Janë nën 18 vjeç dhe ngelen shtatzëna, që të martohen

Aren

Anëtar i Respektuar
timthumb.php

Janë fëmijë, por ama e kanë seriozisht martesën. Vetëm kohët e fundit në kryeqytet,14 çifte nën moshën e lejuar kanë shkuar në gjykatë për të kërkuar leje martese. “Kam ngelur shtatzënë”... Ky është motivi i kërkesës përpara "togave të zeza"

Më shumë se sa vetë të miturit janë të rriturit që kanë pranë, që i shtyjnë në “martesë”. Në dyert e gjykatës së Tiranës kërkesa të tilla tashmë janë kthyer në normalitet. Nuk janë shumë, por janë aq sa që po prodhojnë statistika. Ky fenomen është i theksuar, sidomos te komuniteti rom që jeton thuajse nëpër të gjithë periferitë e qyteteve shqiptare, por jo vetem aty. Sociologjikisht, mosha e adoleshencës është moshë e formimit të personalitetit, si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psiko-mental, intelektual, apo edhe të pjekurisë për të marrë përgjegjësi. Por ja që, këta të rinj nuk e mendojnë dy herë. Dashuria e parë u ka hedhur “lakun” dhe në këtë mënyrë kërkojnë, që lidhjen e tyre ta bëjnë zyrtare. Në listën e gjyqeve për shqyrtim, gjatë këtij viti çiftet më "fringo" kanë bërë kërkesën e tyre pranë institucionit të drejtësisë të kryeqytetit, për t'u lidhur në martesë. Katërmbëdhjet prej tyre, me dokumenta në dorë i janë drejtuar këtij institucioni. Kjo ndodh pasi me ligj, mosha nuk i lejon që të martohen normalisht pranë zyrës së gjendjes civile. Por legjislacioni në fuqi i detyron, që fillimisht duhet të vendosin togat e zeza, nëse do të martohen apo jo dhe vetëm pas kësaj, çifti mund të vendosë unazat në institucionin e bashkisë. Burime nga Gjykata e Tiranës bënë të ditur se, një nga problemet më të rëndësishme që i shtyn këto vajza për të bërë kërkesën për lejimin e martesës është se pjesa më e madhe e tyre janë shtatzëna me partnerin, që kërkojnë të martohen.

Psikologia: Martesat e të miturve? Rrezikojnë dështimin

Lediona Hasabella është psikologe pranë një shkollë të mesme në kryeqytet. Kemi marrë mendimin e saj si specialiste për këtë moshë se çfarë ndodh me të rinjtë që vendosin të lidhen në martesë në moshë të mitur. Ajo na bën një analizë më të detajuar për këtë problematik. “Nga ana psiko-emocionale, ****uale, fizike, nën 18 vjeç ata quhen fëmijë dhe nuk janë gati të martohen apo të sjellin në jetë një fëmijë e të krijojnë familje e të kujdesen për të. Vetë ligji shqiptar e quan fëmijë një individ 0-18 vjeç dhe duhet të jetë prindi kujdestar për të veprimet dhe pasojat e veprimeve të tij. Prandaj është tepër logjike të mendosh si absurditet shumë të madh martesën e një vajze 11 me një djalë 15 ose qoftë një vajze 15 dhe një djalë 18 pasi ata janë duke përjetuar tranzicionin e adoleshencës. Në këtë moshë ata sapo kanë kaluar pubertetin e cila është mosha që ndaj fëmijërinë e hershme me adoleshencën - mosha ku fillon të arsyetosh dhe ndodhin ndryshimet fizike ( rritja e qimeve, trashja e zërit, ndryshimi i organeve ****uale etj). Njihet botërisht se adoleshenca është mosha e ndryshimeve të mëdha dhe e njohjes së vetes gjatë të cilës fëmijës (adoleshentit ) i duhet ndihme ta kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme e jo më ti shtoje vetes përgjegjshmëri të tilla për të cilat nuk është absolutisht i përgatitur. Martesa kërkon përkushtim, përgjegjshmëri, marrëdhënie të konsoliduar, aftësi të ndryshme të cilat një adoleshent nuk i ka në zotërim. Nëse nuk u lejojmë fëmijëve të kalojnë me sukses stadin e fëmijërisë dhe adoleshencës dhe i bëjmë burrë dhe grua apo mami dhe babi kaq shpejt kemi përshpejtuar një proces evoluimi i cili do të sjellë pasoja negative ne te ardhmen. Sigurisht që kjo "martesë" nuk ka shanse të funksionojë normalisht pasi të dyja palët nuk janë gati për funksionimin e saj. Nëse gjykata jep leje për martesë nën 18 vjeç për arsye shtatzënie atëherë duhet marrë parasysh se vajza minorene do ketë nevojë për ndihme për ta rritur fëmijën dhe për të kaluar depresionin post-partum që kalon çdo grua që sjell në jetë një fëmijë. Në rastin e vajzës minorene ky depresion mund të jetë me probleme e simptoma me të vështira për t’u përballuar. Rreziku që ata të ndahen shumë shpejt ekziston pasi ata janë duke përjetuar një fazë shumë të vrullshme hormonale dhe si e tillë vendimet e marra me shpejtësi dhe mund të kthehen mbrapsht me shpejtësi. Problemi më i madh i kësaj martese është vetë lidhja e cila nuk është një lidhje normale mes 2 adultësh si duhet të jetë dhe si e tillë mund të priten anomali sociale nga më të ndryshmet. Lidhur me faktin se kush e ka më tepër problem djali apo vajza - unë duhet ti referohen statistikave sipas të cilave vajzat janë ato që bëjnë më tepër kërkesa në gjykatë për martesë dhe në moshë shumë të vogël dhe problemi i shtatzanisë në këtë moshë dëmton drejtpërdrejt vajzën - pasi është fëmijë që do sjellë në jetë një fëmijë. Vajza me anë të statistikave piqet dhe maturohet më shpejt rreth 2 vjet më herët se djemtë por konsideruar një minorene 15 vjeç edhe shtatzëne nuk mund të mos mendosh pasojat negative psikologjike dhe fizike të ajo ndërkohë që për djemtë problemi mund të jetë traume e fort psikologjike por me e përballueshme. Vajzat kanë natyrë emocionale dhe si të tilla janë më të ndjeshme dhe do ta kenë më të vështirë të përballojnë ndjenjën e fajit për "gabimin" e kryer”.

