I vret opinioni, nenat e pamartuara braktisin femijet

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: Emanuela Sako

Nënat e pamartuara janë të gatshme të braktisin fëmijët në emër të moralit dhe të vështirësive ekonomike. Ky është fati i zgjedhur nga një pjesë e vajzave të reja shqiptare, që për shkak të një dashurie të dështuar janë të gatshme të heqin dorë nga krijesa e tyre.
Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” numërohen 5 raste për 3 muajt e fundit, të të rejave që kanë braktisur fëmijët menjëherë pas lindjes. Punonjësit në Qendrën “Djepi i ثngjëjve”, tregojnë se në 90 për qind të rasteve nënat i braktisin fëmijët për shkak të moralit dhe pamundësive ekonomike. Infermierja e kësaj qendre, Leme Shqefni, shprehet se gjatë punës 4- vjeçare në këtë qendër ka parë mjaft raste të tilla, pavarësisht keqardhjes që nënat kanë ndjerë në momentin e ndarjes nga fëmija.

infermiere-Sheme-3-300x199.jpg


“Një pjesë e nënave i lindin dhe i braktisin menjëherë pas lindjes. Për shkak të paragjykimit nga opinioni publik, ato janë të detyruara t’i lënë në maternitet për të mos i parë më kurrë. Në pak raste nënat kthehen për t’i takuar dhe interesohen për ta. Dhimbja që ato ndiejnë është shumë e madhe, por mesa duket kushtet dhe situatat personale nuk i lejojnë që të kujdesen për fëmijët e tyre”,- shprehet Leme Shqefni. Për fëmijët e braktisur nënë dhe babë janë infermieret dhe mjekët që asistojnë në kujdesin shëndetësor nga momenti i lindjes deri në momentin që ata vendosen në jetimore të ndryshme në të gjithë vendin.

Ndërkohë që janë me dhjetëra raste të nënave që braktisin fëmijët në maternitet shtetërore dhe private të kryeqytetit, të cilët menjëherë pas lindjes shkojnë në jetimore dhe aty mund të jenë të gatshëm për birësim. Presidentja e Organizatës për Suport të Fëmijëve të Braktisur Shqiptar, Claudia Janiszeëski, bën të ditur se duke parë rastet e shumta të fëmijëve që braktisen në maternite pa të mundur ngritjen e një qendre për t’iu dhënë mbështetjen e parë pas ardhjes në jetë. Qendra funksionin që në vitin 1996, ku janë pritur e janë përcjellë mjaft foshnja të braktisura. Njëkohësisht, kjo shërben që nënat të kenë mundësi të kthehen për të rimarrë foshnjat nëse do të krijonin mundësitë para se ato të shkojnë për birësim në jetimore.

Claudia Janiszeëski shprehet se gjatë vitit të kaluar në këtë qendër kanë marrë mbështetjen e parë 35 foshnja të braktisura. Presidentja e Organizatës shprehet se punonjësit e qendrës flasin me nënat që ato të mund të vijnë t’i shohin kur të dëshirojnë, pavarësisht se nuk munden t’i sigurojnë një strehë të sigurtë. “Ne flasim me nënat që edhe pse ato mund t;i lënë fëmijët në maternitet, të kenë mundësinë që t’i takojnë dhe nëse do të kishin dëshirë për t’i marrë do të ishte një zgjidhje më e mirë për rritjen e një fëmijë pranë nënës së vetë”,- shprehet Claudia.

Fatkeqësisht, punonjëset bëjnë të ditur se nënat nuk duan që ato t’i rimarrin fëmijët. Fatkeqësisht, punonjëset pohojnë se në pjesën më të madhe të rasteve nënat nuk dëshirojnë t’i vizitojnë fëmijët. Madje, ato e shohin më të nevojshme që të mos bien fare në sy se kanë sjellë në jetë një krijesë, duke shmangur çdo mundësi hamendësimi për familjarët dhe rrethin e ngushtë të miqve.

Punonjësja sociale: “Nënat në gjendje të rëndë emocionale”

Nënat që braktisin fëmijët janë në gjendje të rëndë emocionale, për shkak të dashurisë dhe detyrimit për braktisjen e fëmijës. Pavarësisht kësaj, ato shohin si të vetmen zgjidhje braktisjen e fëmijës sesa të vuajnë gjithë jetën në sytë e të tjerëve. Punonjësja sociale që kujdeset për fëmijët në këtë qendër, Mira Asllani, shpjegon se pavarësisht se nënat mund të ndihen keq, ato përsëri janë të vendosura të hedhin një hap që mesa duket e kanë vendosur në mënyrë përfundimtare. Ndërkohë, sqaron se janë shumë të pakta rastet kur ato pranojnë t’i takojnë fëmijët në këtë qendër.

