Mendimi pozitiv ne jete

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Mendimi pozitiv në jetë


A F O R I Z M A

Kur pi ujë, mendo për burimin.
Pastro zemrën nga lakmia, ke çliruar këmbët nga zinxhirët.
Mendimi pozitiv është sikur dielli, asgjë nuk rëndon, asgjë nuk rrënon, asgjë nuk lëndon.


Lexues,
Merre këtë tufë mendimesh pozitive, por mos e mbaj vetëm për vete. Ligj themelor i jetës është ligji i marrjes dhe i dhënies. Unë kam marrë diku dhe t’i kam dhuruar Ty. Ti merri nga këtu dhe dhuroja dikujt tjetër. Sikur jeta që i jep jetës. Kjo është forca e njerëzimit.
Merri thëniet prej këtij libri, prej kësaj tufe, lexoji për vete, por edhe përdori në njërën prej këtyre mënyrave: kur të duash t’ia dërgosh ndokujt ndonjë dhuratë për ditëlindje, për fejesë, martesë, për lindje të fëmijës apo për cilindo rast, atëherë përshkruaje një thënie apo disa sosh dhe, natyrisht, duke i zgjedhur me kujdes ato që i përgjigjen momentit festiv, bashkë me ndonjë dhuratë modeste – dërgoja të përshkruara.
Disa veprojnë edhe pak më ndryshe: për çdo ditë të muajit e zgjedhin nga një thënie me shënimin: për ditën e parë të muajit lexoje vetëm këtë thënie, për të dytën këtë, për të tretën... e kështu me radhë.
Mësimi është gëzim. Po të mësonim për çdo ditë nga një mendim të mirë, në fund të vitit do të ishim për 365 mësime më të pasur. Të kam thënë edhe njëherë: dashuria dhe dituria, kur të ndahen me të tjerët – shumëzohen. Mos e ndal vetëm për vete diturinë, se askush nuk mund të jetojë vetëm në këtë botë. Në brezin e pastër të potencialit të gjithë jemi një dhe vlera e individit matet me fuqinë e tij për dhënie e marrje.
Dhënia e marrja mund të jenë edhe të natyrës materiale, por dhënia dhe marrja e natyrës shpirtërore – dashuri dhe dituri – është mënyra më e mirë e jetësimit të forcës së njerëzimit.
Për Ty, me shumë dashuri,
AUTORI

(...fillimi)
Mendimi pozitiv është çelës që i hap të gjitha dyert e thesarit të jetës.
*
Të gjitha që i kemi dhe gjithçka që jemi, është vetëm pasojë e mendimeve tona.
*
Mësuesi tha: Mendimet janë fuqi që e vënë në lëvizje edhe qiellin, edhe tokën.
*
Në qoftë se vetëdijësohemi për fuqinë e mendimeve, nuk do të kemi nevojë të akuzojmë askënd për dështimet tona.
*
ثshtë e njohur se mendimi krijues është vlera e parë e gjinisë njerëzore: të krijosh do të thotë të jetosh edhe shumë kohë përtej vdekjes.
*
Në qoftë se, vërtet, vetëdijësohemi për fuqinë e mendimeve tona, do ta kemi vetëm një nevojë: të dashurit tanë t’i ftojmë në festat e gëzimeve.
*
Nënvizoje me vijë të trashë: Asnjëherë mos i beso asnjë mendimi që lind në kokën tënde, në qoftë se ai mendim nuk të sjell gëzim në zemër.
*
Mësuesi tha: Jam betuar se do ta dëgjoj vetëm njeriun që fjalën e përdor për të thënë një MENDIM dhe mendimin e përdor për të thënë Tث VثRTETثN.
*
Thuhet se për mendime të mëdha duhet të jesh edhe hero edhe idealist, e unë them: Për mendimin pozitiv duhet të jesh vetëm NJERI.
*
Mendimet më të thella janë aq të thjeshta sa secili lexues do të mendojë se këto janë mendimet e tij.
*
Mendimet rrinë në secilin njeri, si ajka në çdo pikë të qumështit.
*
…mendimi i mirë, herë-herë, është sikur brumi: duhet ngjeshur mirë e mirë, që të shndërrohet në mendim jetëgjatë.
*
Mendimet shpesh janë sikur era: shuajnë zjarrin e vogël, por ndezin edhe më shumë zjarrin e madh.
*
Mendimet e këndshme sjellin kthesa
Dhe: derisa punon, ti je fyelli nëpërmjet zemrës së zbrazët të të cilit shushuritja e erës shndërrohet në muzikë.
*
Mendimi pozitiv depërton nëpër tërë qenien e njeriut, sjell dritë, ngrohtësi, energji dhe kurrë nuk thyen, as nuk lëndon gjë.
*
Urtaku ynë nënvizoi: ashtu si bleta që prodhon mjaltë çdo vit, ashtu si pjergulla që jep rrush çdo vit, edhe njeriu duhet të përsërisë vazhdimisht bamirësitë e tij.
*
Mendimi pozitiv nuk shkakton ngopje, natë e ditë mbill mendime pozitive në qenien tënde dhe, prapë, do të kesh nevojë për mbjellje të reja.
*
Mendimi pozitiv është fillimi i udhëtimit drejt QETثSISث.

Pjesë nga libri i Daut Demakut “Mendimi pozitiv në jetë - A F O R I Z M A”
 
... :) sa te bukura po aq te verteta ...
*
" ثshtë e njohur se mendimi krijues është vlera e parë e gjinisë njerëzore: të krijosh do të thotë të jetosh edhe shumë kohë përtej vdekjes. "
 
Mendimi pozitiv mendoj se eshte celes per nje ose shume arritje
 
Shume e drejte.

Sa me pozitivisht te mendojme, aq me pozitive jemi per veten dhe rrjedhimisht per njerezit qe na rrethojne.

Une ndjehem pozitiv dhe ndryshe nga ligjet e fizikes nuk ndjej shtytje ndaj njerezve pozitive. :)
 
Titulli: Mendimi pozitiv ne jete

Mendimi pozitiv është fillimi i udhëtimit drejt QETثSISث

Shume e vertet ,ajo qe i mungon njerzimit eshte QETESIA SHPIRTERORE, te gjithe po vuajne per kete gje .
Nejse kjo ishte nje interpretim ,do filloj te mendoj pozitivisht :D
 
Titulli: Mendimi pozitiv ne jete

Me pelqeu pjesa e pare ku thote "Ligj themelor i jetes eshte ligji i marrjes dhe i dhenjes". Une personalisht do thoja te kunderten, duhet te japesh pa te marresh. Cdo gje fillon tek vetja. Nese une jam pozitive me mendimet dhe fjalet e mija, ne mos gjithmon (e veshtire sot), diku do beje "rikoshet" ai poziviteti im.
 
Titulli: Mendimi pozitiv ne jete

Kulminacioni i mendimit pozitiv : Kurr mos i beso as nje mendimi qe nuk te sjell lumturi ne zemer .
 
Titulli: Mendimi pozitiv ne jete

Mendimet shpesh janë sikur era: shuajnë zjarrin e vogël, por ndezin edhe më shumë zjarrin e madh


shum e fort kjo
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top