Enciklopedia maqedonase fyen shqiptarët

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” dhe çdo qytetar shqiptar në Maqedoni shprehen jashtëzakonisht të fyer me përmbajtjen skandaloze dhe trushpërlarëse të Enciklopedisë së parë Maqedonase, të promovuar ditë më parë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë


“Veprimet e vazhdueshme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë krijojnë përshtypjen që detyra e vetme e këtij institucioni është që të funkcionojë si laborator për përvetësimin e figurave historike shqiptare, falsifikimin e historisë, në veçanti asaj të popullit shqiptar, si dhe të shpërlajë trurin e popullit të vet. Dyshojmë që proektet e ASHAM perpilohen në Beograd dhe kanë qëllime djallëzore”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Zgjohu.


ZGJOHU! konsideron që ky institucion me agjendë politike, që propozoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001, po nxit urrejtje ndërnacionale dhe po rrezikon marrëdhëniet ndëretnike në vend. ZGJOHU! kërkon nga Qeveria, si financuese e këtij proekti, të distancohet nga përmbajtja e Enciklopedisë ndërsa Akademia urgjentisht t'i kërkojë falje popullit autokton shqiptar të këtyre trojeve si dhe të përmisojë Enciklopedinë duke e tërhequr nga tregu.


Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” alarmon intelektualët shqiptar, akademikët shqiptar - pjesë e këtij institucioni politik, si dhe kontribuesit shqiptar të Enciklopedisë që të ngrejnë zërin e protëstës ditë më parë dhe të distancohen nga përmbajtja skandaloze dhe tendencioze e këtij proekti makevijalist.


“Të nderuar akademiko-politikan, Shkupin e njeh historia botërore si kryeqendër të Dardanisë, si kryeqendër të Vilajetit të Kosovës dhe Shkupi njihet për frymën shqip tash e 3500 vjet dhe asnjë proekt ose dëshirë djallëzore e juaja nuk do ta ndalon frymëmarrjen e mushkërive shqiptare në njërën prej kryeqendrave të kombit!”, thuhet në më tej në reagim.




Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) në praninë edhe të kryeministrit Nikolla Gruevski dje ka promovuar Enciklopedinë të ashtuquajtur “Maqedonase” dhe jo të “Maqedonisë”, ku përmblidhen fakte kryesisht që kanë të bëjnë çështjen sllavomaqedonase dhe duke mos përfshirë asnjë elementë të rëndësishëm shqiptarë. Në prezantimin e kësaj vepre, kryetari i ASHAM, Georgi Stardelov ka theksuar se kjo enciklopedi nxjerrë në shesh fatin e kombit dhe popullit maqedonas dhe rrugëtimin e tij. Me fjalime të tyre rreth kësaj vepre janë paraqitur edhe akademikët Vllado Kambovski dhe Gane Todorovski.


Kryetari i Shoqatës së Historianëve në Maqedoni, prof.dr. Nebi Dervishi ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA se kjo enciklopedi është në vazhdën e projekteve fashizoide që i përgatit Bllazhe Ristevski me bashkëpunëtorë në krye me Pasko Kuzmanin.


”Ky projekt është në vazhdën e projekteve të mëparshme antishqiptare dhe për këtë çështje si shoqatë do të ngrejmë zërin dhe do të hedhim poshtë këtë projekt të tillë që është kryekëput maqedonas”, ka theksuar historiani Dervishi.


Sipas tij, përderisa nuk merr pjesë asnjë historian shqiptarë në përpilimin dhe përgatitjen e saj kjo nënkupton se është krejtësisht antishqipare. ”Kjo enciklopedi qëllimin kryesor e ka që shqiptarët t’i përjashtojë nga antikiteti deri në shekullin 17 dhe të dëshmojë se kinse shqiptarët janë të ardhur “, ka theksuar kryetari i shoqatës së historianëve, prof.dr. Nebi Dervishi, duke paralajmëruar që është momenti i fundit për një Enciklopedi paralele të shqiptarëve.


Edhe historiani prof.dr. Vebi Xhemaili ka theksuar se këto punime shkencore janë tendencioze kundër autoktonisë së shqiptarëve dhe vlerave të mirëfillta të trungut shqiptar. “Për ne shqiptarët është e papranueshme kjo enciklopedi e tyre e shkruar në mënyrë tendencioze. Prandaj, në anën tjetër, shqiptarët dhe brezi i ri asnjëherë nuk do ta përdor këtë dokument dekstruktiv dhe të rrezikshëm për të ardhmen”, ka theksuar ligjëruesi universitar në USHT, Vebi Xhemaili. ILIRIA NEWS AGENCY- INA
 
Tirana zyrtare duhet te reagoje, madje jo vetem aq...
 
maqedonas=bullgar=turko-mongole te sllavizuar,dmth rrac aziatike e shpifur...kta Bukuroshe nuk kane asgje te perbashket me Maqedonasit antike,vetem emrin kane vjedhur.
 
keta maqedonasit shume po e kruajne kohet e fundit me shqipetaret ,cfare duan ?
hajd se do ju vij dita dhe ketyre kelyshve serb!
 
Faji eshte yni, fatkeqesisht ne akoma jemi ne utopi. Dikur, para nje viti diku kisha postuar kete shkrim, po e sjell perseri:


Diku me larte ne disa tema kemi diskutuar mbi hujet dhe veset e popullit tone.
Ne nje analize qe ka sjellur Bildberger nga Genc Llakaj me ka pelqyer kjo pjese: Pra, mes shqiptareve, Atdheu nuk nxe vend, eshte diçka abstrakte, sepse, fatkeqesisht jeta e tyre lidhet me interesat e momentit. Harrojne qe Kombi ka dy kollona themelore: a-Ata shqiptare qe e sollen deri ketu kete komb ( katragjysherit e tyre) dhe b-Ata qe po e vazhdojne rrugen e tyre ( ata vete). Ky klasifikim konceptualo-realiste dhe logjiko-moral as qe merret ne konsidetare nga nje mase e madhe shqiptaresh. Madje, ka nga ata te cilet jo vetem kane nderruar kombesi, nenshtetesi, emer dhe me e keqja ka raste qe e kane te veshtire t’ua permendesh qe jane shqiptare, thjesht per interesa te ngushta personale( pergjithesisht emigrantet). E gjithe kjo “tragjedi” lidhet ngushtesisht me mosinformimin apo keqinformimin per kulturen dhe historine e vendit te tyre. Me pak fjale injoranca po mundon dhe po roberon ate raport hyjnor qe duhet te ekzistoje ndermjet nje populli dhe kombit te tij. Politikanet tane si perfaqesues te vullnetit, idealeve, deshirave, moralit dhe aspiratave te popullit te vet, perse nuk e stimulojne atdhedashurine? Apo ndoshta kane frike nga bashkekombesit e tyre se do t’i “kundershtojne”?


Ghithashtu diku kam shkruar se problemi qe na mundon me shekuj e ndoshta edhe mijera vite eshte se ne karakterizohemi me tri karakteristika te cilat ne cfardo kombinimi te mundshem matematikor jane te barabarta me deshtim:

1. Liderizem dhe bajraktarizem i rrejshem i cili degradon ne indiferentizem ekstrem.
2. Rrebelizem anarkik qe reagon vetem ne momentin e prishjes se egos personale
3. Individualista jashtzakonisht te sukseshem qe ne binom nuk rrezatojne.


Pra, ne pergjithesi ne jemi ata te cilet mendojme se ne jemi me te miret, ata para nesh nuk ishin asgje, me ne ka filluar cdo gje e mire dhe lulezuese dhe pas nesh nuk do vije askush. Karizmatizem ne aspektin negative.

Ne kete drejtim ne shpesh kemi hudhur histori mbrapa, duke u munduar te shfaqim veten me katolik se papa. ( mendimi i imi)

Poashtu kjo mendjepakesia ime ka ardhe ne perfundim se edhe Shqiptaret ne Maqedoni e bene dhe vazhdojne ta bejne te njejtin gabim kur e quajne veten Iliride. A thua valle pse Iliride? Pse duhet ta ndiejme veten te turperuar qe Maqedonia dikur ishte e vazhdon te jete teritor Shqiptar? Pse duhet ta ndiejme veten te turperuar kur kjo toke me kete emer e banuar nga paraardhes tane dikur i kishte dhene botes nje nder perandorit me te zeshme te kohes? Pse duhet tua falim fqinjeve historin e lavdishme dhe ti lejojme ata te na e vjedhin ate mu para syve? A kane te drejte me shume greket apo shqiptaret ne emrin Maqedoni ( se per ata qe e quajne veten maqedonas – sllav dihet qe skan te drejt) ? Pse duhet ta ndiejme veten te turperuar te quhemi Maqedon (sipas emrit te fisit tone te lavdishem)?