“Janë shumë të rralla rastet kur nënat pasi i kanë braktisur fëmijët në maternitet, të vijnë e t’i takojnë në qendrën tonë. Ndërsa ka nga ato nëna që kërkojnë që fëmijët e tyre të shkojnë në jetimore në rrethet nga ku ato vijnë për t’i takuar”, – shprehet Mira Asllani. Ajo shpjegon rrugët proceduriale që ndjekë një foshnje nga materniteti e deri në qëndrimin në shtëpinë e fëmijës apo birësim. Pas qëndrimit në qendër, fëmija çohet në jetimore me anë të një procesi gjyqësor, por fëmijët nuk mund të birësohen kurrë nëse nëna e tij natyrale dëshiron ta takojë dhe kërkon të mos jepet për birësim.

Kjo, në bazë të dëshirës së nënës, e cila kufizohet nga morali dhe pamundësitë ekonomike për ta mbajtur, por që premton se do ta ketë shumë shpejt pranë. Rregullorja parashikon që nëse nëna lëshon deklaratë se do ta takojë gjithmonë fëmijën e saj, atëherë fëmija do të qëndrojë në jetimore, por nuk mund të birësohet. Në të kundërt, qendra i çon në jetimore dhe jetimorja ka të drejtë t’i japë për birësim.

A.D: “Si e braktisa foshnjën 2 vjet më parë”

Braktisja e fëmijës i ka ndryshuar jetën dhe e ka bërë atë të jetojë me ndjenjën e fajit dhe peshën e përgjegjësisë. Mundësia për ta rimarrë fëmijën e torturon çdo ditë, aq sa i është kthyer në një obsesion në çdo moment që ecën në rrugë apo ndodhet në shtëpi. Të qarat e fëmijëve e torturojnë ngado, ku në çdo moment i duket sikur një zë në vesh i thërret çdo mëngjes “nënë”.
Kjo është historia e A.D, vajzës 27-vjeçare nga qyteti i Pogradecit, që jeton në shtëpi me qira me motrën e saj. Ajo na beson në koinfedincialitet historinë e saj të dhimbshme. Vajza rrëfen se dy vjet më parë pati një histori dashurie, nga e cila solli në jetë një vajzë. Por marëdhëniet në çift nuk e lejuan që foshnja të kishte një familje të vërtetë si shumica e fëmijëve të tjerë që rriten dhe edukohen me të dy prindërit. Në atë kohë, ajo ishte ende studente dhe po përjetonte një raport në çift, që herë këputej e herë lidhej.
Shtatzënia e A.D do t’i jepte fund përgjithmonë kësaj lidhjeje. Ajo ishte në muajin e tretë të shtatzënisë kur mori vesh se priste një foshnje. Në këtë moment ia tregon të dashurit të saj, i cili në fillim u duk se do të pranonte, por nuk kaloi shumë kohë dhe e detyroi vajzën që të abortonte fëmijën. A.D rrëfen se ajo e donte atë fëmijë dhe mendonte se i dashuri i saj në fund do të pranonte dhe do të jetonin bashkë. Por në të vërtetë ndodhi e kundërta.
“Ai më tha se nuk e dua këtë fëmijë dhe nuk dua që të kem një jetë me ty. Kjo për të ishte përfundimtare. Më tha ta abortoja fëmijën, duke më premtuar mbulimet e shpenzimeve, por nuk pranova. Megjithatë mendova se ai do të kthente mendje, por sërish nuk ndodhi një gjë e tillë. Unë në atë kohë jetoja me motrën time në shtëpi me qira. E kisha të pamundur të ta mbaja fëmijën megjithëse e dëshiroja shumë një gjë të tillë. Prindërve nuk u tregova, por nxirrja arsye të ndryshme se isha në punë dhe nuk mund të shkoja në shtëpi. Ndërkohë që, motra punonte dhe kujdesej për mua. Ishte shumë e vështirë të fshihesha nga njerëzit e njohur. Muajt e fundit të shtatzënisë pothuasje nuk kam dalë nga shtëpia”, – shprehet A.D.
Momenti i lindjes ishte një çlirim për të, por edhe një keqardhje e madhe për fëmijën që braktisi. Ajo rrëfen se që nga dita që e braktisi në materniet nuk ka dëgjuar më për foshnjën e saj. Mjekët i thanë se ishte vajzë dhe kjo është gjithçka që di për të. Ajo shprehet se ndoshta një ditë do ta kërkojë dhe do ta marrë pranë familjes së saj.
“Nëse do të gjeja një njeri të mirë përkrahë meje, një bashkëshort mendje hapur, do t’i tregoj të vërtetën dhe do t’i kërkoj që ta marr në familje, ku të mund të rritet me motrat dhe vëllezërit që do të ketë. Tani e kam të pamundur, nëse rrëfej histrorinë time do të merrja fund, pasi askush nuk pranon të marrë për grua dikë që ka lindur një fëmijë dhe aq më tepër dikë që ka forcën për të braktisur krijesën e saj”, – shprehet vajza.




