Liri absolute s'mund të ketë një gjë që është e varur nga shumëçka, për të mos thënë gjithçka.
Është pak e thellë dhe filozofike, por, s'mund të jetë i lirë dikush që varet nga koha dhe hapësira.
Edhe nëse e tejkalojmë konceptin e lirisë absolute, prapë si qenie s'jemi të lirë.
Ajo që kemi në dorë është të zgjedhim llojin e "robërisë" dhe jo mes lirisë dhe robërisë. Madje, për mua kjo është pikënisje dhe thelb mbi të cilin e ndërtoj gjithë besimin tim. S'dua t'i jap ngjyrim fetar temës, mirëpo, ma lehtëson për ta shpjeguar. Unë kam zgjedh të jem rob i Krijuesit, i Një Qenie Superiore me superioritet absolut; kjo zgjedhje e imja më mundëson të ndjehem i lirë në raport me çdo gjë tjetër, mirëpo jo edhe në raport me Zotin. Pra, ndjehem i lirë sepse ajo që dua është pronë e Pronarit tim, nga ky aspekt jam i barabartë dhe kam nevojë të barabartë në raport me Pronarin e përbashkët të gjithsecilit. Kjo sa për aspektin filozofik dhe doktrinar.
-Ndërsa në aspektin praktik, të përditshmërisë pra, qenia njerëzore është një qenie sociale në thelbin e saj - paramendo kur ky konstatim vjen nga një introvert si puna ime - prandaj edhe është e pamundur të flitet për ndonjë koncept lirie të pakufizuar. Njeriu ka nevojë për njerëz të tjerë, dhe kufizohet nga njerëzit si dhe nevojat tjera të tij. Nëse lira jote përfundon aty ku fillon e imja, do të thotë që liria jote kufizohet nga e imja dhe anasjelltas. Kjo është njëjtë sikur t'u thuhet atyre që qëndrojnë në Burrel apo Dyzë, jeni të lirë brenda këtyre hapësirave... pra është nonsens...
Prandaj u pajtova me
@NoMaD se liria është thjeshtë një iluzion.