Pra kjo mendja ime e krisur eshte turbulluar nga keto dy toponime : Iliride & Maqedoni!!!!!!

Cfare mendoni ju cili emer eshte me adekuat dhe cili ka me shume lidhje me historin tone.
Ne fund krejt do kisha shtuar ‘’ E vetmja tragjedi me e madhe se te jetosh pa te ardhme eshte te jetosh pa te kaluar’’

Nese nuk zgjohesh nga gjumi te tjeret ta nxjerrin ate. Po se si do ti hapin te tjeret syt e tu, kjo mvaret se ke ke fqinje!! :uffa::espuls::espuls::espuls:
 
Turp sidomos per shqiptaret qe morren pjes aty :espuls::espuls::espuls:

Akademiku maqedonas thot qe shqiptaret jan ardhacak ne keto troje dhe arriten aty ne mase rreth shekullit XVIII LOL LOL LOL
 
Akademiku Maqedonas mund te ndikohet dhe nga shum faktore te ndryshem si politik ose te tjer . Historia sic tha bledikorcari esht shkruar ne gure .
 
Derisa ,,elita'' politke shqiptare si ajo ne pozite si ajo ne opozite do vazhdojne te mbrojne interesat e veta personale dhe jo ato te shqiptarve e nuk do ngrejne zerin karshi ketyre gjerave skeni pse cuditeni. Jane be indiferent ndaj ketyre gjerave e ne populli fatkeqsisht jemi be imun ndaj ketyre deklaratave.

Ja dhe nje deklarate tjeter skandaloze e presidentit Ivanov. Vazhdon askush te mos reagoje:

Presidenti i FYROM-it, Ivanov, ka bërë një deklaratë skandaloze dhe fyese për shqiptarët dhe kombin shqiptar. Ai ka mohuar ekzistencën e trojeve shqiptare brenda shtetit maqedonas. Sipas Ivanov, teritori i FYROM-it është 100 përqind Maqedoni. Domethënë edhe Tetova, edhe Struga, edhe Gostivari edhe Shkupi etj nuk janë teritore shqiptare, por maqedone.
Deklarimi është bërë zyrtarisht në Berlin në një konferencë ndërkombëtare. Duke ju përgjigjur ambasadorit grek, Ivanov ka thënë se vendi i tij zotëron 39 përqind të Maqedonisë së hershme. Por sipas tij, ky 39 përqindësh është 100 përqind maqedoni dhe asgjë tjetër. Sipas Ivanov, shqiptarët janë mysafirë në teritorin dhe tokën maqedone dhe jo në trojet e tyre.
 
Kur u bo maqedonia me Komb ? ose Komb ? e din kta qe te gjith te tjeret e gjith bota e di nqe kta skan komb pse at'her e genjejn veten >?
 
JA SE CFAR SHKRUHET NE ENCIKLOPEDINE:

Në Maqedoni nuk kanë jetuar shqiptarë. Ata nga Shqipëria kanë kolonizuar këto vise pas shekullit 16, duke u vendosur nëpër shtëpitë e maqedonasve të cilët i kanë dëbuar më pas prej aty.

Shqiptarët emërtohen si arbanasë, arnautë dhe shqiptari,(шиптари - keshtu na therasin kur na nencmojne se perndryshe shqiptare ne gjuhen maqedonase eshte албанци) ku kjo e fundit shoqërohet me shpjegim përkatës nën kllapa ‘Pllaninci (të malit)”.

Shqiptarët vijnë nga viset e veriut të Shqipërisë, nga i ashtuquajturi fis gegë, dhe emërtohen si ‘Tث ARDHUR NGA MALI’.

Faktet janë shtrembëruese, edhe për krijimin e shtetit të parë shqiptar, gjoja i themeluar në vitin ‘44 nga gjermanët.
 
JA SE CFAR SHKRUHET NE ENCIKLOPEDINE:

Në Maqedoni nuk kanë jetuar shqiptarë. Ata nga Shqipëria kanë kolonizuar këto vise pas shekullit 16, duke u vendosur nëpër shtëpitë e maqedonasve të cilët i kanë dëbuar më pas prej aty.

Shqiptarët emërtohen si arbanasë, arnautë dhe shqiptari,(шиптари - keshtu na therasin kur na nencmojne se perndryshe shqiptare ne gjuhen maqedonase eshte албанци) ku kjo e fundit shoqërohet me shpjegim përkatës nën kllapa ‘Pllaninci (të malit)”.

Shqiptarët vijnë nga viset e veriut të Shqipërisë, nga i ashtuquajturi fis gegë, dhe emërtohen si ‘Tث ARDHUR NGA MALI’.

Faktet janë shtrembëruese, edhe për krijimin e shtetit të parë shqiptar, gjoja i themeluar në vitin ‘44 nga gjermanët.

:espuls::espuls::kallash::kallash:
Turp redaktorit qe lejoj te shkruhen keto fjale'

Nese nuk jam gabim eshte Agim Poloska...se degjova ne lajme ku nuk tha tjeter perveq se " ne enciklopedi mungojn ca gjera, ka mangesi " ckaaaaaaaaaa ???? kaq ishte komenti tij :eek:hh::eek:hh::eek:hh:

dely me korrigjo nese jam gabim
 
:espuls::espuls::kallash::kallash:
Turp redaktorit qe lejoj te shkruhen keto fjale'

Nese nuk jam gabim eshte Agim Poloska...se degjova ne lajme ku nuk tha tjeter perveq se " ne enciklopedi mungojn ca gjera, ka mangesi " ckaaaaaaaaaa ???? kaq ishte komenti tij :eek:hh::eek:hh::eek:hh:

dely me korrigjo nese jam gabim

suri keto jane disa nga ''faktet'' ( i shkruaj ne thojza se nuk ajne te verteta ) qe jane te shkruara ne enciklopedi. Kjo enciklopedi tek maqedonet eshte shit ne menyre rekorde, pritet ribotim i saj, po nuk di nese shqiptaret do ngrejne mjaftueshem zerin sa se paku ne ribotim te hiqn keto budallalliqe.

Ja dhe nje budallallek akoma me i madh i shkruar aty, qe me pare kisha harruar ta postoja:

Ushtria اlirimtare Kombëtare është trajnuar nga oficerë amerikanë dhe forca speciale britanike, gjatë konfliktit në Maqedoni.

Ja reagimi i ambasadës amerikane:

Pohimet se oficerë amerikanë kanë trajnuar ish-ushtarë të UاK-së janë të pabaza dhe ‘të turpshme’. Do të jemi në kontakt me Akademinë për këtë gjë, dhe jemi të dëshpëruar nga fakti se ky institucion ka vendosur emrin e vet, mbi një pohim të pabazë. Do të varet nga Akademia se në çfarë mënyre do të përmirësojnë më mirë kredibilitetin e saj.’
 
suri keto jane disa nga ''faktet'' ( i shkruaj ne thojza se nuk ajne te verteta ) qe jane te shkruara ne enciklopedi. Kjo enciklopedi tek maqedonet eshte shit ne menyre rekorde, pritet ribotim i saj, po nuk di nese shqiptaret do ngrejne mjaftueshem zerin sa se paku ne ribotim te hiqn keto budallalliqe.

Ja dhe nje budallallek akoma me i madh i shkruar aty, qe me pare kisha harruar ta postoja:

Ushtria اlirimtare Kombëtare është trajnuar nga oficerë amerikanë dhe forca speciale britanike, gjatë konfliktit në Maqedoni.

Ja reagimi i ambasadës amerikane:

Pohimet se oficerë amerikanë kanë trajnuar ish-ushtarë të UاK-së janë të pabaza dhe ‘të turpshme’. Do të jemi në kontakt me Akademinë për këtë gjë, dhe jemi të dëshpëruar nga fakti se ky institucion ka vendosur emrin e vet, mbi një pohim të pabazë. Do të varet nga Akademia se në çfarë mënyre do të përmirësojnë më mirë kredibilitetin e saj.’