Nje dite meson se brenda nesh ka filluar te rritet nje filiz.. Ajo dite behet nje nga ditet me te bukura per shume femra..
Te behesh nene eshte dhurata me e bukur qe mund te ekzistojne ne kete jete..
Shume here kemi diskutuar per braktisjen e femijes apo abortet.. por duke pare qe akoma dhe sot ka ende gjykime te ashpra, nese nje femer rrit nje femije vetem ne Shqiperi apo ne abortim.. do te thote qe opinioni, mentaliteti shqiptar, ka ngelur akoma ne vend numero..
Varferia, mospapunesia.. ngelen dy shkaqe te tjera te ketij fenomeni te rende te femrave shqipetare..

Atehere, pse valle shume femra, arrijne ne pike derisa e shkulin kete filiz.. pse arrijne deri ne braktisjen e nje qenie-je te pafajshme, nga gabimet e njerezve..?
Ndoshta, valle nje justifikim ne kohet e sotme, kjo vrasje e opinionit?
A mendoni se opinioni shqiptar akoma ka rrenje te thella ne mentalitetin tone.. saqe arrin te vrasi sedren e nje femre, e cila mund te arrij, deri ne piken e braktisjes se femijes?
Nese ju do te gjendeshit ne nje pozite te tille, cila do ishte rruga qe do te merrnit apo vendimi juaj?
A duhet t'u ngelet barra e rende e gjykimit ketyre femrave, ne opinionin shqiptar?
Po mashkulli ne kete rast? Ku eshte gjykimi per te?
A nuk duket sikur jetojme ne nje mentalitet me opinione egoiste.?

 
Titulli: I vret opinioni, nënat e pamartuara braktisin fëmijët..

Nuk i kuptoj nese te vret opinioni dhe e din qe je shtatzan , aborto dhe mos e sill nje jet 1 femije.Sepse me mire te mos vije ne jete se sa te jetoje i braktisur dhe pa familje.
Ska pse ti vrase opinioni ne 2012 sepse nese ti heq femijen genjen veten e virgjer nuk behesh , kshu qe nje burr do e gjesh perseri dhe nese ke femije .
Problemi nuk esht se lejne femijen se i vret opinioni , problemi esht se sduhet te nisin femijen pa u ber familjare .Fillojn e nisin femij qe kur jan te dashururar dhe me pas shkon cdo gje e shkatarrohet.Gjynah per foshnjet qe jan te pafajshme dhe do ti duhet te vuajn nga nje nene jo e denje per tu quajtur e tille .
 
Titulli: I vret opinioni, nënat e pamartuara braktisin fëmijët..

Nga: “Ai më tha se nuk e dua këtë fëmijë dhe nuk dua që të kem një jetë me ty. Kjo për të ishte përfundimtare. Më tha ta abortoja fëmijën, duke më premtuar mbulimet e shpenzimeve, por nuk pranova. Megjithatë mendova se ai do të kthente mendje, por sërish nuk ndodhi një gjë e tillë. Unë në atë kohë jetoja me motrën time në shtëpi me qira. E kisha të pamundur të ta mbaja fëmijën megjithëse e dëshiroja shumë një gjë të tillë. Prindërve nuk u tregova, por nxirrja arsye të ndryshme se isha në punë dhe nuk mund të shkoja në shtëpi. Ndërkohë që, motra punonte dhe kujdesej për mua. Ishte shumë e vështirë të fshihesha nga njerëzit e njohur. Muajt e fundit të shtatzënisë pothuasje nuk kam dalë nga shtëpia”, – shprehet A.D.
Momenti i lindjes ishte një çlirim për të, por edhe një keqardhje e madhe për fëmijën që braktisi. Ajo rrëfen se që nga dita që e braktisi në materniet nuk ka dëgjuar më për foshnjën e saj. Mjekët i thanë se ishte vajzë dhe kjo është gjithçka që di për të. Ajo shprehet se ndoshta një ditë do ta kërkojë dhe do ta marrë pranë familjes së saj.
“Nëse do të gjeja një njeri të mirë përkrahë meje, një bashkëshort mendje hapur, do t’i tregoj të vërtetën dhe do t’i kërkoj që ta marr në familje, ku të mund të rritet me motrat dhe vëllezërit që do të ketë. Tani e kam të pamundur, nëse rrëfej histrorinë time do të merrja fund, pasi askush nuk pranon të marrë për grua dikë që ka lindur një fëmijë dhe aq më tepër dikë që ka forcën për të braktisur krijesën e saj”, – shprehet vajza.[/B]
[/COLOR]


Duke lezuar kte deklarat qe ka ber vajza ..Duket qart gabimi i te dyja palve ...E para kjo qe per hir te menatalitetit braktis fmijen e saj braktis ate krijes qe e ushqen me gjakun e saj per 9muaj me radh..Dhe e dyta nje tjeter gabim esht ai qe bije mbi mashkullin pasi duhet te jemi koshjent dhe te pranojem realitetin qe ne te shumten e rasteve te aborteve shkaktar esht mashkulli,,Pasi mendon se nuk ndihet gati etj..

