Miss Shqipëria 2010, fiton 16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla, ka qenë ajo që ka rrëmbyer kurorën e më të bukurës shqiptare, mbrëmë në kalanë e Gjirokastrës. Mes 32 konkurrenteve të ardhura nga të gjitha krahinat shqiptare, brenda dhe jashtë kufijve, por edhe vende perëndimore ku jetojnë prej vitesh, bukuroshja nga Tirana ka arritur të dallojë, duke fituar kurorën e ëndërruar. Shoqëruesja e parë u shpall Vjola Hoxha, ndërsa shoqëruesja e dytë u shpall Xhesika Duni.
l_a0c77c99812a41e6a0b16b7b0db85fbf.png
Siç ka ndodhur përgjatë këtyre 12 viteve konkursi i bukurisë, përveç garës së fortë solli në një nga pikat historike më të njohura shqiptare edhe një spektakël të shkëlqyer, me të ftuar dhe surpriza të shumta.

Performuan mbrëmë, nën drejtimin e Inis Gjonit dhe Artan Imamit, disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe të huaj. Përveç këngëtarëve nga Italia dhe Greqia, të ftuar posaçërisht nga Bozo, ishin dhe emra të njohur shqiptarë që ia shtuan ritmin spektaklit. Eranda Libohova, mike e vjetër e këtij eventi, Vëllezërit Korçarë gjithashtu, Orinda Huta e Gerta Heta sollën para publikut, sharmin, elegancën dhe shijen e muzikës së mirë e performancës së zgjedhur.
l_00e34267a0634e839fe26bd94c905105.png
Krahas tyre, performanca e vetë vajzave, të cilat garuan për të rrëmbyer kurorën që prej një viti e mbante bukuroshja korçare Ertemiona Meidani, sollën një natë vërtetë të paharrueshme në kalanë e lashtë të Gjirokastrës.

Juria këtë vit kishte në përbërjen e saj personalitete të artit dhe kulturës. Për vajzat konkurrente u dhanë dhe disa çmime të tjera si “Miss Turizmi”, “Miss buzëqeshja”, “Miss eleganca”, “Miss inteligjenca” etj.
nevina-shtylla--199x300.jpg

Spektakli nga ku doli vajza më e bukur e Shqipërisë, përmban në vetvete konkursin e bukurisë, atë të inteligjencës, si dhe një garë të aftësive artistike të pjesëmarrësve.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Shumë vajza nga qytete të ndryshme të Shqipërisë janë paraqitur, që në ditën e parë të seleksionimit të vajzave, që morën pjesë në edicionin e këtij viti të “Miss Shqipëria 2010”.

Pas paraqitjes së tyre ka shënuar kështu starti i këtij konkursi bukurie të organizuar nga “Deliart Assocation” me producent Petri Bozo.
nevina-shtylla-199x300.jpg

Në këtë edicion të 12-të të konkursit të organizuar nga Petri Bozo konkurruan në Kalanë e Gjirokastrës, mbrëmjen e 1 korrikut, 32 vajza të përzgjedhura nga 450 pretendente të paraqitura në zyrat e “Deliart Association”.

vipat.info
 
Titulli: Miss Shqipëria 2010, fiton 16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla

Kjo e dyta me tatuazhin si pornostare eshte shoqeruesja e dyte??? LOL
 
Titulli: Miss Shqipëria 2010, fiton 16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla

Po humbiste pjeset. Shume e embel vajza. :)

P.s. Na i qenka rikthyer skenes Inisi??? :D
 
Titulli: Miss Shqipëria 2010, fiton 16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla

Kjo e dyta me tatuazhin si pornostare eshte shoqeruesja e dyte??? LOL

Se kuptoj fotoja e pare edhe e dyte pse jane vendosur? Ajo eshte Almeda abazi e 2008 ska lidhje fare me kete vit :lol:

29-NEVINA-SHTYLLA.jpg

Une them qe kishte edhe me te mira se kjo po nejsee spektakli kete rradh me pelqeu ,nuk ishte edhe aq i merzitshem :D
 

Attachments

  • 29-NEVINA-SHTYLLA.jpg
    29-NEVINA-SHTYLLA.jpg
    68.6 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Miss Shqipëria 2010, fiton 16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla

Se kuptoj fotoja e pare edhe e dyte pse jane vendosur? Ajo eshte Almeda abazi e 2008 ska lidhje fare me kete vit :lol:

24-XHENI-CUNI17fier.jpg


Une them qe kishte edhe me te mira se kjo po nejsee spektakli kete rradh me pelqeu ,nuk ishte edhe aq i merzitshem :D

kjo eshte missi me???
 