PO e degjova dhe kete, ne te njejten kohe' qe u bera nervoz po ashtu me vinte te qeshi shum LOL LOL LOL LOL LOL nga idiotsirat qe shkrujan :D

P.s duhet ta ribotojn patjeter,se nuk shqetsohem per gjeneratat qe e dijn historin mir dhe shumicen e ndhodhive(si UCK) i kan perjetuar vete dhe sdo kete kurrfare liber qe do i ndryshoj,por me shqetson e ardhmja ku bijt e bijve tan do u bije ne dore ky liber :eek:hh::eek:hh: por kam shpres qe ne shqiptaret si gjethmon ta ruajm vete historin tone siq kemi bere deri me tani
 
PO e degjova dhe kete, ne te njejten kohe' qe u bera nervoz po ashtu me vinte te qeshi shum LOL LOL LOL LOL LOL nga idiotsirat qe shkrujan :D

P.s duhet ta ribotojn patjeter,se nuk shqetsohem per gjeneratat qe e dijn historin mir dhe shumicen e ndhodhive(si UCK) i kan perjetuar vete dhe sdo kete kurrfare liber qe do i ndryshoj,por me shqetson e ardhmja ku bijt e bijve tan do u bije ne dore ky liber :eek:hh::eek:hh: por kam shpres qe ne shqiptaret si gjethmon ta ruajm vete historin tone siq kemi bere deri me tani

Me vjen inat pse i shtremberojne keto fakte kaq shume, po per historine shqiptare gjeneratat tona te ardhshme patjeter qe do mesojne nga historianet tane dhe jo nga keta injorante.
Popull me idiot sme kan pa syte!
 
Turpi akademik, të japin dorëheqje


Ka dalur në sipërfaqe pjesëmarrja e akademikëve shqiptarë, por edhe shkencatërëve shqiptarë që kanë qenë pjesë e skenarit të redaktimit të “Enciklopedisë Maqedonase”. Derisa disa mohojnë se kanë gisht në këtë skenarë të turpshëm për shqiptarët, një pjesë e tyre pohon se ka marrë përgjegjësi dhe honorare për punën e bërë.


Të bëmat e akademikëve shqiptarë kanë dalur në shesh nga akademiku Bllazhe Ristevski, i cili ka theksuar emra të involvuar në këtë projekt si akademikët dhe shkenctarët shqiptarë: Shukri Rahimi, Agim Poloska, Alajdin Abazi, Ali Aliu dhe Luan Starova. Disa prej tyre kanë heshtur, ndërsa pjesa tjetër ka folur, duke tentuar të shmangë përgjegjësitë.

Në mesin e këtyre emrave të akademikëve akoma nuk janë rrëfyer Ali Aliu dhe Luan Starova, dy veteranët, që kohëve të fundit janë shmangur larg opinionit publik, pas gjithë atyre zhvillimeve diskriminuese shqiptare në arsim, kulturë dhe shkencë.

Anëtari i kësaj akademie, Alajdin Abazi, që njihet si rektori i UEJL-së në Tetovë ka theksuar se si anëtarë i këtij institucioni ka qenë i anashkaluar edhe përkundër sugjerimeve të dhëna. ”Me kohë u bënë përpjekje që të paralajmërohet institucioni shkencor për konsekuencat komplekse që mund t’i shkaktojë një “dokumentim” me qasje e tij të paargumentuar, por nuk kishte as mirëkupti e as kujdes për këtë”, ka theksuar akademik Abazi, duke pohuar se distancohet me vonëse nga ky projekt. Shukri Rahimi figuron si redaktor i enciklopedisë në pjesën e historisë shqiptare, por ai edhe pse është potencuar nga krerët e ASHAM se ka marrë honorare për punën e bërë, në anën tjetër mohon pjesëmarrjen e tij në shtrembërimin e fakteve historike. Por një nga akademikët Bllazhe Ristovski ka theksuar se Rahimi ka qenë i involvuar dhe tërë kohën ka marrë honorare për pjesëmarrje. “Enciklopedia Maqedonase” ishte një goditje e radhës antishqiptare, e cila konteston historinë dhe vlerat kombëtare shqiptare në këtë troje dhe ajo u përpiluar para syve të shkenctarëve shqiptarë, që paguhen nga ASHAM me honorare të majme. (INA)
 
Shtrembërimet historike, nga origjina e Skënderbeut, deri te Nënë Tereza


Botimi i një libri voluminoz në Maqedoni, ditët e fundit, ka ngjallur reagime të ashpra nga ana e historianëve shqiptarë, sipas të cilëve dalja në qarkullim e botimit "Enciklopedia e përgjithshme dhe maqedonase" është një provokim dhe fyerje e radhës ndaj shqiptarëve. Historianët kanë reaguar të parët, pasi kanë shfletuar enciklopedinë me katër vëllime. Por reagimet pritet të jenë edhe më radikale. Më 7 prill, historianët e Universitetit shtetëror të Tetovës pritet të kenë gati memorandumin, të cilin do ta dorëzojnë pranë të gjitha institucioneve, me kërkesën për anulimin e këtij libri dhe daljen e tij nga qarkullimi.


Shtrembërimi i historisë


Shefi i katedrës së historisë në Universitetin shtetëror të Tetovës, Vehbi Xhemaili, tha se vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur me të gjithë historianët, të cilët kanë kërkuar unanimisht korrektimin sa më të shpejtë të gabimit të kryer me lejimin e botimit të enciklopedisë. "Do të kërkojmë të hiqet nga përdorimi. Nuk mund të lejojmë që shqiptarët të injorohen, të përgënjeshtrohet e kaluara e tyre dhe të shtrembërohet e vërteta historike e prejardhjes së tyre", tha ai.

Katër vëllimet dhe 2014 faqet e "Enciklopedisë së përgjithshme dhe maqedonase", botuar nga shtëpia botuese "MI-AN", nën redaktimin dhe përgjegjësinë kryesore të shkrimtarit dhe publicistit, Jovan Pavllovski, janë mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës. Në të janë publikuar 22 mijë zëra nga fusha të ndryshme, si personalitete, ngjarje historike, ekonomike, politike, gjeografike, kulturore, religjione botërore, flora e fauna etj. Në enciklopedi janë paraqitur edhe 8 mijë zëra të tjerë nga Maqedonia, të cilët siç thuhen në parathënie, "kanë të bëjnë me kufijtë etnikë, gjeografikë dhe historikë".

Letra-ankesë


Në këtë enciklopedi kanë gjetur vend edhe përreth 50 zëra, në të cilët janë përfshirë edhe shqiptarët si akademikë, politikanë, poetë, shkrimtarë, terma gjeografike, si dhe disa figura e ngjarje historike. Në një letër të hapur, historiani Nebi Dervishi gishtin ia drejton arkitektit të saj, Jovan Pavlloski. Dervishi e akuzon se së bashku me ekipin e tij falsifikon dhe në mënyrë të turpshme përvetëson historinë e të tjerëve, duke filluar që nga lashtësia e antikiteti e duke vazhduar deri në ditët tona. Pra, kjo është një periudhë shumë e gjatë, në të cilën studiuesit "e nderuar" nuk mund që ta gjejnë vetveten, thotë Dervishi, duke shtuar se këta "studiues e krijues" vazhdojnë me të njëjtin "avaz" deri sot dhe gjithë ditën, për çka ne do të përpiqemi për lexuesit të hedhim dritë në disa të dhëna. "Historiografia shqiptare, që po e ndërtojmë ne, e nderuar redaksi e enciklopedisë, është e krijuar në tabanin kombëtar të shëndoshë, e zhveshur nga shpifjet dhe fantazitë e sëmura, pa vjedhje dhe pirateri, të cilat, për fat të keq tuajin, në historiografinë sllavo-maqedonase, që qëndron në këmbë të qelqta, nuk mund të gjejë vetveten", thotë Dervishi, ndër të tjera, në letrën e hapur.

Disa ndër ato që konsiderohen trillime lidhen me origjinën e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dhe nobelistes Nënë Tereza. Në faqen 719 të enciklopedisë, emri Gjergj shkruhet Gjorgjia, ndërsa në faqen 957 shkruhet se origjina e tij është sllave. Po kështu shtrembërohet edhe origjina e Nënë Terezës, që sipas librit në fjalë është vllahe.

Kërkesa: Të bllokohet


Një prej kërkesave të historianëve shqiptarë është bllokimi i qarkullimit dhe sekuestrimi i kopjeve të botuara deri tani. Kërkesa e tyre përligjet me fatin e prezantimit të shtrembëruar të historisë së shqiptarëve dhe të falsifikuar në bazë të recetës së vjetër serbe. Historianët dhe shkencëtarët shqiptarë shprehin bindjen se kjo histori e falsifikuar nga pala maqedonase nuk i kontribuon bashkëjetesës dhe njohjes së mirëfilltë të historisë kombëtare të shqiptarëve, mbështetur në fakte shkencore, të cilat u referohen edhe studiuesve botërorë. Historianët konstatojnë se në katër vëllimet e enciklopedisë shihet qartë që nuk janë përfillur fare metodat komparative dhe kulturat midis dy popujve, me tendencë falsifikimin e etnogjenezës shqiptare.

