Mberrin nga Kosova ne Durres flamuri gjigand kuq e zi, 150 m2

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Në prag të festimit të 100-vjetorit të krijimit të Shtetit Shqiptar në qytetin e Durrësit ka arritur nga Kosova. Sipas Kohës Ditore, flamuri ynë Kombëtar, më i madhi që është përdorur ndonjëherë në vendin tonë. Sipërfaqja e tij është rreth 150 m².

Ky flamur do të paraprijë shumë veprimtari kulturore e historike. Organizatorët bëjnë me dije se simboli që karakterizon shtetin tonë përpara çdo fuqie të huaj, tashmë unifikon të gjithë shqiptarët kudo që janë, pavarësisht vendbanimit. Qëllimi i mbërritjes së flamurit gjigant në qytetin e Durrësit është 100-vjetori i Pavarësisë dhe manifestimit që do të bëhet në një nga ambjetet turistike të bregdetit.

Manifestimi i organizuar do të përmbajë program muzikor me këngëtarë shqiptarë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, valle popullore nga ansamble të ndryshme artistike, recitime patriotike. Nata gala e 100-vjetorit të Pavarësisë nis mbrëmjen e 28 Nëntorit.

Flamuri prej 150 m2 do të valëvitet fillimisht në Durrës pastaj bashkë me atdhedashësit do të marshojë për në qytetin historik të Vlorës. Një flamur me dimensione të tilla është përdorur vetëm nga tifozëria e zjarrtë e shqiptarëve, që jetojnë në Maqedoni gjatë ndeshjeve të futbollit të kombëtares tonë dhe një flamur i ngjashëm për nga madhësia është përdorur ditën e pavarësisë së Kosovës/Shqiperia

1351068109-mberrin_nga_kosova.jpg
 

Attachments

  • 1351068109-mberrin_nga_kosova.jpg
    1351068109-mberrin_nga_kosova.jpg
    24.7 KB · Shikime: 49
Pe: Mberrin nga Kosova ne Durres flamuri gjigand kuq e zi, 150 m2

Besoj se ne Vlore do jete bukur ata dite feste,eshte vendi i shpalljes se Pavaresise...Gjynah qe sdo jem ne Shqiperi:(
 
Pe: Mberrin nga Kosova ne Durres flamuri gjigand kuq e zi, 150 m2

Komplimente po une mora vesh qe ishte 500 m2
 
Titulli: Mberrin nga Kosova ne Durres flamuri gjigand kuq e zi, 150 m2

Vlora po pregatitet shume per kete feste,kane filluar po regullohen rruget,trotuaret ,po krijohen parqe...shyqyr qe erdhi ky 100 vjetor qe po behet dicka per Vloren.
Plus dhe flamujt qe po vendosen rrugeve te cdo lagjeje po japin goxha pamje...
 
Titulli: Mberrin nga Kosova ne Durres flamuri gjigand kuq e zi, 150 m2



Sa bukur ...

 
Titulli: Mberrin nga Kosova ne Durres flamuri gjigand kuq e zi, 150 m2

Mezi po pres te vije data 28 qe te shkoj ne Vlore ,besoj se do behet shume bukur ,,,kam blere edhe flamurin edhe nje bluze me shqiponje kshu si patriote qe jam :p
 
Titulli: Pe: Mberrin nga Kosova ne Durres flamuri gjigand kuq e zi, 150 m2

Komplimente po une mora vesh qe ishte 500 m2

Tani shqiptaret deri me dat 28 do e rrisin nga 1 meter cdo dit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top