Togat e zeza, pro Shtatzanisë

Të gjitha vajzat që kanë bërë kërkesën për lejim martese në Gjykatën e Tiranës janë, nën moshën 18 vjeç. Pjesa më e madhe e tyre janë të datëlindjeve 1995-1996 dhe janë, banuese në kryeqytet dhe fshatrat përreth. Sipas Kodit të Familjes, nuk lejohen lidhjet e martesës ndërmjet një vajze dhe një djali, nën moshën e përcaktuar. Por bashkëjetesa e një çifti adoleshentësh sjell më pas edhe një fëmijë. ثshtë pikërisht ardhja në jetë e një foshnje e cila vërtetohet dhe në bazë të ekografisë obstetrike të lëshuar nga mjeku gjinekolog, e cilat paraqiten përpara togave të zeza. Kështu, në rastin e pritjes së fëmijës nga ana e çiftit, gjykata çmon si të rëndësishëm lejimin e lidhjes së martesës. Kjo edhe në referim të nenit 7/2 të Kodit të Familjes, ku parashikohet se: Gjykata e vendit ku lidhet martesa për shkaqe me rëndësi, mund të lejojë martesën përpara kësaj moshe.

Gjykata, bujare

"Jam shtatzënë, dua të martohem", të gjitha kërkesat për leje martese vijnë me këtë motivacion në Gjykatën e Tiranës. Për vitin 2011 pranë sekretarisë së organit gjykues janë paraqitur 14 kërkesa për lejim të lidhjes së martesës. Pasi këta të mitur ende në moshë të vogël nuk mund të martohen pranë zyrave të gjendjes civile përkatëse për shkak se janë të mitur. Për të gjitha kërkesat gjykata është treguar bujare dhe i ka pranuar duke i dhënë kështu të gjitha çifteve lejen për t'u martuar.

Sipas Kodit te Familjes...

Neni 7

Mosha e lidhjes së martesës

Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Gjykata e vendit ku lidhet martesa, për shkaqe me rendësi, mund të lejoje martesën edhe përpara kësaj moshe. Rastet kur i drejtohen gjykatës t’u japë vendim për tu martuar nën këtë moshë zakonisht kanë shkak shtatzëni të padëshiruar në moshë të vogël ose martese me arsye emigracionit.