"Jemi të bindur thellë se në këtë enciklopedi mungon objektiviteti shkencor i marrëdhënieve shqiptaro-sllave gjatë periudhës rreth 1000-vjeçare, pas ardhjes së tyre në Ballkan. Gjithashtu, me qëllim injorohet edhe ndihma e shqiptarëve që u kanë dhënë fqinjëve të tyre grekëve, serbëve dhe në fund edhe maqedonas, për të themeluar shtetin e tyre", thuhet ndër të tjera në memorandum. Memorandumi ka për qëllim ta njoftojë opinionin e brendshëm maqedonas dhe shqiptar, si dhe të gjitha qarqet intelektuale, për insinuatat dhe falsifikimet e fakteve historike, që me anë të "Enciklopedia e përgjithshme dhe maqedonase" tentojnë të shtrembërojnë historinë e shqiptarëve, të cilët jetojnë në këto troje që nga periudha historike e deri në ditët e sotme, thotë Xhemaili. Ai shton se qëllimi është që t‘u jepet fund qëndrimeve joshkencore dhe antishqiptare të disa qarqeve maqedonase, veprime që nuk i kontribuojnë bashkëjetesës.

Enciklopedia

Iliro-shqiptarët, të shtrembëruar


Vërejtjet e historianëve shqiptarë në Maqedoni kanë të bëjnë me trajtimin e elementit iliro-shqiptar në periudha të ndryshme historike, nga lashtësia, deri në shekullin e fundit të mijëvjeçarit të kaluar. Sipas enciklopedisë së botuar në Shkup, pellazgët kanë ardhur në Ballkan nga Kreta, Sicilia, Italia e Jugut dhe Etruria. Territorin e fiseve ilire, autorët e enciklopedisë e ngushtojnë dhe e vendosin vetëm në brigjet e detit Adriatik, ndërsa shqiptarët paraqiten me specifika etnike, si dy grupe popujsh "gegë dhe toskë". Historianët shqiptarë kundërshtojnë edhe pjesët ku shkruhet për trevën e Pollogut si një zonë "ku nuk ka pasur asnjë mysliman dhe se popullsia shqiptare fillon të vendoset nga administrata osmane për të ndërtuar strukturën e banorëve pas vitit 1690, pas luftës me Austrinë". Gjergj Kastrioti paraqitet në enciklopedinë maqedonase me emër të sllavizuar dhe me origjinë sllave, ndërsa Nënë Tereza paraqitet si vllahe.

Historiani

Dervishi: Shpifjet e enciklopedisë


-Pellazgët paskan ardhur në Ballkan nga Kreta, Sicilia, Italia e Jugut dhe Etruria. Kjo e pavërtetë historike shkruhet në faqen 1269

-Në faqen 572, autorët e enciklopedisë bëjnë tkurrjen e shtrirjes territoriale të fiseve ilire, që e ngushtojnë vetëm në brigjet e detit Adriatik

-Në faqet 533-534, autorët japin të dhëna për nekropolet e Trebenishtit. Kultura e gjetur në 32 nekropolet "është gjoja" e maqedonasve në periudhën helenistike

-Në faqen 32, shqiptarët paraqiten sipas gjuhës dhe specifikave etnike si dy grupe popujsh, "gegë e toskë". Për trevën e Pollogut shkruhet se "këtu nuk ka pasur asnjë mysliman" dhe se "popullsia shqiptare fillon të vendoset nga administrata osmane, për të ndërruar strukturën e banorëve pas vitit 1690, pas luftës me Austrinë"

-Në faqen 33 shkruhet se Isa Boletini, Bajram Curri, Hasan Prishtina e të tjerë, si kryengritës më 12 gusht 1912, paskan hyrë në Shkup të papenguar nga askush dhe e paskan plaçkitur qytetin e Shkupit¦

-Në faqen 719 shkruhet për Gjergj Kastriotin, të cilit ia ndryshojnë edhe emrin, ia bëjnë Gjorgjia

-Në faqen 957 shkruhet për origjinën sllave të Skënderbeut, ndërsa Nënë Terezën nuk e bëjnë sllave, por vllahe

Libri

Bullgaria

të ashpërsojë

politikën ndaj

Maqedonisë"

Akademia e Shkencave të Bullgarisë botoi librin "Politika bullgare ndaj Republikës së Maqedonisë", përmes të cilit i kërkon qeverisë së Sofjes ashpërsimin e politikës ndaj Maqedonisë.

Tridhjetë intelektualë bullgarë i kanë kërkuar qeverisë së Sofjes që të ashpërsojë politikën ndaj Maqedonisë dhe të ndalojë tolerimin e sjelljes jokorrekte të saj ndaj shtetit bullgar.

Përveç kësaj, akademikët bullgarë kërkojnë që bullgarët të përfshihen në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë dhe në tekstet mësimore të shquhet se Goce Delçev, Car Samuili dhe personalitete të tjera të shquara të historisë së Maqedonisë, kanë qenë bullgarë. Këto mesazhe janë dhënë në librin "Politika bullgare ndaj Republikës së Maqedonisë", e promovuar para pak kohësh në Sofje.

Librin e ka botuar Akademia e Shkencave e Bullgarisë dhe në përgatitjen e saj kanë marrë pjesë tridhjetë intelektualë bullgarë, profesorë, historianë, ambasadorë, drejtorë të institucioneve kombëtare e ekspertë bullgarë për Ballkanin.

Edhe pse ambasadori i Maqedonisë në Bullgari, Abdirrahman Haliti, tha në promovim se maqedonasit ekzistojnë dhe faktet e realiteti duhet të pranohen, intelektualët bullgarë vazhduan të mbrojnë tezën e njohur të Sofjes, se kombi dhe shteti maqedonas janë formuar në bazë të politikës serbe dhe janë mbështetur më vonë nga Kominterni në vitin 1934.

Elita shkencore bullgare është e shqetësuar me mënyrën se si zhvillohen proceset në Maqedoni, pas shpalljes së pavarësisë së saj, sepse siç thonë ata, nuk është arritur ajo që pritej- që maqedonasit të bëheshin të ndërgjegjshëm për rrënjët e veta bullgare.

Gazeta Shqip
 
PDSH: Shovinistet maqedonas te mos luajne me zjarrin se do te digjen vete



Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase e cila poshtëron popullin dhe kombin shqiptar.


Anëtari i Kryesisë Qendrore të PDSH-së, Imer Aliu në një konferencë për shtyp theksoi se Qeveria aktuale tashmë 15 muaj proklamon nacionalizëm primitiv me përmasa shqetësuese.


“Paralajmërimet e PDSH-së, tashmë 15 muaj për nacionalizëm primitiv që proklamohet nga ana e kësaj Qeverie, veçmë po merë përmasa shqetësuese duke bërë falsifikim të historisë dhe duke fyer jo vetëm shqiptarët, por edhe amerikanët dhe britanikët.E gjithë kjo është pasojë e servilizmit të puthadorëve të BDI-së dhe Alisë në këtë Qeveri”, theksoi Imer Aliu.


PDSH publikisht kërkon të sqarohet roli i anëtarëve shqiptarë të kësaj akademie, Alajdin Abazi, Luan Starova dhe Ali Aliu dhe të njëjtit të japin dorëheqje, sepse kjo enciklopedi fashizoide mban vulën e Akademisë maqedonase anëtarë të së cilës janë edhe këta shqiptarë.


“Akademikët maqedonas, Gruevski dhe Alia mund të jenë vetëm mijë që tentojnë të gryejnë historinë e shqiptarëve.

I përkujtojmë këta se ne shqiptarët jemi një popull i lashtë që na njeh gjithë bota dhe nuk kontestohemi nga askush.Nga selia e PDSH-së ua dërgojmë një porosi: Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni”, theksoi Aliu


|||Lajme.Net|||
 
Shqiptaret ne maqedoni te ndare e te percare me njeri tjetrin.Per te perfituar ndonje favor te vockel ne administraten qeveritare sllave shqiptaret sulmojne njeri tjetrin.Seshte cudi qe ne enciklopedine maqedonase te kene kontribuar edhe shqiptare me gjak te holluar per tu treguar besnike ndaj pushtimit sllav.Kur do te ndergjegjsohen shqiptaret se vetem shteti i unifikuar i zgjidh njeheree pergjithmone problemet e shqiptareve.Partite shqiptare ne Maqedoni duhet ti lene ambicjet per pushtet si bisht i partive maqedone.Partite Shqiptare te maqedonise duhet ti bashkojne forcat e tyre ne mbrojtje te interesave te elektoratit te tyre .Jane vec shqiptaret ata qe atyre u japin forcen e pushtetit ne qeveri e ne parlamentin Maqedon.Pra bashkojini forcat e bejuni bllok vellezer shqiptare ne Maqedoni.Mos lejoni tju trajtojne si qytetare te dores se dyte.Jeni zoter autoktone ne trojet etnike shqiptare.Perkrahja nga shqiptaret e shqiperise por besoj edhe nga shqiptaret nga kosova nuk do tju mungoje.U bene edhe shulet tju shesin pordhe shqiptareve.Maqedonia pa shqiptaret eshte shtet inekzistent kjo dihet boterisht ,prandaj te kene kujdes shulet.Perndryshe........
 
