Pini ujë dhe lini cigaren!

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Uji luan një rol shumë të rëndësishëm në lënien e cigares.

Duhanpirësit duhet të konsumojnë ujë kur kanë dëshirë të pinë një cigare sepse uji largon gjendjen e tensionuar që lind nga mospirja e cigares.
Në fillim duhanpirësit duhet të minimizojnë numrin e cigareve të konsumuara gjatë ditës. Nëse konsumojnë ujë sa here që kanë dëshirën e marrjes së një cigareje atëherë pakësohet dëshira për ta marrë dhe zhduket shqetësimi që ndjen. Ato që dëshirojnë ta lënë cigaren duhet të lajnë dhëmbët pas çdo ushqimi sepse larja e dhëmbëve pas ushqimit minimizon dëshirën për të marrë një cigare.
uje-gote.jpg

Mund të ndryshohet dhe firma e cigares që konsumohet. Të bëhet e kundërta e të gjitha zakoneve. P.sh nëse pihet me dorën e djathtë më pas të pihet me të majtën, nëse keni dëshirë të pini një cigare mos e pini menjëherë pas kafesë por 15 minuta më vonë. Pra të ndryshoni zakonet e përditshme që keni frekuentuar gjatë pirjes së cigares dhe gradualisht do ta keni më të lehtë ta lini. /albeu.com/
 
Titulli: Pini ujë dhe lini cigaren!

Uji duket sikur e stimulon me shume cigaren.Ndoshta kjo qe thone shkenctaret ka te bej me forcen e zakonit ne kuptimin qe ne vend qe te pini cigare (ktu futet levizja e dores here pas here kur konsumohet duhan,apo dhe buzet ) e ne rastin konkret zvendesoje me uje thone shkenctaret.
Por jam dakort me pjesen e fundit te materialit

P.sh nëse pihet me dorën e djathtë më pas të pihet me të majtën, nëse keni dëshirë të pini një cigare mos e pini menjëherë pas kafesë por 15 minuta më vonë. Pra të ndryshoni zakonet e përditshme që keni frekuentuar gjatë pirjes së cigares dhe gradualisht do ta keni më të lehtë ta lini.


Kto lloj menyrash deri diku te ndihmojne per ta kufizuar .
 
Titulli: Pini ujë dhe lini cigaren!

Kto lloj menyrash deri diku te ndihmojne per ta kufizuar .

Mjafton ti thuash vetes BOLL ME !
edhe u mbyll loja,ske vullnet?Gjeje!
jemi mesuar me cigare ndaj se lem,jo se ka krijuar varesi tek ne
eshte njesoj kur mesohesh me nje peshk te kuq ne shtepi e kur ngordh cdo besh,do rrish edhe pa te ( ne rastin tend ti blen tjt e di une ) por ne pergjithsi mesohen pa te :p
 
Titulli: Pini ujë dhe lini cigaren!

eshte njesoj kur mesohesh me nje peshk te kuq ne shtepi e kur ngordh cdo besh,do rrish edhe pa te ( ne rastin tend ti blen tjt e di une ) por ne pergjithsi mesohen pa te :p

Mos me thuaj se ka ngordhur PO-ja ? :p

Ke te drejte per ate qe thua,varesia eshte nje term i gabuar ne rastin konkret...ose ose njerzit e konceptojne si varesi ,por realisht eshte ceshtje vullneti .
 
Pe: Pini ujë dhe lini cigaren!

Dakord me Evin,skane lidhje keta keshillat,po pate vullnet e le...Jo pi uje,jo hiqe mendjen,jo ndrysho rutinen,te gjitha keta ndoshta mund te kene efekt mbi disa persona,per mua nuk funksionon asnjera...Madje as ato cimcakezat me nikotine i kam bere prove e vec kur maa tha mendja sdua ta pi me,e lash...(E kam fjalen para shume muajsh se tani e pi prap,akoma sme ka thene mendja boll me:p)
 
Titulli: Pini ujë dhe lini cigaren!

A duhet me pi uje te kronit, pusit apo duhet blere ne dyqane?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top