorë dhe Komuna mendohet të ketë rreth 221,000 banorë, përfshi këtu vetë qytetin dhe 76 fshatrat që e përbëjnë.
dhe i ka 77 xhami disa te tjera qe jan ne ndertim e Siper si ne qytet dhe ne fshatra , dhe po te gjitha keto Xhami i ke te mbushura shum here sidomos diteve te Xhuma :D
Pastaj njoh qytet si Prishtina me afro 200 mij banore vetem SHEHRI qe i ka afro 60 Xhami dhe shum te tjera ne ndertim e siper, dhe po ketu mbushen Xhamiat prap sidomos diten e Xhuma.
gjat dites se Xhuma jan afro 2 or qe mbahet rituali ke koh te mjaftueshme ti shikosh te gjitha Xhamiat se sa ka ne to !
Njoh pastaj qytete tjera qe kan shum Xhamia dhe kan sa 2-3 fishin e popullsis te qytetit qe ke permend ti , pra po te them mos bej kesi krahasime se sje fmi mo i ke bo do vjet :D
 
Titulli: Censusi: 83% shqiptarë, 0.87% grekë

Kush jane Aromunet?

Shqiperia eshte ne 3 4 se di mire ne Europe per popullsi ne moshe te re dhe kjo ishte me shume fale regjimit te Enverit
sepse thosh jane e ardhmja etj etj e benin shume femi atehere.
Por nese nga nje vit ne tj shifrat kane levizur shume atehere ne do jemi nje nga shtetet me popullsi me % te larte pleqerie ne Europe
Prandaj beni femi :D

Persa i takon fese une prisja me shume mysliman por qenkan rritur katoliket.
Ateistet e keto sipas meje jane me shume persona qe ose jane profesor matematike fizike lol
ose jane adoleshente qe kane pas periudha krize dhe cmendurie hormonesh, se te jesh ateist duhet te kesh njohuri shume te mira
te pakten me nje fe qe te pastaj te biesh ne kundershtim me te.

Une prisja me shume gabel me thene te drejten :D
 
Titulli: Censusi: 83% shqiptarë, 0.87% grekë

o Kitrra e ke koklavitur sh diskutimin saqe humbas fillin e asaj ku do te dalesh.. spo te kuptoj hic.a jam une e paafte apo jeni ju qe s'jeni sqaruar se di..... gjthss se jam me te shpejt tani:

feja: Islam, njerezit quhen MUSLIMAN
feja KRishter, njerezit quhen KATOLIK, ORtodoks ...

Sa per romet egjiptjant etj.. Ou? po nqs flitet per gabelt apo jevgjit ato s'berbejen kombesi te ndryshme .... Apo i kan ndare mqs nisen nga origjina e tyre e larget??? NQs keshtu ateher kerkoj ndjese per ket pike... jam keqkuptuar...

Kiterr : ktu behet fjal per shqiperin rezultati jo per kosove !

sidoqoft njoh une jo qytetza por QYTETE si Prizreni qe i ka 170,000 banorë dhe Komuna mendohet të ketë rreth 221,000 banorë, përfshi këtu vetë qytetin dhe 76 fshatrat që e përbëjnë.
dhe i ka 77 xhami disa te tjera qe jan ne ndertim e Siper si ne qytet dhe ne fshatra , dhe po te gjitha keto Xhami i ke te mbushura shum here sidomos diteve te Xhuma :D
Pastaj njoh qytet si Prishtina me afro 200 mij banore vetem SHEHRI qe i ka afro 60 Xhami dhe shum te tjera ne ndertim e siper, dhe po ketu mbushen Xhamiat prap sidomos diten e Xhuma.
gjat dites se Xhuma jan afro 2 or qe mbahet rituali ke koh te mjaftueshme ti shikosh te gjitha Xhamiat se sa ka ne to !
Njoh pastaj qytete tjera qe kan shum Xhamia dhe kan sa 2-3 fishin e popullsis te qytetit qe ke permend ti , pra po te them mos bej kesi krahasime se sje fmi mo i ke bo do vjet :D

Ty edhe munde te duket koklavitje une te solla argumente. Ti ke pretendime se njeh Kuranin dhe thua se feja qenke gje deshirore ndersa une veq te tregova se sipas besimit ka gjera obligative. Per mua eshte shume e thjeshte. Ceshtjen e Musliman dhe Islam munde ta hasesh edhe ne formularin per regjistrim nese nuk e ke shume te qarte.