Entela Resuli
 
Titulli: Janë nën 18 vjeç dhe ngelen shtatzëna, që të martohen

Ligji se lejon por ja le gjykates te vendosi ne rrethana te tilla, por nuk mendoj se ne kete rast nuk ka bere mire.Nese ligji nuk i lejonte as gjykates kete te drejte atehere do kishte nje vakum ligjor, e si rrjedhoje do kishte nena 15 apo 16 vjecare beqare te pamartuara e jashte pergjegjesive ligjore qe mund te kene prindrit per femijen e tyre.
 
Titulli: Janë nën 18 vjeç dhe ngelen shtatzëna, që të martohen

Rinia e sotme po na shket nga duart..

Pa koment..
 
Titulli: Janë nën 18 vjeç dhe ngelen shtatzëna, që të martohen

E gjithe kjo gje ka nje te mire.

Nuk po them se rasti eshte i duhur dhe duhet stimuluar keto raste perkundrazi, kjo shoqeri jona ka dhe duhet te gjeje fuqi te nje arsimimi me te mire te rinise me qellim qe rastet e tilla te ndodhin sa me pak.

Arsyeja e mire qe shof ne kete gje eshte se ato kan vendosur (edhe si cift) te mbajne femijen e tyre. Kjo per mua ka rendesi te madhe. Mos harroni se ne kete moshe kemi edhe shume abortime te cilat jane edhe me shkateruese emocionalisht, shpirtrisht dhe ne cdo aspekt per keto te reja.

Megjithese jam kunder dhe duhet ti ulim keto raste perseri nuk duhet te jemi ne gjume dhe edhe kur ndodhin duhet ti motivojme dhe ti mbeshtetim qe ato te mos i abortojne femijet e tyre dhe ti sjellin ne jete. Shteti duhet krijuar kapacitete te evcanta per ndihme ketyre rasteve.
 
Titulli: Janë nën 18 vjeç dhe ngelen shtatzëna, që të martohen

Ligji i cili e ndalon martesen nen moshen 18 vjeq eshte shume absurd sipas mendimit tim . Dhe sa me shpejt duhet per ndryshimi i kytre ligjeve te cilat jane ne dem te shoqeris . Ligjet e Shteti duhet te jene per ta mbrojtur shoqerin dhe ne te mire te shoqeris dhe jo e kudnerta .|

Vetem te logjikom pak , se me ligjet e shteteve demokratike eshte e lejuar martesa e gjinis se njejte ! Kurse eshte e ndaluar nje martese e cila eshte e natyrshme dhe e logjikshme sipas logjikes se shendosh . Ky eshte absorditeti me i madhi qe ka munder te bejen njerzit ne shekuj !

Simbas ketyre psikologeve siq po i ndegjoj , homo****ualizmi na qenka mardhenie e natyrshme dhe jo e demshme , kurse mardheniet - martesa nen moshen 18 vjeqare eshte e demshme ! Logjika spo ma kap hiq kete mendim skizofren te Frojdave te shek 20 .
 
Cfare eshte per ty fjala i mitur nga njohurit e juaja si ekspert i juridikut?
 
Titulli: Janë nën 18 vjeç dhe ngelen shtatzëna, që të martohen

Cfare eshte per ty fjala i mitur nga njohurit e juaja si ekspert i juridikut?

Pergjigjja ime eshte ne pyetjen time i nderuar ! Pyetja ime eshte kjo , keto nena (te mitura) te cilat kane mbeture shtatezen , te cilat kane kerkuar te martohen me plote te drejte . Ne kete rast cila eshte e mitur (femije) - nena e ketyre femijeve apo femijet e posalindur ?!
 
Titulli: Janë nën 18 vjeç dhe ngelen shtatzëna, që të martohen

S'eshte asgje e keqe me mbet 7zen e te kesh femije ska me mire edhe pse se kam provu ende.
Por me mire eshte njehere te martohen pastaj te mbesin 7zene :D
 
Pe: Janë nën 18 vjeç dhe ngelen shtatzëna, që të martohen

Edukimi i femijes nga prindi duhet te jete deri me 18 vjec...., dhe kuptohet qe deri ne kete moshe nuk eshte edukative te hysh ne marredhenie ****uale..., nese ndodhin raste shtatzanie, patjeter pastaj qe duhet martesa...por ne duhet te kembengulim ne edukimin e brezit te ri ne kete drejtim,.....martesa eshte obligim i madh,..mund te kesh deshire por nuk ke mundesi financiare,..keshtu qe pasojat bien mbi femijen..., dhe i mbyllin jeten ketij "cifti" te miturish
dhe ndodh pastaj qe e lene femijen ne ndonje qender humanitare,..jetimore,..etj...,
Pa qene teresisht te pergatitur nuk mund te shkohet ne martese
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Janë nën 18 vjeç dhe ngelen shtatzëna, që të martohen