Shpresoj qe se fundmi vertete te jemi ndier te fyer, nese vertete e marrrim vesh ne fyerjen. :gjujpeshk: Po a nuk ishte fyerje e njejte kur vetvetiu kemi deklaruar se ne nuk jemi Maqedonas ( qe realisht jemi nga ana e fisit). Keshtu njeher ua falim historin te huajve e pastaj hidherohemi me ta ne vend qe te hidherohemi me veten. Po pulli shqiptar nuk ecen perpara pa u hidheruar me veten dhe pa u ndje i fyer nga vet vetja. :espuls::espuls::espuls:
 
Shpresoj qe se fundmi vertete te jemi ndier te fyer, nese vertete e marrrim vesh ne fyerjen. :gjujpeshk: Po a nuk ishte fyerje e njejte kur vetvetiu kemi deklaruar se ne nuk jemi Maqedonas ( qe realisht jemi nga ana e fisit). Keshtu njeher ua falim historin te huajve e pastaj hidherohemi me ta ne vend qe te hidherohemi me veten. Po pulli shqiptar nuk ecen perpara pa u hidheruar me veten dhe pa u ndje i fyer nga vet vetja. :espuls::espuls::espuls:
Ja ke fut kot plako!Na sqaro pak ne injorantet se pse shqiptaret duhet te jene maqedonas dhe pse maqedonasit duhet te ndjehen shqiptare???????
 
Ndoshta eshte nga te paktat here ku politika jone e jashtme duhet te bashkohet me ate Greke dhe te mos quhet me ai popull vend Maqedoni por FYROM eshte e vetmja menyre qe te mos ju japim kenaqsine ti quajme dicka qe nuk jane...... Duhet ata kok derrat politikanet Rrugaçë Shqiptare te zgjohen se po na merr lumi.......
 
Aliu dhe Starova kërcënojnë me tërheqje nga ASHAM-ja

Anëtarët shqiptarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, do të dorëhiqen nëse nuk tërhiqet Enciklopedia ose nuk përmirësohen trillimet dhe falsifikimet e pjesëve të kësaj enciklopedie ku flitet për historinë e shqiptarëve. Këtë për Alsat-M e ka deklaruar akademiku Luan Starova. I pyetur - “Jeni të gatshëm të jepni dorëheqje?”, Starova me përgjigje: “Po jam i gatshëm natyrisht, si kolegët e tjerë, nëse nuk ndërmerren masat që kërkohen. Nëse nuk përmirësohen ose kufizohen ky botim, nuk kisha thënë ndoshta tërë botimi por pjesët që na tangojnë, ato teknika dhe mënyra ato të ndryshohen, atëherë s’kemi çka kërkojmë në këtë akademi. Nuk mund ta lëmë këtë gjë ashtu të kalojë, se është në pyetje qenia jonë, identiteti jonë dhe raportet me maqedonasit.” Starova edhe njëherë ka konfirmuar se akademikët shqiptarë që në 2005 kur kanë filluar punimet për këtë enciklopedi, janë distancuar nga ajo dhe kanë alarmuar opinionin e gjerë por fatkeqësisht, thotë ai, askush nuk ka reaguar, madje as një nga partitë politike shqiptare qofshin ato në pushtet apo në opozitë në atë kohë. “Ata kishin rastin në 2005, qoftë pozita, qoftë opozita shqiptare të reagonin në këto të dhëna dhe në gazeta tjera të botuara ku anonçoheshte kjo situatë, ashtu që mburrja sot për një radikalizëm apo sjelljes së masave radikale... Natyrisht mbetja e kësaj antiologjie ashtu siç është mund të bëjë mjaft dëm në raportet shqiptaro-maqedonase, por në këtë rast ju keni një lloj nxitje edhe të raporteve shqiptare-shqiptare”, shtoi akademiku Luan Starova. Edhe anëtari i jashtëm i Akademisë, Ali Aliu “Enciklopedinë” e vlerëson si antishqiptare pasiqë në vete përmban shtrembërime të fakteve shkencore e historike si dhe reflektime të ngarkesave ideologjike dhe urrejtjes antishqiptare. “Unë jam anëtar i jashtëm, nuk jam në formacion pune të akademisë, po më duket e tepërt edhe si anëtar i jashtëm që skam edhe obligim as kërkesa as që kam qenë kur më kanë shqiptuar pranimin si anëtar i jashtëm para 3 – 4 viteve as kam qenë fare në akademi, nuk më është aspak e vështirë që të mos jem në atë por duhet të parë si akt i fundit”, shtoi akademiku Ali Aliu. I pari që ndërmori hap konkret kundër Akademisë në shenjë revolte ndaj asaj që shkruhet për shqiptarët në enciklopedinë e kësaj akademie ishte profesori Veton Latifi, i cili vendosi ti kthej Akademisë اmimin ‘Shkencëtari më i mirë i ri’ për vitin 2007, pasi sipas tij Akademia me këtë botim të “Enciklopedisë” kishte fyer të vërtetën shkencore dhe tërë popullin shqiptarë.

alsat-m
 
Politikanet shqiptare japin nje cope deklarate, po ende askush nuk ka marr nje vendim, ende te gjitha mbeten vetem fjale boshe. Ndegjova ne lajme, se ambasada e Shqiperise eshte duke e shqyrtuar enciklopedine dhe per nje kohe te shkurte do dali me nje deklarate.
 
Ndoshta eshte nga te paktat here ku politika jone e jashtme duhet te bashkohet me ate Greke dhe te mos quhet me ai popull vend Maqedoni por FYROM eshte e vetmja menyre qe te mos ju japim kenaqsine ti quajme dicka qe nuk jane...... Duhet ata kok derrat politikanet Rrugaçë Shqiptare te zgjohen se po na merr lumi.......
Ska asnje lloj arsye qe diplomacia jone te bashkoje zerat me diplomacine greke.Ne rast se politika e jashtme greke sulmon per te ruajtur teritoret e pushtuara te Maqedonise jugore, ajo shqiptare duhet te kercenoje me shperberje te shtetit artificial Maqedon i cili qendron ne kembe ne saj te themeleve autoktone shqiptare.Po kane njefare te drejte sllavet e maqedonise qe bejne kakerdhi.Ishte njohja pa kushte qe i beri republika e shqiperise Maqedonise qe ne castet e para te shkeputjes te Fyrom nga ish jugosllavia .Kjo i ka trimeruar sllavet dhe arrijne deri aty sa ta kthejne historine me koke poshte.Me kete rast duke pare se bashkejetesa e shqiptareve me sllavet e Maqedonise eshte dhe do te jete me probleme edhe ne te ardhmen,me e pakta qe duhet bere eshte te kerkojne federalizimin e kesaj republike.Shqiptaret duhet te rrojne si zoterinj ne tokat stergjyshore dhe jo te presin lemoshe nga kolonet sllave qe kane zbarkuar ne Maqedoni pas tatepjetes qe mori Kombi maqedon pas vdekjes se Aleksandrit te madh te maqedonise.
 
Tirana reagon ashpër: Enciklopedia rrezikon marrëdhëniet mes dy vendeve

Provokimi maqedonas
Prejardhja e shqiptarëve e përmbledhur në një Enciklopedi të re, të botuar në Maqedoni, ka ndezur marrëdhëniet midis Shkupit dhe Tiranës. Botimi tepër i diskutueshëm, vë në pikëpyetje origjinën e shqiptarëve në Maqedoni, duke i konsideruar për herë të parë në histori si të ardhur dhe uzurpatorë të tokave maqedonase.Komuniteti akademik shqiptar brenda dhe jashtë vendit, ka reaguar me nota shumë të ashpra, duke hedhur poshtë të gjitha tezat në këtë volum të ri me argumente historikë. Të gjithë me një zë, kanë pohuar se botimi, ka një prapavijë të pastër politike dhe se ai duhet të hiqet sa më shpejt nga qarkullimi. Prejardhja e shqiptarëve është vënë pikëpyetje të fortë nga enciklopedia maqedonase. Me një botim tepër të diskutueshëm, akademikët maqedonas i kanë hedhur edhe më shumë zjarr benzinës së konflikteve të vjetra nacionaliste, të një shteti ballkanik, ku shqiptarët përbëjnë 40 përqind të popullsisë dhe bashkëjetesa e pakicave varet gjithmonë në fijen e perit të tolerancës. Diskutimi i ri i sapo nisur përbën një front të ri i politik dhe vjen menjëherë pas asaj me Greqinë për çështjen e emrit dhe që vazhdon ta mbajë peng në integrimin e plotë të shumë institucioneve ndërkombëtare. Kjo e fundit madje i ka djegur në prill edhe kartën e anëtarësimit në NATO.

