Lezhë, e përplas makina teksa shkonte në shkollë, plagoset rëndë 8-vjecari

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
32423_93.jpg

LEZHث- Aksidentohet duke shkuar në shkollë, plagoset rëndë një 8-vjecar në fshatin Balldre të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:45 të mëngjesit të sotëm, pak para nisjes së mësimit, kur një furgon me targë Tirane 47 04 j ka përplasur të miturin në urën mbi lumin Drin që lidh rrugët dytësore Mërqin dhe Rraboshtë.

Menjëherë pas përplasjes drejtuesi i mjetit ka ndaluar dhe e ka transportuar vetë 8-vjecarin me iniciale E.M në spitalin rajonal të Lezhës, por për shkak të plagëve të mëdha në kokë i mituri u dërgua në Spitalin Ushtarak për mjekim më të specializuar.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)
 
Pe: Lezhë, e përplas makina teksa shkonte në shkollë, plagoset rëndë 8-vjecari

sa gjynaf :(
 
Re: Lezhë, e përplas makina teksa shkonte në shkollë, plagoset rëndë 8-vjecari

Si eshte e mundur,,,ajo Ure eshte aq e ngusht,,,Furgoni do jete qene me shpejtesi shume te madhe,,,sa keq
 
Pe: Lezhë, e përplas makina teksa shkonte në shkollë, plagoset rëndë 8-vjecari

kembesoret ne shqipni jan katastrof gjithsesi gjynah sepse esht femij.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top