Nje gje me ben pershtypje mua...mosha e miratimit ne Shqiperi eshte 14 vjeç që do te thote poshte moshes 14 cdo marredhenie ****uale eshte e paligjshme ose edhe siper moshes 14 eshte e paligjshme nqfse ske arritur nje lloj pjekurie ****uale...tani si ka mundesi qe dikush poshte moshes 14, duke kryer nje veprim te paligjshem dhe duke ngelur shtatzane ne menyre te paligjshme, i drejtohet gjykates dhe kerkon pikerisht qe te bej te ligjshme dicka qe ka qene e paligjshme qe ne fillim. :confused:
 
Pe: Titulli: Janë nën 18 vjeç dhe ngelen shtatzëna, që të martohen

Ligji i cili e ndalon martesen nen moshen 18 vjeq eshte shume absurd sipas mendimit tim . Dhe sa me shpejt duhet per ndryshimi i kytre ligjeve te cilat jane ne dem te shoqeris . Ligjet e Shteti duhet te jene per ta mbrojtur shoqerin dhe ne te mire te shoqeris dhe jo e kudnerta .|

Vetem te logjikom pak , se me ligjet e shteteve demokratike eshte e lejuar martesa e gjinis se njejte ! Kurse eshte e ndaluar nje martese e cila eshte e natyrshme dhe e logjikshme sipas logjikes se shendosh . Ky eshte absorditeti me i madhi qe ka munder te bejen njerzit ne shekuj !

Simbas ketyre psikologeve siq po i ndegjoj , homo****ualizmi na qenka mardhenie e natyrshme dhe jo e demshme , kurse mardheniet - martesa nen moshen 18 vjeqare eshte e demshme ! Logjika spo ma kap hiq kete mendim skizofren te Frojdave te shek 20 .

Ca flet aman?Martesa me femra 13 vjec,14 apo 15 duhet te miratohet?Ajo pervec qe eshte femije,asaj as trupi nuk i eshte zhvilluar as formuar per marredhenie ****uale e aq me teper per te lindur femije...Tani qe ndodh qe ngelin shtatezene e kryjne marredhenie pa dijeni te tjereve kjo dihet,por pse te behet e ligjshme kjo gje?Te na shtohen pleqte pedofile?Te na shtohen keta kafshet 50 vjec qe kryjne marredhenie me nje 13 vjec edhe thone sme denon as ligji e asgje,deshi vete ajo??...Apo keta si merr parasysh hic ti,mjafton te kesh ate idene tende dhe kaq...
Martesat me sek.s te njejte qe bejne vendet demokratike te kujtoj qe ata jane martesa me nje person me moshe madhore,pra nuk i aprovon asnje shtet ndy lesbike 16 vjecare te martohen ok??Ata qe martohen zakonisht jane persona te pjekur,moshe madhore qe dine ca duan,mund te me thuash ti nje femer/mashkull 14 vjec pa mbaruar 8-vjecaren di ca do nga jeta?Di ca eshte martesa?E mos me merr shembull gjyshet tona qe jane martuar qe ne moshen 14 vjec,se ata i kane martuar pa i pyetur fare,me zor pra...
 
Titulli: Janë nën 18 vjeç dhe ngelen shtatzëna, që të martohen

Thjesht doja te thoja se nuk eshte faji i ketyre duhet qe shoqeria shqiptare te informohet dhe te jete me e hapur per sa i perket kontraseptive ......edhe farmacite ne shqiperi te shohin me ate syrin upsss gjigji??!!!! se kuptova kurre pse duhet te jene kaq te pa cipe duhet te jene me te ofrueshem me klientin dhe me infurmues ..........sa per martesen nuk ka limit sepse mbaj mend qe kane pase qene martuar qe ne djep........mu kujtua edhe kjo kenga
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Janë nën 18 vjeç dhe ngelen shtatzëna, që të martohen

Po mir dhe kto te shkretat kan hall qe ngelen shtatzene, se kan frike se mos ngelen ne dere..:p
E pastaj po thon qe shoqeria jone po civilizohet,por e verteta eshte se ajo thjesht po 'degjenerohet'...
 
