dijetari
Anëtar i ri
Prishtinë, 29 nëntor 2009 – Në praninë e shumë pjesëtarëve të medieve, në sheshin në afërsi të Kuvendit të Kosovës në Prishtinë, për herë të parë del para medieve, personi i quajtur Nazim Bllaca nga fshati Ribar i Madh, i komunës së Lipjanit, i cili para kamerave të shumta pranon se ka bërë krime.
Ai thotë se ka qenë gjoja punonjës i SHIKU-ut, se ka marr pjesë në organizimin e vrasjeve dhe tentim vrasjeve nga viti 1999 deri në vitin 2003. Ky person ka theksuar se rrëfimin dhe dëshminë e tij e ka të incizuar në një video material, të cilin medieve u është shpërndarë nga deputetet Gani Geci dhe Adem Salihaj.
Në pyetjen, se çka e ka shtyrë për të dalë në opinion, Nazim Bllaca ka theksuar se kinse nuk ka arritur kompromis me ish shefin e tij, prandaj ka vendosur të dal para medieve dhe tua jap videon prej 30 minutash.
Nazim Bllaca para gazetarëve tha se nuk ka besim të plotë në organet policore të Kosovës për të paraqitur dëshminë e tij, prandaj ka pritur misionin e EULEX-it ku edhe ka deponuar faktet që ka në dispozicion. Ai gjithashtu implikon persona të lartë të Policisë së Kosovës.
Lidhur me këtë rast, RTV21 ka kontaktuar policinë e Kosovës, por zëdhënësi i saj Baki Kelani ka thënë se nga eprorët e tij është marr vendimi që policia të mos deklarohet rreth këtij rasti. Kelani ka theksuar se policia nuk e ka arrestuar Nazim Bllacën i cili vet deklarohet se është autor i një vrasjeje dhe pjesëmarrës i disa të tjerave. Zëdhënësi Baki Kelani përmes telefonit tha se me këtë rast po merren hetuesit e EULEX-