Reagimet
Ndërkohë nga jashtë Maqedonisë nuk ka vonuar të vijë edhe reagimi i botës akademike shqiptare i cili nën një zë kanë kërkuar heqjen nga botimi të enciklopedisë maqedonase duke e argumentuar dhe sjellë shumë fakte nga historia e lashtë shqiptare. Ndërkohë pothuajse të gjithë e shohin botimin e kësaj enciklopedie si një provokim të pastër politik ndaj shqiptarëve. Ashtu siç i shkon për shtat këtij debati, i pari që ka marrë fjalën ka qënë zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave Myzafer Korkuti, i cili ka hedhur poshtë çdo pretendim të botimit maqedonas duke sjellë fakte konkrete të pranisë së fiseve ilire në tokën maqedonase dhe deri në kufi me lumin Vardar. Ndërkohë politikani dhe historiani i njohur Sabri Godo ka shkuar më tej kur është shprehur se “qeveria maqedonase të thotë fjalën e vet, po ose jo, kjo është bërë me investimin e qeverisë maqedonase. Në qoftë se pajtohet me të dhe e lë në qarkullim këtë gjoja vepër të akademikeve të fandaksur, atëherë kjo është një rrëshqitje e rrezikshme, që çon drejt përçarjes së Maqedonisë" ka përfunduar Godo. Në të njëjtën linjë ka qënë edhe studiuesi Pëllumb Xhufi i cili është shprehur se “ky qëndrim nuk gjen asnjë konfirmim historik, ndërkohë që burimet thonë se para shekullit të 15-të, trojet që sot i quajmë Maqedonia Perëndimore”, ka pohuar Xhufi. Ndërsa studiuesi Dritan Egro e ka cilësuar këtë iniciativë të Maqedonisë një dështim të radhës dhe argumenton se shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër në Ballkan. “Më duket e pavend sot kur dokumentacioni historik Maqedoninë nga shekulli i 15-të nuk e përmend fare” ka vijuar Egro. Ndërkohë debati në distancë midis dy akademive të Shkupit dhe Tiranë duket se do të vazhdojë të jetë pjesë e debateve edhe në ditët e ardhshme dhe do ta vërë në pozitë të vështirë autoritetet maqedonase të cilat do tu duhen të marrin një vendim.


Myrteza Korkuti
"Kam parasysh botimet e bëra pas Luftës së Dytë Botërore nga vetë specialistët ish-jugosllave, ose maqedonas. Në vitin 1952 arkeologu i njohur Lahtov, botoi studimet që kishte bërë në varrezën e Trebenishtit. Trebenishti është ngjitur me Ohrin, një varrezë monumentale, shumë e pasur, e shekujve 7-8 para Krishtit. Dhe pasuria e materialit, larmia e materialit, luksi i materialit, është fjala për maska prej ari, për objekte të shtrenjta, të një parie, aristokracie mjaft të avancuar bashkëkohore. Dhe në përfundimet e tjera është dhe konkluzioni i rëndësishëm, shumë historik, ku vetë Lahtovi thotë se kjo popullsi është popullsi ilire. Nuk kemi pse të vemë në dyshim një të vërtetë që është nga vetë goja e specialistëve të tyre".

Sabri Godo "ثshtë një akt shumë i rëndë për bashkëjetesën e shqiptarëve dhe maqedonasve citimet qe shkruhen ne fjalorin e ri të Maqedonisë, ku shqiptarët citohen si të ardhur shume vonë në ato toka.
Nenteksti i kësaj është tu bëhet thirrje maqedonasve të çlirohen nga pushtuesit. Domethënë të hyjnë në një konflikt të hapur me shqiptarët. Nëse u vëmë gjërave emrin e vërtetë të tyre, atëherë do themi që ky është një atentat që i bëhet bashkëjetesës dhe bashkëqeverisjes në Maqedoni. ثshtë një nxitje për konflikt të hapur. Si ideologji kjo nuk është një gjë e re, se 100 vjet me pare kane folur serbët, që shqiptaret janë të egër, janë me bisht, jetojnë nëpër pyje, etj., etj. Kjo është një përsëritje e asaj, shkelin drejtpërdrejtë në këto gjurmë të këtyre serbomëdhenjve të kohës së shkuar".

Pëllumb Xhufi dhe Dritan Egro “Fakti që ndodh në shekullin e 21-të nga një shtet që ka probleme të tjera, siç është çështja e emrit, është për t’u keqardhur. Ky qëndrim nuk gjen asnjë konfirmim historik, ndërkohë që burimet thonë se para shekullit të 15-të, trojet që sot i quajmë Maqedonia Perendimore, konsiderohen si treva shqiptare me popullsi shqiptare”, u shpreh historiani Pëllumb Xhufi. Ndërkohë
studiuesi Dritan Egro, “e cilësoj këtë një dështim të radhës të Maqedonisë dhe argumentoj se shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër në Ballkan. Më duket e pavend sot kur dokumentacioni historik, Maqedoninë nga shekulli i 15-të nuk e përmend fare. Ky shtet u krijua për të kënaqur fuqi të mëdha”, u shpreh Egro.

Enciklopedia
Enciklopedia u promovua të mërkurën nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Në të akademikët maqedonas paraqesin shqiptarët si të ardhur nga Shqipëria, dhe uzurpues të shtëpive maqedonase. Akademikët maqedonas thonë se shqiptarët njihen si "arbanas", "arnautë" dhe "shqiptari", kjo e fundit shoqërohet me shpjegimin përkatës (njerëz mali). Në këtë enciklopedi,
të financuar nga Qeveria e Maqedonisë, shkruhet se "prejardhja e shqiptarëve të Maqedonisë është nga Veriu i Shqipërisë, fisi i gegëve dhe vendosja e tyre fillimisht ishe nëpër qytetet si Tetovë e Gostivar, të cilët me ndihmën e bandave të kaçakëve terrorizuan popullsinë maqedonase duke i detyruar të shpërngulen, për rrjedhojë vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarë. Deri në fillimet e shekullit të 20-të shqiptarët numëronin 20 mijë banorë.

Shqiptarët pushtues
Por ky botim i ri ka sjellë edhe një element krejt i ri. Në analizën historike të këtij pretendimi, të shkruar në fjalorin e ri enciklopedik, sipas Godos, shqiptarët rezultojnë për herë të parë si asnjëherë tjetër, edhe pushtues.

TO​
 
EDHE MINISTRA TOPTANISTث Tث MAQEDONثVE, EDHE ENCIKLOPEDI SHQIPTARE, PAK SI SHUMث!?

Strategjia e politikës ditore shqiptare= së bashku me kolonialistët serbë, maqedonë, malazezë dhe grekë, assesi nuk mund të cilësohet progresive, kombëtare, patriotike dhe demokratike, por në thelb është kolaboracioniste, regresive, antishqiptare, antidemokratike dhe kundërpaqësore. Nuk janë patriotë, as demokratë ata politikanë e shtetarë shqiptarë, të cilët qe 20 vjet për interesa të tyre meskine dhe përfituese materialiste dhe karrieriste kanë shpërfillur egërsisht dhe pamëshirë interesin e përgjithshëm të kombit dhe të shtetit të Shqipërisë Etnike. Ata mund të jenë miq të gjithë botës, por humanistë, patriotë dhe demokratë shqiptarë, JO!

***Populli shqiptar dhe të gjithë ata që e mbështesin interesin e përgjithshëm të tij-të drejtën e vetëvendosjes së tij kombëtare dhe shtetërore, kanë të drejtë ta hudhin në baltë enciklopedinë antishqiptare të ASHM-së, por jo edhe, nënkryetarët, ministrat dhe funksionarët e tjerë shqiptarë, të cilët, jo vetëm se participojnë në pushtetin shtetëror të Maqedonisë, por edhe e mbrojnë atë sipas ligjeve dhe Kushtetutës maqedone antishqiptare në fuqi (1990-2009).