Titulli: Pe: Janë nën 18 vjeç dhe ngelen shtatzëna, që të martohen

Nje gje me ben pershtypje mua...mosha e miratimit ne Shqiperi eshte 14 vjeç që do te thote poshte moshes 14 cdo marredhenie ****uale eshte e paligjshme ose edhe siper moshes 14 eshte e paligjshme nqfse ske arritur nje lloj pjekurie ****uale...tani si ka mundesi qe dikush poshte moshes 14, duke kryer nje veprim te paligjshem dhe duke ngelur shtatzane ne menyre te paligjshme, i drejtohet gjykates dhe kerkon pikerisht qe te bej te ligjshme dicka qe ka qene e paligjshme qe ne fillim. :confused:

Ligji shqiptar (Kodi Familjes) ne nenin 7 thot:

Neni 7 Mosha e lidhjes se marteses
Martesa mund te lidhet ndermjet nje burri dhe nje gruaje qe kane mbushur moshen 18 vjec. Gjykata e vendit ku lidhet martesa, per shkaqe me rendesi, mund te lejoje martesen edhe perpara kesaj moshe.

Duke e deshifruar kete nenin del ne pah qe ligji shqiptar ne lidhje me kufirin e moshes per lidhjen e marteses nuk eshte ne menyre absolute i pathyeshem si ligj,e nuk perben shkelje te ligjit nese behet nje martes edhe para kesaj moshe. Pse? Per arsye me rendesi,arsye madhore i jep te drejten gjykates se vendit qe ta lejoj kete martes.
Si arsye madhore qe gjykata gjen para nje martese nen moshen e caktuar nga legjislacioni shqiptar eshte
-shtatzania
-emigrimi (per qellime te bashkimit familjare e te jeteses se perbashket ne vendin e huaj)

1.Shtatzania
Ky eshte nje nga shkaqet kryesore qe gjykata eshte e detyruar ta lejoj kete martese edhe pse me ligj ata nuk kane arritur moshen per martese, por e ka kete te drejte juridike sepse eshte e pamundur qe te lejosh nje foshnje te sapo lindur te gjej dy prinder por jo te martuar. Martesa dhe ardhja e femijes ne jete sipas ligjit i ngarkon prinderit me pergjegjesi prinderore e ne kete menyre krijohet nje jete me e shendetshme per femijen dhe martesen.Ndersa ndryshe do ndodhte nese ligji nuk do e lejonte martesen para moshes 18 vj edhe pse ndodhet para shkaqeve me rendesi,ne kete rast i bie te kishim prinder te pacertifikuar ne martese e kjo i ben ata te jene jashte pergjegjesive prinderore e do kishte pasoja per femijen.
 
oxhaku duhet shkundur
 
Titulli: Janë nën 18 vjeç dhe ngelen shtatzëna, që të martohen

Mua me vjen keq per to keq qe smarrin nje edukate ti mbajne pak hormonet nen kontroll.
Me vjen mire qe kane mbajtur femijen.
Martesa nuk mund te behet ne asnje rast poshte 18 vjec, jane femi vete e jane budalleqe.
Nuk lexova me sh cf ka ndodh por sbehen perjashtime vetem pse eshte shtatzene.
 
Titulli: Janë nën 18 vjeç dhe ngelen shtatzëna, që të martohen

Kan horizont te kufizuar sic duket,per te kryer mardhenie nuk jan te vegjel,at'her kur genjehen se kan bazat te krijojn familje,te punojn,te gjejn shtepi,te rrisin femijen,ta edukojn...le t'veprojn,por mos ti bin pishmanit pastaj.Prindrit duhet tja terheqin vemendjen.
 
Titulli: Janë nën 18 vjeç dhe ngelen shtatzëna, që të martohen

Shumica e ktyre vajzave, po na ben tmallkojm veten qe kemi lindur femra
 
Eh sa e veshtire eshte te nxjerresh nje shoqeri nga sintomat e patriarkalizmit,varferise dhe kostos qe mban ne kocka nga plaget e saj.
 
Me heret ka qen kjo gje se ka qen e detyruar dhe me shum te shqiptaret..se kto vip e jashtem cdo here se jan pyte; kur ke humbe virgjinitetin ?kan then qe ne moshen16vjec...mos kan qen te detyruar ato?madje dhe ktu tek shq..kan fillu kshtu te thon disa te ashtuqujtura vip?
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top