Propozimi i tij ka shkaktuar shumë reagime ndaj zyra e Avokatit të Popullit në një njoftim sqaron se ndërhyrjet që po konsultohen janë dy: në strofën e dytë dhe në strofën e gjashtë.
ثshtë në fazë konsultimi, dhe bëhet në kontekstin e 100 vjetorit të pavarësisë.
Avokati nuk ka thënë që “teksti diskriminon gratë”. “Teksti i Asdrenit është i mrekullueshëm, duam të përgatisim një propozim që përfshin edhe gratë", tha zyra e tij e shtypit.
Më poshtë po përcjellim dy ndryshimet në strofën 2 dhe 6 si dhe teksti i plotë.
Ndryshimi në strofën 2.
Origjinali
Prej lufte veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor
Kush është BURRث nuk frikohet
po vdes, po vdes si një dëshmor!
Propozimi për ndryshim
Prej lufte veç ata largohen
Që janë lindur tradhëtorë
As gratë, as burrat nuk frigohen
por vdesin, vdesin si dëshmorë!
Ndryshimi në strofën 6
Origjinali
Trim BURRE quhet dhe nderohet
Atdheut kush i-u bë therror:
Për jet ay do të kujtohet
Mi dhet, mi dhet si një shenjtor
Propozimi për ndryshim
GRA edhe BURRA do nderohen
Ardheut kush i-u bë therror:
Për jet ata do të kujtohen
Mi dhet, mi dhet si t’jen shenjtorë
Teksti i plote i himnit nëse ndryshohet:
Aleksandër Stavri Drenova (ASDREN 1872 – 1947)
Himni i Flamurit
Rreth flamurit të përbashkuar
me një dëshirë dhe një qëllim
Të gjithë atje duke u betuar
Të lidhim besën për shpëtim
Prej lufte veç ata largohen
Që janë lindur tradhëtorë
As gratë, as burrat nuk frigohen
por vdesin, vdesin si dëshmorë!
Në dorë armët do t’i mbajmë
E mbrojmë Atdhenë në çdo kënd,
Të drejtat tona ne s’i ndajmë;
Këtu armiqtë s’ kanë vënd
Se zoti vetë e tha me gojë
Që kombet shuhen përmbi dhe
Po Shqipëria do të rojë:
për të, për të luftojmë ne!
O flamur, flamur, shënj’ e shënjtë
Tek ti betohemi këtu,
Për Shqipërinë’ atdhe i shtrenjtë
Për nder edhe lavdimn’ e tu.
Gra edhe burra do nderohen
Atdheut kush i-u bë therror:
Për jet ata do të kujtohen
Mi dhet, mi dhet si t’jen shenjtorë
Teksti i ri i shërbyer nga Avokati i Popullit paraqitet me shumë gabime drejtshkrimore, gabime të cilat njeriu i madh i Himnit Kombëtar Aleksandër Drenova nuk do ti toleronte.
Futja në tekst “në kontekstin e 100 vjetorit” e “grave” më duket pa kuptim thjesht sepse me fjalën BURRث shqiptari në shekuj ka nënkuptuar mbarë popullin, BURRثRINث shekullore të Teutës, Mamicës, Norës, Tringës, Shote Galicës, Zonja اurres, Margarita Tutulanit...
Avokati i Popullit i ka "zgjidhur" të gjitha problemet e mëdha që përjeton Shqipëria sot çuditërisht i është drejtuar ndryshimit të Himnit Kombëtar.
Nga: Abdurahim Ashiku
Redaktimi i fundit: