Urinimi mbi kufomat afgane, hetohet videoja

Arfenilla

Themelues i Forumit
Marina amerikane e ka nisur një hetim lidhur me një video që tregon katër trupa të marinës duke urinuar në kufomat e luftëtarëve afganë.
Në një deklaratë, trupa e marinës kanë thënë se ende nuk është vërtetuar origjina apo vërtetësia e videos që është postuar në faqen e internetit “You Tube”.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se veprimet e portretizuara në video nuk janë në përputhje me vlerat e marinës amerikane. Një zëdhënës i Pentagonit, John Kirbi tha se ajo video është mjaft shqetësuese dhe se paraqet sjellje skandaloze. ثshtë ende e paqartë se kush e ka realizuar videon dhe kush e ka postuar atë në internet.lajmi
http://www.youtube.com/watch?v=sA0XN974owU...player_embedded
 
Titulli: Urinimi mbi kufomat afgane, hetohet videoja

Sa njerez te shpifur , njerez pa pike dinjitetit.
 
Pe: Urinimi mbi kufomat afgane, hetohet videoja

Eh, pak eshte kjo qe tregohet ne krahasim me shpifesirat qe bejne ne realitet... jo vetem marin aamerikane po sidomos ajo izraelite.... media sjep as 10% te realitetit....
 
Titulli: Urinimi mbi kufomat afgane, hetohet videoja

Dhe i kisha me simpati marinsat Amerikane ...
 
Titulli: Urinimi mbi kufomat afgane, hetohet videoja

Ptu sa te peshtirosur.
 
Titulli: Urinimi mbi kufomat afgane, hetohet videoja

No comment ! Vetem njerez nuk meritojne te quhen. Njeriu si krijese meriton te respektohet jo vetem ne te gjalle, por edhe ne te vdekur, perfshire edhe kufomen.
 
Titulli: Urinimi mbi kufomat afgane, hetohet videoja

Nuk dua ta justifikoje veprimin si veprim e sidomos si veprim human ne kushte normale. Por, perkunder dramaticitetit qe japin mediat sot mos te harrojme se shumica nga ne flasim nga kulltuket e buta pa na rrjedhur bythes djerse te ftohta te vdekjes.

Mos te harrojme se analizimi i ngjarjes gjithmon duhet te behet duke u nisur nga kushtet e rrethanat ne te cilat ka ndodhur. Mos te harrojme dhe mos ta ngaterrojme se marinsat (perfshi edhe ushtaret e cdo vendi tjeter) jane qenie njerezore dhe lufta eshte veshtire e perballueshme. Ne lufte ballafaqohesh cdo sekond me vdekjen dhe te ballafaqohesh cdo sekonde me nje presion te tille psiqik vetem ai qe e ka perballuar munde ne njefar menyre ta analizoj. Ne lufte, njeriu ushtare kenaqet dhe ndjen lumturi kur i pret koken armikut (qe ne kushte normale eshte anomalia dhe animalitet i paskrupullt). Ne kushte jo normale sic eshte lufta nen ndikimin e pasigurise dhe nje presion psikologjik thuajse te paperballueshem humbet arsyeja dhe jo vetem marinsat por ju garantoje se shumica e ushtareve tjere veprojne ne nje menyre te tille.

Por, kthehem perseri, ne kushte normale vertet kjo eshte jo humane dhe jo etike dhe meq i zuri keta videoinqizimi duhet ta lajne lamen per te berat e tyre ne aspektin e mbajtjes se imazhit te shtetit.
 
Titulli: Urinimi mbi kufomat afgane, hetohet videoja

Mbase nuk eshte e vertet si video ,krijon shume rracizem keshtu ...video te tilla mire qe behen ,por te pakten te mos lejohet publikimi i tyre neper faqet e internetit .
 
Pe: Titulli: Urinimi mbi kufomat afgane, hetohet videoja

Mbase nuk eshte e vertet si video ,krijon shume rracizem keshtu ...video te tilla mire qe behen ,por te pakten te mos lejohet publikimi i tyre neper faqet e internetit .

Besoj se eshte e vertete si video...
Ka plot ushtar qe smbushin edhe per tu dukur cool apo funny bejne budalleqe te tilla. Sikur jane te pjekur ata qe shkojne ushtar, mosha mesatare 20-22 me duket se eshte.
Pastaj prape me ate mentalitet Facebook/Youtube i postojne keto idiotlleqe sikur kane bere ndonje heroizem..
 
Titulli: Urinimi mbi kufomat afgane, hetohet videoja

Turp per marinsat , i vdekuri duhet respekuar
 
Pe: Urinimi mbi kufomat afgane, hetohet videoja

Epo ushtare jane
 
Pe: Urinimi mbi kufomat afgane, hetohet videoja

Video-ja duket qe eshte e vertet.. dhe biles e bere nga ata vete, per nje menyre argetimi.. se s'ka llogjike tjeter.. ashtu si bente foto torturash, nje marinse amerikane dhe ia niste familjes se saj ne amerike per krenim..
Eshte nje veprim kafsheror.. dhe shpresoj te denohen rende per kete akt te turpshem.. gjithsesi keta ushtare nuk perbejne te gjithe ushtrine amerikane.. dhe nuk mendoj se kur te flasim diku tjeter per ushtrine amerikane, te pergjithesohen dhe te tregohen shenja urrejtje..
Ne cdo vend ka kafsheri te tilla (se nuk meritojne as tu thuash njerez).. por sdo te thote qe keta kafshe prehistorike, te perfaqesojne nje popull apo nje vend te tere..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top