Diktatorët më të urryer në botë

Ylli-1

Etnoshqiptar
Figurat më me ndikim gjatë historisë nuk kanë luftuar gjithmonë në anën e së mirës. Shpesh njerëzit, të cilët kanë pasur ndikim gjatë periudhave historike, kanë qenë personifikim i së keqes.

Shumë diktatorë kanë filluar betejën e tyre për pushtet, me qëllim që të nxisin ndryshime pozitive politike.

Të tjerët është vështirë të gjykohen, pa qenë i njëanshëm. Sidoqoftë, pothuajse gjithmonë, pushteti i tyre ka rezultuar me humbje të mëdha në njerëz.

Për këtë arsye, këta diktatorë rreshtohen jo duke u mbështetur në madhështinë e tyre, por në dëmet që i kanë shkaktuar njerëzimit.

1. Adolf Hitler

I lindur në Austri, Adolfi i ri ishte një fëmijë mjaft i trazuar.

I ati i tij ishte shpesh i dhunshëm si ndaj tij, ashtu edhe ndaj nënës së tij të re, duke nxitur kështu probleme emocionale te Adolfi i ri.

Pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Adolfi ju bashkua ushtrisë, për të luftuar për vendin e tij. Në Munih, si pjesëtarë i ushtrisë, u përfshi në radhët e Partisë Nacionalsocialiste të Gjermanisë. Këtu edhe filloi ngritja e tij deri në funksionin e kryesuesit të partisë.

Natyrisht, Hitleri nuk ishte i lumtur për faktin se kontrolli i tij shtrihej vetëm në Gjermani.

Në vitin 1938 ai aneksoi Austrinë dhe rrëfimin për Luftën e Dytë Botërore tashmë e dimë të gjithë. Roli i tij i errët në këtë periudhë të historisë nuk do të harrohet me gjasë kurrë, e as Holokausti kundër hebrenjve, romëve, komunistëve, homoseksualëve.

Po mos të ishte Holokausti, ndoshta Hitleri do të ishte mbajtur mend si një gjeneral i madh, siç mbahet mend Napoleoni.

2. Pol Pot

Saloth Sar, i njohur nga të gjithë si Pol Pot, si udhëheqës i organizatës Kmerët e Kuq ai e kryesoi kryengritjen kundër qeverisë së Kamboxhës dhe në vitin 1975 u shpall udhëheqës i këtij vendi.

Fillimisht si lëvizje marksiste, Kmerët e Kuq lidhën aleancë me Vietnamin e Veriut fqinj. Pot trimëroi civilët që të largohen nga qendrat urbane dhe të vendosen nëpër fshatra. Kur ata nuk e bënin këtë, ai i detyronte me dhunë, duke krijuar kampe të punës, apo thjeshtë i ekzekutonte këta njerëz. Qëllimi i tij ishte që të inicionte rilinendjen e një qytetërimi.

Në vend të kësaj, politika e tij rezultoi me vdekjen e mbi 1.5 milionë njerëzve. Në vitin 1977, Pot u përmbys nga pushteti nga ana e vietnamezëve. Pol Pot vdiq në vitin 1998 dhe besohet se ai bëri vetëvrasje, pasi që dëgjoi lajmin se do t’i dorëzohet një Tribunali për krime të luftës në Kamboxhë.

3. Josef Stalin

Josef Stalini ishte udhëheqës i Bashkimit Sovjetik nga viti 1922 deri në vitin 1956, gjatë së cilës periudhë ai dëboi apo vrau me miliona pjesëtarë të pakicave etnike dhe dërgoi nëpër kampe të punës pothuajse të gjithë disidentët dhe kundërshtarët e tij politik. Megjithatë, ai arriti të mposhtë Gjermaninë naziste.

Stalini mbikëqyri ristrukturimin masiv të ekonomisë, industrisë dhe bujqësisë sovjetike. Pa dyshim se periudha më e errët e regjimit të Stalinit ishte ajo e “përndjekjes së madhe”, gjatë së cilës vdiqën më shumë se 700 mijë njerëz. Pjesa më e madhe e të vrarëve ishin qytetarë të thjeshtë.

