Bushcraft, sporti që të bashkon me natyrën

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
bushcraft.jpg
Bushcrafti është mënyra ku shpirti mund të gjejë ekuilibrin e humbur me natyrën. Për shkak të stilit të jetës po ndodh që njeriu të shkëputet gjithmonë e më shumë nga natyra.

Baza e bushcraft-it është të përshtatësh jetën në natyrë vetëm me ato mjete dhe rrethana që të ofron ajo. Fjala ka prejardhje nga anglishtja dhe nënkupton gdhendjen e shkurres, por që në thelb ka mbijetesën në natyrë.

Për këtë lloj sporti duhet të keni aftësi të mira për ndezjen e zjarrit, të peshkoni, të gjuani, të ndërtoni kasolle. Thikat, sharrat dhe sopatat janë mjetet kryesore që përdoren. Në Shqipëri ky sport është thuajse i panjohur. ثshtë i përhapur në Australi, Kanada dhe Britani. Liz Hidings është më i njohuri në Australi.

Për vendin tonë këtë sport do na e prezantojë Florian Merepeza: “Ka origjinën që në lashtësi kur zhvillimi i shoqërisë ishte në hapat e parë.”

floriani.jpg


Të krijosh dhe të dish të përshatesh në natyrë janë aftësi që gjithkush duhet t’i ketë sepse askush nuk e përfytyron dot se çfarë kurthesh mund t’i ngrejë fati.

“ثshtë aktivitet i bukur sepse e shijon natyrën tama. ثshtë artizanat sepse krijon gjërat vetë, nuk vjen me çadër. Nuk vjen me shishe uji, por e merr direkt nga lumi”, shprehet Floriani.

Bushcraft mund të bësh kudo në natyrë, mjafton dëshira për të krijuar me të: “Shqipëria është vend ideal për këtë sport dhe mendoj se ky sport do të bëhet i rëndësishëm tek ne. Kemi vende të bukura dhe të paprekura.”

Me Florin kemi udhëtuar në lagunën e Patokut. Pas gjetjes së vendit është radha për të ndërtuar kasollen në natyrë. Duhen 20 minuta për një strehë të tillë. Nëse mund të presësh me sopatë dh eke njohuritë elementare nuk është e vështirë.

kasollja.jpg


Më pas vjen koha e gjahut. Peshk, gaforre dhe ngjala është menuja.

Të rinjtë që i janë bashkuar aventurës së Florit tregojnë: “Më pëlqen natyra dhe të shoh vende të reja. Bushcraft-i të largon nga monotonia e përditshme.”/tch

mbledhja.jpg
 
Titulli: Bushcraft, sporti që të bashkon me natyrën

Ket ta bejn ket sport ato njerez qe dun me masjt trupin ne form sa mir do ishte
 
Titulli: Bushcraft, sporti që të bashkon me natyrën

Sa gje e bukur, sikur tme jepej mundesia do ta provoja, por duke menduar qe natyra ka dhe rreziqet e saj (akrepa, gjarper, merimanga ) sdo me pelqente dhe aq shume .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top