Ndryshimi vjen nga ti

Kosovari

Koha
NDRYSHIMI VJEN NGA TI


ثshtë e çuditshme me njerëzit se çdo herë tentojnë të ndryshojnë atë që është e pandryshueshme. Njeriu niset drejt perceptimeve sa reale aq edhe ireale. Ndryshimi në thelb, është forca më e madhe që njeriu mund të reagoj në çastin dhe në kohën e duhur. Ndryshimi si një element i rëndësishëm është si rezultat i një veprimi. Veprimet tona janë fabrikimi i ndjesive apo dëshirave tona që kemi për ti realizuar në realitet. Perceptimi jonë për botën është reale. Dëshirat tona janë ato që ne duan ti shikojmë më ndryshe siç janë, ose më ndryshe siç duan të jenë. Ndryshimi çdo herë ka konotacion pozitiv në mendësinë e njerëzve që ia duan të mirën vetes. اdo ndryshim vjen si rezultat i egoizmit të njeriut. Po qe se nuk ka “egoizëm” nuk ka dhe ndryshim. Njeriu do të ndryshojë të tjerët sepse e shikon të arsyeshme të ndryshoj veten sepse ai si pjese e kësaj shoqëria është element i pandarë prej saj.

Të ndryshosh është një proces që kërkon kohë. Njerëzit ndryshojnë si rezultat për të arritur diçka apo dikë. Ndryshimi i vërtetë është kur merret forca për të ndryshuar qëndrimet personale dhe objektivat në jetë. Ndryshim do të thotë që të largohesh nga një gjendje në një gjendje tjetër, e cila, është më e mirë se gjendja e mëparshme. Koha dhe jeta me dinamizmin e vet ndikojnë në ndryshimin e situatave dhe në pjekurinë e çdo njeriu për ti parë më ndryshe gjërat, e tek disa janë siç kanë qenë, pa ndonjë përsiatje të zakonshme.

Qëllimi për të ndryshuar

Ndryshimi është një element që e gjejmë në dallim nga krijesat tjera vetëm tek njerëzit. Sepse njerëzit janë ato që nëpërmjet ndryshimit gjejnë lumturinë duke u shmangur nga dhimbja, terrori, persekutimi, monotonia e jetës së përditshmërisë etj. etj. Duhet theksuar se ndryshimi tek njerëzit vjen si rezultat i të pasur një qëllim se pse duan të ndryshojnë. Ndryshimi pa një qëllim është një jetë pa ideale, një jetë konform rregullave pa ligjvënës, drejtësi pa kushtetutë. çdo ndryshim është si rezultat i qëllimit dhe sa më i qartë të jetë qëllimi aq më e balancuar është dhe veprimi kundrejt realitetit të jashtëm dhe nisjes drejt rrugës së ndryshimit. Për të përcaktuar qëllimin në vete, kërkon shume kohë. Aq kohë kërkon, sa është e nevojshme të punohet në periudhën për realizimin e këtij qëllimi. Në varësi të vendosjes së qëllimit, lind dhe nevoja e kohës për të realizuar atë.

اfarë synohet me ndryshim?

Të synosh diçka do të thotë se ke ideale për të cilat punon, për të cilat harxhon energji. Njeriu është i humbur teksa në jetën e tij nuk figuron asnjë përjetim për të arritur diçka. Ambicia është tipar kryesor që njeriun e bën të arrije atje ku shikon veten e tij. Ambicia ka lindur si rezultat i pangopësisë së syrit të njeriut sepse, po qe se syri do kënaqej me atë që shikonte apo që ka, atëherë mundësia për të ndryshuar do ishte shumë e ulët dhe dëshira për të marrë një veprim tjetër është një proces jo energjik. Ajo që synohet është e lidhur ngushtësisht me qëllimin që kemi në jetë. Po qe se qëllimi do ishte në dobi të shoqërisë, ajo duhej patjetër që pikënisja të ishte nga vetja personale sepse nuk ka ndryshim në botën materiale, po qe se nuk ka ndryshim në botën shpirtërore apo vlerave personale. Si përfundim, ndryshimi është një vlerë, simbiozë midis qenies së besimit njerëzor për të ndryshuar, me dëshirën për të arritur vlerat më të larta njerëzore drejt përmirësimit të moralit shoqëror.
 
Re: Ndryshimi vjen nga ti

Shume interesnt ky artikull..eshte nje shprehje qe thote: BEHU NDRYSHIMI QE DO TE SHIKOSH NE BOTE....
 
Pe: Ndryshimi vjen nga ti

nje pytje kam un,

kur te detyrojn te ndryshosh , duhet patjeter te kapemi pas nje karakteri te dobet ? dmth , kur ndryshon sepse mendon se ka ardh koha duke marr parasysh dhe ato qe jan shkruar me lart , ndryshon sepse ndikohesh nga frika se mund te jesh i vetem ne luften me jeten apo ka ndonje arsye me te fort se kjo ,

apo let themi thjesht ndryshojm me moshën ,

se ne fakt , ka njerez qe ndryshojn dhe shpeshhere behet dikushi arsyeja e vetme , esht kjo sakrifice , karakter i dobet apo nuk di si ta quaj . me ka ndodh (koh perpara) te shikoj ndryshimin e nje personi sh te afert me mua , me ka habit fakti se gjith ai afrimitet (duke u bazu dhe tek fjalet e famshme , qe secili ka vendin e tij) u zhduk si me magji , por ja...vjen nje dit qe te hapen syt dhe kupton qe gabon ,

e disa kan zemren e madhe dhe din te falin e disa jo tregohen katil ne shpirt sikur gabimi nuk egston ne reportorin e tyre , gjithsesi morali fabules sime (nje big lol per ket) , thot se cfare do te besh , sa do qe do te detyrojn te ndryshosh , por me ata njerez qe te kan ne zemer , mos ja kurse vendin ruaji gjithmon nje vend aty . gjithmon do kesh nje shpatull kur te perplasesh ne rast nevoje .

e pra ,,,

pershendes dhe solin , meqe ra llafi ...lol.
 
Titulli: Ndryshimi vjen nga ti

"Dje isha i zgjuar, keshtu qe doja te ndryshoja boten. Sot jam i ditur, keshtu qe po ndryshoj veten". ( Rumi)

Dhe ndryshimi i nje bote, fillon nga ti..:)
 
Pe: Ndryshimi vjen nga ti

Me pelqeu materiali. Ne fakt duam sduam ne gjate gjithe jetes jemi ne process ndryshimi, qofte ky per mire apo per keq. Ka raste kur mundohemi te permiresojme dicka dhe perfundon me keq se c'ishte me pare. Ama ajo qe ka rendesi eshte ndergjegjesimi dhe kthimi nga me e mira e mundshme. Jam dakort dhe me ate qe ka thene Zhigo, ku arsyeja per te ndryshuar mund te jete nga se pret, ama e rendesishme eshte qe qellimi te jete gjithmone per me te miren pavarsisht rezultateteve
 
Nese do te jesh origjinale ne kte jet,pergatitu se do te te kopjojn.
Sado te perpiqesh te jesh ndryshe,ose do te te quajn budalla/qe ose te cuditshem/me...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top