Ado@ E kuptoje se ti sdi as cfare eshte debati. Lidhur me Prizrenin, munde te te them se Prizreni gjithashtu ka edhe 30 kisha, por kjo nuk dmth. se ne Prizren lulezon krishterimi. Pastaj harron ti cun se ne Prizren kemi nje komunitet boshnjak dhe turk bukur te perqendruar.

Disa here te kam treguar se deshirat dhe realitetet jane gjera qe nuk perputhen. Ti me flet per xhamite e Prishtines ( numrin e tyre per te mos thene genjeshter e ke te regjistruar dhe munde ta shof gjithkush) por sa per pjesmarrjen e njerezve ne to, keto gjera tregoja dikujt tjeter dhe jo mua qe 5 dite pune i beje ne Prishtine.

Sa per diten e xhuma kam shkruar edhe me poshte eshte e vertete qe kete dite xhamite i ke te frekuentuara por jo sa ke pretendime ti.
 
hahaha kiterr ti ishe kap tek Islami te fola per Islamin :D
Ti kishe kap ne krahasim nje qytetez te vogel une te fola per qytetet e medhaja :D
Numrin e Xhamive sa gjinden ne Prishtine ( me komune ) jan shifra te marrura nga Bashkesia Islame e Kosoves pra ata qe i kan tregu po ti din me ja fut vet e mendon qe ja futin edhe tjerat :D
Nuk ka lidhje qe punon 5 dite ne Prishtine kjo asgje nuk dmth sepse Xhamiat duhet ti shikosh ne kohen e vet ti a je ne pune apo tek Xhamia ne ora 12 ? apo ne ora 2? apo ne ora 4 apo ne ora 6t !! apo ne mengjes ne ora 6:30 ?
Pra mos bej prap po te them kesi lloj krahasimesh sepse i ke bo do vjet :D
Keto dite shkojn shum por sa i perket dites se Xhuma shum e me shum , por prap se prap nese je aq i interesuar ose diqka tjeter shko ne kohen e caktuara ose diten e xhumas sic te kom than ne komentin e pare 2 or mundesh te gjitha xhamiat ti shikosh se sa shkojne. :D
Tash po ta llogarisim edhe para luftes se si kan qene Xhamiat sa ka pas ne to po ti shikosh me tani ka rritje 90 % apo me shum qe shkojn ne Xhamia apo falin Namazin :D para luftes ske pas rini as 3-4 veta dhe vetem pleq sot ne Xhamia i ke 95 % te rinje :D
 
Cfare je ka thu bre Ado???? Po ta ha mendja se mundesh me rrejt nje dynja dhe po ta ha mendja se mundesh me me tregu per besimin Islam ti????

Degjo rrush! Prishtina i ka vetem 48 fshatra dhe mos ja fut kot????? Nese ke fillu me i numeru me lagje mujne me te dale edhe 500 por kjo eshte tjeter gje. Gjithashtu Prishtina ka vetem 22 xhami qyteti, 11 prej tyre te ndertuara pa leje?????!!!!!!

Nese ne numrin e xhamive ke fut edhe OJQ me donacione te dyshmita qe qendrojne bodrumeve kjo edhe munde te ndodhe por ato gjithsesi se mbesin ne nivele te bodrumeve.

Mbi gjendjen reale te besimit fetar ne Prishtine dhe ne Kosove munde te te flas me kompetenc shume te plote se jam njohes shume i mire i rrethanave. Ne xhamite e Prishtines gjate diteve tjera (perveq te xhumase) frekuantohen ne maksimum nga 3000 veta qe eshte 1.5 % e popullates se Prishtines e ti me tregon ketu mua brockulla.

E tera qe munde te thuhet eshte se kjo vizite gjate te xhumave munde te arrije ne maksimum (per me ta ba qejfin ty) ne 10 %. Ky eshte maksimumi i maksimumeve per pune qejfi.

Lidhur me Prishtinen dhe Prizrenin e perfunduam????

Ke deshire te bejme llaf edhe per ndonje qyteze tjeter ne Kosove???
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top