Galluci: Do të largohem nga Mitrovica

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Galluci: Do të largohem nga Mitrovica

"Do të shkoj në misionin e Kombeve të Bashkuara, në Timorin Lindor"

Administratori rajonal i UNMIK-ut në Mitrovicë, Gerrard Galluci, konfirmoi largimin e tij nga ky mision dhe nga Kosova. Ai i ka deklaruar një radioje lokale serbe, në veri të Mitrovicës, se do të shkojë në misionin e OKB-së në Timorin Lindor. Sipas medias në Prishtinë, Galluci largohet nga Kosova javën e ardhshme, të mërkurën, ndërsa në vend të tij do të jetë një tjetër amerikan, Jouzas Kazlas.

Ndërkaq, duket se askujt nuk do t‘i mungojë administratori i UNMIK-ut për Mitrovicën. Sipas shtypit të djeshëm të Kosovës, puna e tij në Mitrovicë ka përfunduar. Plani duket se është realizuar. Fuqizimi i strukturave paralele në veri, ndërtimi i dhjetëra objekteve kolektive për serbët, pengimi i kthimit të shqiptarëve, mosintegrimi i qytetit janë vetëm disa nga të arriturat e Gallucit. Mitrovicën po e lë të ndarë - me të edhe opinionin publik dhe partitë politike. Bajram Rexhepi, kryetar i Komunës së Mitrovicës, tha se largimi i Gallucit ishte i pritshëm. Rexhepi dhe Galluci për një kohë të gjatë kishin jetuar në epokën e akullit. Rexhepi i kishte ngrirë të gjitha marrëdhëniet me të. Ai pohon se administratori rajonal, tashmë ish, ka qenë pengesa kryesore e integrimit dhe e shumë projekteve multietnike në Veri të Kosovës.

"Unë nuk kam pasur ndonjë kënaqësi të posaçme pse ai po largohet, por realisht ka qenë një pengesë për çfarëdo lëvizjeje pozitive

në pjesën veriore. Ka qenë ithtar i status-kohës", shprehet Rexhepi. Veprimet e fundit të Gallucit ishin pengimi i ndërtimit të një shkolle në veri dhe shtrirja e gypave përgjatë fshatit Suhodoll, për një projekt humanitar, që furnizon fshatrat shqiptare me ujë të pijshëm.

Edhe pas largimit të administratorit të UNMIK-ut për Mitrovicën, gjërat duket se nuk do të përmirësohen. Pas ditës së mërkurë, kur ai përfundimisht të jetë larguar nga Mitrovica, debati për integrimin e qytetit të minatorëve do të mbetet. Partitë politike në Kosovë kanë mendime të ndryshme se si duhet të investohet në integrimin e qytetit të Mitrovicës. Bajram Rexhepi beson se investimi në projekte multietnike mund të ndikojnë në integrimin

e qytetit. Sipas tij, projektet të financuara nga komuna, qeveria

e Kosovës dhe Këshilli Evropian do të ndihmojnë të gjitha komunitetet në Mitrovicë për një jetë më të mirë.

"Kthimi kërkon kohë dhe nuk është i lehtë. Megjithatë, ne kemi dashur që të thyejmë atë paragjykim që është i pamundur, të

kthehen banorët shqiptarë në pronat e tyre. Ne kemi filluar me Luginën e Doktorëve, ku jemi afër përfundimit të tetë shtëpive", tregon Rexhepi. Ai thotë se ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që

pas tetë viteve neglizhencë, Mitrovica të ketë një status të privilegjuar me grante nga niveli qendror. Sipas tij, edhe rrugët që po asfaltohen në lagje të ndryshme në pjesën veriore dhe në fshatra, do të ndikojnë në kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre.

Shqip
 
edhe shum .. si ky M..U..T..I duhet me U largu :D
 
Po do vie Galluci tjeter!!!!!! Pastaj cfaj kishte ky qe shkoi, se mos presim ne qe gjithmon te tjeret te na clirojne bythet :lexim::lexim:e pastaj ti sjellim ne verdalle :gjujpeshk: pastaj ate pjese vete elita politike me tregtine e zeze po e mbane gjalle :lexim:le te ndalet kjo tregti dhe pas nje muaji vete serbet do na ftojne te dislokohemi ne dogana :ciaoo:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top