4. Benito Mussolini

Benito Mussolini u bë kryeministër i Italisë në vitin 1922. Sikur edhe aleati i tij politik, Adolf Hitleri, edhe Mussolini ka shërbyer si ushtarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Aty, në hendeqet e luftës, ai u bind se socializmi kishte dështuar dhe filloi të propagandojë ideologjinë e tij politike. Sipas mendimit të tij, Italisë i nevojitej një udhëheqës më i fuqishëm, një njeri i cili mund të kthejë famën e Perandorisë Romake.

Kjo filozofi e re do të quhej fashizëm. Para shpërthimit të Luftës së Dytë, Mussolini fillimisht kishte synuar të vendos aleancë me Francën, e jo me Gjermaninë. Kah fundi i luftës, pas dëmeve që pësoi Italia, Mussolini kishte shprehur gatishmërinë të tërhiqej, por nuk e bëri këtë, pasi që Hitleri e kërcënoi se nëse ai e bënte këtë, forcat gjermane do të shkatërronin qytetet italiane.

Mussolini u vra nga kryengritësit komunistë në vitin 1945.

5. Gjenerali Franko

Gjatë Luftës së Dotë Botërore, përderisa Hitleri po zhdukte hebrenjtë dhe Stalini po zhdukte disidentët politik, Spanja gjithashtu përjetoi një revolucion dhe ra nën diktaturën e gjeneralit Franko.

Karriera e Frankos, sikur edhe ajo e pjesës më të madhe të diktatorëve, filloi si ushtarak. Pas përmbysjes së mbretërisë, spanjollët vendosën në favor të Frankos si kryesues. Gjatë luftës qytetare në Spanjë, ushtria nacionaliste e Frankos u mbështet nga Hitleri dhe Mussolini.

Megjithatë, Franko kurrë me të vërtetë nuk u përfshi në tërësi në Luftën e Dytë Botërore dhe politika e tij ishte që të qëndrojë jashtë telasheve. Si rezultat i kësaj, Franko nuk u përmbys nga pushteti pas përfundimit të luftës dhe e udhëhoqi Spanjën deri në vitin 1975, kur edhe vdiq. Nën udhëheqjen e Frankos, të gjitha gjuhët tjera, pos asaj spanjolle, ishin ilegale dhe ai nuk lejonte as shkurorëzimin, e as abortin.

6. Vladmir Lennin

Lenini e filloi karrierën e tij si avokat dhe më vonë u bë publikues i letërsisë socialiste. Në kohën kur ndodhi revolucioni i proletariatit, ai ishte në Zvicër, por kur dëgjoi se aristokracia ruse më në fund ishte mposhtur, ai u kthye në Rusi.

Pasi që vendi ishte në rrëmujë, ai u arratis në Petrograd, prej nga e inspiroi Revolucionin e Tetorit. Ai vendosi sistemin sovjetik dhe qeverinë e kryesuar nga Bolshevikët dhe në vitin 1917 u zgjodh kryesues i Komisarëve të Popullit.

Lenini nuk e filloi karrierën e tij si një diktator, por Bashkimi Sovjetik i porsalindur nuk ishte një shtet pa opozitë politike. Lëvizja e Bardhë ishte një lëvizje, e cila e kundërshtonte komunizmin dhe Bashkimi Sovjetik u zhyt në një luftë qytetare.

Lenini filloi ekzekutimin dhe torturimin e kundërshtarëve të tij, u hapën kampe të punës, në të cilat ekzekutimet masive ishin një dukuri e zakonshme.
 
Pe: Diktatorët më të urryer në botë

nga te gjithe keta me i urryeri besoj se ka qen hitleri me i keqi nga te gjithe qe akoma e sot ne shekullin 21 akoma e kujtojne vetem ne rste ekstreme .
 
Pe: Diktatorët më të urryer në botë

Pse ka ndonje diktator qe pelqehet?
Vete fjala diktator nuk permend asgje te kendshme.
 
Pe: Diktatorët më të urryer në botë

Te gjithe ata larte jane te urryer,madje hitleri qe edhe sot e urrejne.
Nje tjeter diktator i urryer eshte Muhhamar Gadafi(ish-lideri)i libise.
 
Pe: Diktatorët më të urryer në botë

Te gjithe ata larte jane te urryer,madje hitleri qe edhe sot e urrejne.
Nje tjeter diktator i urryer eshte Muhhamar Gadafi(ish-lideri)i libise.

