Kujt do t'i kerkonit falje?

Të gjithë atyre që i kam detyruar të gabojnë ndaj meje.
 
Gjithkujt qe i kam hyre ne hak.
Cdokend qe e kam merzit padrejtesisht,
Qe mund ta kem lenduar,
Qe mund ta kem ofenduar,
Familjes, prinderve, gocave, burrit, miqve, por dhe te panjohurve nese prezenca ime, fjala ime, veprimi im mund te kete ndikuar negativisht tek ta.
 
Kur kam ardhur ne itali, kur isha studente ne bibloteken e qytetit ishim dy veta te perhereshmet qe pothuajse na nxirrnin perjashta kur mbyllej...
une nuk kisha internet e tjeter fonte per te studjuar e ajo bente kerkimet e saja...
si perfundim u beme shoqe e kemi pothuajse 25 vite qe frekuentohemi..

-shume here ne momentin e fundit i them qe nuk jam...
- shume here edhe e kritikoj e te mendosh eshte me e madhe se une.
-ajo qe e ka acaruar gjithmone ka qene qe si kam thirrur kurre ne emer.. por ne profesion..
ka mesuar shume fare shqip e komunikon normalisht me prinderit e mi.. ne shoqerine tone kuptoj qe jam une ajo unaza e forte e shume here duhet ti kerkoj falje por vazhdoj ti mbaj qendrim derisa ajo te "nenshtrohet" ne kuptimin e mire te fjales pasi nuk jam pushtuese e as ajo seshte e nenshtruar ...
por ne si shqiptare jemi pak te prere... te pakten une e duke marre parasysh edhe mentalitetin apo mundesite apo thjeshte vizionin e saj duhet te jem me elastike.
po bej autokritike ketu pasi di qe sdo e lexoje ndonjehere e sdo te marre zemer :)
sorry av!
 
PErvec Nenes sime qe dikur ne rinin time ndoshta e merzisja me idet e mia'rebele' atehere.
Tjeter kuj,ndoshta dhe tim biri, se nganjehere nga frika si nene,nga perkujdesja dhe dashuria,mund ta teproj me shume shpjegime perkujdesje derisa ai acarohet dhe shperthen,nje prind rritet dhe piqet cdo dite,e nje gje eshte e sigurte cdo prind ne mos pak shume kritkohet nga femija qe eshte gabim,dhe qe po i bie ne qaf ne lirin e ti,por dhe e verteta eshte qe ne rrugen prinderore gjithnje behen gabime,qofshin keto dhe nga dashuria per te.
Im bir,princi im!
 
Nje here vetes sime , qe skam degjuar kur duhet, dhe familjes, qe skam qene atëherë gjithe kohes prane tyre.
 
Dje doja te te kerkoja falje per pergjigjet e mia te ashpra.
Gjithashtu pardje... Parsidje...
Kam muaj ne fakt. Ne nje far menyre vlersoj cdo sforcim tendin per te ndryshuar per me mire. E shoh dhe e ndjej. Gezohem per kete sepse dhe ti e sheh veten me mire.
Por nuk me le rradhe...
Ose me sakt, je focus dhe insiston qe deshiron te justifikosh veprimet e te kaluares.
Por un nuk dua.
Ta uleras qe as nuk dua te permenden sepse sjam ne gjendje me pas te jem positive. Smundem. Nuk me nevojiten. Ne djall vaft e kaluara.
Uleras.
Bertas.
Me shpeton ndonje kujtim qe ti kishe harruar por un i kam plag ne shpirt. Nuk sherohen me justifikime. Une tashme kam mesuar ti "gatuaj", te "luaj" me to, te "kercej", te tundem e te sperdrridhem deri sa trupi tme zbrazet dhe truri te freskohet.
Por prap nuk me degjon.

Kurre nuk e gjetem nje gjuhe te perbashket.

Dhe me vjen keq...
Sepse mund te ishte ndryshe.

Uroj te ti them kur mos te jet teper vone.
Me fal qe jam kaq e ftoht; e di.
Por sme le rradhe.
Sme dhe ngrohtesi.
Nuk ndjej ngrohtesi.
Ate ngrohtesi qe ndjej dhe qe ndjen dhe im bir. Ate magjine qe shkon pertej gjakut.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-BĂ«ju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-TĂ« dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top