Edhe shqiptarëve në Maqedoni “u ka ra mini nëpër mustaqe”, së pari, po duan të pasurohen dhe, t’i ndajnë kolltukët e mëndafshtë ministrorë me sllavomaqedonët, në vend se të luftojnë për krijimin e shtetit të vet, ata copëtohen dhe luftojnë mes veti, se si ta ruajnë dhe, ta mbajnë gjallë me frymë popullin dhe shtetin e huaj, të ashtuquajtur maqedon!?

– Kësi shembulli “human” dhe “demokratik” kundër vetvetes nuk ka askund në botë! Puno për armikun, i cili të ka zaptuar truallin dhe shtëpinë! ثshtë bërë Zot në shtëpinë shqiptare, edhe pse struktura etnike e atij populli “maqedon” është e përbërë nga pakicat nacionale (bullgarë, serbë, grekë dhe vllehë)!?

Ndryshe nuk do të pranonin nënshtrimin dhe kapitullimin kombëtar dhe shtetëror nën tutelën e regjimit sundues kolonial sllavomaqedon, të mbështetur dhe të votuar edhe nga vetë politikanët karrieristë shqiptarë (1990-2009). Ky është gabimi dhe turpi më i madh dhe, më i pafalshëm i shqiptarëve të instaluar në pushtetin shtetëror sllavomaqedon, që dëshmon se shqiptarët e njohin Maqedoninë dhe kombin maqedon, që përpos në historinë dhe në politikën e Jugosllavisë së Titos (1945-2009), ky shtet artificial dhe ky popull i asimiluar nuk figuron në historinë e popujve dhe të shteteve të Ballkanit.

***Vetëm shqiptarët janë komb autokton në Maqedoninë e Titos (1945-2009). Janë të vjetër sa vetë Maqedonia antike pellazge-shqiptare e Filipit II dhe birit të tij Aleksandrit të Madh.

Mirëpo, sa ia vlen që shqiptarët kanë rrënjët e tyre të lashta, sa vetë lashtësia e Maqedonisë antike pellazge-ilire shqiptare, kur qe 20 vjet (1990-2009) “u ka ra mini nëpër mustaqe”. Në vend se ta kenë qeverinë dhe shtetin e vet të pavarur shqiptar, janë shndërruar në hyzmeqarë vasalë të pushtetit shtetëror sllavomaqedon. Në vend se të punojnë për vete, punojnë për sundimtarët e tyre.

Kjo është arsyeja kryesore pse kanë ardhur në shprehje teorike dhe praktike, sjellja dhe veprimet negative segreguese dhe aparteide antishqiptare të politikës, të propagandës, të ligjeve, të kushtetutës dhe të kuazishkencës sllavomaqedone, duke i shndërrua shqiptarët në qytetarë të rendit të dytë si minoritet, duke ua mohuar të drejtën kombëtare dhe shtetërore të vetëvendosjes.

Historiografët, publicistët, politikanët dhe shtetarët sllavë të Ballkanit janë dëshmuar si specialistët më të njohur në botë për falsifikimin e së vërtetës shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike!


Nuk është befasuese dhe sensacionale pse Akademia e Shkencave të Maqedonisë, e ka botuar dhe promovuar një enciklopedi të re me fakte dhe me shifra të rreme false kundër historisë së identitetit etnik, kombëtar dhe gjeopolitik të shqiptarëve në Maqedoni, sepse kjo është një sëmundje e lashtë epidemike dhe paranoide kolektive e konglomeratit sllav në Ballkan, që me shekuj përfaqësuesit e tij, janë mësuar të shkruajnë historinë falsifikuese dhe të rreme mbi shqiptarët autoktonë në territoret pellazgo-ilire-shqiptare të Shqipërisë Etnike.

Me gjithë këtë sëmundje patologjike raciste kundër shqiptarëve, përpiluesit e Enciklopedisë më të re të ASHM-së me në krye akademikun, Bllazhe Ristov, kanë “harruar” se historia e identitetit të popullit të tyre sllav, dhe e Republikës së tyre sllave, janë kontraverse dhe fallso, sepse historikisht, kjo Maqedoni me maqedonët e imagjinuar të Jugosllavisë së Titos nuk kanë asnjë lidhje me identitetin dhe me vazhdimësinë shekullore historike, etnike as shtetërore të Maqedonisë antike të Aleksandrit të Madh.

Si politika qeveritare, ashtu edhe hartuesit e kësaj enciklopedie të turpshme falsifikuese antishqiptare, duke “pasur mizën pas veshi” (si popull dhe si shtet kontestues artificial sllav), kanë përshpejtuar, ta nxjerrin në dritë atë enciklopedi më të re, me qëllim që të mohojnë historinë e prejardhjes autoktone të shqiptarëve jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Ballkan.

Mirëpo, janë “therur” keq në këtë rast ngase pa i shtyrë askush, përmes enciklopedisë së të tyre më të re, kanë nxjerrë në shesh argumentet dhe faktet e shumta historiko-politike se, si populli, ashtu edhe republika e Maqedonisë janë me origjinë false të identitetit të tyre.

Pra, ky veprim antishqiptar i shovenëve maqedonë, është edhe një argument më shumë që përligjë të vërtetën e identitetit historik, se maqedonët janë një popull i asimiluar sllav (bullgarë, grekë, serbë, vllehë etj.).

Me enciklopedi false nuk mund të shkruhet historia nacionale dhe shtetërore e “Maqedonisë” dhe e “maqedonëve”, sepse ajo nuk është ndërtuar në historinë e Ballkanit.

Të gjitha të dhënat dhe shifrat e shkruara lidhur me historinë e gjenezës, të vjetërsisë së etnikumit shqiptar në Maqedoni, hartuesit e Enciklopedisë famëkeqe maqedone, i kanë falsifikuar në shkallën edhe më ekstreme sesa historiografia dhe politika shtetërore e derisotme serbomadhe.

Këtë, para së gjithash, e dëshmon ky fakt i rrejshëm dhe i trilluar nga “enciklopedistët” maqedonë, të cilët në enciklopedinë e tyre kanë pohuar se “ shqiptarët janë ngulitur në Maqedoni pas shekullit të XVI”?!

Kjo është rrena më e turpshme dhe falsifikimi më i madh i “enciklopedistëve” sllavomaqedonë deri më sot (fillimshekulli XXI, viti 2009), sepse gjeneza e kombit shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike, daton që nga pellazgjia lashtë. Sipas shkencëtarit të shquar frëng Robert d’Angely, lozët e kombit shqiptar i gjejmë qysh në kohën antike të Homerit, i cili “ nuk e njeh emrin Maqedoni dhe të maqedonasëve. Për të luftëtarët që e kishin prejardhjen nga këto vise të pashkelura nga Aksiosi(Vardari) ishin paonë dhe vendi i tyre për herë të parë quhej Paoni...Gjatë periudhës parahistorike, Maqedonia gjeografikisht përfshinte një shtrirje që ndryshonte vazhdimisht, duke përfshirë rajonin, i cili kufizohej nga Aksiosi dhe Aliakmoni, ujitës nga Lundiasi dhe që kishte si kryeqytet Aegosin ose Edesën. Më vonë ky rajon u bë qendra e shtetit të madh e të fortë të Maqedonisë, dhe pa dyshim për këtë arsye u quajt Emathie ose e Madhja. Me kohë ky shtet u themelua nga fundi i shekullit IX, para Krishtit, përparoi gjithnjë e më tepër dhe sidomos zgjeroi hapësirën që shënonte emri. Nën mbretërimin e Filipit II, atit të Aleksandrit të Madh, ai u shtri nga Mali Orbel te Mali i Olimpit dhe nga vargmali i Pindit deri te lumi Nestos. Ndërkaq, në epokën romake Maqedonia u përfshi në Illyricum. Dhe kjo ndarje nuk na duket arbitrare, ajo shpjegohet nga fakti se emri Illyricum përfshinte një popullsi homogjene të përbërë në atë kohë vetëm nga pellazgë, që mbanin emra të ndryshëm si maqedonë, epirotë, albanë (toskë e etruskë dhe gegë), dalmatë dhe të tjerë ilirë, dhe flisnin po atë gjuhë: PELLAZGJISHTEN ose SHQIPEN”(Robert d’Angely, Enigma, Toena, Tiranë, 1998, f.246-247

Enciklopedia në frymën e Kushtetutës së “R. Maqedone”, të votuar edhe nga shqiptarët!?