Vertet qe opinoni shqiptar vret por nuk mendoj se do ishte aq i rend sa te vriste nje foshnje ..Sa te detyroj te braktisesh nje foshje te sapo dal ne jet nje foshnje qe akoma se ka par rrezen e par te djellit ta braktisesh ne nje menyr brutale dhe te pa meshirshme...Jam kunder braktisjeve te fmijve kunder aborteve ...Pse duhet qe fmija ta pesoj nga gabimet e te rriturve ..Dhe tjetra esht qe gjithmon mashkulli une mendoj personalisht ka gabimin me te madh ne kte pik qe e shtyn femren drejt nje veprimi brutal dhe ''vrasjen'' apo braktisjen e nje foshnje qe jo per fja te te tij vjen ne jet ..Pasi te bejm qejf na pelqeka te gjithve ..Por duhet dhe te mendoj per gabimet qe mund te ndodhin gjat rruges se qejfit ...Duhet te mendojm per te ardhmen e atij foshnje qe vjen ne jet ...Jo te mendojem dhe te thurrim plane per ta zhduk ate foshnje...

I dua shum fmijet jan pika ime e dobet dhe i urrej ato ferma dhe ata meshkuj qe kryejn veprime te tilla...Edhe kafsha qe esht kafsh nuk e braktis anje her kulishin e sja.....
 
Titulli: I vret opinioni, nënat e pamartuara braktisin fëmijët..

Nënat e pamartuara janë të gatshme të braktisin fëmijët në emër të moralit dhe të vështirësive ekonomike.
Tani do behem dhe une si puna e "nderit" dhe cfare dmthn ai!
Nqs nje femer mendon qe eshte e MORALSHME te braktisesh femijen se do flasi bota, dmthn qe se ka shume mire ne koke kete nocion.
Nqs eshte aq problem per te, dhe s'eshte ne gjendje te mbaj pergjegjesi per veprat dhe pasojat e veprave te saja, me mire mos ti kryej.
Nuk ka mundesi, te lesh nje femije se do flasi lagja. Le te flasi! Eshte femija jot, krijimi jot, po sikur prindrit e tu te te kishin lene, cfare te ardhmeje do kishe e ca do mendoje per ta? Pse se ven veten ne vendin e nje femije qe nuk i japin asnje shance, qe i shkatrojne jeten pa e filluar mire! Sa per veshtirsi ekonomike, hmmm sduhet te kesh super pasuri te risesh nje femije, me mire ne varferi, por ta risesh ti si nene ( te pakten) se sa te kete lodra dhe rroba te shkelqyera ( fjala bie, se dhe ne instucionet ku arrine sdo kete) dhe te jete pa dashurine e nenes.

Edhe nqs nuk do femije, pse smer mundimin te marash masat para se te besh mardhenje?! Apo po, kushtet ekonomike sna lejojne te mendojne dhe te veprojme sic duhet ... (me moral!)
 
Titulli: I vret opinioni, nënat e pamartuara braktisin fëmijët..

ne cfare drame qe jetojme........
edhe pastaj dalin neper emisione duke kerku kalamajt pas disa vitesh lol
 
Titulli: I vret opinioni, nënat e pamartuara braktisin fëmijët..

Nese i vret morali pasi e lindi femijen, nuk e vrau morali per 9 muaj qe e mbajti ne bark? Apo ndjeti fshehur lart ne mal?
 
Titulli: I vret opinioni, nënat e pamartuara braktisin fëmijët..

Per te mos i vrare opinoni duhet te kishin menduar me pare kur kan vendos te sjellin ne jete femijen ,jo pasi te ket lindur...ne ditet e sotme shoh shum fenomene te tilla qe braktisen femijet pas lindjes se nuk jan te gatshem te rrisin i femij ,kan x raste qe i pengon te jen nena te pa burr...me mire te mos lindeshin fare se sa te lindin e te lihen ne meshiren e fati dhe te rriten ne duart njerzve te huaj..
 
Titulli: I vret opinioni, nënat e pamartuara braktisin fëmijët..

Nje femer qe ben nji gjest te till une se di ku i qendron Morali ksaj femre boooooooo
 
Titulli: I vret opinioni, nënat e pamartuara braktisin fëmijët..

Sinqerisht do e konsideroja me te moralshme te lindte dhe te risi femijen, se sa ta vrasi femijen per "nder te moralitetit"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top