Pravo pravo flm qe na e the :p
 
Pe: Diktatorët më të urryer në botë

Tema thote: Diktatoret ME TE URRYER, pra qe i tejkalojne edhe urrejtjet e zakoneshme. Keta 10 jane nje nivel me lart perkah veprat e tyre te liga ndaj popullit sa jane cilesuar me te urryerit.


gocqejfi, mendoj se ne baze disa te dhenave Gadafi nuk ka qene aspak diktator, derisa populli shume gjera i kishte pa pagese si shkollimin, perkujdesjen shendetesore, perkujdesjen sociale...ate e eliminoi politika amerikane ndaj Afrikes....
 
Pe: Diktatorët më të urryer në botë

Te gjithe ata larte jane te urryer,madje hitleri qe edhe sot e urrejne.
Nje tjeter diktator i urryer eshte Muhhamar Gadafi(ish-lideri)i libise.
Ghedaffi ishte njesh deri ne fund ndenji ne Libi nuk iku ai popullin e donte po lufta a arit te zi e beri te keq...
 
Pe: Diktatorët më të urryer në botë

...duhet shtuar dhe Fidel Kastro tek lista pasi edhe ai ka qene nje prej liderave qe ka shkelur te drejtat e njerzve ne shume raste. Normale qe nuk krahasohet me te lart-permendurit por gjithsesi besoj se ngelet i urryer dhe ky.
 
Pe: Diktatorët më të urryer në botë

duhet edhe xhaxhi enver por une kam ma frik kto diktatoret e forumit :p :p ja e hoqen qafe njerin :D
 
Pe: Diktatorët më të urryer në botë

duhet edhe xhaxhi enver por une kam ma frik kto diktatoret e forumit :p :p ja e hoqen qafe njerin :D

Ne kete rast flitet per mua....apo qenke i informuar shume LOL

_____________________

Gjeja e cuditshme e diktatoreve eshte se kur kan marre fuqin kan qene me te dashurite....ngjan si absurde :D
 
Pe: Diktatorët më të urryer në botë

Tani me kujtohet nje emision me Hitlerin..ku burrat rrinin ne nje maje shkopi i cili ishte i gdhendur ..dhe te ulur..mbi kete shkopin, deri sa ata te vdisnin.
 
Pe: Diktatorët më të urryer në botë

duhet edhe xhaxhi enver por une kam ma frik kto diktatoret e forumit :p :p ja e hoqen qafe njerin :D


Ishin 10 por si duket e paskan cenzuruar mire postimin tim (4 i paskan shpallur jo diktator ne mesin e tyre edhe xhaxhi Enverin)
 
Pe: Diktatorët më të urryer në botë

Tani me kujtohet nje emision me Hitlerin..ku burrat rrinin ne nje maje shkopi i cili ishte i gdhendur ..dhe te ulur..mbi kete shkopin, deri sa ata te vdisnin.

Po smerrej Hitleri me shkopinj :p
Kane qene te tjere qe ishin mastermind per tortura edhe asgjesimin e cifutve...
 
Pe: Diktatorët më të urryer në botë

Edhe Musolinin e krahesojn me Hitlerin.......Megjithate Hitleri mbahet me i urryeri edhe me i famshmi se ka qen edhe me introversi edhe me nje jet misterioze.......Ardhja e tij ne pushtet nga nje askush qe ka qen derisa u be diktatori me i urryer i te gjitha koherave.
 
Pe: Diktatorët më të urryer në botë

S'ka diktator te mire, prandaj edhe jane te emrtuar si diktator.
Po te ishin te mire nuk do te quheshin diktator, por njerez te popullit. hahahhahaha
 
Pe: Diktatorët më të urryer në botë

Kam pasur nje mesues historie (qe e shpjegonte me aq pasion historine qe te bente qe mezi prisje te shkoje tek klasa e tij), i cili kishte studiuar shume per Stalinin, plus dhe shoqet e mija ruse me te cilat flasim shume per historine; mendoj se Stalini ka qene diktator i urryer, por dhe i zgjuar.
 
Pe: Diktatorët më të urryer në botë

Cdo diktator eshte i zgjuar ne menyren e tij, i mire per vehten e tij, por i keq per te gjithe te tjeret.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top