Publikimi i enciklopedisë së theksuar maqedone nga ASHM-së, nuk është në diskurs me Kushtetutën në fuqi të “Maqedonisë”, sepse ajo nuk ua njeh të drejtën historike, as ndërkombëtare të shqiptarëve si komb, por vetëm si pakicë. Këtë status politik, juridik dhe kushtetues e kanë shumica dërrmuese e kombit shqiptar në Maqedoni, por jo vetëm me fajin e shovenëve racistë maqedonë, por edhe me fajin e politikës kuislinge shqiptare, të instaluar në qeveri, në parlament dhe në institucionet dhe në organet e tjera të pushtetit shtetëror sllavomaqedonë.

Derisa politika kuislinge antikombëtare t’i ketë njohur maqedonët dhe Maqedoninë sllave, ata do të na shtypin, do të na terrorizojnë, duke na i shkurtuar të gjitha të drejtat tona natyrore, historike, etnike, kulturore, politike, ligjore, kushtetuese dhe shtetërore demokratike, sepse, ndryshe, pa mbështetjen tonë, ata nuk mund të kenë kurrfarë shteti, as pushteti sllabomaqedon.

Ky është problemi më i madh dhe, deri tani i pazgjidhur përbrenda shoqërisë shqiptare në Maqedoni. Kuislingët karrieristë po donë edhe pushtet shtetëror të përbashkët me sllavomaqedonët, edhe “enciklopedi shqiptare”. Këto dy dëshira të shkreta janë të papajtueshme me njëra-tjetrën, sepse edhe hyzmeqar, edhe disident-revolucionar nuk mund të jesh në të njëjtën kohë.

Edhe ministra e ambasadorë të maqedonëve, edhe patriotët të shqiptarëve, këtë logjikë të ndryshkur politike, anikombëtare dhe antidemokratike, nuk e pranon logjika e shëndoshë humane, kombëtare dhe demokratike shqiptare, sepse, është me përmbajtje antishqiptare në favor të politikës dhe të interesave të maqedonëve dhe të Maqedonisë, jo të shqiptarëve, assesi.

Nuk ka dilemë se enciklopedia e botuar nga ASHM-së me në krye akademikun Blazhe Ristov ka karakter antishqiptar. Mirëpo, as politika e as shkenca maqedone nuk janë fajtore pse është shkruar një enciklopedi e tillë kundër ekzistencës dhe identitetit që qenies shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike, por politika e tashme shqiptare, e cila verbërazi si “krimbi” ka hyrë në shërbim të asaj “shkence” dhe të asaj politike të pushtetit shtetëror maqedon antishqiptar.

Politikanët karrieristë shqiptarë (1990-2009) e kanë fajin kryesor, pse shqiptarëve u është mohuar e drejta natyrore, historike, kombëtare dhe shtetërore për të realizuar aspiratën dhe kërkesën e drejtë të tyre të ligjshme, që të paktën (minimumin e minimumit), ta realizojnë të drejtën e vetëvendosjes si komb shtetformues i Maqedonisë.

Në vend se me çdo kusht të përligjnin të drejtën historike dhe të vetëvendosjes së kombit të vet, politikanët karrieristë shqiptarë, pa kurrfarë baze historike dhe, pa kurrfarë të drejte ligjore, njohën kombin maqedon, të cilin historia e derisotme nuk e njeh si të tillë, por vetëm si element të asimiluar dhe bashkëdyzuar të substratit sllav (bullgar, serb, grek, vlleh etj.).

Në vend se, së bashku me popullin të luftonin për ndërtimin e shtetit kombëtar shqiptar, politikanët kolltukofagë shqiptarë, e njohin ngrehinën artificiale titiste sllave “FYROM”, përkatësisht Maqedoninë, e cila nuk ka kurrfarë baze historike ngase nuk ndërlidhet me asnjë “nerv” nacional, as shtetëror të Maqedonisë antike të Filipit II dhe birit të tij Aleksandrit të Madh, sepse ajo Maqedoni ishte me përmbajtje pellazge-ilire-shqiptare, jo kurrsesi me përmbajtje bullgare, as helene, ashtu siç dëftojnë falsifikimet dhe shpërfytyrimet e historicizmit të konglomeratit sllavomaqedon.

Kjo Maqedoni e sotme me moshë 50-vjeçare është produkt artificial historik, politik, juridik, kushtetues i Jugosllavisë titiste-kardeliste (1945-2009).

Edhe pse historikisht, juridikisht dhe ligjërisht është e kontestueshme Maqedonia dhe populli maqedon, politika naive shqiptare (për hir të realizimit të interesave të saj të ngushta, karrieriste politike, ekonomike, tregtare etj.), në kundërshtim me të drejtën historike, kombëtare shqiptare dhe me atë ndërkombëtare e kanë njohur kombin dhe shtetin maqedon.

Në këtë mënyrë, si politikisht, ashtu edhe juridikisht, politikanët karrieristë shqiptarë kanë justifikuar një të pavërtetë të madhe historike të njohjes së ekzistencës së popullit dhe të shtetit maqedon, të vendosur padrejtësisht në truallin etnik të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Së këndejmi, pse maqedonët, të mos na shtypin dhe, të mos shkruajnë enciklopedi dhe histori të ndryshme për të mohuar identitetin autokton të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, kur vetë politika shqiptare shtetërore, ua ka krijuar të gjitha kushtet dhe mundësitë ligjore dhe kushtetuese, që shqiptarët t’i trajtojnë si “ardhacakë”-minoritet pa kurrfarë lozësh historike, etnike, territoriale dhe shtetërore të tij, të vendosur në një territor të huaj, të ashtuquajtur “territor maqedon”.

Derisa shqiptarët nuk e bojkotojnë, por e njohin regjimin aktual sundues sllavomaqedon si shtet të vetin, ata do të jenë të diskriminuar dhe të zhveshur nga çdo e drejtë e tyre historike, juridike, politike, kombëtare dhe shtetërore.

Derisa të ketë ministra dhe elementë të tjerë shqiptarë në institucionet dhe në organet e pushtetit shtetëror maqedon, si qeveria, ashtu edhe politika, edhe shkenca etj., do të përfitojnë nga rasti, që të shkruajnë çfarëdo historie dhe enciklopedie falsifikuese me përmbajtje dhe karakter antishqiptar.

Derisa shqiptarët të jenë të përçarë në “100” parti, dhe të jenë rrogëtarë të dëgjueshëm dhe lojalë të regjimit shtypës sllavomaqedon, aq edhe do t’ia zgjasin jetën shtetit maqedon artificial në truallin autokton të Shqipërisë Etnike.

Derisa shqiptarët të votojnë kundër vetvetes, duke pranuar shtetin e huaj, të ashtuquajtur maqedon, është e qartë se, si politika, ashtu edhe shkenca maqedone, do të vazhdojnë me gënjeshtrat dhe me falsifikimet e tyre, duke i pasqyruar shqiptarët si pakicë, pa histori dhe pa identitet të tyre kombëtar dhe shtetëror.

Derisa akademikët, profesorët, inteligjenca dhe vegjëlia e shëndoshë shqiptare, (që tanimë me angazhimin, me sakrificën dhe me kontributin e tyre janë dëshmuar se janë në funksion të mbrojtjes së qenies shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike) ndiqen, burgosen, arrestohen, persekutohen, izolohen, diferencohen dhe vriten nga pushteti shtetëror maqedon, nuk ekziston asnjë arsye dhe, asnjë argument i shëndoshë, që shqiptarët të jenë pjesë e atij regjimi dhe, për më tepër ta mbrojnë atë në dëm të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve të terrorizuar dhe të kolonizuar në Maqedoni.

Prof. Dr. Mehdi Hyseni albaniapress
 
Te semure "heshtja" e qeverise dhe zyrtareve te vendit tone. C'fare ka me te rendesishme se identitetin dhe emrin e shqiperise per keto njerez qe po shijojne heshtjen edhe atehere kur nje pinjoll i paidentitet, i pahistori dhe pa te shkuar/ardhme i ben poshterimin publik te ketij niveli vendit dhe kombit tone?!:eek:hh::espuls::grusht2::kokes::kokes::kokes::kokes:
 
Ja ke fut kot plako!Na sqaro pak ne injorantet se pse shqiptaret duhet te jene maqedonas dhe pse maqedonasit duhet te ndjehen shqiptare???????

Ma spjego ti mua se qe kur u bene vllehet maqedonas? Une prape kembengule se shqiptaret kane me shume te drejte ta quajne veten Maqedonas ( nga ana e fisit), madje duhet te ndjehen krenar per kete emertim edhe me shume se vllehet dhe grekerit. :gjujpeshk:Andaj, nese eshte dikush qe duhet te quhet maqedonas dhe qe duhet mbrojtur kete emer jane shqiptaret qe jetojne ne ato treva. :gjujpeshk:
Kshu qe plako kto shprehjet ja ke fut kot, ruani per vete se ju nevojiten.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top