Titulli: Miss Shqipëria 2010, fiton 16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla

sorry kisha ngaterru foto LOL
eshte kjo tjetra :D
29-NEVINA-SHTYLLA.jpg
 

Attachments

  • 29-NEVINA-SHTYLLA.jpg
    29-NEVINA-SHTYLLA.jpg
    68.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Miss Shqipëria 2010, fiton 16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla

sorry kisha ngaterru foto LOL
eshte kjo tjetra :D
29-NEVINA-SHTYLLA.jpg

nje pyetje e fundit pse i ka fshehur kjo???apo se ska fare LOL LOL LOL LOL LOL

pastaj dalin kunder anoresise keta...ikni mer shisni mend ne vend tjeter.
 

Attachments

  • 29-NEVINA-SHTYLLA.jpg
    29-NEVINA-SHTYLLA.jpg
    68.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Miss Shqipëria 2010, fiton 16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla

Sa te medha qe duken per moshen qe jane ...............
 
Titulli: Miss Shqipëria 2010, fiton 16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla

po keshtu eshte :kur je 15 kerkon te dukesh si 25,kur je 40 kerkon te jesh si 20 :p
 
Titulli: Miss Shqipëria 2010, fiton 16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla

Cfare moshe kerkohen ne shqiperi per miss? Kot kurioze une...
13-17?
 
Titulli: Miss Shqipëria 2010, fiton 16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla

E po qe ishte shtylle, edhe ishte shtylle e shkuar shtylles :ciaoo:
 
Titulli: Miss Shqipëria 2010, fiton 16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla

Cfare moshe kerkohen ne shqiperi per miss? Kot kurioze une...
13-17?

Lol mendoj qe 15-23 duhet te jete..
Fituesja (djathtas)
35847_130547313641434_100000584974869_244147_3468284_n.jpg


26391_104949602867872_100000584974869_127122_7242901_n.jpg


26391_104947892868043_100000584974869_127088_2933673_n.jpg


Dont like it at all!
 
Titulli: Miss Shqipëria 2010, fiton 16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla

marshallah.....goxhaaaaaaaaaaaa miiiiiiiiiiiiiiire
 
Titulli: Miss Shqipëria 2010, fiton 16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla

Ajo eshte e bukur, por thjesht me vjen gjynah sepse eshte 15 vjec.
Miss Universi kerkon qe miss-i te jete 18-27 vjec. Atehere na duhet nje miss tjeter qe te na prezantoje apo jo?

Nuk e di per ju, por une kam kundra kesaj perzgjedhjeje ne Shqiperi (e kam thene dhe ne nje teme tjeter).
 
Titulli: Miss Shqipëria 2010, fiton 16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla

10 kacurrelsja ishte shum me e bukur
 
Titulli: Miss Shqipëria 2010, fiton 16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla

Sa te medha qe duken per moshen qe jane ...............

dhe un ne ate mosh dukesha me e madhe.....tgjith me thonin qe isha te pakten 18 vjece lol
gjithsesi shum e bukur goca
 
Titulli: Miss Shqipëria 2010, fiton 16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla

po shyqyr se kishin ngelur vetem nga kosova vajza duke dale sikur nuk ka te tjera
 
Titulli: Miss Shqipëria 2010, fiton 16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla

Qenka akoma femije....Ndonje bukuri misi nuk paska thjesht simpatike,...
 
Titulli: Miss Shqipëria 2010, fiton 16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla

ncncnc po kjo duket qe eshte akoma kalama ca nxjerrin keto aman bahhh
pastaj ku ka aq bukuri kjo per miss ??!!
 
Titulli: Miss Shqipëria 2010, fiton 16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla

ne fakt ajo kacurelsja..anisa ishte me e mireeee..ajo e meritonte jo per gje por e kemi dhe komshie:p:p
 
Titulli: Miss Shqipëria 2010, fiton 16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla

Eshte ende nen emocionet e fitores se Miss Shqiperia 2010, por tashme Nevila Shtylla duhet te pergatitet per “Miss Globe International”, qe pritet te organizohet ne muajin shtator.

Nevila Shtylla dhe producenti Petri Bozo ishin te ftuar ne “Ora-News”, ku dhe kane zbuluar lajmin. Zoti Bozo ka pohuar se eshte zgjedhur muaji shtator per te organizuar kete eveniment pasi konkursi do te zhvillohet ne nje qytet bregdetar per te reklamuar edhe bukurite e vendit tone.

Nderkohe qe vete Nevila u shpreh se ende nuk e beson se eshte shpallur vajza me e bukur ne Shqiperi. Ajo theksoi se tashme ka perpara nje sere evenimentesh ne te cilat do perpiqet te perfaqesoje denjesisht vendin.
infoal
 
Titulli: Miss Shqipëria 2010, fiton 16 vjeçarja nga Tirana Nevina Shtylla

e bukur qenka, e vogel se.. plus qe pa i heq asgje asaj, shqiperia ka bukuria me te vlefshme!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top