Lexoj shume libra,por dhe ne web!
Ka net që vijnë si çudi, si diçka e pazakontë mrenda nesh. Krijojnë vorbulla, ngjyra, drita e terr.
Gjithçka që mbetë asht mirazhi i hanës mbi liqen dhe silueta e dikujt që shfaqet e zhduket.
Ndërsa përpiqesh me kuptu, me ndje, me gjetë në mrendësi të fjalëve, në thellësi të mendimeve koha shkon.
Shkon e merr me vete copëza jete të jetume ose jo. Keqkuptime të qëllimshme ose jo, sy të shndritshëm, veprime lojacake, histori të rreme , dhe ecejaken e një vale që medoemos përplaset me shkambin.
Mbetem një valë e argjendtë që nuk vjen në breg, nuk sjell paqe dhe kthehet e pendueme në vorbullën e trazume të shpirtit. Fundja edhe guralecat kur rrokullisen i bashkohen një rrugëtimi por jo si ne. Prej këtij pasqyrimi të rremë mbeti vetëm hana mbi liqen...
Kushedi ku je o njeri që të kam ngjallë prej territ , o qënie e mendimeve të mia?!
A Zadrima